Duke folur në tryezën për reformën territoriale të organizuar nga PD-ja me pjeëmarrjen e kryedemokratit Sali Berisha, Lefter Maliqi ish-kryetar i Komunës së Otllakut në Berat, ka komentuar reformën territoriale të vitit 2014, duke e cilësuar atë një ‘shou dhe propagandë’, ndërsa thekson nevojën për investime reale në qarkun e Beratit.
Sipas Maliqit, bashkia e Kuçovës ka rritur numrin e punonjësve nga 400 në 650-660, një trend që ai thotë se vlen edhe për bashkitë e tjera të qarkut. Maliqi propozon krijimin e një bashkie të re, Bashkia Shpirag, për të sfiduar Partinë Socialiste dhe për të përmbushur premtimet e mbetura në letër nga viti 2013. Ai thekson se bashkia Berat do të mbetet e bashkuar me komunën Otllak dhe shpreson në një garë të fortë opozitare.
Maliqi vuri në dukje edhe çështjen e limiteve të mandateve të kryetarëve të bashkive: ‘Disa kanë 7-8 mandate dhe kjo i fuqizon aq shumë sa krijojnë grupe të forta. Duhet të shihet kjo për të garantuar drejtësi dhe konkurrencë të ndershme.’
Fjala e mbajtur nga Lefter Maliqi:
Meqenëse po flasim për reformën territoriale që u miratua në korrik të 2014 në favor të PS-së, unë do të jap idetë e mia për qarkun e Beratit, sepse kjo reformë e 2014 kishte si qëllim shërbimin ndaj qytetarëve, por doli një shou dhe propagandë.
Bashkia e Kuçovës nga 400 punonjës që ka pasur bashkë me tre njësitë administrative, tani janë me 650-660 punonjës.
Kështu janë dhe bashkitë e tjera të qarkut të Beratit.
I nderuar doktor, reforma territoriale përveç qëllimit që ka për të ju shërbyer njerëzve ka dhe qëllimin politik në vetvete. Mua më dhimbset qarku i Beratit, për të ju shërbyer më pranë atyre banorëve.
Nuk e di se sa bashki do të shtohen në Berat, por për të sfiduar të majtën, unë propozoj, pasi unë e njoh shumë mirë atë zonë, dhe në kohën e PD-së ka pasur qindra herë më shumë investime në zonat rurale, e sot janë bërë vetëm qendrat e qyteteve sa për shou dhe lagjet e qyteteve janë përfaqe të zezë. Pa parqe, pa kanalizime, ujësjellës etj.
Unë propozoj në qarkun e Beratit nëse do të ketë më shumë bashki, le të ketë, por për të sfiduar PS-në në Berat dhe për ti thënë kurbanit të radhës nga Rama, dua të ju them se Berati ka nevojë për atë premtim që ju e bëtë në 2013 dhe që e bëtë projektin, por mbeti në letër ka nevojë për një bashki shtesë, që është bashkia Shpirag.
Dhe bashkia Berat mbetet bashkë me komunën Otllak dhe është një garë reale për fitoren e asaj bashkie dhe ftoj Demon apo kush të dojë në atë bashki.
Edhe Bashkia e Kuçovës do të fitohet nga ana e opozitës së bashkuar.
Doja të bëja dhe disa propozime.
Ka zëra që me ndryshimin e reformës territoriale dhe një vendim që është marrë në parlament, është që kryetarët e bashkive të mos kenë të drejtë të konkurrojnë më shumë se 3 mandate. Kjo duhet parë sepse jo vetëm që ka nga 3 mandate, por ka dhe 7-8 mandate dhe këta janë fuqizuar aq shumë sa kanë krijuar një grup.
Së fundi, doja të thosha që kjo përballje të jetë shumë e madhe, dinjitoze dhe sa më shpejt nga ana juaj procesi i shpalljes së kandidatëve të jetë sa më i shpejtë në mënyrë që të krijohen shtabet, të bashkohet opozita, të punohet me të majtët e zhgënjyer dhe të kalohet në një fitore në zgjedhjet e ardhshme.


