Lefter Maliqi

Bashkia Kuçovë
Lefter Novrus Maliqi; lindur në Berat me 03.09.1972, me origjinë nga Lagjia “11 Janari”, Kuçovë. I martuar dhe me dy fëmijë (dy vajza). Bashkëshortja: Znj. Ardjana Maliqi (Ekonomiste) Vajzat: Znjsh. Damaljana Maliqi (Juriste) Znjsh. Esmela Maliqi (Studente Viti IItë Ekonomik) Arsimi: 1987-1991 Shkolla e Mesme Ushtarake “Skenderbej” 1991-1993 “Akademia e Mbrojtes”, 1993-1996 “Akademia e Policisë”, 2005-2006 Instituti Demokratik Amerikan, 2007-2008 “Kolegji i Lartë i Mbrojtjes (NATO), 2011-2013 Master Shkencor në “Studime Europiane” pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe me dhjetra trajnime për policinë e shtetit, pushtetin lokal dhe politikën. Karriera: 1996-2005, Shef policie rendi, Shef policie kriminale, Shef komisariati në 9 qytete të Shqipërisë si: Shkodër, Mirditë, Lushnjë, Tepelenë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Berat, Tepelenë, Gjirokastër Pedagog në Akademinë e Policisë me gradën ‘Major’. 2007-2009 Kryetar i Komunës më të madhe në Qarkun Berat, në Otllak, me fitore të thellë, kundra PS dhe PD. 2009-2013 Deputet i Kuvendit të Shqiperisë për Qarkun Berat me rezultat të thellë fitoreje. 2017-2019 Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, 2019-2021 Deputet në mandatin e dytë në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht Kandidat Zyrtar i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kryetar Bashkie në Kuçovë

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak