Pashk Gjoni

Bashkia Lezhë
Pashk Gjoni ka lindur më 28.04.1965 në Kashnjet, Lezhë.

Rrjedh nga një familje e thjeshtë dhe e njohur, biri i mësuesit të mirënjohur Prengë Gjoni. Ka kryer studimet e larta në “Mjekësi e Përgjithshme”, në Universitetin e Tiranës në vitin 1984-1989. Nga viti 1994-1998 përfundon specializimin për Ortopedi-Traumatologji. Për vite më radhë ndjek specializime në Klinikën “Santa Maria Avezano”, Romë-Itali, në perfeksionimin e protezimit Coxofemoral në kirurgjinë e gjurit dhe të shpatullës. Ka kryer trajnime post universitare në Itali, Gjermani, Poloni, etj.

Ka sjellë eksperiencën europiane në Lezhë duke bashkëpunuar me klinika prestigjoze në Itali, duke dhënë në këtë mënyrë kontribut shumë të rëndësishëm në Spitalin Rajonal të Lezhës, të cilin e ka kthyer në qendër referimi me profesionalizmin e tij.

Në 2006, organizator i Konferencës Kombëtare të Ortopedisë, me pjesëmarrjen e ortopedëve të njohur shqiptarë dhe italianë. Kontributor në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit në fushën e mjekësisë dhe ortopedisë. Në vitin 2009 themelon Repartin e “Ortopedi-Traumatologji”, në Spitalin e Lezhës. Që nga themelimi i PD, Pashk Gjoni ka qënë pjesë aktive dhe kontributor rëndësishëm i saj. I zgjedhur si Anëtar Kryesie në vite në PD në Lezhë, anëtar i Këshillit të Bashkisë Lezhë 2015-2019, dhe drejtues i Këshillit të Qarkut Lezhë nga viti 2015-2019.

Drejtues i shkëlqyer i institucioneve të rëndësishme shëndetësore si: Drejtor i Shërbimit Spitalor 2005-2007, Drejtor i Spitalit Rajonal 2008-2009, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësore 2009-2011.Aktualisht, shef i Repartit të Ortopedi-Traumatologji, në Spitalin e Rajonal të Lezhës. Kontributin si mjek e dha fillimisht në vendlindjen e tij, në Kashnjet pranë Spitalit të Ungrejt nga 1989-1993. Pas specializimit për Ortopedi-Traumatologji,në 1998 emërohet si mjek specialist në Spitalin Rajonal të Lezhës, punë të cilën e ushtron me përkushtim prej 25 vitesh.

Është njohës shumë i mirë i gjuhës italiane dhe angleze.

Dr. Pashk Gjoni, është i martuar me mjeken onkologe, Bardha Gjoni, e është prind i dy fëmijëve, vajzës Xhulia, aktualisht mjeke specializante në Kardiologji në Itali, dhe të djalit Paolo, që ndjek arsimin 9-vjeçar.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Kristian Gjidodaj
Flutura Gjoni
Pjetër Tushaj
Fjorixhena Zefi
Alfons Trashaj
Donika Haxhia
Antoneta Gjeta
Baki Reçi
Klodijana Lleshi
Xhulio Ndoka
Marjana Brunga
Zef Marku
Anila Frroku
Gjokë Prelaj
Denada Dushku
David Syku
Anila Lleshi
Kristian Doda
Enkeleda Tola
Vivian Golemi
Rita Gjoni Tonin Margjokaj
Terezina Përdedaj
Ardian Laçi
Eglantina Pjetrushaj
Luis Nikolla
Alketa Kaceli
Martin Gjoni
Diana Frroku
Sardi Biba
Gjelina Kola
Gjon Frroku
Joana Ndreca
Gjergj Doçi
Marjana Marku
Françesko Mosheqaj
Albana Ujka
Kertis Kodheli
Marsilda Kola
Ariseldo Voci
Esmeralda Luka