Berisha tregon mesazhin që la në SPAK: E siguroj Altin Troplinin se bashkëpunimi i tij me krimin do marrë ndëshkimin e merituar! Endri Fuga është arratisur, pse nuk guxojnë të thonë mediat asnjë fjalë?

PRONONCIMI PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA SPAK

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë prononcimit për media para SPAK këtë të hënë akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama, Altin Dumanin dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion, mbrojtje të gjyqtarëve të dënuar, ndërhyrje në tendera dhe manipulim të zgjedhjeve.

Berisha i cilësoi veprimet e Dumanit si pjesë të farsës elektorale, duke thënë se pas Edi Ramës, ai është përgjegjës numër dy për manipulimin e zgjedhjeve. Lideri opozitar rikujtoi dosjet 184 dhe 339, që kanë lejuar Ramën të bëjë ç’të dojë gjatë zgjedhjeve, ndërsa Dumani mashtron publikisht duke mohuar ekzistencën e fakteve që Berisha dhe opozita kanë paraqitur.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi gjithashtu gjyqtaren Irena Gjoka, të cilën e quajti “kriminele me pesë mbiemra” dhe “fytyra më e shëmtuar e drejtësisë në Shqipëri dhe Europë”. Ai tha se dokumentet e gjykatës së Janinës dhe prokura e vitit 2003 vërtetojnë dëbimin dhe dënimin e saj penal me burg, ndërsa vazhdon të mbahet në detyrë me mbrojtjen e Ramës dhe Dumanit, duke falsifikuar formularë dhe duke gënjyer në procesin e vetingut.

Lideri demokrat, Sali Berisha denoncoi gjithashtu AKSHI-n, i cili është kthyer në sipërmarrje private të familjes Rama dhe baxhanakut Armand Fangu, ndërsa ish-zv.drejtori Danjel Shima u rrëmbye dhe u torturua për disa orë pasi denoncoi ndërhyrjet në tendera. Ai tha se mediat dhe prokuroria kanë heshtur për këtë ngjarje.

Në fushën ndërkombëtare, Berisha bëri të ditur se procesi gjyqësor me Anthony Blinken është drejt përfundimit, duke akuzuar ish-Sekretarin e Shtetit për mashtrim ndaj elitës së sigurisë kombëtare amerikane dhe shpifje për laptopin e Hunter Biden.

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje mediave të qëndrojnë fuqishëm kundër censurës, që ai e konsideroi si “armikun numër një të Shqipërisë dhe shqiptarëve”. Ai kërkoi nga qytetarët të përdorin rrjetet sociale për transparencë dhe nga gazetarët të intensifikojnë denoncimet.

Berisha theksoi se opozita do të luftojë në të gjitha frontet për të rikthyer shqiptarëve votën e lirë, duke garantuar se Partia Demokratike do të deklarojë çdo shpenzim të fushatës sipas afatit ligjor, ndërsa kandidatët po raportojnë shpenzimet personale.

PRONONCIMI I PLOTË

Shënimi i sotëm: Zëvendëskreut të krimit monstruoz elektoral, Altin Troplinit.

Klodiana, nuk mund të quhet ndryshe ky, pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep dhe të mosekzekutimit të urdhrit të arrestit për Troplinët gjersa ata u arratisën.

Ndaj dhe sot e përgjithmonë ai do mbetet në analet si Altin Troplini.

Dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës.

Ju jeni dëshmitarë se unë kam paraqitur këtu para jush bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën. Bisedën e tyre të famshme telefonike ku i thotë Suel Çelës se ne po e arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që ne kërkojmë. Dhe ky pakt u zbatua.

Dhe bisedën tjetër ku Suel Çela i thotë Taulant Ballës, se me një… nëmos gabohem Dritan Hallullin, do të shkosh dhe të nxjerrësh nga burgu dy terroristë të vërtetë, të cilët i vunë në shalën e biçikletës tritolin Lulzim Kullës, dhe tritoli ra në tokë dhe shpërtheu në mes të qytetit dhe mund të kishte shumë viktima.

Dhe këta të dy, Tao shkoi dhe i liroi bashkë me Hallullin, i cili është diku në KLGJ apo në KLP.

Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.

Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale.

Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.

Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.

Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej.

Prisni tani…

Tani jemi prapë këtu se problemi është këtu.

Ju jeni dëshmitarë se si Altin Hajri i thotë Çyrbes së tij shih pak, merrja masat një fije atij Olsit, se ai u tregua burrë i mirë, duke përdorur emrin e një Olsi, Olsi Ramës, për Ulsi Manjën. Ai nuk ishte Olsi Rama, por ishte Ulsi Manja.

Edhe njëherë rikujtoj shqiptarët se si Edi Rama, produkti më kriminal në Europë i Xhorxh Sorosit, dhe Altin Troplini, mbrojnë delinkuenten, fytyrën e vërtetë të drejtësisë sorosiane, Irena Gjoka.

Dhe unë për publikun do rikujtoj këtu të gjitha etapat.

Me datën 26 tetor 2023, avoketërit e mi, paraqesin kërkesën për dorëheqjen e saj për konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996.

Por Irena, kryetarja e Gjykatës më Speciale të Shqipërisë, nuk pranoi dhe u tha avoketërve se a keni dokument ju për këtë gjë.

Në nëntor të vitit 2023, KLGJ u jep avoketërve të mi vendimin e KLGJ për shkarkimin e Irena Gjokës. Por dy javë më parë, e njëjta KLGJ, me urdhër politik, u kujtohet kur firmosi me Delinën kjo për t’u grabitur taksapaguesve amerikanë 10 milionë dollarë. E mbani mend besoj, ishte Llagami që firmosi me Delina Ficon.

Dhe ishte Sali Berisha që denoncoi atë ditë, pavarësisht se në prani të kujt u firmos marrëveshja, si një akt madhor korruptiv. Po u plaçkisnin taksapaguesve amerikanë 10 milionë dollarë merrte tani Delina e Çuçit tani.

Në nëntor, KLGJ u thotë deputetëve se nuk ka vendimmarrje për shkarkimin e saj në vitin 1996.

Në dhjetor të vitit 2023, kërkesës së avoketërve të mi për dorëheqje meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996, ajo përgjigjet se nuk pranon të japë dorëheqjen pasi ishte shkarkuar me vendim kolegjial. Tani pranon se është shkarkuar, por thotë se ishte vendim kolegjial.

Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia, por këto Altin Troplini dhe qeveria nuk i morën parasysh, por morën parasysh deklaratat e avoketërve të saj, dy famëzi të botës së vjetër Beqiri-Çupi dhe medieve të PS-së, sipas të cilave, shkrimi i gazetës greke Ta Nea ishte porositur nga Tirana.

Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr një deklaratë tani në mbrojtje të Irena Gjokës, të një krimineleje, të një mashtruese, të një ordinere që mbante detyrën në shkelje flagrante të të gjitha ligjeve të shtetit.

Dhe ju e keni vënë re se si i ndërron kostumet Ulsi Manja. Garderoba e tij është me nj numër të pafundëm kostumesh, sepse siç bëri Altin Hajri, bënë edhe hajrat e tjerë.

Pra të gjitha këto mbrohen me vendosmëri nga Altin Troplini.

Por i siguroj se bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar.

Kjo është çka unë lashë aty.

Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga?

Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit?

A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi.

Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë?

Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga.

Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë.

Me 4-5 maj 2024, Ditë Pashke, gazeta Prototema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës nga Greqia.

Me 7 maj, SPAK deklaron se do nisë hetim të thelluar për Irenën me 5 mbiemra.

14 muaj hetim pa asnjë rezultat se rezultatin e bllokon Edi Rama dhe Troplini.

Prokuroria ia kalon tani Uluzi Hajrit, se tani e tutje Uluziun do e quajmë Uluzi Hajri. Merr mbiemrin e Altin Hajrit.

Më 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet e Irenës, por edhe vendimin për dënimin me burg të formës së prerë.

Më 5 maj 2025, kam bërë publik para jush dokumentin me vulë apostile, dhe me 5 maj, Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar ose dëbuar nga Greqia në një intervistë me sorosianën BIRN. Shërbejnë ato se kanë vendim politik.

Me 6 maj 2025 publikohet prokura e vitit 2003, me të cilën Irena Gjoka me noter kishte autorizuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia. Pra, bie komplet alibia. Keni parasysh se ajo ka dosje.

Unë do i bëj publike këto se janë krime të shëmtuara të mbash në detyrë atë. Është gjykatëse ajo, dënon njerëz ajo. Po të shkosh në burg gjen me dhjetëra të rinj, të cilëve nuk u dorëzon vendimin Irena kriminale me 5 mbiemra. Dhe ata rrinë atje, dergjen vetëm pse presin zbardhjen e vendimeve të saj.

Sigurisht jam përqendruar dhe do përqendrohem sepse është figura më e shëmtuar e drejtësisë në Shqipërisë, e drejtësisë në Ballkan, e drejtësisë në Europë, e drejtësisë në botë.

Një gjykatëse mbi të cilën rëndojnë vepra kriminale dhe vazhdon e mbrohet.

Më 8 maj i kam kërkuar KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandati të Irena Gjokës.

Maj-qershor 2025, ndonëse ligji i kërkon KLGJ-së të vendosë për mbarimin e mandatit për 15 ditësh, prej 4 muajsh, KLGJ-ja e partisë nuk ka marrë asnjë vendim.

KLGJ i kërkon prokurorisë të shprehet, ajo ia çon Altin Hajrit dhe ai merr kostume për të mbyllur gojën.

Në qershor, Altin Troplini për të marrë në mbrojtje Irena Gjokën, hap çështje penale pa emër, ndonëse janë dhjetëra dokumente zyrtare, me emër dhe mbiemër, vula zyrtare dhe firma të saj se Irena Gjoka jo vetëm është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurë te noteri për të luftuar, ka dënim penal të formës së prerë nga gjykata e Janinës, e konvertuar më pas dhe kjo dëshmohet nga vërtetimi i kësaj gjykate me vulë apostile, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe ka gënjyer në veting për të justifikuar 60 milionë lekë të paligjshme, duke paraqitur kinse kontgratë të vitit 1996 mes burrit të saj dhe vëllezërve, duke përmendur në atë kontratë nenet 801 dhe 805, që janë sot në fuqi, ndërsa në vitin 1996, kodi civil kishte gjithsej 254 nene.

Tani më thoni mua, a ka karikaturë më të shëmtuar zyrtari në sistemin e drejtësisë të një vendi se sa kjo që mbrohet nga Altin Troplini?

Po, është Altin Troplini më i shëmtuar se kjo sepse hap dosje pa emër vetëm e vetëm që ta mbajë në detyrë atë.

Ndaj dhe unë, absolutisht do ta denoncoj me forcën më të madhe sepse kjo kriminele e ka vendin në burg dhe jo të kryesojë trupa gjykuese ndaj qytetarëve shqiptarë.

Është poshtërim për Shqipërinë dhe shqiptarët kur një kriminele si kjo mbahet në detyrë nga Altin Troplini dhe Edi Rama në detyrë.

PYETJE-PËRGJIGJE

Klodiana Lala: Z.Berisha, para pak ditësh, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Danjel Shima u zhduk pa gjurmë përreth 10 orë. Ju keni bërë deklarata të forta duke thënë se ai është mbajtur peng nga banda kriminale. A mund të a thoni nëse keni prova për këtë?

Pyetja e dytë: Kandidatët e partive politike janë duke deklaruar të gjitha shpenzimet në zgjedhje, por deri më tani PD, dhe ju personalisht nuk keni deklaruar pagesën që keni bërë për Chris LaCivita. Kur do ta bëjë publike Sali Berisha, dhe kur do ta deklarojë këtë pagesë?

Berisha: Siç e dini, AKSHI është shpallur botërisht, si sipërmarrja personale e Edi Ramës, bashkëshortes së tij, baxhanakut të tij, Fangu.

Ju e dini se janë publikuar nga mediat, dokumente, regjistrime, biseda e famozit Geron Meçe i cili hiqej si nje padron i AKSHI-t, për shkak të lidhjeve që kishte me Armand Fangun. Pra shkon dhe bisedon Gerondi dhe ky personi tjetër i thotë Geronit që më ndihmo mua të fitoj atë tender atje, sepse ka të dhëna të qarta që ti, e dominon krejtësisht AKSHI-n dhe se ABS që ishte gjoja kompani e Geronit, është kompania e Armandit, e baxhanakut, dhe se gjysma më e mirë e Edi Ramës, Linda, ndërhyn rëndon në tendera.

Gerondi i pohon të gjitha këto. Sepse Gerondi që ta dish ti, i kishin futur çimkat në tavolinë. I kanë publikuar mediat këto dhe kanë dalë në artikuj.

Tani që Armand Frangu është përmendur për 60 mln euro aty te AKSHI, kjo është gjë shumë e zakonshme, e kam denoncuar atë me dhjetëra herë.

Tani doli se një prokuror që e ka emrin Vladimir Mara e kishte dosjen. Tani më thoni se ku janë këto dosje. Kishte dosje ku ishte regjistruar dhe ndërhyrja e Lindës.

Tani i kërkojnë Marës, prit kur ta mohojë tani ky, i kërkojnë këtij Marës që të zhdukë regjistrimet. Mara kërkon ti zhdukë, ndërkohë i shkon mesazhi që i thotë; zhduki po deshe, por kopja e tyre ekziston. Dhe u zhbllokua zhdukja.

Pra, që ti bëjmë disa sqarime.

Në të gjithë këtë furtunë, një njeri që i dinte të gjitha dhe njifte çdo gjë për këto, çfarë zhvillohej brenda, ishte Shima, Danjeli. Danjeli ishte zv.drejtori dhe nga ana teknike ishte drejtori, sepse ishte njeri i fushës. Ky i dinte të gjitha këto, i vëzhgonte, përpiqej ti parandalonte, por aq fuqi kishte.

Tani më thuaj mua pak, ju pyes unë ju? Cili zyrtarë i lartë është kërcënuar personalisht nga Edi Rama? Danjel Shima është ndër më të paktit zyrtarë të lartë që është kërcënuar personalisht nga Edi Rama. Edi Rama nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë këtë.

Kur një zyrtar, apo një qytetar akuzohet për një gjë konkrete, detyrimi i tij para publikut është ta përgënjeshtroj. Keni lexuar ndonjë deklaratë të Ramës që ta përgënjeshtroj? Unë nuk kam lexuar asnjë.

Ky u kërcënua nga Edi Rama dhe po të garantoj, që të themi një gjë. Arben Ahmetaj ka mbi 1 vit që e ka bërë deklaratën për Shimën.

Së dyti, erdhi këtu ndrikulla Karçanaj, Mirlinda. Pas disa orësh në Skap, mesa duket dikush i paraqiti asaj dëshminë e Danjelit. Dhe nga këtu, drejt e në zyrë shkarkon Danjelin, sikur ai të mos ishte zv/drejtori i përgjithshëm dhe nuk mundej kurrë ta shkarkonte në atë mënyrë.

E shkarkoi. Po pse e shkarkoi? Se Danjeli dinte gjithçka për sipërmarrjen private të AKSHI-t të Edi Ramës.

Tani vijmë tek momenti tjetër.

Danjeli në rrugë, i bën mesazh partneres ose nënës, nuk e di mirë. I thotë po më arrestojnë. Kush të arreston? Të arreston vetëm policia në një vend, në rrugë, askush tjetër. Tani njerëz me uniformë e kapën. Thuhet se, këta me uniformë e futën në makinë e nisën. Tani këtu e ke një të drejtë, dhe unë e kam lënë me mëdyshje. Sepse e nisën drejt Qytetit Studenti ku shkon në Surrel. Shkon në Surrel. Nga QS shkon për 5 minuta në tunelet e Surrelit.

Pastaj thanë e kthyen për Elbasan. E ndoqën me kamera gjer këtu e gjer atje, dokrra. Si përfundim, Danjeli ka dy javë që asnjë gazetar, asnjë zyrtar, asnjë njeri nuk i ka shkuar në shtëpi për të parë se çfarë pësoi ky njeri, si ishte ky.

Po sa për u zemërova me partneren, i thonë të tjerët. Ato si beson kush kurrë.

Përveç kësaj, qytetari dixhital thotë se, 1 muaj përpara Danjelin e quan tek Troplinët, por ata për disa ndikime shoqërore, nuk e di pse, i dhanë ultimatumin por nuk e torturuan. Por i thanë se, por çele gojën ke këtë e atë, por Danjeli e çeli gojën dhe u dërgua atje, sipas qytetarit digjital 4 orë me shkopinj bejsbolli e torturuan dhe mezi ka mbërritur në shtëpi.

Ky variant është deklaruar dhe nuk ka asnjë kundërshtim për të, asnjë reagim. Nuk ka pse, nuk mund të reagojë Edi Rama, sepse Edi Rama e ka kërcënuar atë. Dhe nuk reagon dot prokuroria. Mbajmë një shënim thotë. Nuk reagon dot policia, se segmente të saj mund të kenë ditur, nuk mund të them se, e ka organizuar, por Ardi Veliu është i aftë të organizojë çdo lloj akti sepse i përket falangave të ish-policisë sekrete të Enver Hoxhës i stërvitur për krime më të shëmtuara, edhe ky Proda.

Tani, unë nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputetët po deklarojnë shpenzimet personale. Sepse, nga deputetët që kanë bërë fushata kanë shpenzuar me dhjetëra, qindra, mijëra euro në këtë e këtë veprime.

Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Pra çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë Shqipërinë, është bërë nga PD.

Ka një ligj i cili përcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë.

Cila është koha që përcakton ligji këtë nuk të them. KQZ-ja ka shpërndarë formularë për deputetët për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë kanë një afat ligjor.

Kandidatët e tjetër kanë deklaruar shpenzime të sponsorizuar nga xhepi i tyre. Kjo është.

Mandi Bajrami: Z.Berisha, ju deklaruat pak më parë atij që ju i referoheni si Altin Troplini se do të marrë ndëshkimin e merituar. Çfarë nënkuptoni, si do ndëshkohet Altin Dumani?

Berisha: Krimi elektoral është krimi kushtetues më i shëmtuar në një vend.

Ai e ka bërë veten një me Edi Ramën në krimin elektoral.

Duhet t’i lexoni gjërat siç i them, unë e kam deklaruar.

Tre vjet më parë unë kam denoncuar Skapin me forcën më të madhe për krimin elektoral, për mbrojtjen e dosjeve 184 dhe 339, kjo ka qenë për mua shokuese sepse këta me këtë veprim këta i firmosën licencën Edi Ramën që të bëjë ç’të dojë me zgjedhjet.

Prandaj unë pas Edi Ramës, përgjegjës numër 2 për farsën elektorale konsideroj Altin Troplinin direkt, i cili edhe tani para ca kohësh deklaroi në mënyrë mashtruese se nuk kanë sjellë fakte dhe prova, në një kohë kur ne kemi paraqitur me mijëra fakte dhe prova.

Report Tv: Z.Berisha, cila do të jetë strategjia e PD pas konstituimit të Kuvendit të ri dhe certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja?

Berisha: Tani, çdo hap do të merret në kolegjialitet të plotë, në debate të hapura me deputetët dhe institucionet e PD-së.

Por, u bëj thirrje medieve të qëndrojnë fuqishëm sepse armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura.

Mos mendoni ju se terrin e tmerrshëm informativ arrijnë ta zhdukin një grup i vogël gazetarësh apo mediesh, të cilat thonë të vërtetën.

Kur mbi 90 përqind e medieve, për shkak të korruptimit kokë e këmbë të tyre bëjnë gjithçka për të mbuluar të zezat e qeverisë, populli mbetet në errësirë.

Prandaj u bëj thirrje qytetarëve që të përdorin sa më shume rrjetet sociale për të bërë transparencë dhe gazetarëve të intensifikojnë denoncimet e tyre.

Klodiana Lala: Z.Berisha, strategjia juaj pas 10 shtatorit, konstituohet Kuvendi, çfarë do të bëjë opozita shqiptare?

Berisha: Opozita shqiptare betejë në të gjitha frontet. Do të bëjë gjithçka për tu rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Pyetje: Ka ndryshim nga betejat e mëparshme, z.Berisha?

Berisha: Natyrisht çdo kohë ka risitë e veta.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale