KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konferencë me gazetarët në selinë e PD, u shpreh se, takimet në jug të Shqipërisë, ‘mund ta quhen si turi i entuziazmit, optimizmit dhe vendimit të jugut të Shqipërisë për t’u ndarë me të keqen e madhe që tani po e quajnë universalisht Edi Rama’.
‘Kthehem me një optimizëm të madh me atë situatë të elektrizuar që unë gjeta, të pashoqe në takimet masive dhe në bisedat që pata gjatë këtij turi me të rinjtë, burrat, gratë, njerëz të profesioneve të ndryshme, njerëz të origjinave të ndryshme etnike, pensionistë, profesionistë.
Pra mund të them se programi i PD është sot programi më i shkëlqyer që kjo forcë politike ka paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve’, tha Berisha
Lideri i opozitës Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me incidentin e ndodhur në Dibër. ‘Është e tëra kurth dhe provokacion i bixhozgjiut Blendi Klosi, mbasi e shohin se nuk po ngjisin përkund’, ishte përgjigja e kryedemokratit.
Duke folur për turin në jug, lryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nëse kishte marrë dëshmi apo prova të reja, në lidhje me tokën që kërkon të marrë Edi Rama në Gjipe. Gjatë përgjigjes së tij, Berisha u përgjigj se ‘nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Edi Rama ka vjedhur pronat! Ata e dinin shumë mirë që familja Koleka kanë pasur gjithsej vetëm tre derra dhe pesë dhi. E kanë me dokumente. Ka shkruar Spiro Koleka që nuk kanë pasur asnjë tokë. Ku e gjetën tokën këta?’, theksoi Berisha.
Lideri i PD-së ka komentuar gjatë konferencës së tij për shtyp edhe qëndrimin e demokratit korçar Ilir Vrenozi. ‘Ai është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet’, theksoi në përgjigjen e tij, Sali Berisha.
I pyetur në lidhje me montazhet që bëhen dhe shpërndahen nga shtabi i Edi Ramës, ku vihet theksi në moshën e tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, ‘sa më shumë që merren me moshën, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha’.
Një përgjigje kryetari i PD-së, Sali Berisha e pat gjatë konferencës edhe për takimet e Edi Ramës me gratë. Berisha theksoi në fjalën e tij se, do të jetë gratë dhe vajzat, do të jenë të parat që do e ndëshkojnë Ramën.
‘Kam bindje të fortë, në fibrën morale të nënave dhe motrave shqiptare, që ato do jenë të parat që do i japin reston dhe shifni në miting si ulin kokën. Ulin kokën në takim me të, se është një sfaçiato. Paraqitet aty si një njeri i paskrupullt, që ka për borxh të thotë gjëra që nuk i thotë kush, nuk i thotë njeri ato.
Dhe mendon se në atë mënyrë, duke banalizuar fushatën, ato çfarë i merr nënat dhe gratë. Harron që e kanë flintin më të lartë se të tjerët’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.
Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se Edi Rama po shkon drejt gropës, prandaj kërkon që të zbresë pak në sondazhe në kuota, më realiste.
FJALA E PLOTE:
Turi i dy ditëve të fundit që përshkoi jugun dhe që nisi në Fier, vazhdoi në Gjorm, të nesërmen në Himarë, Borsh, Sarandë, Gjirokastër, ishte në memorien time, i paprecedent në 2 dekadat e fundit.
Ishte mund ta quajmë turi i entuziazmit, optimizmit dhe vendimit të jugut të Shqpërisë për t’u ndarë me të keqen e madhe që tani po e quajnë universalisht Edi Rama.
Kthehem mirënjohës pafundësisht ndaj atyre mijëra e mijëra qytetarëve me të cilët komunikova në sheshet, lokalet, rrugët e këtyre qyteteve.
Kthehem me një optimizëm të madh me atë situatë të elektrizuar që unë gjeta, të pashoqe në takimet masive dhe në bisedat që pata gjatë këtij turi me të rinjtë, burrat, gratë, njerëz të profesioneve të ndryshme, njerëz të origjinave të ndryshme etnike, pensionistë, profesionistë.
Pra mund të them se programi i PD është sot programi më i shkëlqyer që kjo forcë politike ka paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve.
Konstatova me dhimbje të madhe se jugu lëngonte për mungesën e qindra mijëra të rinjve, që ishin larguar nga ato zona.
Ju duhet të dini një gjë se në qoftë se largohemi pak kilometra nga bregdeti, në zonat e jugut fillon një shkretëtirë në raport me banorët. Një pakësim jashtë imagjinate.
Shkolla të mbyllura, klasa kolektive me pak nxënës. Qendra shëndetësore me dyer të mbyllura me ferra. Mungesë mjekësh, mungesë shërbimesh.
E-Albania, kurthi më i keq i kohërave i Edi Ramës. E kam quajtur telefoni i prishur.
Jo, në jug zbulova një gjë tjetër. Jo, ai ishte kurthi i gjobave.
Çfarë ndodhte? Aplikonte banori nga jugu për të marrë dokumentet e tokës në e-Albania. Dy muaj heshtje mortore, pas dy muajsh, pasi bëhej një lojë e tmerrshme psikologjike me pronarin e tokës, i vinte sekseri.
I thoshte ke aplikuar aty, atëherë për një dynym tokë duhet të japësh 5 mijë euro. Për dynymin tjetër 5 mijë euro e më shumë.
Dhe njëlloj si Lubi Balluku që i ndan rrugët me lote, e-Albania ua ndante me dynym dokumentet e pronësisë së tokës, pronarëve të tokave në jug.
Atje, mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratës.
Por premtimet e mia ishin të qarta se kjo merr fund 100 ditët e para. Në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrat siç kanë qenë në vitin 2013. Të gjitha shërbimet pa përjashtim.
100 kilometra bën ai nga Himara për të shkuar në Vlorë. Jo. Bashkia do i ketë aty shërbimet.
Ky ishte një tur nga i cili njeriu kthehet mirënjohës, por kthehet edhe i trishtuar kur sheh gjendjen e atyre zonave mahnitëse, bukurive magjepsëse, trashëgimive kulturore unike me braktisjen masive të tyre, me vjedhjen e madhe…
80 përqind e të rinjve që mbaronin gjimnazet, largoheshin.
Shqipërisë po i ikin rinia dhe kjo fushatë dhe ky 11 Maj është vendimtar për fatin e saj.
I përshëndes të gjithë ata qytetarë që më pritën me aq entuziazëm dhe i garantoj se çdo premtim që kam bërë para tyre do shndërrohet në realitet në mënyrë të padiskutueshme.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Andon Kello, AbcNews: Pak orë më parë, policia ka njoftuar se drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një punonjës shteti. Gjashtë ditë më parë Mziu deklaroi në mitingun tuaj në Dibër, se do ta grushtojë dhe do ta mbysë qeverinë. Ndërkohë po në vitin 2021, po Xhelal Mziu ka deklaruar se çdo i dyshimtë, 3 ditë para zgjedhjeve do përfundonte si Pjerin Xhuvani që u vra në Elbasan, por u tërhoq një ditë më parë. A ishte kjo një dhunë e paralajmëruar?
Sali Berisha: Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë.
Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë.
Andon Kello, AbcNews: Ditën e nesërme me vendim të Këshillit të Ministrave është zi kombëtare për shkak të varrimit të Papa Franceskut, ju do të shkoni në Vatikan, apo do të vazhdoni me fushatën elektorale.
Sali Berisha: Vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë. Dmth, përcaktohen nuk do të ketë muzikë dhe natyrisht do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut, në çdo takim me 1 minutë heshtje.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju keni patur një tur takimesh ditën e djeshme në jug të vendit, Himarë, Borsh, por dhe nga Saranda denoncuar çështjen e pronave të Ramës në Gjipe. Përveç faktit të e-Albania që denoncuar sot, mlodhët prova të reja, dëshmi të tjera nga qytetarët se si është e vërteta e asaj çështje të Ramës në Gjipe.
Sali Berisha: A e dëgjove ti? Ata e dinin shumë mirë që familja Koleka kanë pasur gjithsej vetëm tre derra dhe pesë dhi. E kanë me dokumente. Ka shkruar Spiro Koleka që nuk kanë pasur asnjë tokë. Ku e gjetën tokën këta?
Asnjë, gjithçka është tokë e manastirit dhe tokë publike, e marrë me dokumente të falsifikuara.
Do shihen gjërat. Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. Nuk e nxjerr dot. Po dosja do dalë se nuk vidhet aty.
Ata e dinin të gjithë që është vjedhje. Nga Borshi gjer në Gjorm, e kishin shumë të qartë se është vjedhje.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Në fillim të fushatës, Rama komunikonte me anë të videove dhe i kthente përgjigje Bashës. Së fundmi është marrë me një nga demokratët e qarkut të Korçës që foli gjatë fushatës tuaj elektorale në Korçë. Me takimet që po zhvilloni, mos nuk duhet që ju ti jepni informacion apo debat në fushatë Ramës, për të bërë praktika të tilla dhe të fokusoheni tek platforma qeverisëse, duke parë se fokusi i tij është tek këto çështje dhe jo tek premtimet që bëni ju.
Sali Berisha: Janë dy gjëra të pakrahasueshme. Basha u vu në funksion njëlloj si brava me çelësin, kurse Ilir Vrenozi ishte epik. Ai zhvilloi një betejë si Davidi me Golian. E kllaposi Ramën. E dërrmoi. Mos e pyet.
Nuk ka marrë kush përgjigje publike më të trishtë, po të them të vërtetën më poshtëruese.
Se shkon me atë mentalitetin anadollak se do e blej atë. Kur kam blerë ata, do e blej edhe këtë unë.
Ai dha një përgjigje…. po kujt t’i japësh se duhet të kesh turp që të turpërohesh. Ky nuk ka turp.
Megjithatë Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet.
Imagjino ti se çfarë oferte do i bënte Rama atij sikur t’i shkonte në podcastin e tij.
Kështu që Vrenozi është stari i kësaj fushate. E përgëzova në Korçë, e përgëzoj prapë.
Por Ramën e poshtëroj, për aq sa e ndjen Rama poshtërimin.
Mariglen Kume, MCN: Kundërshtarët tuaj politik në rrjetet sociale, kryesisht duket se ju monitorojnë vazhdimisht në çdo takim që bëni dhe herë pas here shkëputin momente të sikletshme nga fjalimet tuaja ose ndonjë lapsus. A ju komplekson kjo fushatë ndaj jush, që merren dhe me moshën.
Sali Berisha: Përkundrazi, sa më shumë që merren me moshën, nxjerrin në pah kontrastin, se sa pak kanë ndikuar vitet tek Sali Berisha. Po ka manipulator, njëri paraqiste një ditë, unë merrja mikrofonin për tu treguar ju me tabelë, ata kishin vënë Joe Biden që ecte në drejtim tjetër.
Edi Rama ushqehet me to. Ose më e forta, në Korçë përmenda Gjergji Lekën, është një kollos i hard-rrokut, dhe dikush duke treguar injorancën, ndigjoni gafën e tij.
Por këto janë pastaj probleme që nuk janë të miat, por të atyre që i ngrenë.
Mariglen Kume, MCN: A keni nisur po them, betejën me numrin e pjesëmarrësve në mitingjet tuaja, sepse shohim numrin e pjesëmarrësve. Në Elbasan pashë dje në fakt, që Rama kishte mbushur të njëjtin pallat ku zhvilluat dhe ju mitingun, por vetëm me gra, ndërkohë që kur ishit ju në Elbasan, ishin pothuajse të gjithë.
Sali Berisha: Së pari takimet e mia hajde kontrolloni, janë takime të elektrizuara. Çfarë është elektrizimi? Njerëz të lirë, aty mblidhen njerëz të lirë.
Së dyti, takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Janë takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Është faktuar me dokumente që ai merr me regjistër qendër pune, me detyrim.
Për të mbushur me regjistër me qendra pune, do të thotë shtet elektoral. Do të thotë, shkatërrimi i kodit elektoral, dhunimi i kodit elektoral.
Për të marrë studentet, vajzat e shkollave, me detyrim. Mbyll shkolla, mbyll universitet, këto pastaj janë të gjitha kundraproduktive.
Por një gjë do të them.
Edi Rama ka zgjedhur një fushatë specifike, me gra dhe vajza, me besimin e madh se, duke ju adresuar vetëm atyre, me elementë të përroit Frojdjan do mundet në një mënyë ose në një tjetër, ti mashtrojë për votën.
Dhe këtu tregon cektësinë e tij.
Së pari, nuk ka grua, nuk ka nënë dhe motër, që i vjen mirë t’ia shash, burrin, vëllain, bashkëshortin dhe babain. Cili do qoftë ai. Ata janë krenaria e njëri-tjetrit, si burri dhe gruaja, fëmijët.
Edi Rama ka zgjedhur këtë duke harruar se kohërat kur gruaja ka qenë nënë fëmije dhe objekt seksi, kanë marrë fund dhjetëra e dhjetëra vite më parë.
Sot gratë janë shtyllë e shtëpisë, janë aksionere në çdo arritje të familjes dhe asgjë s’mund ti joshë dhe mashtrojë ato, për të krijuar diferencën sado të vogël të eprisë, apo nëneprisë në raport me burrat e tyre.
Mënyra se si u adresohet, unë them se, është një gjë që ai përpiqet në një mënyrë apo në një tjetër të kapërcejë traumat, plagët, lëndimet që i ka krijuar ai, nënës, vajzës, gruas shqiptare duke i detyruar bashkëshortin të largohet në emigracion për kafshatën e fëmijëve.
Duke i detyruar fëmijët të largohen sepse nuk mjafton sofra për ti ushqyer.
Duke detyruar nënën të përpiqet me dy ose tre punë, ku të gjejë për të ushqyer fëmijët e vet, duke rrënuar shkollën e fëmijëve të saj.
Pra në qoftë se ka, sot shqiptar që do i hakmerren më shumë Edi Ramës, janë gratë dhe vajzat shqiptare për atë që ai u ka shkaktuar atyre me politikat e tij.
Përpiqet ai tani me disa elementë, thashë dhe njëherë të nxjerra nga përroi Frojdan se do të mund të nxjerrë, absolutisht jo.
Kam bindje të fortë, në fibrën morale të nënave dhe motrave shqiptare, që ato do jenë të parat që do i japin reston dhe shifni në miting si ulin kokën.
Ulin kokën në takim me të, se është një sfaçiato. Paraqitet aty si një njeri i paskrupullt, që ka për borxh të thotë gjëra që nuk i thotë kush, nuk i thotë njeri ato. Dhe mendon se në atë mënyrë, duke banalizuar fushatën, ato çfarë i merr nënat dhe gratë. Harron që e kanë flintin më të lartë se të tjerët.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Duke parë takimet tuaja më të fundit, ju i bëni thirrje administratës që për shkak të presioneve, të marrin pjesë në takime, dhe ta ndëshkojnë me votë në 11 maj mazhorancën e PS. Çfarë informacionesh keni ju, prisni që rotacioni të vijë nga administrata.
Sali Berisha: Unë e bëj me shumë sinqeritet atë dhe u them ju se ka qindra e mijëra punonjës që refuzojnë të bëhen pjesë e shtetit elektoral dhe qëndrojnë si punonjës të shtetit dhe unë i përgëzoj ata.
Ata janë në presion të madh nga drejtorët patronazhistë, ata vëzhgohen, janë në survejim dhe unë e dënoj këtë klimë terrori që mbillet sot në administratë.
Të dhënat i kam shumë të sakta, jo nga një, por nga një numër i madh institucionesh.
Nuk ka diskutim se ata që zbatojnë ligjin janë një pasuri, janë pasuri kombëtare.
Anisa Kadesha, RTSH: Pse kryeministri sipas jush në tre muaj e ka ndryshuar në 3 herë projeksionin e rezultatit të zgjedhjeve. Në fillim tha se PD, do të marrë një rezultat si të ’97, më pas kalkuloi 84 mandate, ndërsa tani së fundi thotë se arrin në 71 mandate.
Sali Berisha: Po shkon drejt gropës që i ka bërë vetes. E ka parë që është i pashpresë.
Po afrohet dita e gropës dhe prandaj kërkon që të zbresë në kuota, më realiste.

