Dhionis Beleri

Bashkia Himarë
Alfred (Dhionisis) Beleri ka lindur në Himarë me 09 Gusht 1972, është aktivist publik për të drejtat e njeriut në Himarë dhe zv. President i Omonias.

Karriera Akademike Beleri pasi kreu ciklin e ulët dhe atë të mesëm në Spile në vitin 1990, emigroi në shtetin fqinj, Greqinë ku fillimisht u sistemua në Zakintos e më pas në Athinë deri në dhjetor 93. Gjatë periudhës Janar – Korrik 94, Beleri u transferua në Qipro për një kurs specializimi për gjuhën greke dhe impiantet termohidraulik e organizuar prej shoqates Panhimariote në ndihmë të shtetasave homogjen. Gjatë viteve 2005 – 2011 Beleri ka kryer arsimin e lartë pranë Universitetit Panteinon të Athinës, Dega “Të drejtat europiane dhe ndërkombëtare”. Beleri është njohës shumë i mire gjuhëve të huaja; Greqisht dhe Anglisht.

Karriera Politike Angazhimi i tij në shërbim të komunitetit fillon në Zakynthos ku shumë herët zgjidhet anëtar i Komitetit Drejtues të Bashkim të Unionit të Himariotëve në Peloponezi dhe në ishujt Ionian dhe më pas në Athinë në përfundim të specializimit rifillon aktivizimin në Unionin e Himarioteve ku rikthehet si anëtar i komitetit të përgjithshëm drejtues të organizatës Omonia. Nga viti 2006 – 2011 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm dhe President i Unionit të Himarioteve. Qe nga viti 2001 e në vazhdim Beleri, ka pasur një rol aktiv në mbledhjen dhe organizimin e Himariotëve për të marrë pjesë masivisht në të gjitha proçeset zgjedhore në Himarë për Omonian dhe PBDNJ . Gjithashtu ai ka zhvilluar disa aktivitete politike dhe kulturore si brenda dhe jashtë vendit lidhur me çështjen e mbrojtjes së të drejtave të banorëve në Himarë dhe tematikës së pronave. Pas kthimit të tij në vendlindje Himarë, në vitin 2014, ai propozohet dhe zgjidhet kryetar i degës lokale të Omonia dhe nga viti 2015 ai mban pozitën dhe si zv. President i Omonias.

Gjithashtu Beleri është një nga sipërmarrësit më të rëndësishem dhe më të vjetër në sektorin e hotelerise qe para 20 viteve, pasi ka dhëne një kontribut të vecantë në komunitetin e Himares duke ofruar jo vetëm shërbime por edhe duke punësuar qindra banorë të zonës pranë aktivitetet të tij private. Beleri është i martuar me Antonia Taton dhe kanë dy fëmijë, Petron dhe Hermionin.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Afrovita Dhimojani
Timoleo Gërdhuqi
Silva Burbo
Miltiadh Prifti
Lenica Kocani
Fuat Mati
Thëllëza Kokaveshi
Ervis Çaushaj
Vadika Goro
Emanuel Milo
Areti Varfi
Spiro Maraçi
Elisabeta Papajani
Sokrat Kushta
Maria Bollano
Veli Pasha
Elisabeta Zoto
Nestur Varfi
Manuela Balla
Pano Dhimaleksi
Gilberta Prifti
Stelio Bollano