Eduart Sharka: Domate 4 mijë lekë/kg, qeveria merr 30%, fermeri mbetet pa asgjë

FJALA E DREJTUESIT TË DEP. TË BUJQËSISË NË PD, EDUART SHARKA NË TAKIMIN “BURSA RAMA E NAFTËS – 10 ABUZIME, 1 ZGJIDHJE”  

Po qahen fermerët thotë, jemi keq thotë, 1 kg domate 4.000 lekë të vjetra sot në treg. Dhe doja ta sqaroja se është diçka specifike që po, është e vërtetë që 1 kg domate 4.000 lekë sot, por qytetarët shqiptarë, konsumatorët shqiptarë duhet ta dinë që në rast se ky kilogram domate është blerë në rrugë formale, ato kanë marrë kupon tatimor, 25% deri në 30% të çmimit e ka marrë TVSH-ja e qeverisë. Sepse 20 është e ligjshme, sepse shkalla e TVSH-së është 20%, por 5 deri në 10% qeveria e ka marrë fermerit nëpërmjet tregtarit të inputeve bujqësore.

Edhe me gafën fiskale të TVSH-së zero në blerje dhe 20 në shitje që ne kishim në program dhe konsumatorët duhet ta dinë mirë tani, çfarë rëndësie kishte programi. Ne marrim 35% të çmimit e merr qeveria konsumatorit tonë. Ndërkohë, që në rast se kjo domate vjen nga importi, qeveria jonë i merr 20% TVSH të këtij çmimi, që do të thotë 4.000 lekë * 800 lekë me 20% dhe 1200 lekë me, me 30%. Kjo është e vërtetë edhe diçka tjetër. Në rast se domatja jonë shkon në Itali, konsumatorët italianë, për shteti italian i merr 4% TVSH. Mesatarja e Evropës është 9%, kurse konsumatorët tanë e blejnë me 25 deri në 30% ë, produktet bujqësore që dalin nga fermeri.

Në këto kushte jemi dhe unë do të doja të propozoja që për skemën e naftës është një kontraditë e madhe, ju e dini u hoq skema e naftës. Sot më shumë se kurrë fermeri shqiptar kishte nevojë për naftën pa akcizë. Unë mendoja që qeveria do t’ia jepte në bazë të aplikimeve të vitit të kaluar, sepse lekët u dhanë në dhjetor vjet dhe nuk i shërbyen fermerit. Sivjet me këtë krizë u takonte që t’ua jepte, t’ua disbursonte tani dhe me vend bënte kontrollet. Qeveria e hoqi fare naftën pa akcizë për fermerët. Në këto kushte, në këto kushte jemi. Të pezullohej 10%-shi i TVSH-së së inputeve, sepse ka rritje të jashtëzakonshme të çmimeve dhe barazimi i TVSH-së.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale