Leonard Rakipaj

Bashkia Selenicë
Leonard Josif Rakipaj ka lindur në fshatin Rexhepaj, Gorrisht në 07/11/1969.

Arsimin fillor, 8 vjeçar e të mesëm e kreu në fshatin e lindjes në shkollën “Ismail Caushi” në Gorrisht, ndërsa studimet e larta i kreu në universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” në degën “Menaxhim Biznesi” në vitet 2003-2007. Gjatë dhe pas shkollimit z.Rakipaj punoi në sektorin privat me import dhe shpërndarje te tekstileve.

Që prej vitit 1997, së bashku me vëllezërit e tij Leonardi hapi biznesin e familjes në të cilin punojnë bashkarisht edhe sot.

Kontributi politik pranë Partisë Demokratike për Leonard Rakipaj ka nisur që prej vitit 1990. Ndërsa ka mbajtur disa pozicione, si kryetar dhe anëtar këshilli, Kryetar i Njësisë Administrative Vllahinë, nënkryetar i degës së Partisë Demokratike Selenicë, zv.kryetar i Bashkisë Selenicë, kryetar i Partisë Demokratike dega Selenicë, e tashmë kandidat për kryetar i Bashkisë Selenicë. Për Leonardin, asnjë pasuri nuk është më e madhe se familja. Familja është baza e zhvillimit të një shoqërie. Këtë pranverë, Leonardi shënoi 27 vite martesë me Mirelën, gruan e jetës, me të cilën sot ka ndërtuar pasurinë më të madhe, fëmijët Andrea, Antonela dhe Klejvis. Por familja është edhe më e madhe se kaq, janë vëllezërit, motrat, nipër e mbesa, të afërm dhe miq. E për ta, koha ka treguar se lidhjet kanë mbetur gjithmonë të shenjta e të forta. Garën për Bashkinë e Selenicës Leonardi nuk e shikon si një ‘luftë’ të tijën, por si një ‘luftë’ të të gjithë komunitetit. Atyre që janë gënjyer, mashtruar e vjedhur. Është ‘luftë’ e cdo fëmije të larguar nxitimthi për një jetë më të mirë dhe e atyre që kanë mbetur pas, por në mjerim. Selenica e minierave, puseve të naftës, natyrës së bukur, monumentetve historike, tokave pjellore, lumenjve e maleve për Rakipaj, është vjedhur e abuzuar. Sot, sfida është ta kthejë Selenicën tek banorët.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Kasëm Cenaj
Afrovita Hysaj
Panajot Rrapaj
Alketa Balilaj
Bedri Aliaj
Diana Demiraj
Simon Binaj
Brikena Likaj
Todi Dhamaj
Kimilda Mersinaj
Garito Sholla
Taulant Nazaj
Fatbardha Kuçi
Ristan Abazaj
Ledjana Sulaj
Faslli Borakaj
Arjana Hysi
Nertil Çobaj
Eugerta Pashaj
Artan Pajaj
Mirela Rakipaj