PRONONCIM PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA JASHTË SPAK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK ditën e sotme, mbajti një prononcim për mediat, ku akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, si dhe gjyqtaren Irena Gjoka, për fshehjen e skandaleve madhore dhe veprime në shërbim të Edi Ramës.
Berisha tha se, Dumani ka takuar ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, dhe se ky i fundit e kishte urdhëruar që të fshihte “dosjen e Arubës”. Ai e cilësoi këtë dosje si një nga aktet më kriminale të shtetit shqiptar, duke theksuar se qytetarët shqiptarë e kanë mësuar ekzistencën e saj vetëm nga autoritetet italiane dhe gjykata belge, jo nga drejtësia shqiptare. “Aruba është 1 milion faqe që mbahet e mbyllur, por ajo dosje do të hapet patjetër”, u shpreh Berisha.
Në vijim, Lideri opozitar, Sali Berisha publikoi dokumente që faktojnë se gjyqtarja Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia në vitin 2002 për falsifikim vizash. Berisha tha se ky fakt është fshehur gjatë procesit të dekriminalizimit dhe vettingut, dhe se Gjoka mbrohet nga Altin Dumani, të cilin e cilësoi si “mercenar” dhe “peng i Ramës”. Berisha shtoi se edhe avokati i Gjokës, Dumani, ka manipuluar dosje penale për të mbrojtur interesat e saj.
Duke u ndalur tek drejtësia, Kryetari i PD, Sali Berisha e quajti SPAK-un “një koorporatë antishtet” dhe akuzoi institucionin se vepron me gjoba dhe emërime klienteliste. Ai theksoi se mbi 80% e prokurorive të vendit janë pa drejtues, çka sipas tij tregon ose falimentimin e sistemit, ose një sistem gjobash ku drejtuesit emërohen vetëm në këmbim të shifrave marramendëse.
Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët edhe për garën për kryebashkiakun e Tiranës, duke konfirmuar se PD ka të paktën 12-13 kandidatura në proces dhe se kandidati përfundimtar do të zgjidhet nga koalicioni opozitar. Berisha shprehu respekt për kandidatët e pavarur dhe e quajti Edi Ramën “njeriun më të damkosur në Europë dhe në botë”.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetare dhe qytetarë, këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin.
Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik.
Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë.
Bënë që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga prokuroria italiane.
Bënë që të mësojnë për Arubën nga gjykata belge.
Kurse ky llum njerëzor, që ka integritetin e një krimineli, fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e një shteti.
Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon.
Por këto kisha për sot për Altin Troplinin.
Tani do t’u njoh me dokumente të reja.
Avokati i Irena Gjokës, Altin Troplini, që e mban me çdo kusht këtë delinkuente, këtë kriminele në drejtësi, imagjinoni ju dosjen e ish-presidentit të Republikës, e ish-kryeministrit, e ish-kryetarit të parlamentit, e gjykon një delinkuente, një falsifikatore, një mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi me të, nga sivëllau i saj, Altin Troplini.
Kam sjellë këtu dokumente që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra dhe që Troplini, për ta mbrojtur, i ka hapur dosje penale pa emër.
Ky llum ligjor, ky llum njerëzor, shkelmon mbi ligje, mbi fakte, mbi prova, vetëm e vetëm për qëllimet e tij politike. Për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet dhe pushtetin e tij.
Tani unë kam sjellë këtu certifikatën e datës 24.11.2002, me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash.
Pra, Irena Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën.
Këtu e keni greqisht dhe shqip.
Mbrapa kësaj, prisni, keni dy gjëra të rëndësishme.
Mbrapa kësaj keni përkthimin në shqip.
Kjo është gjykatësja që gjykon dosjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit.
Këta janë, llumi fyhet po të përdorësh fjalën llum.
Ka të tillë në botë? mund të ndodhë kund?
Se vetëm kjo peng, kjo delinkuente zbaton urdhra politikë.
Kanë këta një standard?
Ky është standardi i Troplinit.
Tani kemi një tjetër dokument.
Ka një prokurë të posaçme, ku i jep Andon Konomit, Irena Maneku, firma vetë, Stefan Gjoka, nuk ishin martuar akoma këtu se i kanë mbiemrat e ndryshme.
Kjo të ngatërron me pesë mbiemra.
Pra, i jep prokurorën ku i thotë autorizoj avokatin të merret me cështjen e heqjes së certifikatës ekspulso, praktikë e zakonshme kjo për çdo qytetar që i nënshtrohet ekspulsionit.
Këto akte të Irenës me 5 mbiemra, edhe njëherë them, llumi thuhet po t’i quash këta, po t’i cilësosh të tilla… pra, kjo me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e dekriminalizimit.
Ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e vetingut dhe mbrohet nga Altin Troplini, një mercenar, një peng i Edi Ramës, dhe jo vetëm Edi Ramës, të themi.
Ju e shihni se cila është fytyra e vërtetë e kreut të Spakut, ku natyrisht pa diskutim ka njerëz që duan të zbatojnë ligjin, ka njerëz që duan të qëndrojnë me integritet, por duke pasur një drejtues të tillë që nuk ka as ligj as moral, vetëkuptohet se si funksionon institucioni.
Ky mercenar, që mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar të gjitha dosjet, ky nxori simotrën e tij, Pajtime Fetahun, Pajtime Troplini, apo Pajtime Dumani.
E nxori se ajo ishte e sëmurë, ajo mund të jetë e sëmurë dhe unë i uroj shërim, por u garantoj se 30-40 përqind e popullatës në burgje janë të sëmurë dhe kjo është një shifër e saktë që u jap ju këtu.
Kurse simotra e Dumanit dhe asaj Enkelejda Ballës, këto duhet të dalin në liri, paçka se i thoshte me dhjetëra herë Suel Çelës, vëlla, të keqen motra e të tjera me radhë, se nuk dua t’i hyj tani bisedave, se i kam aty.
Pra, ky është turpi i drejtësisë shqiptare, turpi i drejtësisë botërore.
Faleminderit!
PYETJE-PËRGJIGJE
Pyetje: Doktor, më 19 dhjetor z.Dumani duhet të lerë karrigen dhe do vijë dikush tjetër. Keni ndonjë interes për këtë garë nga emrat të cilët janë pretendent?
Berisha: Të falënderoj për pyetjen dhe të garantoj se nuk kam asnjë interes.
Por do të paralajmëroj shqiptarët, se ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë.
Dhe këtu do jemi.
Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet.
Pyetje: Cilat janë?
Berisha: Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë.
Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar.
Ky ka hall, pasi e gënjeu Edi Rama se i tha se do të ndryshoj Kushtetutën dhe vazhdo ti këto, dhe mbeti pastaj ashtu siç është.
Pyetje: Z.Dumani, e ka deklaruar që nuk do një mandat të dytë…
Berisha: Kush tha? Në fakt e kundërta. Më vjen keq. Në fakt ai në mënyrë të përsëritur, të paktën mund t’i numëroj në komisionin parlamentar, në konferencën për shtyp, në konferencën tjetër për drejtësi, ai e ka kërkuar.
Pyetje: Ai kë kërkuar zgjatjen e mandatit të prokurorëve, jo kandidimin?
Berisha: Të kujt? Më fal një minutë, a është prokuror ky, apo jo? Po pse nuk e bëri ai tjetri para tij? Jo nuk e bëri, anjëherë. Ta them unë ty. Asnjëherë.
Unë atë nuk e kursej, se ai ishte xhelat i policisë sekrete hoxhiste, por ai nuk e shndërroi në tabu zgjatjen e mandatit dhe ndryshimin e Kushtetutës për krimet që kanë kryer këta.
Jo, sepse ky pse e do atë? Unë e kam paraqitur dhe do e paraqes. Ky ka fshehur krime. Ky fle mbi krime. Ky fle mbi dosje krime.
Edhe njëherë, ku është Aruba? Pse duhet ta marrësh ti Arubën nga një gazetar italian në një kohë kur dosja është këtu prej vitesh?
Unë nuk merrem kurrë me kandidatura, unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë.
Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve.
Pyetje: Z.Berisha, a ka ndonjë kandidaturë nga prokurorët e SPAK që ju e konsideroni të aftë?
Berisha: Unë nuk merrem kurrë me kandidatura, unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë.
Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve. Edhe KLP-ja ka zë këtu? Tani jemi tek KLP-ja atëherë.
A e dini ju se 80 përqind e prokurorive të Shqipërisë nuk kanë drejtues të emëruar?
Çka tregon dy gjëra? Ose tregon falimentimin total të sistemit se është jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute, rregulli, shteti.
Kanë pesë vite që kanë emëruar gjithsej 3 kryeprokurorë rrethesh, dhe të gjitha janë, ose i rrjepin me nga 500 mijë euro ata që do emërojnë. Nuk e di cila është.
Ose ka një falimentim të sistemit, ose ekziston një sistem gjobe që emërohet ai që arrin tek 500 mijë euro.
Cili është ai, gjejeni ju vetë, shkoni pyesni nëpër rrethe se kush po bën 500 mijë euro.
Por që të sillesh në këtë mënyrë me shtetin, dëshmon që je një korporatë antishtet.
Se përgjegjësia, ligji, Kushtetuta, kërkon që qarku, rrethi të kenë kryetarin e institucionit të akuzës.
Po nuk kanë faj këta, se edhe ju heshtni para këtyre.
Dhe ju nuk duhet të heshtni kurrë para këtyre, sepse nëse ka antishtet në veprim, ky është antishtet.
Dhe ky, tek akuza, që është gjëja më e mprehtë e një shteti.
Pse e lë akuzën pa drejtim? Me të komanduar.
Këto janë korporata, ky është sistemi korporativ, i turpshëm, i turpshëm.
Ky është sistemi i Xhorxh Sorosit.
Pyetje: Z.Berisha, ju keni folur shpesh për takimin e Arubës, pas publikimit të një libri të një gazetari italian. Aruba është përmendur për herë të parë nga dy media shumë serioze belge në fund të vitit 2023, dhe në vitin 2024. Duke qenë se, janë gati dy vite që nga ajo kohë, a dispononi ju dokumente dhe të dhëna konkrete në lidhje me ata që përfliten si njerëz të lartë të politikës shqiptare që kanë marrë pjesë në këtë takim, apo bazoheni thjesht te libri i gazetarit italian?
Berisha: Unë nuk e kam nga gazetari italian.
E thatë vetë ju, të parët që kanë zbuluar, që kanë bërë publike dosjen e Arubës është gjykata belge.
Në gjykatën belge ka dalë emri i Edi Ramës.
Nuk e di nëse ka dalë si pjesëmarrës në takim, por di 100 përqind të sigurt se një nga pjesëmarrësit ka deklaruar në gjykatë se jemi marrë vesh, kryeministri na ka premtuar se do investojmë paratë tona në Shqipëri. Kjo është e sigurt!
Pyetje: A keni ju dokument për këtë z.Berisha?
Berisha: Dokument për këtë? Edhe po, edhe jo.
Konfirmim të plotë kam nga miq të mi.
Por atë që thua ti, ende nuk e kam.
Konfirmim kam që kjo ka dalë.
Pra, Aruba siç e ka marrë belgu… Aruba është 1 milion faqe këtu.
Po kush e hap Arubën?
Ky i mban aty.
Nuk guxon.
Ajo dosje do hapet, nuk do mbyllet kurrë sepse është një akt i shëmtuar. Do hapet patjetër.
Pyetje: Z.Berisha, keni publikuar para dy javësh një foto ku pretendoni se është z.Vangjush Dako brenda ambientit të burgut, por më pas e keni fshirë foton. Mund ta dimë arsyen pse është fshirë foto?
Berisha: Ajo foto… e ke shumë të drejtë… unë kam një praktikë, në rast se ka të dhëna se fotoja apo dokumenti është fake, unë absolutisht e heq menjëherë.
E kam theksuar dhe e theksoj: qytetari dixhital funksionon me një burim siç funksionojnë shumë media në botë.
Çfarë kishte aty?
Vangjush Dako a u burgos për të shkuar tek Veliaj? U burgos për të shkuar te Veliaj. Kjo është e vërtetë.
A është e vërtetë që u shtrua në spital? Kjo është e vërtetë.
Pastaj e kishin tepruar se ajo fotoja, kur pashë më vonë që ishte një video intimiteti me Shqopën, e hoqa menjëherë. Pikë.
Brenda burgut apo spitalit të burgut, nuk e di se ku ishte ajo.
Me çështje intimitetesh nuk merrem unë.
Pyetje: A e mbështesni kandidatin e pavarur Florian Binaj?
Berisha: Tani do të më falni, se unë kam një konferencë shtypi në selinë e PD.
Pyetje: PD nuk ka ende një kandidat për Bashkinë e Tiranës, në një kohë që ju e konsideroni veten si forca më e madhe politike, pas mazhorancës që do të rrëzoni Edi Ramën?
Berisha: Të garantoj që gjer tani, PD ka jo një, por të paktën 12 ose 13 kandidatë.
Të garantoj për këtë.
Siç e dini, ne shpallëm një parim, mundësisht të hapemi dhe mirëpresim kandidatura të pavarura nga partitë.
Ky parim, po të shkoni tek zgjedhjet e vitit 2003, e gjeni të përsëritur. Po përhapet kjo edhe në Europë, edhe në botë.
Shpreh mirënjohje për çdo njeri që kandidoi gjatë këtyre ditëve si i pavarur, si kandidat i qytetarëve dhe i garantoj për respektin tim më të madh për vendimin e tyre.
Tirana do ketë kandidatin më të dashur ndonjëherë.
A e patë ju atë monologun e Ramës me Ogertën? Shiheni pak. Ju lutemi shiheni se si mezi mbante veten për t’i rënë të fikët, dhe çdo tre rreshta vetëm ti je, ne jemi vepra jote, ne kështu, ne ashtu…
Se kush do jetë kandidat, do përcaktohet nga koalicioni dhe nga aleatët dhe jo vetëm nga unë.
Sigurisht unë kam zërin tim, por këto do i merrni vesh në vazhdim.
Edhe njëherë mirënjohje për të gjithë ata që shprehën gatishmëri për t’u përballur me të keqen e madhe, që quhet Edi Rama dhe që është sot njeriu më i damkosur në Europë dhe në botë.
E morët vesh… Faleminderit!