PRONONCIM PËR MEDIA, KRYETARI I PD, SALI BERISHA PËR KRISHTLINDJE
Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar shqiptarët me rastin e Krishtlindjes ditën e sotme, duke shprehur nderimin e tij për Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Shqiptare, klerin dhe besimtarët ortodoksë në Shqipëri dhe kudo në botë. Ai e cilësoi Krishtlindjen si një ditë me rëndësi të veçantë jo vetëm për krishterimin, por edhe për qytetërimin botëror dhe atë perëndimor. Berisha uroi që kjo festë të sjellë më shumë besim dhe shpresë për një vit më të mirë për të gjithë shqiptarët.
PRONONCIMI I PLOTË:
Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefalë Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët orthodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti.
Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm.
Gëzuar!


