Elvis Hajdërlli

Bashkia Devoll
Elvis Hajdërlli ka lindur më 28 Korrik të vitit 1981, në Korçë dhe banues në qytetin e Bilishtit. Origjina e tij dhe familjes së tij është nga fshati Sul i rrethit të Devollit. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Pasi ka përfunduar gjimnazin e pergjithshëm në vitet 1995-1999, ka jetuar e punuar në Greqi me familjen e tij gjatë viteve 1999-2003. Studimet e larta i kreu në Korçë, në Universitetin “Fan S. Noli”, Fakulteti i Ekonomisë në Degën Menaxhim, i diplomuar me titullin “ Menaxher biznesi” në vitin 2009.

Ka punuar në Drejtorinë e Përgjthshme të Doganave, Dega Kapshticë në vitet 2009-2013. Përgjatë periudhës 2014-2016 dhe shkurt 2020-shkurt 2023 ka ushtruar profesionin e ekonomistit dhe menaxherit në biznes privat. Nga viti 2016 deri ne janar te vitit 2020 ka mbajtur pozicionin e Administatorit të përgjithshëm të shoqërisë tregtare “Ujësjellës – Kanalizime Devoll” sh.a.

Gjatë karrierës së tij, ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të ndryshme në shërbim të profesionit si dhe ka qënë i aktivizuar në politikë, duke mbajtur poste të ndryshme politike si: Kryetar i FRPD, anëtar kryesie i Partisë Demokratike Dega Devoll, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetar i Partisë Demokratike Dega Devoll dhe së fundmi kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Edmond Haxhi
Ermena Xhaçi
Eduard Maho
Paola Spaho
Vladimir Kello
Ardita Tare
Tomor Lëmi
Ervina Pajo
Gjergji Malush
Klea Malo
Gëzim Myrte
Blerina Milo
Josel Nushi
Artiola Duro
Ronaldo Hysi
Gladiona Tila
Xhulian Babasuli
Erialba Zenelak
Adi Muso
Valbona Dimo
Andi Diko
Ermenida Dede
Jorida Mazelliu