Flamur Noka: Skapi fle mbi dosjet e ‘Metamorfozës’, ku dalin zbuluar të gjitha lidhjet e krimit dhe politikës deri tek kryeministri, në krim elektoral

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur para SPAK, ka akuzuar këtë institucion se është duke fjetur mbi dosjet e krimit, dhe lidhjeve të politikës në krimin elektoral.

Sipas Nokës, SPAK mendoi se do të dëmtonte opozitën me masën ndaj Berishës, por në fakt është një mundësi e re për të folur me qytetarët.

Fjala e sekretarit te Pergjithshem te PD, Flamur Noka:

Kemi Skapin, narkopolicinë, narkoshërbimin, i kemi të gjithë përballë.

Beteja jonë është një betejë që do të ketë vetëm një fund, që është fitorja e PD. Asgjë nuk e ndal opozitën dhe PD-në një marrëveshje me qytetarët, që nesër të ua kthejmë pushtetin atyre dhe të ua heqim pushtetin narkomanëve dhe të gjithë barbarëve që sot e kanë shndërruar Shqipërinë, a thua se është një vend i botës së tretë.

Ata menduan se me këtë lëvizje, do të krijojnë avantazh për regjimin dhe dizavantazh për Sali Berishën dhe opozitën, e vërteta është që na krijuan një mundësi, në një platformë më shumë që të bëjmë politikë dhe tu themi shqiptarëve të vërtetën.

Çdo dy javë është një rast më shumë për të komunikuar me qytetarët dhe për ti thënë të vërtetën, siç është në Shqipëri.

Kjo platformë që na u krijua do të shfrytëzohet për të demaskuar regjimin dhe Skapin, Skapin  që fle mbi dosjet e krimit elektoral, që fle mbi dosje të korrupsionit të Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Skapi që fle mbi dosjet e ‘metamorfozës’, ku dalin zbuluar të gjitha lidhjet e krimit dhe politikës deri tek kryeministri në krim elektoral.

Ne kemi këtë detyrë, që të ju çjerrim maskën’ tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tek SPAK.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale