Mustafa Pashja

Bashkia Peqin
I lindur me 13 Mars 1969. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1992.

Ka punuar 3 vite si mjek i përgjithshëm pranë qëndrës shëndetësore “Perparim”. Në vitet 1995-1999 është specializuar pranë Fakultetit të Mjekësisë së Përgjithshme në fushën e Laboratorit Klinik Biokimik dhe Mikrobiologjik. Pas përfundimit të specializimit ka punuar pranë “Drejtorisë së Shëndetit Publik Peqin” si mjek laboratori shërbim ky i cili nuk egzistonte më parë.

Në vitet 2005-2013 ka ushtruar detyrën e kryetarit të degës së Partisë Demokratike Peqin.

Në vitet që ka ushtruar këtë detyrë Peqini njohu erën e ndryshimeve në të gjitha fushat në infrastrukturë, sport, arsim. Në vitet 2005-2009 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Shëndetit Publik Peqin. Ka ushtruar detyrën e drejtorit në “Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Elbasan”(D.R.S.K.SH) në vitet 2009-2011. Në vitin 2022 fitoi sërish garën e kryetarit të degës së Partisë Demokratike Peqin.

Aktualisht ushtron detyrën e shefit të laboratorit pranë “Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Peqin. Është i martuar dhe ka tre femijë.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Rexhep Biça
Enkelejda Gripshi
Hysen Malkja
Efigjen Elezi
Albert Kruja
Nertila Gjevori
Bujar Kavaja
Kyzi Hema
Rustem Dauti
Bukuroshe Karaj
Zenel Gjordumi
Leniza Saja
Qerim Harremi
Nuredin Karaj
Zoica Tabaku
Edmir Beheluli
Artjola Tabaku
Jurgen Nexha
Elisabeta Mezini
Durim Skenderi
Kristina Salliu
Florian Lluca