Ka lindur më 16 mars 1969 në qytetin e Durrësit. Ka përfunduar shkollën e mesme “Naim Frashëri” në Durrës dhe më pas ka vijuar studimet e larta në Tiranë, në degën Biokimi, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, përgjatë viteve 1987 -1992. Pas përfundimit të ciklit universitar të studimeve, zoti Cara ka punuar për një periudhë të shkurtër kohore si arsimtar. Me ngritjen e strukturës së Policisë Financiare, ju besua detyra e përgjegjësit të grupit, pranë Sektorit të Antikontrabandës për rreth dy vite.

Në periudhën 1994 – 2009 zhvilloi aktivitetin në sektorin privat pranë një Agjencie Doganore. Në të njëjtën kohë u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Agjentëve Doganorë, funksion që e ushtroi për disa vite. Në harkun kohor 2005 – 2009 u zgjodh Anëtar i Asamblesë dhe Kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës.

Në vitin 2007 u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës nga lista e Partisë Demokratike, njëherësh edhe Kryetar i Komisionit të Strehimit. Këto funksione i ushtroi deri në vitin 2009, kur u zgjodh Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Durrësit. Në Qershor 2009 zgjidhet Deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Sekretar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Rizgjidhet deputet gjatë periudhës 2013 – 2017, duke mbajtur pozicionin e anëtarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Pas kësaj periudhe u rikthye në sektorin privat, duke qenë sërish aktiv në jetën politike, si Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në vitin 2021 ishte pjesë e listës së deputetëve të Partisë Demokratike për Qarkun e Durrësit. Në vitin 2022 u rizgjodh në detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Dega Durrës. Në Dhjetor të po këtij viti dha dorëheqjen, pasi u përzgjodh kandidat për Kryetar i Bashkisë të Durrësit.

Lidhja e tij me Partinë Demokratike daton që prej krijimit të saj. Në vitet ’90 ju bashkua Lëvizjes Studentore, që u përshkallëzua me Grevën e Urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës, ku mori pjesë edhe zoti Cara. Gjatë gjithë aktivitetit të tij profesional dhe politik ka treguar një shkallë të lartë integriteti dhe përkushtimi në të gjithë funksionet që ka ushtruar.

Igli Cara është i martuar, ka dy fëmijë dhe jetën e tij e ka lidhur ngushtë me Durrësin, qytetin e tij të lindjes.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Ardian Muka
Edlira Shemsi
Luan Nezha
Kontjana Kuçi
Dritan Burgija
Manjola Luku
Ermal Braholli
Zhuljeta Ngota
Arlind Boshku
Arjeta Keçi
Bledar Prizreni
Anisa Ibraj
Erzen Laçi
Mirela Shala
Erion Çano
Irda Murati
Endri Golja
Shpresa Sagajeva
Vasip Habili
Enkelejda Kryemadhi
Elvis Shuaipi
Manjola Resnjaku
Veli Hazisllari
Anja Gega
Shyqyri Myrtollari
Arba Taraku
Frrok Lleshi
Elona Allmeta
Erald Alliu
Valbona Mrruku
Olgert Rakipllari
Hava Likaj
Ilir Hajdarasi
Besa Cani
Nasild Alikaj
Marisola Ozuni
Irakli Pina
Roxhensa Haxhillari
Dario Kulla
Anila Dedic
Taulant Ferhati
Ledina Basha
Zek Palokaj
Marjeta Profkola
Fatmir Topi
Eglantina Kuçi
Robert Noka
Rukije Sula
Oligert Oligert
Olta Nikoçi
Arben Mera
Anita Paramoni