Behar Haxhiu

Bashkia Kurbin
Behar Haxhiu është një biznesmen dhe politikan i suksesshëm, i lindur më 01/04/1964 në Milot, ku edhe banon. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.

Menaxhimi i suksesshëm i kompanisë dhe bashkëpunimi me partnerë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, ka sjellë një impakt pozitiv për qytetarët dhe zonën e Milotit. Karriera politike fillon në vitin 1991, kur ai u bashkua me Partinë Demokratike. Ai ka mbajtur pozicione drejtuese të ndryshme brenda PD-së, duke përfshirë kryetar i seksionit të PD-së në Milot, kryetar i grup seksionit të PD-së për dy mandate, dhe anëtar i kryesisë së degës Kurbin. Në vitin 2011, ai u zgjodh si kryetar i komunës së Milotit dhe gjithashtu ishte anëtar i këshillit të qarkut Lezhë. Nga viti 2015 deri në 2022, ai është kryetar i PD-së në Kurbin.

Më 4 dhjetor 2022, Haxhiu fitoi primaret dhe u bë kandidati zyrtar për kryetar bashkie të PD-së për Kurbinin. Përvoja në menaxhimin e biznesit dhe karriera e suksesshme në politikë e kanë bërë Haxhiu-n një figurë të respektuar në fusha të ndryshme duke e kthyer në një zë të rëndësishëm për zhvillimin e Kurbinit dhe mbështetës të vlerave të demokracisë në vend.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Melisa Kalaja
Ded Ndreca
Dea Çoku
Albert Ndoci
Sabaete Hidri
Dorian Tusha
Suela Veseli
Aleksander Selala
Esmeralda Miri
Boris Dervishi
Gjele Ndreu
Eneo Lika
Flora Myrta
Arber Hoxha
Enkelejda Ajazi
Ilir Dodaj
Thëllënca Preçaj
Dean Cakoni
Anisa Kasmi
Hasan Zeneli
Gjelinë Sefgjini
Pal Rrika
Ejona Dajcaj
Shefqet Kasmi
Atea Ndoci
Eduart Prenga
Doklea Preni
Kostandin Pula
Denisa Kala
Ndue Preni
Vera Mirashi
Fatmir Kasmi