Kur presidenti Reagan do ta quante botën komuniste që fillonte nga stepat e Azisë deri në Bernil, “Perandorinë e së keqes” duhet të dimë dhe të rikutojmë me pa harrim se Shqipëria ishte jo vetëm pjesë e kësaj perandorie, por ishte pika më e zezë për sa i përket dramës dhe tragjedisë që prodhonte prej 40 e ca vjetësh.
Shqipëria ishte rekord për frymë popullësie me burgje, kampe internimi, vrasje, pushkatime dhe një shkretëtirë varfërie proteinash deri në uri. Liritë njerëzore dhe fetare nuk ekzistonin, ishte mohuar Zoti dhe çdo vlerë trashëgimie. nuk ekzistonte çështja e Kosovës dhe ishte mbuluar me një petk demagogjik dhe tradhëtie, kauza kombëtare.
Në këtë kontekst, ndërsa vritej Çaushesku, binte muri i Berlinit dhe po funksiononte teza Gorbaçioviane, Shqipëria staliniste po thellonte dhunën e diktaturës. por ja që shpirti rebel i pamposhur, krijues dhe plot shpresë i rinisë studentore dhe asaj mbarë shqiptare çau terrin dhe gjithë mbrojtjen e çeliktë të diktarurës. Ishte Qyteti Studenti vatra ku u ndez zjarri i revoltës kundër sundimit dhjetra vjeçar të diktaturës hoxhiste. studentët ishin Shqipëria. Vinin nga vatrat më të largëta, të Tropojës dhe Sarandës, Kukësit dhe Gjirokastrës, Korçës dhe Durrësit, në një kryqëzim të pafund thirrjesh protestash deri në grevë sublime kundër diktaturës. natyrisht me gjithë këtë skenë kryengritëse spikat studenti liberator, Azem Hajdari, i ndjekur si në gjithë thirrjet e mëdha të luftës me thënien: “Trimi i mirë me shokë shumë”. Në qoftë se e gjithë kjo vatër kryengritëse do të çonte në krijimin e një komisioni nismëtar për themelimin e pluralizmit shqiptar, koha, nevojat politike, zhvillmet e egra e të ashpta të përplasjes do të kishin nevojë për kontributet e njerëzve më të shquar të kohës që vinin nga fusha të ndryshme si Sali Berisha, Neritan Ceka, Aleksandër Meksi, Arbën Imami, Gramoz Pashko, Blerim Çelo, Eduard Selami e shumë e shumë të tjerë.
Gjumnjëzimi i diktaturës ishte fitorja e pluralizmit në Shqipëri. Partia “mamuth” e komunistëve ishte dorëzuar dhe të gjithë emrat e mësipërm ishin lajmëtarët e një realiteti të ri politik në Shqipëri. Është interesant të theksohet se në atë momemt historik të ndryshimit u vendos për herë të parë vota e lire dhe e fshehtë për të zgjedhur drejtuesit e partisë së re. Kjo ishte një sinjal dhe një goditje edhe më e rëndë për vetë realitetin politik të egzistencës së partisë komuniste, e cila ashtu si sot nuk e njeh votimin brenda. ajo përmes një veprimi mekanik sikur të ndëronte etiketën e një kavanozi marmalate, kaloi në Parti Socialiste. Çuditërisht sot pas 30 vitesh, ballafqimi i votës si levë zhvillimi dhe normë morale politike, është njësoj. Partia Demokratike lëviz drejt progresit përmes votës që kulmon me primaret. mbetet prap një ballafaqim dhe ndryshim themelor me kundërshtarët politikë.
Me daljen në skenë të Partisë Demokratike ndryshuan thelbësisht relacionet ndërkokmbëtare të Shqipërisë, ndryshoi strategjia e kombit shqiptar e cila kishte lëvizur në izolim asgjesues duke u lidhur me shtetet totalitare si armiq shekullorë të popullit. Kurse tani, i pari pas 50 vitesh politike të çmendur izolimi, Sali Berisha, kryetat i Partisë Demokratike, themelues dhe shembës i komunizmit në Shqipër, siç e quan shkrimtari i madh anglez Simon Sebag Montefiore, në gazetën prestgjioze “Financial Times”, hodhi sytë në një lidhje të re strategjike të Shqipërisë, jo vetëm drejt prenëndimit por mbi të gjitha drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ishte koha kur krerët e Partisw Socialiste në parlamentin shqiptar e friksonin akoma popullin se Sali Berisha po sillte Amerikën në Shqipëri. Ishte koha kur ende socialistë të niveleve të larta politike shkonin në kongrese të majta në Beograd. Ndërsa prersidenti i ri i Shqipërisë pluraliste, Sali Berisha ngjiste shkallët e Shtëpisë së Bardhë në një pritje zyrtare nga presidenti famëmadh, Bill Klinton.
Ishte kjo strategji e konsultuar në historinë kombvëtare me inteligjencë dhe fantazi politike që e bëri të mundur që Shqipëria të hynte në NATO, që Shqipëria të mbate premtimin e lëvizjes studentore që e donte Shqipërinë si gjithë Europa, prandaj qeveria Berisha realizoi heqjen e vizave.
Partia Demokratike ka ruajtur si rrallë ndonjë parti tjetër, një koherencë politike të jshtëzakonshme vlerash për brenda vendit dhe për jashtë tij. Qeverisjet e Partisw Demokratike kanë prodhuar mirëqenie për shqiptarët, kanë shndërruar Shqipërinë në një vend ku rinia dhe inteligjenca gjente punë, siguronte jetën normale dhe ishte e mbërthyer nga shpresa e ndryshimeve për mirë. Qeverisja e Partisw Demokratike, veçanërisht ajo në vitet 2005-2013, solli një transformim të madh përsa i përket infrastrukturës. Duhet të kemi parasysh se çështja e infrastrukturës, e rrugëve ishte një mallkim i madh i trashëguar dhe bënte pjesë në një akt politik të diktaturës që ishte e dashuruar me izolimin edhe të brendshëm të qytetarëve të saj. Rruga e Kombir dhe tunele si ai i Krrabës, ishin dy investime dhe vepra që mbeten përballë historisë të shkuar dhe të ardhtë. Veçanësisht shifrat prej 10 mijë e ca kilometrash rrugë që u ndërtuan, me çmime rigorozisht të pastra në përputhje me vlerat reale, janë një mbresë jo thjesht emocionale politike, por janë një mbresë financiare, sepse sot abuzimi më tragjik edhe përpara asaj të inceneratorëve, është kostoja e falsifikuar e rrugëve që përbën detin e korrupsionit të qeverisjes Rama.
Koherenca politike e Partisw Demokratike është e palëvishme, në qeverisje dhe në opozitë, në kushtet e një situatë të re, ku nuk mungojnë lobimet që falsifikojnë realitetin politik dhe jetën e politikanëve. Përsëri, është Partia Demokratike dhe Sali Berisha, nuk kanë asnjë fije meskiniteti dhe konjuture, por me heriozëm politik dhe intelektual vazhdojnë të mbështesin thellësisht politikën dhe strategjinë e SHBA në botë, në ballkan dhe në Shqipëri. Askush nuk ka deklarata politike më të kthjellëta se Sali Berisha për sa i përket iniciativave politike të SHBA-së kundër operacioneve ushtarake putiniste, kundër lojrave hipokrite të Ballkanit të Hapur. Dhe është vetëm lufta e pandërperë, e paralajmëruar shumë herë, e Sali Berishës që pengoi pazarin e Ramës për shitjen e territoreve të Kosovës.
Mbëshhetja e procesti të Berlinit dhe bllokimi i lojrave politike me mesfushorë sllavorusë, është një tregues tjetër i thellimit të qëndrimit koseguent që nga krijimi i Partisë Demokratike e deri sot.
Është kjo shtyllë kurizore e dizenjuar dhe e përkrahur nga të gjithë demokratët që mundi të përballojë goditjen më të fortë të brendshme që u përpoqën t’i japin këtij formacioni politik. drejtues që shkelën me të dy këmbët principet morale dhe politike të partisë duke dëmtuar edhe vetë pluralizmin, siç ishin ato të dorëzimit të mandateve dhe sidomos mospjesëmarrja në zgjedhet lokale. Praktikisht pluralizmi ekziston vetëm nëse ekziston opozita. pa opozitë mund t’i vendosësh çfarëdolloj emir realitetit politik, nga diktatura deri të sulltanati. Për hir të së vërtetës, partia në këtë pikë u godit rëndë, por ajo kishte brenda aq moral dhe aq vlera sa të ringrihej dhe të rithemelohej në kushtet e një përplasje të pandodhur ndonjëherë në historinë politike të botës ku një ish-kryetar partie hedh gaz kundër themeluesëve të partisë. Ky trishtim historik u përballua me gjetjen politike të foltores si një mekanizëm që kurorëzoi rikthimin e opozitës së vërtetë dhe çlirimin e saj nga ish-kryetari çiçikov.
Të sotmen dhe të ardhemn e një partie politike e përcakton energjia dhe mbrojtja e vlerave të kombit dhe të shoqërisë shqiptare. Parimet e demokracisë janë busulla e vetme që nuk të lënë të gabosh rrugën drejt fitores, kthimit në qeverisje për ta shpëtuar Shqipërinë nga ky makth i madh ekonomik, politik, moral që një bandë e degraduar e ka katandisur.
Mbrjtja e partisë nga brenda përmes votës së lirë dhe të fshehtë, frymëzimi i ndërshëm opozitar i qytetarëve dhe lufta e përditshme kundër korrupsiont, janë thirrje që do të na çojën në fitore.