FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN ME GRUPIN PARLAMENTAR
EKSTRAKT
Gjatë mbledhjes me Grupin Parlmamentar ditën e sotme, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se vendimi për të hyrë në parlament nuk është “i lavdishëm” dhe se grupi parlamentar përbëhet nga përfaqësues të karteleve të drogës, përfshirë Taulant Ballën, të cilët sipas kanë porositur vrasje dhe liruar terroristë. Berisha theksoi se prezenca e opozitës në parlament është jetike për të kundërshtuar regjimin dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ndërsa Rama përdor parlamentin si “stoli” dhe e shfrytëzon propagandën mediatike për të fshehur abuzimet.
Lideri opozitar, Sali Berisha paralajmëroi se hyrja e demokratëve në parlament është e nevojshme për të krijuar impakt pozitiv dhe për të mos lejuar që Rama të “gëzojë mandatin e katërt”, duke luftuar korrupsionin dhe trafikun e drogës, ku qeveria ka shpërdoruar miliarda euro. Berisha akuzoi gjithashtu Ramën se ka shpërndarë pozicione dhe resurse në mënyrë selektive, duke diskriminuar veriun, ndërsa i ka propozuar Behgjet Pacollit postin e zv/kryeministrit në këmbim të aeroportit, të cilin ky i fundit ky e refuzoi.
Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, për farsën zgjedhore dhe për aferën ndërkombëtare “McGonigal”, që implikon drejtpërdrejt Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai akuzoi SPAK-un se është përdorur kundër pluralizmit dhe nuk ka zbatuar qindra mandate arresti, ndërsa ligji antimafia është “asgjësuar”.
Berisha komentoi kabinetin e ri qeveritar si një përzierje mes përfaqësuesve të Xhorxh Sorosit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë Mirela Kumbaron, Elisa Spiropalin, Niko Peleshin, Pirro Vengun dhe Maznikun, ndërsa kritikon shpërdorimin e fondeve për projekte luksi si Formula 1, ndërkohë që rrugët jetike si Lezhë–Shkodër dhe bajpasi i Elbasanit mbeten të papërfunduara. Ai e quajti këtë kabinet “kabineti i funeralit të narkodiktaturës” dhe premtoi përpjekje për ta shkurtuar sa më shpejt ditën e qeverisë së Ramës.
Në fjalën e tij, Berisha gjithashtu akuzoi Edi Ramën për emërimet në SPAK dhe emërimin e pasardhësit të Dumanit, Kondilin, duke theksuar se institucionet e drejtësisë janë në shërbim të krimit dhe qeverisë. Ai u ndal edhe te ministra të tjerë si Delina Brahimi për narko-ekonominë dhe Gonxhe për lidhjet me Ndraghetën. Berisha paralajmëroi gjithashtu denoncimin publik të të gjithë farsës elektorale dhe lidhjet kriminale të pushtetit, duke përdorur dokumente dhe prova zyrtare.
Kryetari i PD, Sali Berisha, njoftoi konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së. Gazment Bardhi do të jetë kryetar i grupit, ndërsa Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti do të shërbejnë si nënkryetarë. Sekretare u caktua Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Aliolli. Për nënkryetar të Kuvendit u emërua Agron Gjekmarkaj. Berisha theksoi se kryesia nuk do të ketë funksione në komisione, të cilat do të caktohen së bashku me grupin parlamentar në ditët në vijim.

FJALA E PLOTË
Për të shmangur burokracinë, shmanga një shtrëngim duarsh me të gjithë ju, që do e bëja me gjithë kënaqësinë.
Sot, ne jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, konstituimit të grupit parlamentar dhe përcaktimit të programit, apo strategjisë tonë në jetën parlamentare.
Duhet të jemi fare i hapur me demokratët dhe demokratet, se vendimi i kryesisë për të hyrë në parlament, nuk është një vendim i lavdishëm dhe se jo të paktë janë ata demokrate e demokratë që kanë shkrirë dhe shkrijnë të gjithë energjitë e tyre në mbështetjen tonë, të cilët me mesazhe dhe në mënyra të ndryshme kanë shprehur pakënaqësi me vendimin e kryesisë.
Për mua, nuk kishte asgjë të papritur sepse të hysh në një narko-parlament, ku kartelet e drogës janë më të përfaqësuara se kurrë, ku grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që me dokumente ka porositur vrasje.
E kryeson njeriu që me dokumente zyrtare ka liruar terroristë siç janë ata që i vendosin tritolin Lulzim Kullës.
Njeriu që ka liruar kriminelë nga komisariatet.
Njeriu që figuron në dokumente zyrtare se është implikuar në dhjetëra afera korruptive të Klement Xhaferit. Një ushtar i vërtetë i Suel Çelës.
Njeriu që me Marion, vëllain e Suel Çelës, përcakton sipas dokumenteve zyrtare, numrin e votave që do marrë, me kusht që t’i arrestojë kundërshtarët politikë. Dhe i arreston.
Ky është Taulant Balla.
Imagjinoni se përkarshi kujt ulemi ne.
Nuk është problemi Sara Mile, Arkend Balla, Drazhi, ata janë lule në krahasim me çfarë janë Balla, Xhafaj dhe grupi tjetër kriminal.
Dhe unë mirëkuptoj, sepse është e vërtetë që praninë tonë Edi Rama e shfrytëzon, njeriu që nxori sot teorinë e pushtetit të vazhdueshëm, e pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzon si stoli.
Kjo, të mos kemi iluzion.
Sepse sot, ai në mënyrë të hapur, para shqiptarëve dhe botës, tregoi se ç’mendon ai për rotacionin.
Se rotacioni është diçka që nuk ka lidhje me të.
Prandaj, dhe ne mirëkuptojmë këta demokratë që kanë instinkte politike shumë të zhvilluara, integritet dhe mendojnë se ne po bëjmë një gabim të rëndë që po hyjmë në parlament.
Tani, unë i ftoj ata të ndalen në një moment fondamental.
Dhe që ne demokratët për fatin më të keq, në tërësi nuk e kemi parasysh.
Efektin shkatërrimtar të censurës mbi ne.
Ne mendojmë se flasim me njëri-tjetrin, dalim edhe në një studio diku dhe komunikuam me zgjedhësit, në një kohë kur studimi tregon se aksionet tona të komunikimit janë as një e dhjeta e atyre të qeverisë.
Në këtë kontekst, unë në emër tuaj u them demokrateve dhe demokratëve, që mbetën zemërthyer nga vendimi i djeshëm i kryesisë, se prania jonë në parlament, duke qenë zëri i tyre, është absolutisht në kushtet e territ të narko-diktaturës, e një rëndësie në vlerësimin tim jetik për realizimin e qëllimeve tona.
Dhe u garantoj të dashur miq që na ndiqni dhe që më keni dërguar mesazhe, se Edi Rama do festonte sonte në qoftë se ne do kishim vendosur të mos ishim në parlament.
Por nuk injoroj asnjë nga arsyet dhe shkaqet që ju rreshtoni për të mos qenë në parlament.
Por gjithmonë ka në shkaqe dhe pasoja një hierarki dhe ti je i detyruar të gjykosh mbi bazën e hierarkisë së tyre.
Unë u them këtyre miqve tanë, me shumë respekt, se duam apo nuk duam ne, pasqyra mediatike kryesore është parlamenti.
Është pasqyrë, ndaj dhe në qoftë se duam ta mbyllim për opozitën këtë pasqyrë dhe në bindjen time më të thellë- ndoshta jam gabim sepse nuk jam i pagabueshëm- ne do bënim një gabim me pasoja shumë ët rënda për opozitën.
Pra, është një gjë madhore shumë.
Demokrate e demokratë, nuk duhet të harroni kurrë se diktaturat nuk kanë armë më të fuqishme se sa censurën dhe terrin informativ në të cilin e zhytin shoqërinë.
Merrni ju lajmet e medieve kryesore, pyesni ata qëjanë në moshë më të shtyrë se ju a kanë një dallim nga televizioni i diktaturës këto mediat kombëtare, që fillojnë se erdhi jahti i një filan princi, ngjarje që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët shqiptarë. As me jetën e tyre, as me rrogën e tyre, as me pensionin e tyre, me asnjë gjë. Kanë vetëm me lustrën e narkodiktatorit.
Ndaj dhe, me gjithë vështirësitë e atij vendimi, do të ishte, për mua, ua them këtu, jashtëzakonisht me pasoja për opozitën në betejën e vështirë shumë që ka ajo për të realizuar qëllimin e vet.
Por, të dashur miq, e nisa me këtë, mund të kisha shumë problematika, por në radhë të parë janë demokratët dhe ata që na kanë prurë ne këtu dhe me ta do e nisja dialogun.
Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme.
Qenia jonë në parlament si zëdhënës të tyre, të problematikave të tyre, të interesave të tyre, të idealeve dhe parimeve që ata mbrojnë, është rruga e vetme për të krijuar impaktin pozitiv maksimal dhe për të vazhduar këtë betejë kundër këtij regjimi që sado duket sot i gjithëpushtetshëm, u garanton se Lanën, me punën tonë që do bëjmë, nuk do ta ketë të largët.
Në qoftë se ne hyjmë në mision, që si misionarë të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga ky narkoregjim, nga kjo diktaturë autoritare që ka uzurpuar të gjitha pushtetet, atëherë ne do justifikojmë edhe besimin e atyre që na kanë sjellë këtu, por do u japim me prova dhe fakte dëshmitë se futja jonë në parlament, sado e dhimbshme, sado në një strofull kriminelësh, përfaqësuesish të Troplinëve, të Hakmarrjes për Drejtësisë, Çopjave, Çelëve, Bajrëve, Tukëve, Dervishëve, me radhë të gjithë. Aty janë, ata e kanë pushtuar parlamentin.
Por ne do do qëndrojmë si përfaqësues të qytetarëve.
Ne do të jemi aty për të gjithë interesat dhe problemet e tyre.
Por ne do mund të justifikojmë vendimin që kemi marrë kur të jemi në çdo kohë të mundshme tek zgjedhësit tanë.
Po nuk njohëm problematikat, për ne është detyrim madhor që secili prej nesh, atë kohë që ka jashtë parlamentit, tek zgjedhësit tanë.
Në këtë mënyrë ne do ngrihemi në lartësitë e pritshmërive dhe së bashku me demokratët që janë shumë të mërzitur, të dëshpëruar, të zhgënjyer, ne përmbushim kësaj here misionin më të rëndësishëm të jetës tonë.
Edi Rama rrëmbeu mandatin e katërt. Misioni ynë është të mos e gëzojë këtë mandat. Ai nuk mund ta gëzojë këtë mandat.
Po shihja sot spote kundër korrupsionit të qeverisë komuniste të Nepalit. Dhe u kishin nxjerrë ato ornamentet, syze 500 euro, këpucë 1 mijë euro, xhaketat 700 euro, po të gjitha ato të marra së bashku nuk kushtojnë sa çantat e Lubisë apo e Spiropalit. Apo çanta e Uluzi Manjës.
Të gjitha të marra nuk kushtojnë aq. Se këta nuk i fshehin, përkundrazi krenohen me vjedhjet e tyre.
Ndaj dhe ne, them se do u faktojmë mbështetësve tanë se vendimi për të hyrë në parlament dhe për të mbrojtur interesat e tyre ishte vendimi i tyre.
Beteja do bëhet në të gjitha hapësirat që ne kemi.
Të dashur miq, sot ishte një ditë zie e vërtetë për shqiptarët.
Sot, kreu i narkoshtetit, në një fjalim që tani përveç Maduros, nuk e mban kush aq të gjatë, u tha shqiptarëve mesazhet më të zeza.
Së pari, ai përfundimisht në fushën më të rëndësishme të çdo vendi, që është fusha e sigurisë, i vuri kryq NATO-s dhe nuk përmendi njëherë të vetme Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Dhe kjo nuk është pa qëllim.
Së pari, të marrim regjistrat. Nuk ka vendosur detyrimin 2 përqindësh siç e kërkon buxheti. Ka mashtruar NATO-n, ka mashtruar SHBA-në.
Por ky ka hall tjetër. Halli i madh janë kartelet e drogës.
Presidenti Donald Trump, për herë të parë në histori, shpall grupe terroriste kartelet e drogës dhe dje sekretari i mbrojtjes, nga Porto Riko, çfarë deklaroi? Kjo luftë, tha, është ndryshe nga të gjitha luftërat tjera që kemi bërë. Kjo luftë nuk është për politikë, kjo luftë është për jetën e fëmijëve tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
U garantoj se kreu i karteleve të drogës në Shqipëri e ka ndjerë këtë gjer në palcë. Ky që ka pritur në zyrë Luftim Hysën, sot i shpallur organizatë terroriste kryesore në botë, i Sinaloas. Ky që miliarda e miliarda euro, jo vetëm të karteleve shqiptare, por karteleve rajonale, i ka hapur dyert dhe miraton në një mbledhje dhjetë milionë metër katrorë ndërtimi për të larë këto kartele drogën, ky është në rrethin e kuq. Ky është një me Maduron dhe nuk ka ku shkon.
Prandaj ky thotë nuk na duhen leksione përtej Atlantikut, në fjalimin sot thotë me BE-në përshtat, se mendon se BE nuk do luftojë drogën dhe korrupsionin. Të gjitha këto i kanë sjellë Europoli dhe Eurojust.
Pra, është në ditën e tij më të zezë dhe ditët do i nxihen gjithmonë e më shumë, siç e meriton.
Ju e keni konstatuar, nuk ka fjalë tjetër tani vetëm territori, arkitekti, ky, ai. Droga. Sepse këto i bëjnë presion, urdhëro thonë, ndaj dhe firmosen… mendoni ju se nuk e di BE që ky i dha Troplinit 5 kulla. 38 mijë metër katrorë dhe 10-12 ndërtesa të tjera te stadiumi në Durrës.
Se ky dha në Tiranë edhe 40 kulla të tjera, edhe qindra vila.
Se ky kudo sheh vetëm si të investojnë paratë kartelet e drogës.
Për të gjitha këto, ai do jetë përgjegjës. U them unë.
Ndaj tani ky mendon se me këtë petkun e ri mund të kapërcejë ngarkesat e drogës dhe ngarkesat e tjera.
Një personazh, që nuk po ia them emrin, para 40 vitesh, u thoshte të tjerëve që unë dhe Enveri këtë nuk e dimë.
Edhe ky i thoshte deleve që ndodh kjo e kjo, shprehte dhembshuri për Erion Veliajn.
Njëherë në radhë të parë duhet ta përgëzoj degën e Tiranës dhe Belind Këlliçin që për 46 javë nuk iu ndanë atij hajduti, ndër më të poshtrit që ka Shqipëria dhe që e ka emrin Erion Veliaj.
Kurse, asnjë diskutim që Rama atë nuk e donte kurrë dhe të gjitha ato që i bëhen atij në burg, dhe që janë çnjerëzore, ua them unë këtu, ne jemi parti e të drejtave të njeriut, se thonë po e mbron, unë nuk e mbroj fare, unë mbroj atë që besoj dhe unë besoj tek të drejtat e njeriut. Pra, të gjithë ato dhunime dhe poshtërime që i bëhen, i bëhen nga Edi Rama dhe Ulsi Manja, sepse donte ky faqezi donte të zgjidhej edhe njëherë dhe e përdorte Altin Troplinin si karrem. Nuk bëhen kurrë ndaj të burgosurit ato.
Pra, ju e patë teatrin që bëhej aty, se jo fëmija, jo ky, jo ai.
Dhe ky që i kishte bërë të gjitha vetë. Me urdhër.
Dhe kë i çoi Tiranës? I çoi korbën e korrupsionit.
I çoi njeriun që me qëndrimet që mbajti ndaj Covid-it, meriton në mënyrë absolute, minimumi dënim të përjetshëm.
Janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte.
Plus gjërat e tjera. Janë 500 milionë euro, të avulluara, të dhëna për Covid-in.
Dhe ky e çon atë për qytetarët e Tiranës sikur ta ketë Tiranën kopshtin e PS.
Tani, të nderuar zotërinj, lidhur me emërimin e pasardhësit të Dumanit, nuk mund të keni asnjë iluzion se do zgjedhë atë që ai do. Shikoni se çfarë bëri me zgjedhjen e parë, ua them unë tani, se nuk e kam nxjerrë ndonjëherë këtë, po e nxjerr sot.
Kur u bënë zgjedhjet e para, i thotë Erion Veliajt: Ti Erion, do mbështesësh Kondilin. I thotë Lubisë: Ti Lubi, do të mbështesësh Kondilin.
Vet me ndërkombëtarët, atyre u thoshte unë dua Altin Troplinin. Erioni, verbërisht e zbatoi. Po Erioni e kuptoi para se të ndodhë kjo, e kuptoi, por vonë. Kjo është absolute. Po të gjithë ata i ka emëruar ky, mos të kemi asnjë iluzion.
Urdhëro si veproi me Altin Troplinin.
I futi të dy këta, gjoja partia po punon për Kondilin, në fakt ky punonte Troplinin. Të njëjtën skemë do përdorë edhe ky, ja do jemi këtu.
Por, problemi ynë është ky, problemi ynë është shumë serioz. Së pari Skapi u përdor për të shtypur pluralizmin dhe për këtë janë dokumente ndërkombëtare që mbështesin qëndrimin tonë.
Së dyti, dokumentet zyrtare faktojnë se prokurorët e Skapit kanë bashkëpunuar gjatë periudhës së tyre në Skap me krimin. Dokumentet, nuk i fshehim ne ato. Nuk tërhiqemi prej tyre.
Ne, do të donim me kënaqësinë më të madhe një organ akuze të përgjegjshëm para ligjit, padiskutim. Por jo, një organ akuze që informon 2/3 e bosëve të drogës dhe të organizatave kriminale, më shumë se 2/3, absolutisht më shumë, 80 përqind të tyre. 250 mandate të paekzekutuara, të gjitha të shitura nga Dumani dhe skapistët. Dhe ne, qendrojmë.
Natyrisht, ky ka humbur Fatmir Xhafën për t’i mbikëqyrur ata. Fatmir Xhafa është në ligjet e vendit dhe në ligjet ndërkombëtare subjekt i ligjit antimafia. Por, ligji antimafia për Troplinin nuk ekziston, jo nuk ekziston.
Pikërisht, se nuk ekziston ligji antimafia, Edi Rama firmos dhe vulos që, hoteli Elvis Doçi, të marrë hotelin 11 katësh tek Shkëmbi i Kavajës dhe nuk i sekuestrohet.
Pikërisht, se nuk ekziston ky ligj, bashkëshortja e Xhaferrit, mos gaboj Xhaferri e ka ai mbiemrin, ajo fiton tendera rëndom me Taulant Ballën, pikërisht se nuk ekziston ky ligj.
E shoqja e Altin Hajrit, me firmën e Edi Ramës merr leje për ndërtim hoteli. Po si mund të marrë bashkëshortja leje ndërtim hoteli?
Sepse, ligji antimafie nuk ekziston. Është asgjësuar.
Natyrisht ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë fort, me gjithë përpjekjen tonë për zbatimin e ligjshmërisë.
Natyrisht, ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë fort, me gjithë përpjekjen tonë për zbatimin e ligjshmërisë, në informacionin e qytetarëve se çfarë qëndrimi mbajnë këto institucione ndaj ligjeve. Këta janë shndërruar në institucione mafioze të paimagjinueshme.
Altin Troplini mbyll në kundërshtim me ligjin, çështje në Apel, nuk i çon në Gjykatën e Lartë. I bën gazetari kërkese gjykatës, ‘top secret’ nuk ja japin.
Sepse ai nuk i çon atje se është paguar, ose ka zbatuar urdhërin e Edi Ramës. Pra të gjitha këto janë objekt i një pune intensive i grupit parlamentar, deputetëve me të gjithë përpjekjen tonë.
E theksova dhe dje, e theksoj dhe sot, komision Hetimor Parlamentar për zgjedhjet. Ne jemi opozitë. Ne dy gjëra kemi më themeloret, të drejtën e votës, të drejtën e fjalës, të drejtat e njeriut.
Për këto qëndrojmë ne më shumë se për çdo gjë tjetër.
Ndaj dhe do bëjmë radiografinë para qytetarëve shqiptarë të farsës elektorale më të shëmtuar që ka njohur Shqipëria dhe Europa, pa rënies së perdes së hekurt.
Do bëjmë radiografinë me dokumente zyrtare të avokatisë së kësaj farse nga institucionet e dala nga krimi dhe dhunimi i votës.
Natyrisht Edi Rama nuk mund ti shpëtojë kurrsesi komisionit ‘McGonigal’.
McGongial është bërë një skandal botëror.
Ministria e Drejtësisë e SHBA-së publikoi dimensionin kinez të skandalit, të cilin nuk e kishim. Bardhi e ka denoncuar, prej 3 vitesh Altin Dumani e mban në sirtar.
Jo, McGonigal dhe Edi Rama janë strumbullar në këtë organizatë kriminale. Se kjo mund të quhet pa asnjë lloj hezitimi, organizatë kriminale.
Të dashur miq!
Ishte një zhvillim madhor në historinë e SHBA, Europës dhe botës, kualifikimi i Xhorxh dhe Aleks Soros nga presidenti Trump, si organizatë kriminale në SHBA, mbi bazë të aktit RICO.
Tani do të bëjë për qytetarët që e dëgjojnë këtë, çfarë është akti RICO.
Ky akt u lobua dhe u votua nga i famshmi, Eduard Huver, ai donte të shpëtonte vendin e tij nga kriminaliteti. Dhe çfarë thotë ky akt. Krimineli dhe ti që e mbështet në mënyra të ndryshme, por që faktohen se ke pasur një mbështetje, dënohen një lloj, ti merr dënimin që merr dhe ai atje.
Në ka djegë, merr dënimin si zjarrvënësi, pavarësisht se ti mund të rrish në pallate luksoze, detyra luksoze. Është madhor ky akt, çka do të thotë se veprimtaria e tij, ish-gruaja dhe gruaja aktuale. Tani na solli nga Sorosi dhe një ministre.
Po, na pruri një ministre, ajo e Shëndetësisë. U emërua ministre Shëndetësie.
Pra dhe desorifikimi i vendit do të jetë një nga objektivat e vështira, por shumë madhor të grupit tonë parlamentar në betejën tonë.
Tani, dy fjalë për kabinetin. E turpshme, domethënë.
Kabineti, u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë. Imagjinoni ju, Lubi Balluku, Lubi Tunëli, mund të quhet, i Llogarasë. Që kur është bërë ministre ajo, hajni të madhe në këtë vend që të mos ketë firmën e saj.
Jo!
Ajo nuk mund të ikë. Natyrisht, mesa shoh unë këtu, do të më falni, por është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë nga veriu nuk mund të kishte. Armiq! I propozoi, më thanë, se është e vërtetë, të më ndiejë z.Pacolli, i ka propozuar z.Pacolli zv.kryeministër, me kusht që t’ia japë aeroportin, por ai për dinjitet, ia ka refuzuar ofertën. Ia ka refuzuar ofertën, dhe dy personalitete të Kosovës, të cilat ka menduar t’i zëvendësonte me ndonjë verior, se nuk i gjeti dot kësaj here, por ky është kabineti i parë në të cilin janë përjashtuar,ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë.
Dhe kjo, nuk është rastësi. Jo.
Do ju them një gjë ju.
Kurrë pushtues, apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim që ka mbajtur ky ndaj veriut, nuk ka patur dhe nuk ka.
Investimet në veri janë më pak se 1/13 e investimeve në zona tjera të Shqipërisë.
Por mos harroni, ua them këtu, se veriu në buxhetin e këtij vendi, ka një kontribut shumë thelbësor. Vetëm Rruga e Kombit, ka një kontribut jo më pak se 400 milionë euro.
Kurse, kaskada ka një kontribut prej miliarda eurosh. Pra, një zonë që ka një kontribut madhor në financat e vendit, trajtohet në mënyrën më të diskriminuar, trajtohet me urrejtjen më të madhe për fajin e vetëm se nuk e votojnë.
Kjo është.
Tani, a më vjen mua keq, që këtu nuk është nga ajo që i thoshte: Zeusi. Ajo ishte turpi i veriut dhe i Shqipërisë, që i thoshte Edi Rama është Zeusi.
Prandaj, duhet të them që nuk ka përjashtuar, urrejtja e tij nuk ka kufij.
Tani, Pirro Vengu, është anëtar me shpirt dhe dokumente i kartelit Troplini, sepse gjatë drejtorisë së tij Troplini sundoi tërësisht karteli.
Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës.
Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura.
Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here.
Niko Peleshi, është me disa dosje korrupsioni në Skap.
Pra, të themi që ky është kabineti i fundit dhe i funeralit të narkodiktaturës, për të cilin ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet të ja shkurtojmë ditët sa më shpejt.
Kur i pashë atë të Nepalit se si i trajtonin, veshjet e tyre ishin 10-herë më të pakushtueshme se sa të lubisë, Elisës, apo paradat e modës që bënin me çantat me Hermes, me rripa që kushtonin një djallë e gjysëm.
Delina Brahimi është narko-ekonominë. Edhe kjo është e besuar për narko-ekonominë.
Gonxhe, një nga hajdutët më profesionistë të këtij vendi, i paskrupullt. Anëtar i Ndraghetës me punët e tij në bashki, bashkë me atë Maznikun.
Ndërtoi Formula 1, me taksat që u merr qytetarëve 200 e ca milionë euro. Nuk ndërtojnë bajpasin e Elbasanit që u kushton qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë juglindjes, kohë dhe vuajtje.
Nuk ndërtojnë Lezhë-Shkodër apo Milot-Lezhë, rruga e dytë me trafik më intensiv në Shqipëri, pas Rrugës së Kombit dhe shkojnë e fusin paratë kudo tjetër.
Përveç zgjerimit të Tiranës dhe bajpasit të Elbasanit, kjo rrugë duhet të ishte përparësi absolute. Nuk pyet ai, ata i ka armiq që nuk e kanë votuar.
Kemi të bëjmë me një kabinet të përzier, mafiozësh apo njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërisë, përfaqësues të Xhorxh Sorosit, përfaqësues të krimit të organizuar.
Është vendosur edhe Toni Gogu.
Çfarë do ky në qeveri? Ky do të dalë në dëshmi të tjera më vonë.
Unë mendoj se, as nuk mund të ishte ndryshe nga kjo që ka ndodhur.
Të nderuar deputete dhe deputetë.
Ne sot konstituojmë kryesinë e grupit parlamentar.
Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe të këtij parimi duhet të mbahemi sepse është i drejtë.
Ndaj dhe mendoj se kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira.
Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë.
Për nënkryetarë të grupit parlamentar, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formimin e tyre politik, me kontributet e tyre.
Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer me përgjegjësi të madhe edhe si deputete edhe si sekretare dhe zëdhënëse, Ledina Aliolli.
Sot, thashë të konsituojmë grupin. Nesër ose pasnesër, do të miratojmë bashkë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare.
Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj.
Atëherë, t’i urojmë suksese kryesisë së re të grupit parlamentar. Kryesia nuk do kenë funksione në Komisione dhe ne do bëjmë së bashku, do të caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione.
Faleminderit!