Besnik Dushaj

Bashkia Tropojë
Besnik Dushaj ka lindur në 20.08.1969 në Tropojë. Ai rrjedh nga një familje e njohur në rrethin e Tropojës, e përndjekur politikisht nga regjimi komunist. Ai është diplomuar si Jurist në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe ka kryer Masterin e Shkencave Juridike në drejtimin Penal në Universitetin e Prishtinës.

Besnik Dushaj është angazhuar me Partinë Demokratike që nga krijimi i saj. Ai është zgjedhur Kryetar i Komunës Fierzë si përfaqësues i Partisë Demokratike në vitin 1996. Nën drejtimin e tij Komuna Fierzë mori një zhvillim të paimagjinueshëm për kohën, duke u kthyer në një komunë model në rang vendi. Besnik Dushaj u rizgjodh 4 herë kryekomunar i Komunës Fierzë, duke thelluar rezultatin në favor të Partisë Demokratike në çdo palë zgjedhje. Në Shkurt 2009 u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike të Degës Tropojë dhe në Qershor të po atij viti kandidoi dhe u zgjodh deputet i Qarkut Kukës në Parlamentin e Shqipërisë me një rezultat historik. Nën qeverisjen e Partisë Demokratike, me kryeministër Prof. Dr. Sali Berishën dhe deputet Besnik Dushën, Tropoja mori investime të shumta, që sollën një zhvillim të jashtëzakonshëm për këtë zonë, duke e ndarë përfundimisht me epokën e errët të pushtetit socialist. Ai u rizgjodh deputet i Tropojës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, duke qënë një zë i fortë i mbrojtjes së qytetarëve të Tropojës veçanërisht pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste. Në vitin 2015, Besnik Dushaj la mandatin e deputetit dhe kandidoi për drejtimin e Bashkisë Tropojë në zgjedhjet vendore, duke marrë fitoren në të gjitha Njësitë Administrative që mbulojnë Bashkinë Tropojë. Nën drejtimin e tij, Bashkia Tropojë u kthye në një institucion të vlerësuar maksimalisht, me një administratë efiçente në shërbim të qytetarëve dhe që ndërtoi vepra madhore duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën në tërësi në të gjithë territorin që mbulon Bashkia Tropojë.

Pas proçesit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe nisjes së zgjedhjeve të brendshme në çdo degë të kësaj force politike, Besnik Dushaj mori drejtimin e Degës së PD Tropojë, duke u zgjedhur kryetar i saj me votat e antarësisë, dhe në Nëntor të vitit 2022, përmes proçesit historik të Primareve, ai u u zgjodh nga anëtarët dhe simpatizantët e PD Tropojë, me diferencë të madhe votash, si kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar të Bashkisë Tropojë.

Besnik Dushaj gëzon popullaritet të madh në komunitetin tropojan dhe më gjerë, si njeri i thjeshtë, i cili është gjendur gjithmonë shumë pranë qytetarëve dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Tropojës.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Dritan Gjongecaj
Shefkie Haxhiaj
Besjan Gjonaj
Vjollca Oruçi
Hamit Berisha
Borë Pjetërnikaj
Ermal Murataj
Hajrie Malaj
Saimir Malaj
Dylbere Gjyriqi
Fatbardh Zhutaj
Erjona Camaj
Bardhok Gjeloshaj
Ledidajana Mulosmani
Arber Arifaj
Ardita Tara
Gjin Dedaj
Majlinda Ponari
Skender Hykaj
Fiqirete Çelaj
Shpetim Mehmetaj
Majlinda Kuçana