Berisha: Shqipëria në emergjencë! Do pregatisim paketën 100 ditëshe, e cila do ketë një efekt çlirues dhe transformues në jetën e të gjithë shqiptarëve

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT EKONOMIK 2025-2029 TË PD

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë shpalosjes së programit ekonomik të PD për vitet 2025-2029, përshëndeti dhe falenderoi praninë e miqve dhe aleatëve të Partisë Demokratike.

Sali Berisha theksoi rëndësinë e deklaratës së Presidentit Trump, ku ai identifikon armikun më të rrezikshëm si armikun e brendshëm, një mesazh që, sipas Berishës, është i guximshëm dhe me rëndësi epokale. Berisha rrëfen historinë e liderëve si Winston Churchill dhe Ronald Reagan, të cilët kanë bërë ndryshime të mëdha në periudha të vështira, duke u qëndruar sfidave të jashtme. Berisha theksoi se, për ata që kanë jetuar në diktatura, mesazhi i Trump është i fuqishëm dhe i nevojshëm, duke e krahasuar me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik nga Gorbachev.Berisha beson se këto mesazhe duhet të shërbejnë si udhëzues për të luftuar kundër armikut të brendshëm në Shqipëri

Berisha gjithashtu citoi edhe zv.Presidentin e SHBA-ve në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, JD Vance, i cili theksoi se rreziku më i madh është brenda shoqërive, dhe se Europa duhet të mbrojë vlerat e lirisë për të siguruar paqen, një mision ku SHBA-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm historik.

Lideri demokrat, Sali Berisha prezantoi programin ekonomik të PD për periudhën 2025-2029, duke theksuar se PD do të punojë për të ulur taksat dhe për të çliruar qytetarët dhe bizneset nga barra e shtetit. Berisha akuzoi qeverinë aktuale për rritjen e varfërisë dhe çmimet e larta, dhe theksoi se ekonomia e Shqipërisë po dëmtohet nga korrupsioni dhe oligarkët. Berisha u zotua për garantimin e lirisë ekonomike, konkurrencës të ndershme dhe një sistem të drejtësisë funksional.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Shqipëria është në një situatë emergjente dhe do të prezantojë një paketë 100 ditëshe që do të ketë një efekt transformues për qytetarët dhe bizneset. Berisha iu drejtua me tone të ashpra qeverisë duke e kritikuar për rënien dramatike të eksporteve dhe prodhimit, dhe për keqadministrimin e ekonomisë. Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së PD, do të nxitet prodhimi dhe zhvillimi ekonomik përmes stimujve fiskalë dhe mbështetjes për fermerët. Berisha gjithashtu premtoi rritjen e pensioneve dhe luftën kundër informalitetit, duke theksuar se do të trajtohet borxhi që shteti ka ndaj sigurimeve shoqërore. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se do të veprohet me urgjencë për t’i dhënë fund situatës kritike në Shqipëri.

FJALA E PLOTË

Së pari, përshëndes praninë e miqve tanë në këtë panel. Mirënjohje të pakufijshme. Fondacioni ‘Heritage’ është një aleat i vjetër shumë i çmuar i ditëve më të vështira, por dhe i ditëve më të mira të Partisë Demokratike.

Një aleat me të cilin ne kemi ndarë parime, programe, dhe kam kënaqësinë më të veçantë që sot përfaqësuesi dhe miku i vjetër i këtij fondacion, Steven Bucci ndodhet midis nesh. Përfaqëson në një moment kur ne paraqesim programin pjesën më palcore të programit ekonomik. Kam shumë kënaqësi që, personaliteti i shquar i konservatorëve britanikë, aletaëve tanë që në themelimin e PD, drejtuesin e fondacionit të mirënjohur, New Direction Conservative të bazuar në Bruksel, z. Van Orden, ndodhet midis nesh për të ndihmuar në këtë program.

Drejtuesi Asham, është gjithashtu një përfaqësues shumë i rëndësishëm i biznesit shqiptar, dhe biznesit shqiptaro-amerikan. Falënderoj shumë të gjithë specialistët, insititutet. Institutin konservator, Albanian Policy Center, të gjithë ekspertët, departamentet që kanë bërë një punë të shkëlqyer në hartimin e këtij programi.

Kthehem tek pyetja. Po të vështrosh historinë e njërëzimit, ndryshimet e mëdha edhe epokale i kanë shënuar burrat e shtetit guximtarë. Në kulmin e agresionit nazist, Uinston Çurçill do të deklaronte ‘we never sorround’. Kundërshtari kishte 6-fishin e forcës ajrore. Kishte një ushtri shumë më numerike, por me betimin e tij solemn para kombit të tij dhe Europës, ai doli fitimtar.

Më vonë, në kulmin e ‘Luftës së Ftohtë’, Ronald Reagan, do të thërriste tek porta e Brandenburgurt ‘Mr.Gorbaçhev tear down this wall’, dhe muri ra dhe ‘Perdja e Hekurt’ ra.

Dhe çështja gjermane, siç u shpreh ai, iu shtua lirisë botërore, ishte një fitore e madhe e lirisë.

Unë do them e kësaj rëndësie epokale është deklarata e Presidentit Donald Trump, se armiku më i rrezikshëm i yni, është armiku i brendshëm.

Për ne që kemi jetuar diktaturat, tingëlloi diçka e vjetër, por nuk ka të vërtetë më të madhe dhe më të guximshme.

Para kësaj, Gorbaçov ka meritën e jashtëzakonshme kur deklaroi se: Rusia u bë vendi i askujt në një kohë kur partia komuniste në Bashkimin Sovjetik ishte mamuthi gjigant politik i të gjitha kohërave, por ajo nuk i përkiste as partisë dhe as popullit rus, dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbë.

Tani, Presidenti Trump. A mund të imagjinoni ju, një guxim mbinjerëzor që deklaron se, armiku më i rrezikshmë për SHBA-të është armiku i brendshëm. Po. Sepse armiku i brendshëm për cënonte lirinë e qytetarëve amerikanë. Nuk po e cënonte as Republika e Kinës, as Putini i Rusisë. Lirinë amerikane po e cënonin ata të cilët tundin flamurin e censurës në vendin e Kushtetutës së Lirisë.

Fatmirësisht, dhe e them këtu, ditën e fitores, të nesërmen një ish-zyrtar i administratës së Reganit, Frenk Gafni, në një radio të tij u shpreh se kjo ishte një mrekulli për amerikën. I shkruajta një mesazh i them: Z.Gafni, kjo ishte një mrekulli për njerëzimin!

Dhe atë mesazh të Presidentit Trump e solli në mënyrën më të qartë, në konferencën e Sigurisë, më të rëndësishmen konferencë të Mynihut, zv.Presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se: për ju rreziku më kryesor nuk është Kina dhe Rusia, por është brenda jush, e keni në qendrimin tuaj ndaj lirisë, ndaj vlerave. Dhe ky ishte një paralajmërim shumë i ndershëm, shumë i fortë.

Në qoftë se nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet. E tha shumë bukur, shumë qartë z.Jeffrey. Europa, historia ka treguar që, pa SHBA-të, nuk mbrohet vet. Fati i më i madh që ishim, ishte NATO, se sot nuk mund të dimë se ku do të ishin çizmet ruse.

Në dy luftrat e para, lumenjtë e gjakut u dershën, por kthesa u bë kur ndërhynë SHBA-të.

Theksova këtë moment, se sa jetike vendimtare për paqen në Europë është prania e SHBA. Por sa e rëndësishme dhe vendimtare për Europën është respekti, mbrojtja e vlerave të lirisë dhe të njerëzve të lirë.

Në qoftë se, parmbrëmë në Mynih, në qoftë se kishte një njeri që në mënyrën më konkrete i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli zv.Presidenti, JD Vance, ishte Edi Rama.

Ai ishte aty, si kryeministri që ka arrestuar tre liderët e opozitës, dhe vendosur në procese politike. Ai ishte aty, si kryeministri, gjykatat e të cilit kishin marrë mandate të zgjedhurish nga qytetarët. Ai ishte aty si censori që do të mbyllë Tik Tokun, vetëm e vetëm se nuk duron dot kritikat e tyre, kritikat e të rinjve në Tik Tok.

E theksova këtë moment për të vënë në dukje, se çfarë përgjegjësie të madhe kemi ne demokratët konservatorë të Shqipërisë për të ndryshuar këtë situatë dhe natyrisht, në qoftë se këto janë shprehjet evidente arrestimi i liderëve të opozitës, marrja e mandateve me gjykata, vuajtjet, dhunimet e qytetarëve shqiptarë për shkak të ekonomisë së drogës, për shkak të narko-euros, për shkak të oligopoleve, për shkak të oligarkëve, janë më të mëdha se në çdo vend tjetër në Europë.

Shikoni Shqipërinë sot. Shqipëria ka rritje ekonomike, ndërkohë varfëria thellohet, ndërkohë konsumi nuk rritet në paralel me rritjen. Ndërkohë, çmimet shkojnë në stratosferë, rrogat zbresin në raport me to në mënyrë progresive.

Asnjë komb tjetër në 10 vite, kurrë në histori, çfarëdo që të ketë pësuar, luftrat më të egra, luftrat rajonale, luftra botëore, kurrë nuk është zhdukur 45% e kombit në 12 vite, siç u zhdukëm ne, siç u larguam ne. Dhe kjo, për shkakun më kryesor, gjendjen e vështirë ekonomike, mungesën e perespektivës, varfërimin progresiv.

Ndaj dhe ne, sfidave do t’i përgjigjemi para së gjithash. Meqë jemi në këtë fushë, me garantimin e lirisë ekonomike të qytetarëve shqiptarë, me nxitjen e iniciativës së lirë, me garantimin e ligjit dhe shtetit ligjor, pa të cilin nuk ka ekonomi tregu. Me garantimin e konkurrencës së ndershme, me zbatimin e atyre parimeve që kemi zbatuar.

Dy vite pas themelimit tonë, ne besonim shumë tek parimi i taksave të ulëta, dhe aso kohe vendosëm taksat më të ulëta. U rikthyem përsëri, vendosëm sistemin fiskal më të lehtë, dhe përsëri do ta bëjmë tani. Ne do të çlirojmë qytetarët shqiptarë dhe bizneset nga barra e tmerrshme e taksave. Nga dora e zezë e shtetit e cila shtrihet në çdo proces dhe në çdo at të veprimtarisë së tyre, që si e si t’i grabisë, t’i plaçkisë dhe t’i shtypë.

Ne do bëjmë gjithçka t’i japim siguri juridike këtij vendi, që sot nuk ka sistem drejtësie. Sot, një çështje civile kërkon 15 vite. Ky është dënimi më i madh. Sot, investitorët e huaj nuk investojnë dot në Shqipëri, nuk mund të investojnë. Ne angazhohemi të kthejmë paratë tek qytetari.

Elon Musk, nga zyra e Presidentit Trump dy ditë më parë, ju e dini që ai po merret me një reformë shumë të thellë të administratës dhe shifrat që japin mediat janë që, u kursyen kaq miliardë këtu, kaq miliardë aty. Dhe ai deklaroi që: nuk është problemi i miliardave, problemi është i demokracisë. Problemi themelor këtu është i raportit të taksave me qytetarin, i përgjegjësisë së atyre që përdorin këto taksa para qyetarëve. Dhe unë për këtë po luftoj, deklaroi Elon Musk, një gjeni.

Kështu që, edhe ne do bëjmë çdo gjë që këto taksa t’u kthehen qytetarëve.

Por, ne kemi një praktikë. Nuk e nisim. Ne kemi një trashëgimi, dhe trashëgimia jonë në këtë drejtim është inkurajim për ne.

Në periudhën që qeverisëm dy mandate, ne dyfishuam rrogat, ne dyfishuam pensionet, ne rritëm me 320% eksportet, ne rritëm me 300% investimet e huaja. Ku janë eksportet sot?

Nga 2023 në 2024, ato kanë rënë 32%. Rënie katastrofale kjo, 32%. Asgjë nuk shpreh prodhimin dhe punësimin më shumë se eksporti.

Eksportet i rrëzoi përtokë narkoeuro. Euro është shndërrruar në nëj monedhë toksike për ne. 35, 38% zhvlerësim. Asnjë ndërhyrje, asnjë kompensim nga qeveria, vetëm një soditje.

Prodhimi industrial, ka 6 semestre që bie në mënyrë progresive. Prodhimi bujqësor po bie.

Ne do bëjmë gjithçka për një Shqipëri që prodhon, prodhon, prodhon. Sepse ky vend ka potenciale të jashtëzakonshme prodhimi. Ne do nxisim prodhimin me insestiv fiskal, me kredi dhe me shumë mekanizma të tjerë, të cilët i kanë elaboruar ekspertët tanë shumë mirë.

Sot, ekonomia shqiptare bazohet në ndërtimin, por Shqipëria është shumë interesante. Kur njeriu sheh këto kulla, dhe kemi treguar se kemi ndërtimet më të larta në Europë, mendon se bankat këtu janë në aktivitet të madh. Jo, për fat të keq bankat pothuajsë janë në gjumë, sepse vetëm 800 mln nga 4 mld euro të investuara në këto kulla vijnë nga banka, tjerat vijnë nga nëntoka.

Cili është rezultati? Rezultati është: një i ri duhet të punojë 100 vite për të thurur ëndrrën e tij në Tiranë, për të blerë një banesë, për të patur një apartament. Nuk mund ta blejë. Prandaj ai ikën kudo në Europë, përveç Mynihut dhe Parisit, e blen më lirë se këtu.

Kjo situatë është një emergjencë, do t’i japim fund. Ne përmbysim shpërndarjen e buxhetit e të ardhurave kombëtare. Ne do i japim prioritet absolut investimit në burime njerëzore. Do marrim çdo masë që shqiptarët të rikthehen në vendin e tyre, që investimet e tyre të gjejnë sukses. Do të  bëjmë gjithçka që fermeri shqiptar të bëhet konkurrent me fermerë të vendeve tjera. Do nxisimin prodhimin dhe përpunimin në këtë sektor ku janë të punësuar gjysma e shqiptarëve.

Do rrisim pensionet në mënyrë substanciale, do vendosim minimumin jetik 200 euro.

Miq, e keni parë Edi Ramën, që për të mashtruar pensionistët vë në anë biznesmenë, në anën tjetër pensionistë. Dhe u thotë, ja këta, thotë, nuk paguajnë sigurimet shoqërore.

Po, a e dini ju që borxhliu më i madh në sigurimet shoqërore është Edi Rama dhe administrata e tij. Çdo pensionist duhet ta dije se sa i detyrohet fondit të sigurimeve, 100 mln euro. Se i mban punonjësit e administratës në të zi. Se ka rritur me 3 herë numrin e punonjsve të administratës vetëm për efekte elektorale, por nuk ua paguan sigurimet shoqërore.

Lufta kundër informalitetit do fillojë nga shteti. Natyrisht, ne jemi qeveri e vogël. Ne jemi konservatorë, qendrojmë qeveri e vogel.

Pra, ne do pregatisim paketën 100 ditëshe, e cila do ketë një efekt çlirues, transformues në jetën e të gjithë shqiptarëve në nevojë. Do ketë një efekt jashtëzakonisht të rëndësishëm, transformues të të gjithë bizneseve, tek të gjithë fermerët.

Shqipëria është në emergjencë dhe ne do i përigjemi asaj me emergjencë.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale