Berisha zotohet: PD do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj për të përndjekurit politikë! Ky program do të jetë kontrata me këtë shtresë dhe do të zbatohet plotësisht brenda një mandati

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT TË PD 2025-2029 PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD për vitet 2025-2029 për të Përndjekurit Politikë, përkujtoi 74-vjetorin e ekzekutimit të 22 intelektualëve nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës. Berisha tha se një program të ri i PD do t’ju kthejë intelektualëve ‘borxhin’, si edhe mbajti një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tyre.

Kryedemokrati, Sali Berisha akuzoi regjimin aktual në Shqipëri, duke e krahasuar me diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Ai tha se, ndonëse diktatori i sotëm nuk ka një Sigurim Shteti, ai përdor mjete terrori të ngjashme, si Bajrët dhe Xhevdet Troplini që shpalosin autokolona, të cilat ushtrojnë terror si dikur. Berisha tha gjithashtu se, megjithëse ligjet janë demokratike, ato shkelmohen dhe nuk respektohen, duke e quajtur regjimin aktual si një formë të një genocidi modern që ka detyruar shumë shqiptarë të largohen nga vendi për shkak të varfërisë dhe mjerimit.

Lideri demokrat, Sali Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale për manipulimin e zgjedhjeve, duke i quajtur ato një farsë. Ai theksoi se, si në diktaturën komuniste, edhe tani zgjedhjet janë kontrollohen nga bandat, kriminelët dhe patronazhistët, duke përdorur paratë e taksapaguesve. Berisha akuzoi gjithashtu se ky regjim e ktheu votën në një farsë, duke shtuar se votohet nën frikë dhe manipulim.

Kryetari i PD, Sali Berisha e quajti qeverinë aktuale një diktaturë të dytë që po shkatërron lirinë e fjalës dhe shoqërinë. Ai theksoi se shumë shqiptarë guximtarë flijuan jetën për lirinë e fjalës, ndërsa sot, komisionet e censurës janë krijuar për të shtypur këtë liri. Berisha tha se ky regjim është mbështetur nga ekstremi i majtë, duke e përshkruar Shqipërinë si një “kopësht të lulëzuar” të socializmit dhe sorosizmit.

Berisha gjithashtu foli për censurën e shtuar dhe përdorimin e të fuqishmëve për të shkatërruar opozitën dhe lirinë e shtypit.

Kryetari i PD, Sali Berisha, u zotua se Partia Demokratike do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj për të përndjekurit politikë, duke theksuar se ky program do të jetë kontrata e PD-së me këtë shtresë dhe do të zbatohet plotësisht brenda një mandati. Ai theksoi se ky është një borxh i madh i shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë ndaj të përndjekurve.

Berisha foli për kontributin e shqiptarëve të persekutuar, që ndihmuan në ndërtimin e qyteteve dhe fabrikave, dhe kërkoi një ridimensionim të plotë të trashëgimisë artistike dhe letrare të viktimave të diktaturës. Ai kritikoi mungesën e procesit të dekomunistizimit në Shqipëri dhe angazhimin e PD-së për të adresuar këtë çështje në mënyrë të plotë.

FJALA E PLOTË

Së pari, ju përshëndes shumë përzemërisht ju. Përshëndes të gjithë anëtarët e shtresës suaj të nderuar kudo që ndodhen sot në Shqipëri dhe në të katërta anët e botës. Falënderoj për punën shumë të mirë që keni bërë anëtarët e këtij paneli, të gjithë në bashkëpunim me ju, për të paraqitur sot shtresës suaj dhe para gjithë shqiptarëve një program të ri të PD për trajtimin dhe për përgjigjenpërfundimtare të një borxhi shumë të madh që shoqëria shqiptare ka ndaj shtresës suaj.

Meqënëse jemi në një ditë të veçantë, jemi në 74 vjetorin e aktit genocidal të regjimit diktatorial stalinist të Enver Hoxhës, ekzekutimit të 22 intelektualëve, ndër më të shquarit e kombit, për fajin e tyre se nuk pajtoheshin kurrë me diktaturën komuniste, nuk pajtoheshin kurrë me antivlerat e saj, por qendronin besnik të atyre parimeve dhe vlerave që ndajnë njerëzit e lirë dhe të qytetarërua kudo në botë, atdhetarë, besnikë të dinjitetit njerëzor, tek Zoti, Shqipëria, t’i nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e tyre.

I përjetshëm kujtimi i tyre!

Të dashur miq, sot ne diskutojmë programin e PD për trajtimin në tërësi të problemeve serioze, shumë të rëndësishme të shtresës së të Përndjekurve Politikë. Por ne e diskutojmë këtë program në një kohë kur, shoqëria shqiptare, Shqipëria përjeton diktaturën e dytë. Përjeton një diktaturë në të cilën një pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste përdor ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës mjetet më të egra që mund të përdorë për këtë kohë. Ne jemi sot nën një regjim në të cilin narkodiktatori njëlloj si diktatori i viteve ’50 ka në duart e tij çdo pushtet në këtë vend. Ka në dorë të tij të gjithë vendimarrjen, konsideron pasuritë e këtij vendi si pasuri të vetat dhe të klaneve të tij kriminale.

Diktatori sot, nuk ka një Sigurim Shteti, siç kishte diktatori i dikurshëm. Por ka instrumenta terrori të njëjta me ato që kishte diktatori i dikurshëm. Nuk ushtrojnë më pak terror Bajrët kur shpalosin autokolonat e tyre në Shkodër, se sa xhipsat e Sigurimit të Shtetit.

Nuk ushtrojnë më pak terror në Durrës, Xhevdet Troplini, apo i famshmi Poja, se sa dikur dega e Punëve të Brendshme. Por kishte një dallim ama. Dallimi në atë kohë ishte se kishte një ligj, që ata, ligji i keq, ligji i shkruar, mbi bazën e cilit vepronin. Sot nuk ka asnjë ligj. Ligjet janë krejt tjera. Ligjet janë në rregull. Janë ligje të një vendi demokratik, por ligjet shkelmohen. Ligjet nuk respektohen. Ligji, është në kuptimin absolut vullneti i padrinos. Dhe, në qoftë se diktatori me genocidin e tij se, regjimi komunist ka kryer genocid në Shqipëri.

Regjimi komunist në Shqipëri në aspektin e dhunës dhe represionit, me të drejtë është krahasuar me regjimin nazist në kulmin e luftës. Po! E thotë Karls Xhasper që, në Gjermani për të qenë opozitar duhet të hapje me duart e tua varrin, por ama e thotë gjatë lutës.

Në Shqipëri, gjatë paqes po t’i bëje kundërshti regjimit duhet të hapje ose varrin, ose dyert e burgut dhe të kampit.

Kjo është e vërteta.

Megjithatë, i gjithë ky genocid, kjo dhunë preku rreth 20% të popullatës. Kurse, ky genocidi i padrinos, i narkotrafikantit, ky në 10 vjet ka largua 45%. Spastrim etnik është ky. Genocid është. Pse iknin që të gjithë? Sepse nuk mund të jetojnë. Ikin që të gjithë nga varfëria dhe mjerimi.

Në pamje të parë, ka liri. Po çfarë lirie? Liri për të ikur. Liri për t’u larguar nga ky vend.

Në diktaturë votohej, siç e dini ju, por nga frika vota shkonte në 90 e sa përqind për diktatorin. Zgjedhjet ishin farsë. Edhe sot zgjedhjet ky i shndërroi në farsë. Zgjedhjet ky i mori me banda, me kriminelë, i mori me patronazhistët, terroristë të vërtetë elektoralë. Paguhen me paratë e taksapaguesve për të qenë shërbëtorë të qytetarëve, dhe bëhen skellvër të regjimit.

Zgjedhjet i mori me përdorimin e dhjetëra, qindra milionëve. Pra, edhe ky diktatori i sotëm e ktheu zgjedhjet në farsë. Atëherë dilnin me daulle. Ditën e votimit, ditë feste. Qe e tmerrshme. Tani, vijnë dhe thonë: votimi ishte i qetë.

Vota këtu vdes para se të hyjë në kuti të votimit. Kjo është e vërteta. Kjo është formë e diktaturës, kjo lloj diktature.

Këto ditë, ky hipokrit që nuk ka asnjë parim, asnjë vlerë, asnjë kriter për bazë, kujtoi dhe i kërkonte të falur familjes së të ndjerit Prof. Sami Repishti se kishte propozuar për dekorim ish-xhelatin e tij, Shyqyri Çoku. Mund t’i themi: mirë, por ti zotëri, pse nuk i kërkon të falur bashkëshortes së Havzi Nelës, fëmijëve dhe familjes së Havzi Nelës që u var në litar publikisht në sheshin e qytetit me firmën e babës tënd? Pse nuk e dënon këtë akt ti njëherë? Si mund të flasësh ti?

Në radhë të parë ti nise tek vetja. Po nuk e nis dot, se përkundrazi, u thua shqiptarëve se, ai ka qenë në anën e drejtë të historisë. Në cilën anën e drejtë të hsitorisë ka qenë diktatura gjakësore, më e egra pas luftës së Dytë Botërore që Europa ka njohur?

U ndala në këto momente për të paraqitur një krahasim, i cili sado që në dukje të duket i habitshëm, por në fakt është real.

Ne, që kemi dëgjuar për vite e dekada Tvsh-në, ne shohim se atëherë ishte një, sot janë bërë 4-5 tv shqiptare, të cilat përdorin fuqinë si medium për të mashtruar dhe dezinformuar qytetarët shqiptarë, për t’i dëshpëruar ata.

Të dashur miq, kjo diktaturë e dytë, të cilën për fat të keq Shqipëria u bë vendi i parë ish-komunist që e përjetoi. Kjo diktaturë e dytë nuk ishte vetëm një zgjim i krimit, ekstremit të majtë në Shqipëri.

Për fat të keq, kjo diktaturë e dytë, erdhi, u fuqizua, u mbështet nga vendi që ne kurrë nuk e prisnim. Kjo diktaturë e dytë, u mbështet fuqishëm nga ekstremi i majtë në SHBA-të.

Ne që kemi parë minimin e kishave dhe të xhamive, një valë e egër barbarie, vlera mijëra e qindra vjeçare shembeshin. Ne ishim nje vend me histori të vështirë. Pak vite më parë, qytetarët e vendit më të madh të lirisë e panë me sy se si përmbyseshin statujat, muzetë, simbolet, të cilat çfarë tregonin? Tregonin Amerikën e lirë, tregonin Amerikën, rrugën e lirisë. Rrugën në të cilë kishte kaluar liria në këë vend të bekuar. Dhe ato, një dallgë e madhe në të katërta anët për t’i shemb, për t’i rrënuar.

Një ngjashmëri e madhe me ekstremin e majtë në pikëpamje. Një botë pa kufij, pa shtete, apo të tjera, por edhe më të egër. Një botë pa gjini, apo pa gjinitë që i ka dhënë Zoti shoqërisë njerëzore. Fatmirësisht, për fatin më të madh të kombit amerikan, por edhe njerëzimit, e them me bindjen më të thellë, kjo dallgë, kjo stuhi e tmerrshme që po sillte në piedestal eksremin e majtë, platformë marksiste dhe post marksiste, kjo u ndëshkua në mënyrën më shembullore nga kombi i madh amerikan. Duke shpëtuar kështu, jo vetëm lirinë e atij kombi, por edhe lirinë e kombeve tjera, ndër të cilat duhet ta pranojmë, Shqipëria qe i vetmi kopështi i lulëzuar i socializmit. Shqipëria u bë kopështi i lulëzuar i sorosizmit.

Çdo gjë eksperimentohej këtu. Midis gjykatës që i thoshte prokurores, që u thoshte më jepni vota, se do ta fus në hell kundërshtarin tonë, Donald Trump. Dhe, prokurores këtu, që bënte gjahun e opozitës, apo prokurori, nuk kishte asnjë dallim. E vetmja gjë që, ajo ishte e sinqertë, e hapur. Ajo nuk bënte hipokrizi. Unë do ta fus në hell këtë kandidatin e partisë tjetër, thoshte.

Por, fatmirësisht miq, këto morën një goditje për interesin më të madh, për shpëtimin e SHBA-ve. Dhe e vërteta është, shpëtimin në gjitha vendet e tjera të lira. Se ajo valë përbente ndofta një nga rreziqet më të mëdha të kohërave për lirinë.

Filloi censura. Sa e sa shqiptarë guximtarë, me dinjitet flijuan veten apo rininë e tyre vetëm për fjalën e lirë. Atje u krijuan komisionet e censurës.

Na erdhi këtu Sekretari i Shtetit, firmosi një procesverbal, një marrëveshje. Çfarë ishte marrëveshja në Ministri të Jashtme? Komision censure. Fatmirësisht që, ai mori vendin që meritonte.

Pra, u ndala në këto momente se, sigurisht që ju, instiktin, ndjeshmërin e keni më të madhe, më të lartë se të gjithë të tjerët. Dhe këto zhvillime janë pozitive për çdo qytetarë, por dy herë pozitive për ju që keni ndjeshmërinë më të lartë ndaj këtyre zhvillimeve represive.

Ne, jemi në një fushatë elektorale dhe ju garantoj që ky program do të jetë kontrata e PD-së me shtresën tuaj. Do të jetë kontrata, e cila do të zbatohet 100% brenda një mandati. Do zbatohet brenda një mandati, së pari është një detyrim madhor, është një borxh i shoqërisë shqiptare dhe i Shqipërisë ndaj jush.

Në çdo aspekt, e kam shprehur shumë herë, vetëm në rrafshin material po të marrësh, qytete të tëra janë ndërtuar me mundin, djersën e të përndjekurve politikë që kanë shkri jetën.

Sot, janë zhdukur, nuk janë më. Por kanë qenë qindr ae qindra fabrika e kombinate të ndërtuara prej tyre, hidrocentrale. Pra, ta marrim në rrafshin e detyrimin konkret. Kjo, këto që parashikohen apo do bëhen. Jo, këto shprehin vetëmnjë pjesë të tyre, se është shumë më i madh.

Ju keni shtruar këtu me shumë të drejtë problemin dekomunisticizmit të kësaj shoqërie. Ky është një problem jetik dhe vendimtar për ne. Pse erdhi diktatura për së dyti tek ne? Pikërisht, për këtë arsye. Sepse, diktatura totalitare ishte më e ngulitura, ishte më me rrënjë, ishte më e egra në këtë popull dhe çlirimi prej saj nuk u arrit në shkallën që duhej. Nuk u bë dekomunisticizmi që Shqipëria e kishte më të domosdoshme se çdo vend tjetër.

Edhe herë tjera unë kam shprehur pikëpamjet e mia, por ju them dhe këtu. Në qoftë se kundër nazizmit, e kam menduar shumë herë, u bë një proces ndërkombëtar, u bë Nurembergu. Përveç Nurembergut, ka patur një proces tjetër mbarëpopullor, dhe ky procesi tjetër mbarëpopullor u zhvillua me një moto: kurrë përsëri! Dhe ajo i ndihmoi shumë gjermanët, e ndihmoi shumë kombin gjerman. Ajo bëri që gjermanët të kenë ligjet e të drejtave të njeriut ndër më të mirat të kohërave. Ajo bëri që Gjermania të zhvillohej, të ndërtonte një sistem gjyqësor ndër më të mirët. Bëri që Gjermania të prijë, të udhëheqë pas asaj lufte doktrinën e së drejtës europiane.

Kjo natyrisht, ishte e domosdoshme për Shqipërinë. Por, kur erdhi puna te komunizmi, këta që luajtën, këta që po përpiqeshin ta ngrenin në sistem në SHBA-të ekstremin e majtë, këta nuk e lejuan që të bëhet procesi i Nurembergut për diktatorët komunistë. Jo, nuk e lejuan, ua them unë ju.

Se historia duhet të thuhet siç është. Ligjet e dekomunisticizmit i përcaktuan afate. Unë mora një çek, ai kishte afatin 10 vjet, ia kishte caktuar Strasburgu. 10 vjet ia vumë dhe ne afatin.

Pra, për fat të keq u përdorën dy standarte në një kohë kur këto dy diktatura ishin motra siameze njëra me tjetrën. Prandaj unë e vlerësoj shumë përkushtimin tuaj për një paketë që është po kaq e rëndësishme sa ajo e dëmshpërblimit për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

E thatë ju, ky ka rikthyer firmat që glorifikojnë të keqen, librat që glorifikojnë të keqen, diktaturën.

Fatbardha Saraçi shkruan se, me nipin e saj të vogël ajo ishte e rritur, sigurisht, por nipi sa herë dëgjonte në radio komedinë e Qazim Mulletit, nipi terrorizohej. Dhe ai ishte persekutim. Ai ishte një vepër persekutimi. Persekutoje një familje të tërë, një fis të tërë, dhe ky ishte një aspekt. Por e gjitha në tërësinë ee vet. Arti, letërsia u vunë në shërbim të glorifikimit të së keqes, glorifikimit të diktaturës.

Është bërë shumë nga ju. Shumë prej jush, keni dhënë një kontribut të madh në kujtimet tuaja, në përshkrimet tuaja. Prej jush, letrarë, poetë, ndër më të talentuarit ranë për t’u bërë të pavdekshëm, por duke lënë një trashëgimi të pavdekshme, kryevepra të vërteta të letrave shqipe.

Po ku janë këto? Në vend se të jenë në piedestalin që meritojnë, këto janë të skajuara, këto janë të pluhrosura. Ndaj edhe, ju siguroj se, jo vetëm për indetitetin tuaj, por identitetin e çdo qytetari të lirë do bëjmë gjithçka për një ridimensionim të plotë në rrafshin shoqëror, artistik, letrar, parimor e të gjithëanshëm ndaj diktaturës totalitare që përjetuam..

Është e domosdoshme, si një kusht për të qenë një komb krenar që ecën në rrugën e lirisë.

Unë e ndoqa me shumë interes programin, dhe jam i informuar. Nuk mbetet asgjë tjetër, të zotohem para jush se PD do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tij. Ju falënderoj shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale