Berisha: Televizioni ABC është kthyer në Tele Lubia! Sokol Balla është anëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama

Gjatë konferencës për media ditën e sotme, lideri i opozitës, Sali Berisha ndaloi edhe te roli i mediave në vend, duke ngritur shqetësime për standardet e informimit publik.

Një tjetër fokus i deklaratës ishte kritika ndaj televizionit ABC News Albania, të cilin Berisha e akuzoi për propagandë të njëanshme dhe për mbrojtje të figurave të përfshira në afera korruptive, duke përmendur si shembull rastin konkret të Belinda Ballukut. Ai e cilësoi këtë si një abuzim me hapësirën publike mediatike dhe kërkoi ndërhyrje për të garantuar pluralizëm, paanshmëri dhe respektim të standardeve profesionale në media.

DEKLARATA E PLOTË

Së dyti, jam këto për të denoncuar shfaqjen në tregun mediatik të Tele Lubisë.

Një televizion i licencuar nga autoriteti përkatës, 24 orë në 24 ka si temë të vetme Lubinë dhe avokatinë ndaj Lubisë.

Nuk ka akte më të turpshme dhe më abuzive në hapësirën mediatike sesa të personalizosh një media me një delinkuente që de facto është hajdutja më e madhe pas Edi Ramës e kombit shqiptar.

Tejkalon çdo lloj kufiri kur ky televizion nuk quhet më ABC, quhet Tele Lubia.

24 orë në 24 orë sulmon verbërisht në mbrojtje të delinkuentes, duke treguar se është pjesë e organizatës kriminale të Lubisë.

Po.

Sokol Balla është anëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama.

Edhe njëherë, ju lutem, vala është e qytetarëve, nuk është e pronarëve.

Vala është pasuri publike dhe nuk mund të përdoret për interesa kriminale kundër publikut shqiptar.

Shko merr avokat, paguaj paratë se edhe vetë je në tavë, ish-zëdhënësi, etj, etj.

Ashtu nuk bëhet!

Është abuzim ekstrem.

Atë nuk po e bën as televizioni shtetëror.

Të gjitha këto, unë i denoncoj këtu sepse vala është e publikut, nuk është e pronarëve.

Nuk mund të abuzohet në këtë mënyrë.

Nuk mund të rreshtohen me dhjetëra dëshmitarë të rremë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe Kosovës vetëm për të mbrojtur një hajdute të pamëshirë, të pangopur.

Shihni, rreshtohen 6 dëshmitarë të rremë nga të gjitha viset shqiptare.

6 turpe kombëtare për të mbrojtur një organizatë kriminale.

Se edhe ai që i fton është anëtar i organizatës kriminale, Sokol Balla.

Ndaj dhe, nuk mund ta kaloja në këtë formë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale