Newsletter 16 nëntor 2022

18/11/2022
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print

I gjithë përqendrimi ynë duhej të ishte te buxheti, që përbën normalisht procesin, problemin më kryesor vjetor të një vendi normal.
Por kur konstaton se, me një ligj superurgjence, vidhen dy buxhete, kemi të bëjmë në total me shumë miliardë plaçkitje dhe grabitje, kemi të bëjmë me grabitje, vjedhje nga Edi Rama dhe enturazhi i tij më të madhen e këtij vendi të pronës publike.
E tërë historia e Shqipërisë nuk ka regjistruar një plaçkitje të tillë të një prone publike, vlera e të cilës është të paktën 3 miliardë euro. Historia e vendit, as e Europës, nuk ka në analet e veta një qeveritar apo kryeministër që të ketë lejuar vetes me sipërmarrjen e tij, të plaçkisë, të përvetësojë 1 milion metër katror truall i çmimit më të lartë.
Ti shkatërrosh vendit portin shekullor, do të thotë të gjobisësh vetëm me transport miliarda euro në vite, vetëm me transport i cili do të bëhet nga Mali i Zi, portet e Greqisë, sepse edhe Vlora është pa port.
Të shkulësh portin e Durrësit, portin shekullor, për të cilin është projekti, investimet dhe çdo gjë për ta lartësuar në port të 50 mijë tonëshe, ka qenë shpallur dhe fitues kompania gjermane dhe të gjobisësh qytetarët shqiptarë me të paktën 2 miliardë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano dhe që duhet të ndërtohet sipas pronarit të Dubait City në Durrës, Edi Ramës, duhet të ndërtohet në Porto Romano, pasi gjirin e portit të Durrësit do ta shndërrojë në marinë për jahtin e tij, të çuçit të familjes dhe ministrave të tij.
Cilido që mund të ketë dyshimin më të vogël, i them ti referohet pak se çfarë pësoi porti i Bejrutit. E njëjta skemë.
Një mori pallatesh buzë uji dhe porti para për jahtet e pasunikëve të Bejrutit. Por ky është vetëm njëri mekanizëm plaçke. Shteti shqiptar nga marrëveshja, ndërmarrja e Edi Ramës me Alabarin apo Emmarin fiton 200 mijë euro në vit. Kaq është sipas ekspertëve të porteve dhe detit, nga çuçi bej, se është i apasionuar pas jahteve dhe do ta ketë banorë, merr maksimumi 2% e xhiros, 200 mijë euro, në një kohë kur ai port përpunon sot rreth 4 milionë ton mallra.
Ai port i ofron Shqipërisë së mesme, veriut dhe jugut, i shpërndan 4 milionë ton mallra dhe tani do të na bëhet porti i jahteve të Ramës, Olsit, Çuçit të mos e harrojmë, klientelës së tyre dhe pas do të vijmë disa të tjerë, ortakë të tyre nga Ballkani dhe Arabia.
Pra këto janë disa aspekte. Kurse fitimi i Edi dhe Olsi Ramës, i Karriçëve dhe stërrkarriçëve që janë me ta është përrallor. Marrin falas 3 miliardë euro truallin. Ata ndërtojnë aty 12600 apartamente. Një barbari e vërtetë urbanistike dhe gjitha të tjerave. E tëra kjo në tërësi shitje në ajër, themel dhe ndaj na duhet amnistia me çdo kush fiskale që të vërshojnë lumejtë e narko-eurove apo narko-paundëve drejt Shqipërisë.
Vetë kompania Rama-Alabar investon gjithsej 2-3 % më së shumti. Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo. Kjo siç e shikoni në çdo dimension arrin në përmasat më të zeza për shqiptarët. Ndërtohet për pasunarët e qeveritarëve Marina Bay, dhe sikur të ishin skllevër shqiptarët paguajnë 2 miliardë euro për portin tjetër. U vidhen 1 milionë metra katror tokë dhe marrin 200 mijë euro në vit si fitim.
Kurse Rama, Olsi dhe Karricët e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës. Nuk mund të jetë kush tjetër.
Meqenëse Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, atëherë edhe ne në mënyrë të rrufeshem të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe ta dërgojmë edhe këtë në Gjykatë Kushtetuese.
Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme.
Ky nga një anë mbyll me shpejtësi dosjen e djegësave, duke arrestuar cironkat, punonjësit e ndërmarrjes së tij. Ata kanë përfituar diçka, por ndërmarrja dihet se është e qeveritarëve. Nga ana tjetër vrapon rrufeshëm për të plaçkitur. Shqiptarët nuk kanë asnjë pasuri publike me vlerë si porti i Durrësit. Porti i Durrësit është pasuria publike numër 1 e kombit shqiptar.
Kaskadën po e nxore në treg nuk ka vlerën e portit, aeroporti nuk ka as ¼ e vlerës së portit. Porti është pasuria më e madhe publike. Në këtë port janë investuar qindra milionë euro e dollarë.
Vitet më të fundit janë investuar mbi 70 milionë euro kredi nga banka evropiane e investimeve dhe ajo e zhvillimit. Janë blerë makineri dhe vinça ultra modernë për të përmbushur detyrimet dhe për të funksionuar me kapacitet të plotë. Dhe Edi Rama e zonja Balluku të verbuar nga babëzia për ta përvetësuar këtë pasuri të madhe, shpallin përvetësimin e saj.
A ka goditje më të rëndë për këtë vend se kjo? Kur me një marrëveshje, ti dëmton të paktën 6 miliardë euro, duke llogaritur ndërtimin e portit të ri, rritjen e kostove të transportit, tani që nuk do funksionojë porti i ri.
Kjo është një gjë që shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë, ndaj dhe ne do bëjmë betejën më të fuqishme ligjore, por do jetë një betejë me protesta, që nuk mund të kenë të ndalur.
Duhet t’i dalim zot në emër të çdo shqiptari që e do këtë vend, që vendos të jetojë në këtë vend, që po vuan dhe mezi e përballon jetën, por edhe në emër të atyre që po ikin për këto arsye.
Aleksandër Vuçiç i jep një copë breg atij Alabarit si uaterfront, një breg lumi dhe aty ndodh një nga aferat më të mëdha se nga 4 miliardë investohen vetëm 20 milionë. Ky shkatërron portin dhe e merr për familjen e tij.
Shumë shqiptarë thonë pse familjes së tij? Pse kujt ja fsheh emrin ai përveç familjes së tij
Kush mund të jetë tjetër që ia fsheh emrin, përveç vetes së tij? Si mund të guxojë ai, nëse nuk është vetë prapa, të fshehë emrat e aksionerëve?
Ka një ligj, ndërkombëtar dhe kombëtar për transparencë, që e detyron atë të bëjë transparencë për çdo aksioner, për çdo pjesëtar të sipërmarrjes.
Këta fshihen, se klani Rama është klani më mafioz i Europës.
Çfarë bën ai? Ai kalon si sharës ordiner, dhe mendon se duke sharë, do i hutojë shqiptarët.
Ky është një hajdut që gojën e përdor për të mbuluar vjedhjet e tij, gojë që e ka vetëm për të mbuluar vjedhjet.
Por kjo nuk shkon, ky është krim, mega-krim. Krimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë ndaj këtij kombi.
Diktatori paranojak i varrosi në bunkere, ky po i shndërron në pasuri personale. Bashkë me Olsin e tij, dhe olsat e tjerë të drogës.
Hajdeni, blini apartamentet e mia, thotë ju, live, në themel. Se ua legalizoj unë paratë. Këta janë të lidhura qartazi si drita e diellit.
Ndaj dhe është shumë e rëndësishme, qytetarëve t’u flasim dhe t’u shpjegojmë se çfarë po ndodh në kurriz të tyre.
Porti është pasuria më e vlefshme e një vendi, nuk krahasohet me asnjë pasuri tjetër publike.
Përpilon 4 milionë tonë, ndaj dhe ne, duhet ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet.
Sigurisht ky është një proces që lidhet gjithçka me largimin e Edi Ramës si armik i betuar i votës së shqiptarëve.
Tani, ne natyrisht në diskutimet për buxhetin, duhet të përgatisim amendamentet, duhet të mbrojmë fuqishëm interesat e qytetarëve, interesat e biznesit, të godasim me forcën më të madhe çdo projektim të buxhetit për oligarkët. Të lexohet me vëmendjen më të madhe dhe të kundërshtohet, sepse gjithçka është ndihmë për pushtetin e krimit të Edi Ramës.
Faleminderit!

Të nderuar qytetar, të nderuar Demokratë;
Përmes këtij komunikimi, kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me Ju vendimin për të marrë pjesë në Primaret e deges se PD Krujë dhe Fushë Krujë, për përzgjedhjen e Kandidatit për Kryetar të Bashkisë.
Vendimi për të marrë pjesë në këto Primare, mbështet në qytetarinë, energjinë dhe patriotizmin që treguan bashkëqytetarët e mij, të cilët menjëherë ju bashkuan lëvizjes së Demokratëve Shqiptarw për të shpëtuar pluralizmin, për të rithemeluar dhe për ta rikthyer Partinë Demokratike në identitetin e saj euro-atlantik dhe në vlerat e saj të Lirisë, Demokracisë, Votës së Lirë dhe interesit kombëtar.
Unë jam Agron Loka, lindur e rritur në Fushë Krujë, në një familje të thjeshtë, e cila ashtu si shumë familje shqiptare, ka mundur t’i rrisë fëmijët e saj me dashurinë për punën, me dashurinë për vendlindjen, me dashurinë dhe respektin për njerëzit dhe me besimin në Zot.
Tradita familjare, arsimi, përvoja ime politike, eksperienca në punë dhe në sipërmarrjet private, por sidomos, marrdhëniet e mia me bashkëqytetarët, kanë qenë frymëzimi dhe motivi im për të kandiduar në këto zgjedhje.
Sot, nga drejtimi i Bashkisë sonë nga Rilindja, Kruja dhe Krutanët, ashtu si e gjithë Shqipëria po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra.
Përballja dhe trajtimi i pasojave dhe dëmeve të shkakatuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të 2019, braktisja në pandeminë Covid 19, helmimi i qytetarëve nga uji pijshëm, shfaqën papërgjegjshmërinë dhe fytyrën antinjerzore të këtij klani politik.
Sot cdo Prind Krutan, përballet me papunësinë dhe ndjehet i pambrojtur dhe i pambështetur për të realizuar përgjegjësitë e tij prindërore në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tij.
Sot, cdo i Ri dhe Re Krutane, ka të gjitha arsyet për tu ndjerë të dëshpëruar. Ata janë plotësisht të braktisur nga Bashkia dhe nuk kanë asnjë mundësi për arsimim, kualifikim profesional dhe punësim.
Sot një Fermer dhe Blegtor Krutan, është krejtësisht i braktisur nga pushteti vendor dhe ai qendror. Kjo ka bërë që tokat dhe arat e Bashkisë sonë të jenë gjithnjë e më pak të punuara e të mbjella. Numri i fermave blegtorale dhe i krerëve të bagëtive të jetë gjithnjë e më vogël.
Sot, cdo nxënës i shkollave të Bashkisë sonë, përballet më cilësinë më të dobët të shërbimit arsimor. Kjo pasi arsimi dhe sidomos drejtimi dhe administrimi i tij, është tërësisht i politizuar, larg cdo standardi profesional dhe infrastrukturor dhe larg interesave të prinderve.
Sot një Artist Krutan, është kretësisht i pa konsideruar nga planifikimet dhe agjendat kulturale të Bashkisë. Artistët dhe konsumatorët e artit, Kinemaja, Teatri, Teatri i Kukullave, strukturat për promovimin e talentiti artisitik, janë krejtësisht koncepte të panjohura për Bashkinë aktuale.
Sot një ZEJTAR Krutan është plotësisht i panjohur nga Bashkia. Asnjë projekt, asnjë nismë për mbështetjen, ruajtjen dhe promovimin e zejeve nuk është pjesë e buxheteve të Bashkisë.
Sot, një Fëmijë Krutan, për të shijuar një Kënd Lodrash duhet të udhëtojë me prindërit për në Tiranë ose Durrës. Krijimi i të tilla këndëve dhe hapsirave për fëmijët, është krejtësisht jashtë vëmendjes së Bashkisë aktuale.
Sot, një Pensionist Krutan, është gjithnjë e më i varfër ekonomikisht dhe plotësisht i braktisur nga aspekti social.
Sot e gjatë gjithë këtyre viteve, Bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e Turizmit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Bashkisë sonë janë të mirnjohura përtej kufrit shqiptar.
Sot numri i bizneseve të vogla është në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjë herë. Njësitë e shtitjeve dhe shërbimeve sot janë të kërcënuara në ekzizstencen e tyre. Edhe në këtë sektor, roli, përfshirja dhe ndikimi i bashkisë ka qenë krejtësisht i munguar.
Të dashur bashkëqytetar,
më lejoni të shpreh besimin, angazhimin dhe përkushtimin tim që kjo situatë, më 14 Maj 2023 merr FUND dhe Bashkia Krujë do të kthehet në duart tuaja dhe në shërbimin tuaj. Unë jam i sigurtë që eneregjia, mencuria dhe patriotizimi i Krutanëve do të fitojë mbi braktisjen, korrupsionin dhe varfërinë që mbolli Rilindja!
Fitore!

Jam Enkeleda Mushi, anëtare e Partisë Demokratike që në ditën e parë të themelimit dhe bashkëthemeluese e saj.
Gjatë gjithë jetës deri më sot, kam punuar me shpirt dhe kam kontribuar për Partinë Demokratike dhe Demokracinë në vend. Jam aktivizuar në të gjitha nivelet e PD, që nga njësia bazë e deri në institucionet e PD. Në vitin 2001 kam marrë pjesë në fushatën elektorale si kandidate për deputete.
Më ka bindur ideja e Partisë Demokratike, sidomos për respektin e individualitetit dhe dinjitetit të individit, për zhvillimin e lirisë si fuqi materiale e trupëzuar në iniciativë.
Jam aktivizuar pa asnjë mungesë në manifestimin e protestës ose të triumfit të Partisë Demokratike, si edhe në forumet e PD, që nga baza e deri në rajon.
Te Partia Demokratike nuk gjej vetëm idetë, por edhe shpresën.
Vitet e fundit jam zgjedhur në forumet drejtuese të PD në Degen 5. Kam qenë gjithjë e papërtuar, bashkë me njerëzit e mi, me anëtarët e PD në Dege, me qëllim që të zhvillojmë jetë dinamike e të suksesshme të Partisë Demokratike në gjithë piramidën e saj. Kam marrë pjesë dhe kam dhënë mendimin tim në gjithë debatet brenda PD.
Në Kuvendin e PD me 11 dhjetor 2001 në Arena kam mbajtur diskutimin ku kam kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme të jem pjesë e pushtetit lokal në Gjirokastër.
Me Gjirokastrën më lidhin fije shumë të forta.
Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit.
Bajo Topulli, siç dihet nga historia- ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës që prej vitit 1925. Dëshmitë e kohës dhe të dhënat e tjera, e përshkruajnë Bajo Topullin si ‘kryetarin e qytetit’ që zgjidhi probleme të shumta e të vështira për Gjirokastrën. Në radhë të parë ai forcoi lidhjet e qytetarit me Bashkinë dhe anasjelltas.
Si trashëgimtare e denjë e Bajo Topullit, kam njohje të gjerë dhe respekt të ndërsjellët me qytetarët gjirokastritë, sidomos me familjet e mëdha, konservatore e demokrate.
Kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje zhvillimet në Partinë Demokratike. Keto primare e tregojne me se miri se si risite dhe fryma e re po zene vend nder demokratet.
Në këto rrethana, shpall kandidaturen time në Primaret per Bashkine e Gjirokastrës duke uruar te gjithe kandidatet, jo vetem ne Gjirokaster por ne te gjithe Shqiperine te perqafojne kete gare nga me te bukurat e demokratiket pavaresisht sfidave dhe veshtiresive qe ajo afron.

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Bashkia e Durrësit ka miratuar një tjetër listë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Kanë kaluar 3 vite nga tërmeti tragjik dhe ka ende shumë familje nën qiell të hapur. Qindra fëmijë kanë kaluar 3 dimra të ashpër në çadra, kontejnerë, te të afërmit apo me qera.
Bashkia e Durrësit kujtohet për ta pak para zgjedhjeve të radhës, sepse nuk ka dhembshuri njerëzore, por vetëm kalkulime elektorale.
Të premten, në mbledhjen e këshillit bashkiak, janë miratuar disa vendime në lidhje me procesin e rindërtimit dhe miratimin e familjeve që përfitojnë grante apo shtëpi individuale e apartamente.
Në këtë listë futen 3 familje, të cilat prej tre vitesh kanë qëndruar në çadra.
Bashkisë i janë dashur tre vite për të marrë këtë vendim, për t’i bërë me strehë.
Në tre vendime të tjera bëhet me dije se do të ndryshohet lista e emërore e përfituesve të granteve për të ndërtuar shtëpitë aty ku ishin, në të njëjtin truall, dhe familjet do të zhvendosen për të përfituar në programe të tjera. Programet në fjalë nuk janë specifikuar.
Që do të thotë se këto familje futen në një spirale të re pritjeje dhe ankthi.
Keto vendime të këshillit bashkiak dëshmojnë se si ky proces ka dështuar duke lënë banorët në mëshirë të fatit. Me këto vendime Bashkia e Durrësit pranon se grantet, shtëpitë individuale dhe subvencionimi i qirave janë ndihma që kanë mbetur në letër, pasi thesi hapet vetëm në prag të zgjedhjeve.
Njëlloj ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, ku disa qytetarë kanë përfituar ndërsa të tjerë jo.

Ky standard i shumëfishtë, në një qytet që u prek nga tërmeti tragjik i 26 nëntarit tregon babëzinë e pushtetit vendor të Durrësit.
Nga tërmeti rezulton se janë vlerësuar me DS5 349 objekte, ku bëjnë pjesë shtëpitë individuale dhe pallatet.
Partia Demokratike u bën thirrje organeve përgjëgjëse të hetojnë cdo abuzim, si me standardin e dyfishtë, si me vonesat, si me korrupsionin elektoral. Cdo thirrje për bashkinë Durrës që të mos luajë me jetën e qytetarëve, të tregojë dhembshuri për ata që presin një dimër tjetër në cadra, e dimë se është e kotë. Kanë kaluar tre vite dhe faktet tregojnë se shpenzimet spektakolare për fasada dhe abuzimet me të pamundurit janë mënyrë se si funksionon pushteti qendror dhe vendor i Edi Ramës.
Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë të gjitha abuzimet që po bëhen ndaj tyre dhe të ngrenë zërin për të siguruar të drejatt e tyre.
Derën tonë e kani të hapur dhe mbështetjen tonë të pa kushtëzuar.

SPAK i shërbeu sot publikut fiaskon e radhës, të cilën u mundua ta mbulonte me 11 urdhër-arreste.
Të 11 emrat, hiq Mirel Mërtirin që është presta nome i Edi Ramës në aferën e inceneratorëve, nuk janë gjë tjetër vecse cironka në detin e zi të hajdutërisë qeveritare.
Partia Demokratike nuk mund të pajtohet me masakardën që fshehin 11 urdhër – arrestet e SPAK!
Nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh ‘lojën e medemekut’, që prokurorët specialë luajnë në kurriz të intersave të publikut.
Shërbëtorët e pallatit, që u listuan sot si të kërkuar, apo u arrestuan disa prej tyre, kanë fajin e pjesëmarrjes në skemë, por nuk janë ata, as skema dhe as hartuesit dhe përfituesit e saj.
SPAK-u e lëvizi bishtin, por jo për të gjetur rrënjet e skemës dhe aferës qindra milionëshe të inceneratorëve, por për t’u marrë me bishtat që kanë tepruar, dënimi i të cilëve ruan kokën e përgjegjësve të vërtetë.
Sa kohë SPAK nuk i shkon në thelb problemit, publiku mbetet i gënjyer, taksat e tyre të vjedhura, përgjegjësit e pandëshkuar.
Nuk e ha kush më pjatën e ftohtë të arrestimeve dhe urdhër- arresteve të bishtave të korrupsionit, ndërkohë që koka vërtitet në Shqipëri duke i konsideruar shqiptarët si “paçe këmbësh”.
Pa Engjëll Agacin, Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën në satërin e drejtësisë, kokat e tjera nuk bëjnë asgjë më shumë se përforcojnë dyshimin se SPAKU është SKAP-i i partisë.

Jo më shumë se një hekurishte e sistemit, e cila po nuk punoi, si një lavatriçe e vjetër duhet çuar për skrap.
Partia Demokratike nuk ka sot një thirrje për të bërë, por e bëjmë këtë dalje në respekt të publikut. Thirrjet në vesh të shurdhër do të zëvendësohen me aksion.
Mjafton të përsërim se 430 milion euro nuk është një shumë të cilën mund ta lëvizin bishtat, si ata që u listuan sot nga SPAK. Një shumë e tillë nuk është barrë për Gentianin, Arjolën, Robertin, Reganin apo Jurin.
JO. Ata kanë futur dicka në xhep, por vjedhja duhet kërkuar në llogaritë offshore të Engjëllit, Erionit, Arbërit dhe Edit.

Vjedhjet e çarter-qeverisë nuk kanë të ndaluar.
Abuzimit ekzistues me dy segmente të autostradës Milot-Fier, për të cilën janë akorduar 837 milion euro, sikur të mos mjaftonin, i shtohen edhe një treqindshe tjetër.
Kështu segmenti Lekaj -Fier do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro.
Në total, të paktën deri tani- sepse nuk mund të përjashtohen që gjatë rrugës kosto të ‘rilindin’, bëhet fjalë për 90 km rrugë dhe 837 milion euro.
Duhet të theksojmë se të dy segmentet e kësaj rruge, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më të shtrenjta se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit.
Nuk janë këto kostot e vetme për qytetatët shqiptarë, të cilëve 1 km rrugë në fushë u kushton 3-4 fish më shumë se në një vend të BE.
Pas përfundimit të Milot-Fier kjo rrugë do të jetë me pagesë, ashtu si dhe Rruga e Kombit. Kësisoj qytetarëve shqiptarë u duhet të paguajnë tri herë për të njëjtën rrugë: për kostot e saj, vjedhjet e qeverisë dhe pastaj për të udhëtuar në të.
Këto janë rrugët pa krye të Edi Ramës që kthehen në humnera financiare për takspaguesit shqiptarë.
Partia Demokratike u kërkon organeve të drejtësisë të nisin hetimet për këtë abuzim të ri, i cili, pikërisht se ka precedentë, duke mos qenë i pari, e bën edhe më të rëndë dhe fyese shkeljen.
I kuptojmë opinionit publik se ne jemi forca politike qeveria e së cilës ndërtoi Rrugën e Kombit, mes maleve më të ashpra të Ballkanit, me dyfishin e gjatësisë së Milot-Fier, dhe të njëjtat kosto.
Ky është standardi ynë.
Me qeveri që kanë vjedhjen të vetmin standard, Shqipëria është në rrezik.