Berisha: Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite

PRONONCIM PËR MEDIA KRYETARI I PD, SALI BERISHA

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës, duke e cilësuar si ditën e shenjtë të ngjalljes së Krishtit dhe një moment reflektimi për vlerat morale. Në mesazhin e tij, Berisha shpreh dëshirën që Pashka e ardhshme të festohet pa të keqen e madhe që ka prekur vendin vitet e fundit, duke përcjellë një mesazh shprese dhe ndryshimi.

PRONONCIMI I PLOTË:

Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor.
Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite.
Gëzuar!


Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale