FJALA E DEPUTETIT ARIAN NDOJA NË TRYEZËN E DISKUTIMIT MBI ZHVILLIMET E PORTIT TË DURRËSIT
Plani strategjik, në këndvështrimin tim personal, kjo nismë edhe ky, kjo ndërmarrje e hapave veprime qoftë ligjore, qoftë praktike, ka shuar një nga motorët e ekonomisë shqiptare më të rëndësishëm që është porti i Durrësit. Nga pikëpamja e vlerës statistikore-ekonomike. E dyta, kjo i jep përparësi vendeve të tjera të rajonit më të zhvilluara se ne, siç është Serbia. Këtë e guxoj ta them personalisht dhe është këndvështrimi personal. Po vazhdoj prapë me kurajon time personale për të thënë që edhe procesi i integrimit të Shqipërisë është thjesht një demagogji, një propagandë e cila fillon që nga porti i Durrësit me këto veprime, duke mbyllur motorin ekonomik edhe duke e orientuar drejt turizmit. Është e vërtetë që turizmi është sektor strategjik, por nuk mund të ketë rëndësinë e zhvillimit të një ndërmarrje shumë të rëndësishme ekonomike me peshë në buxhetin e shtetit. Durrësi, nga një qytet historik, nëpërmjet projektit të tij dhe largimit të portit të Durrësit, kthehet thjesht një qytet me turizëm lokal, sezonal, dy mujor. Pra, pa identitet. I kemi bërë krizën më të madhe të identitetit të qytetit të Durrësit.
Banorëve të Porto Romanos, që nga Shënavlashi deri në Shënapremte atje lart, Kanali i Gjermanit që ju e dini, në të dy krahët, një krah vepron Erzeni, një krah vepron deti, i kemi përmbytur. Ne kemi banorë të zonave të Kënetës, Durrësit, të cilët janë të përmbytur për shkak të vendosjes në mënyrë të gabuar të hidrovorit. Vendosja e hidrovorit e ka ulur kalatën nga 2.1 në rreth 700 e ca metra dhe ul sasinë përpunuese të mallrave, që në aspektin ekonomik ne na sjell shumë dëm. Në anën tjetër, krijon dëme të konsiderueshme, ku me një reshje jo të konsiderueshme shiu, ka disa përmbytje ku qeveria nuk merr asnjë iniciativë për ta ndërtuar një hidrovor të ri, për ta spostuar, për ta çuar në nivelin dhe më e pakta, minimalisht, për të shpërblyer dëmet e ardhura banorëve të këtyre zonave.
As përllogaritjen nuk e kanë bërë të saktë, jo më për t’i shpërblyer për disa, disa raste me radhë. Pra, përtej konsekuencave personale që do marrë secili që është i lidhur me këtë projekt, me ato iniciativa abuzive, korruptive e të tjera e të tjera me radhë, ne ndodhemi përpara një fakti real, i cili kërkon zgjidhje. Porti i Durrësit e ka ndërprerë pothuajse veprimtarinë e vet, ndërkohë që tek tjetri s’ka filluar akoma punimet, madje u anulua dhe projekti para disa ditësh që ne e pamë. Ky është problem kombëtar. Sot Shqipëria po shkon kundër anëtarësimit në BE. E para me mosdhënien e imunitetit të zëvendëskryeministres. Goditje e madhe për reformën e ashtuquajtur në drejtësi. E dyta, hapjen e hapësirave të Serbisë në rajon për treg mallrash dhe shërbimesh dhe ulja e rëndësisë nga një port përpunimi i mallrash në një port turistik në qytetin e Durrësit.


