Bardh Spahia

Bashkia Shkodër
Bardh Spahia u lind dhe u rrit në një familje qytetare nga Shkodra, e njohur për disidencën dhe persekutimin në kohën e diktaturës komuniste.

Veprimtaria e tij politike ka nisur që në moshë të re, fillimisht si mbështetës dhe pjesëmarrës në çdo fushatë të PD, duke ndjekur babanë e tij, mjekun e njohur Ali Spahia, e pastaj vetë si veprimtar i partisë. Është pjesëmarrës si student në protestën e 2 prillit. Si anëtar i forumit rinor të PD për shumë vite, Spahia ka qenë mes të tjerash organizator dhe një ndër drejtuesit e grevës së urisë së studentëve në vitin 1998. Veprimtaria e tij profesionale në fushën e mjekësisë nisi me shkollimin në Shqipëri dhe më pas vijoi me njehsimin e diplomës dhe specializimin për kirurgji në Itali. Pas njehsimit të diplomës së mjekut nga Ministria e Arsimit në Itali, u anëtarësua në urdhrin e mjekëve kirurgë në Pavia të Italisë deri në vitin 2006, kur u ftua të kthehet në Shqipëri. Prej asaj kohe, Spahia ka kontribuar në qeverisjen e Partisë Demokratike dhe në zhvillimin e mëtejshëm të partisë, duke iu përkushtuar jetës politike dhe shërbimit në administratën shtetërore. Në qeverisjen e parë të PD Spahia ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Në vitin 2009 ai u propozua si kandidat për deputet në vendlindjen e tij Shkodër dhe në vijim shërbeu si Zëvendësministër i Shëndetësisë e më pas si Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës se Republikes. Në vitin 2013 u propozua si kandidat për deputet dhe njëkohësisht u zgjodh anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike duke u emëruar Drejtor i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD. Në vitin 2017 u zgjodh deputet i Parlamentit Shqiptar në Qarkun Shkodër dhe Nënkryetar i Komisionit të Punëve Sociale dhe Shëndetësisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Bardh Spahia ishte kandidati për deputet më i votuar nga rradhët e Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër.

Bardh Spahia është i vetmi anëtar nga Shqipëria i Shoqatës Esperia, një organizatë e themeluar në Bruksel në vitin 2020 nga anëtarët më në zë në Partinë Popullore Europiane. Gjithashtu është Anëtar i Këshillit Administrativ të Organizatës Humanitare Shkencore Ali Spahia, themeluar në vitin 2005 pranë Universitetit të Pavia, Itali, së bashku me personalitete të nderuara ndërkombëtare. Bardh Spahia është autor dhe bashkëautor i disa artikujve kombëtare dhe ndërkombëtare. Në zgjedhjet e 6 Marsit 2022 ai u zyrtarizua si kandidat dhe u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme vendore për Bashkinë Shkodër. Aktualisht mban detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër. Z. Spahia është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Florian Bjanku
Izmira Rusi
Joniz Osmanagaj
Irena Shala
Artan Haxhi
Elmira Ndrevashaj
Gjenarin Kapcari
Irma Kopliku
Elis Doçi
Valjeta Bajraktari
Ardit Behri
Eliona Shkrela
Aleksandër Pashuku
Nadire Shabaj
Gezim Alibali
Blerina Kraja
Nikollë Marku
Valentina Pjetri
Vinçens Marku
Jesmina Pikalaci
Agostin Vuksani
Marjela Çekini
Ergi Burgija
Ana Mila
Gledis Deda
Irenë Gjoni
Orion Lukaj
Leona Qokthi
Orald Mema
Majlinda Sekja
Dritan Qafarena
Elidona Troshani
Fatmir Meti
Ingrit Tafili
Fatjon Mani
Mirela Curri
Ardit Rrashi
Nevila Hamja
Orgesi Dema
Flutura Shima
Orhan Plaku
Seda Çano
Muamer Dani
Esmeralda Zeneli
Ardit Çobaj
Saida Elezi
Naim Lika
Nevila Ivziku
Aurel Lazri
Etjela Tusha
Rubin Dashi
Amela Nikshiqi