Hysni Sharra

Bashkia Vlorë
Hysniu u lind më 23 Prill 1976 në familjen Sharra, një familje e vjetër patriotike vlonjate. Stërgjyshi, Musa Sharra, së bashku me vëllanë, Hasanin dhe patriotë të tjerë të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, ishin protagonistë të shpalljes së Pavarësisë.

Vëllai tjetër i tyre, Ceno Sharra ra dëshmor në Durrës, i inkuadruar në forcat e Kolonel Thomson, për mbrojtjen e kufijve territorialë të Shqipërisë. Ky angazhim patriotik vazhdoi edhe gjatë Luftës së 1920 dhe në Luftën e Dytë Botërore.

Për shkak të patriotizmit dhe intelektualizmit, familja Sharra u përndoq gjatë diktaturës duke vuajtur persekutimin, ekzekutimet, burgosjet e internimet. Me ardhjen e demokracisë në vitin 1991, ashtu si mjaft familje të tjera edhe familja Sharra përqafoi idetë e pluralizmit, demokracisë e ekonomisë së tregut, duke dhënë një kontribut mjaft të vlefshëm si në Partine Demokratike ashtu edhe në administratën publike.

Elham Sharra është Kryetari i parë në demokraci i Bashkisë së Vlorës, i zgjedhur në vitin 1992. Hysniu ka kryer të gjithë ciklet e studimit në Vlorë, shkollën e Mesme “Ali Demi” dhe Universitetin Teknologjik “Ismail Qemali”, Fakultetin e Ekonomisë, në Degën Manaxhim Biznesi, në vitet 1994-1998. Ai ka kryer po aty edhe studimet për drejtësi të përfunduara në vitin 2010. Hysniu ushtron profesionin e Kontabilistit të miratuar që prej vitit 2012, i angazhuar në sektorin privat si profesionist i lirë. I martuar me Marselën, Hysniu ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Është njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe italiane. Ka ushtruar profesionin e ekonomistit më parë në Dhomën e Tregtisë, në Bankën Kombëtare Tregtare dhe në sektorin privat. Ka mbajtur detyra të rëndesishme në administratën publike duke drejtuar me seriozitet, profesionalizëm e integritet institucione si Dega e Doganes Vlorë, Drejtoria Rajonale Tatimore Vlorë, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë.

Përfshihet ne jetën politike në mënyrë aktive në Dhjetor 1997 dhe zgjidhet Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Dega Vlorë në Janar 1998, detyrë të cilën e mban deri në Shkurt 2009. Gjatë gjithë kohës anëtar i Kryesisë së PD Dega Vlorë, nga Maj 2022 Zv. Kryetar i kësaj Dege. Ai është njohës mjaft i mirë i qeverisjes vendore për shkak të angazhimit të tij të mëparshëm si anëtar i Keshillit Bashkiak Vlorë në vitet 2003-2007 dhe 2011-2015. Në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, Hysniu garon në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Vlorë pasi ka dalë fitues i procesit te Primareve të zhvilluar në Partinë Demokratike. Gjithmonë përkrahës i ideve të djathta, ai synon që nëpërmjet punës së tij dhe stafit si dhe angazhimit pa dallim të të gjitha shtresave të rikthejë institucionin e Bashkisë te qytetarët, të rikthejë identitetin historik e kulturor të Vlorës.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Atird Hoxha Anxhela Shenaj Arjan Isufi Alta Haluci Dikens Bushaj Liri Dëma Erëmal Arapi Refie Laze Klodian Xhyheri Nada Daullja Mislli Çeloaliaj Besa Mehmetaj Edmond Diamanti Nexhmie Xhuveli Viktor Meçaj Stela Frakulla Romarjo Meminaj Monika Hoshafi Rezart Kulluri Euxhenia Shaqiraj Luli Petanaj Sibora Mehmeti Syrja Zeneli Esmeralda Shara Boiken Petriti Lindita Çarçiu Sokol Kokoshi Anilda Hoxhaj Rezenbrik Serjani Shesine Ndreu Darling Banushaj Rudina Petanaj Arnold Shehu Juna Hoxhaj Martin Gega Valbona Bleta Erald Guna Emanuela Spahiu Ardit Dulaj Juna Muço Luman Kapaj Mimoza Doga Julian Tetova Adelajda Koçaj Fation Mëhilli Azbije Hasani Hermes Mishgjoni Lubjana Haxhiraj Florado Rakipaj Xhoana Mezinaj Gentjan Këllçiu Greta Haskaj