Newsletter 15 nëntor 2022

16/11/2022
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print

Një betejë e parë e cila natyrisht do të vazhdojë me beteja të tjera. Përballë kemi një armik shumëplanësh i votës, i qenies, një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori i shqiptarëve nga vendi i tyre.

Ngjarja e fundit që po debatohet sot në parlament, është të themi e përmasave që tejkalon çdo lloj imagjinate. Tejkalon çdo lloj kodi, ligjor, etik moral. Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike në vend.

Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Por njëkohësisht edhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë. Me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milionë metrash katrorë, Durrësi bëhet qyteti më pabanueshëm i botës. Tejkalon për dendësi çdo lagje, apo qytet mbi planet, por këto janë që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme.

Vjedhje e cila nuk ndodh kurrë në botë, që një aferë si kjo të mund të projektohet, imagjinohet. Por këtu ndodh, sepse këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës që nuk ka të ngopur.

Tani, lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to.

Vëllezërit janë aty, i ka botuar Euroactiv, i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç ishin. Pra bëhet një formalitet, por ata janë përfaqësuesit e Aleksandër Vuçiç dhe Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës në Portin e Durrësit.

Natyrisht aksioner më kryesor është vetë Edi Rama. Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë ata pyesin, ku e di ti këtë, që thua Edi Rama? Shumë e thjeshtë, nuk mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshija të tjerët që janë. Si mund ti fsheh popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve? Kjo nuk ndodh kurrë, kjo ndodh veç kur e ke ndërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj.

Edi Rama kërkon të mbulojë me këtë rast, zhurmë, aferën e tmerrshme të djegësave, ku është me çdo dokument kryetar i organizatës kriminale, me firmë, fap, fap, fap, e bam, bam bam.
Por kjo do të marrë ndëshkim popullor, ndaj dhe përballja me këtë klan, është kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë.

Por ne sot kemi një mbledhje me rend dite, një çështje që është themelore për aktualitetin e PD-së. Miratojmë kandidaturat e paraqitura për bashkitë në përputhje me statutin nga bashkitë e vendit.

Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar mua se deri më tani janë mbi 200 e ca personalitete politike, të shoqërisë civile dhe të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të kandiduar për qytetar të parë të bashkive tona.

Unë kam një falënderim për secilin prej tyre. Këta janë personalitete të shquara të partisë, të jetës publike të vendit, individë me jetëshkrim suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur, dëshmon vullnetin për të qenë një misionar i rikthimit të pluralizmit politik dhe një shërbëtor i qytetarëve të cilët paraqiten për votëbesim në radhë të parë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD, dhe më pas të qytetarëve të qytetit.

Gjykoj se meritojnë vlerësim, falënderim sikundër, dua të theksoj këtu se primaret kanë ngjallur një interes të madh te qytetarët dhe një vlerësim shumë pozitiv.

Kur kujton këtu këtë proces kaq transparent në çdo hap dhe vendim të tij, dhe kujton procesin tjetër si në shpellën e mafias, se nuk merr kush vesh, se vendos mafia për kandidatët, ne besoj se arritëm të tregojmë, dëshmojmë diferencën që na takonte, të dëshmojmë se jemi dhe do të jemi të përgjegjshëm para qytetarëve shqiptarë, para demokratëve dhe transparent para shoqërisë shqiptare.

Të vendosur të respektojmë vullnetin e lirë të anëtarëve të simpatizantëve të PD-së në primare dhe pastaj me qytetarët. Edhe një herë shumë faleminderit për të gjithë ata që e nderuan, kanë nderuar.