FJALA E ERVIN SALIANJIT NË CEREMONINË PËRKUJTIMORE TË 35-VJETORIT TË DËSHMORIT TË PARË TË DEMOKRACISË NË KAVAJË, JOSIF BUDO
EKSTRAKT
Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë përkujtimore për Josif Budon, Ervin Salianji foli me tone të ndjera, duke u shprehur si qytetar që sapo kishte përjetuar realitetin e burgut në një “diktaturë të re”.
Salianji e cilësoi Josif Budon jo vetëm si viktimë të regjimit komunist, por si simbol të ndërgjegjes dhe guximit përballë padrejtësisë. Ai theksoi se Buda nuk ra rastësisht, por sepse refuzoi të jetonte në gjunjë, refuzoi heshtjen dhe zgjedhi të përballej me të keqen, edhe pse kjo i kushtoi jetën.
Duke e krahasuar kohën e sotme me vitet e diktaturës, Salianji paralajmëroi për rrezikun që liritë e fituara mund të humben nëse qytetarët heshtin. Ai i bëri thirrje brezit të sotëm të mos shpërdorojë sakrificat e atyre që si Josifi, zgjodhën qëndresën në vend të nënshtrimit.
FJALA E PLOTË
Të dashur të pranishëm, familjare, i nderuar Kryetar i Opozites Doktor Berisha, i dashur Fisnik, Hysen.Ç
Zemra më thotë të flas si qytetar, jo si përfaqësues politik.
Si një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si realitet ne diktaturën e re.
Në një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim. Me heshtje. Me qëndresë.
Sot nuk po përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu
Sot po qëndrojmë në heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur.
Josif Buda nuk ra nga rastësia. Ai doli te kërkonte drejtësi, liri!
Josifin nuk e mori jeta — ia morën sampistët!
Sepse kishte guximin të mos pranonte të gënjehej, te mos pranonte padrejtësinë, mungesën e lirisë!
Të mos pranonte të jetonte në gjunjë.
Në një vend ku dhe fjala të kushtonte jetën, Josifi zgjodhi reagimin.
Në një kohë ku të shihje drejt e në sy të keqen ishte akt vetëflijimi, ai e bëri këtë pa hezitim.
Dhe për këtë, ai u vra.
Por le ta pranojmë me vete një të vërtetë të madhe:
Këta njerëz nuk vriten, nuk zhduken.
Sepse janë më shumë se trup. Ishin dhe janë ndërgjegje.
Josif Buda ishte ndërgjegje.
Jo vetëm e kohës së tij, por edhe e kohës sonë.
Sepse ai na e la një pyetje që nuk ka humbur fuqinë as sot:
A ia vlen të jetosh një jetë të qetë, nëse ajo është pa dinjitet?
Të gjithë qe kane kaluar ferrin e diktaturës, e dine se ajo që shpëtonte njeriun nuk ishte buka, por besimi.
Në Zot, në liri, në një ditë që do të vinte.
Josifi nuk e pa atë ditë. Por ne jemi këtu sepse ajo ditë erdhi fale individëve se ai e nuk duhet lënë që brezi ynë të njihet si brez që rihumbi te drejta te fituara!
Dhe ne nuk guxojmë ta shpërdorojmë.
Sot jemi të lirë sepse dikush zgjodhi të mos bëhej pjesë e turmës që duartrokiste të keqen.
Sot jemi këtu sepse dikush si Josifi tha “Jo” — në një kohë kur një “jo” mund të të kushtonte jetën.
Dhe për këtë, ai nuk duhet të kujtohet vetëm si viktimë.
Por si dritë.
Josifi nuk e kërkoi martirizimin.
E kërkoi jetën. Por e kërkoi me fytyrë nga qielli, jo me kokën ulur nga frika.
Të dashur miq,
Në një botë që harron shpejt, Josif Buda është kujtimi që duhet të mos harrohet kurrë.
Jo për të vajtuar, por për të kujtuar se e vërteta është gjithmonë më e fortë se frika.
Lavdi qëndresës së tij.
Lavdi dritës që nuk u shua.
Lavdi Josif Budës.


