Berisha: Reforma e Sorosit ka dështuar plotësisht! Skapi i partisë bën pazar me dosjet, është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË GRUPIN PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Xhorxh Soros se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht, duke e quajtur ‘katastrofën më të madhe institucionale në historinë e shtetit shqiptar’. Berisha tha se ‘të dhëna të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që u krijua në bazën e reformës së Xhorxh Sorosit’.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet ‘me shpifje e mashtrime të mbulojë dështimin e tmerrshëm’, ndërsa solli shembuj konkretë për vonesa dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, ‘në këtë vend, zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë, dhe shqiptarët tani presin 16 vite për një proces gjyqësor’.

Lideri i opozitës, e cilësoi ‘Skapin e partisë’, si ‘institucionin më të korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare’. ‘Dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve, bëhen pazare me dosjet, – dhe shtoi se – zyrtarët që kanë vjedhur qytetarët përdorin një pjesë të atyre parave për të blerë Skapin’.

Në fjalën e tij, kryetari i PD, Sali Berisha solli në vëmendje edhe raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për të ilustruar rënien e ndëshkimit ndaj korrupsionit: ‘Në vitet 2008–2009, u dënuan 630 zyrtarë për korrupsion; sot janë vetëm 199, pra tre herë më pak’, tha ai, duke shtuar se ‘korrupsioni është 3 deri në 5 herë më i madh se më parë’.

Një pjesë të fjalës së tij, Berisha ia kushtoi edhe rasteve konkrete të denoncuar nga ai dhe opozita, ku përmendi ‘dosjet e Lubi Ballukut’ dhe ‘rastin e Kreshnik Farrukut’, duke i cilësuar si shembuj të drejtësisë selektive dhe të korruptuar. ‘Dosjet mbyllen me qese parash, kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend’, u shpreh Berisha me tone të forta akuzuese.

Berisha solli në vëmendje qeverisjen e Partisë Demokratike 2005-2013 duke theksuar se atëherë ‘ishte task-forcë dhe as prokurori, as polici, as doganieri nuk mund të mbyllte dot dosje’, ndërsa tani, sipas tij, ‘prokurori ‘i pavarur’ bën pazaret vetë’.

Në mbyllje të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi reformën si ‘produkt të Edi Ramës dhe padrinos së tij, Xhorxh Soros’, duke e akuzuar se ‘ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka minuar besimin e qytetarëve te ligji’. ‘Mazhoranca e krimit nuk mund ta mbulojë më këtë katastrofë, dhe opozita do të qëndrojë e vendosur për transparencë dhe shtet ligjor. ‘Kjo është dhurata e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit për shqiptarët,’ deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij, duke theksuar se ‘opozita ka qenë dhe mbetet e vendosur në liritë dhe të drejtat e individit, shtetin ligjor dhe integrimin e vendit në BE.’

FJALA E PLOTE

Analiza e sistemit të drejtësisë në parlament përbën ngjarjen më të veçantë, ose ngjarjen e një rëndësie të veçantë për çdo qytetar shqiptar.

Sot, të dhëna të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që i krijua në bazën e reformës së Xhorxh Sorosit në këtë vend.

Ata që e mbështetën këtë reformë, përpiqen tani me shpifje, me mashtrime dhe me forma të ndryshme të mbulojnë dështimin e tmerrshëm.

Të mbulojnë faktin se ka një vend në planet dhe jo në Mars, në të cilin zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë.

Ka një vend, dhe këtë standard e solli reforma e Xhorxh Sorosit, e bazuar në një korrupsion të paparë.

Unë i përgëzoj kryetarët e institucioneve të drejtësisë që patën kurajën t’u thonë shqiptarëve të vërtetën.

Patën kurajën që para jush në parlament të pohojnë se shqiptarët tani presin 16 vite për një proces.

Dhe se, nga një vit në vitin tjetër, ky afat është shkurtuar 16 ditë.

Ata që i imponuan Shqipërisë këtë katastrofë, nuk kanë moral, nuk kanë integritet t’u kërkojnë ndjesë shqiptarëve për shkatërrimin që i bënë një sistemi fragjil siç ishte sistemi i drejtësisë.

Ata që u premtuan shqiptarëve se do bjerë korrupsioni, unë u garantoj ju se korrupsioni është minimumi 3 gjer 5-fishuar.

Dhe se Skapi i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare.

Ju keni dëgjuar se njerëzit në një besim, normal, edhe opozita duke dëshmuar se qëndron luajale ndaj shtetit ligjor, ndaj shoqërisë me shtet, dërgojnë dosje të panumërta.

A e dini ju se çfarë ndodh?

Dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve.

Dosjet në Skap mbyllen kundrejt ryshfeteve.

Prandaj dhe aty kthehen në turshi ato aty. Po!

Zyrtarët që kanë vjedhur qytetarët, që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur shkojnë dosjet aty, i mbyllin nëpërmjet ryshfetit. Jashtë çdo lloj standardi.

Sigurisht që e ndjek me shumë preokupim kur në dosjet e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 miliard euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milion euro apo më pak mbase.

Pra, e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam përpjekur t’u informoj dhe para një viti bëra një analizë. Mora raportet e Departamentit të Shtetit, statistikën e këtyre raporteve të viteve 2008-2009.

Çfarë tregonin këto raporte?

Këto tregonin se në këto 2 vite, task-forca kundër korrupsionit çoi në gjykatë dhe u dënuan 630 zyrtarë.

Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar.

Pra, tre herë më pak.

Prisni.

Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar.

Mirëpo, kur ne vërshuam dosjet tona, kur qytetarët filluan të vërshojnë, aty asgjë nuk lëviz sepse aty bëhen pazare.

Bëhen pazare me dosjet. Zyrtari hajdut që ka vjedhur qytetarët, tani një pjesë të atyre parave i përdor për të blerë Skapin.

Pse përpara në dy vite u dënuan 630? Sepse përpara ishte task-forcë. Kjo do të thotë që nuk e mbyllte dot dosjen as prokurori, as polici kriminal, as hetuesi, as doganieri. Se ishin të gjithë bashkë.

Pra, veprimi ishte në grup.

Kurse tani Troplini thotë se prokurori është i pavarur. Po se është i pavarur i bën pazaret ai.

Kjo është arsyeja.

Të shihni ju dosjet e tyre, janë të pafundme.

Ata janë falsifikatorë, manipulatorë të dosjeve. Heqin dokumente nga dosjet. Me fakte kjo.

Shtojnë gjëra të paqena.

Kjo është një situatë tmerrësisht alarmante.

I kam dëgjuar të thonë se nuk janë dënuar përpara kryeministra… përpara janë dënuar dy kryeministra.

Mashtrime ordinere të një memorie të shkurtër që duan t’u shkruajnë shqiptarëve historinë sipas oreksit të tyre.

U janë hequr imunitete edhe zëvendëskryeministrave, edhe në vitin 2009 dhe kanë shkuar në procese gjyqësore.

Por ama kishte një ligj përpara dhe ai ligj ishte ky, asnjë ministër nuk kryesonte autoritetet kontraktuese. Me ligj e ndaluar.

Dhe atë ligj e amendova falë një profesori amerikan që erdhi dhe ma këshilloi. E bën ti këtë? E bëj menjëherë, thashë unë. Dhe e bëra sapo erdha në pushtet.

Fuste dorën ministri aty, i dilte dora e zezë aty.

Prandaj u dënuan 630. Ishte task-forcë. Kurse tani paguajnë shuma të tmerrshme.

U them unë ju, një ushtrinë e Lubisë, u garantoj që dosjet mund të jenë edhe 15 aty. Nuk ka ajo, nuk njihte kufij dhe asgjë ajo.

Merrte Banka Botërore, që e shihte abuzimin e tmerrshëm, vetëm në një verë kanë abuzuar dhe shpërdoruar 600 milionë euro.

Dhe BB u thotë se duhet të bëni bursën e energjisë.

U bë bursa, po ku pyeste Lubia për bursën, jo mor jo, të gjitha i bënte jashtë bursës përsëri.

Se ne rrimë e flasim për tunelin e Llogarasë. Është lule tuneli me 50 milionë. Energjia është shitur me 170 euro, faktikisht është shitur edhe me 43 euro dhe është blerë nga shqiptarët me 305 euro. Me dokumente këto, me dokumente të gjitha.

Por ne do vazhdojmë. Ne mbrojmë interesin e shqiptarëve.

Ne respektojmë çdo gjykatës, çdo hetues, çdo prokuror, i heqim kapelen dhe ka mbështetjen tonë të plotë në qoftë se qëndron me ligjin.

Po si mund të pranoj unë Altin Troplinin, që mban në xhep mandatin e arrestit të Visit të Pojës, se me Pojën nuk merret fare, dhe vetëm pasi mbaron zgjedhjet e të gjitha, e bën publik që ai të ikë.

Ja, urdhëro kazusi i Kreshnik Farrukut.

Një person i kërkuar, kam 4 ditë që po e bëj….

Pse po e bëj? Është nga prokuroria burimi, që tani dini këtu…

Merr dosjen dhe e mbyll, vetë zot dhe vetë shkop ai.

5 milionë euro ai që të regjistrohet i vëllai për krimet e tij.

Po çfarë do ta gjykosh ti atë këtu?

E kërkoi drejtësia italiane, le të shkojë të gjykohet atje. Nuk gjykohet një njeri dy herë për të njëjtën vepër njeriu, është parim universal ai.

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë me korrektesë dhe do ta ekstradojë, nuk lë ky. Jo, jo, dale se jam edhe unë këtu, të marr ca njëherë.

Prandaj i mbahej fryma aty në foltore.

Dhe sot është nisur me një eskortë, sipas një burimi, qytetar dixhital. Ai i pari është burim zyrtar.

Po atë nuk ka kush e heton.

Sot ka shkuar në Manzë, dhe burimi thotë se është shkëputur nga eskorta e madhe dhe bashkë me shoferin ka shkuar në shtëpi të delinkuentit.

Tani, kjo është situata.

Ne bëmë të pamundurën që shqiptarët të marrin vesh.

Nesër janë dy institucione të tjera, KLGJ dhe KLP.

Unë vlerësoj, edhe njëherë, ato diskutime që bënë para jush në komisione, duke paraqitur jo fshehur realitetin, por duke dëshmuar se është një katastrofë, se ishte 16 vite dhe tani është 16 ditë më pak.

A e kuptoni që ne jemi deputetë të një vendi ku njeriu që merr një dënim, që mund të jetë dënim i padrejtë, duhet të presë 1200 ditë për të marrë zbardhjen e vendimit?

A mund të pranohet një situatë e tillë?

Po pse kjo?

Sepse e thanë vetë ata, ka gjykatës me 1 mijë vendime.

Shkoni në burgje, shihini njerëz aty, me qindra, nuk kanë marrë vendimin, rrinë aty.

Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të jetë kryesori në zbatimin e ligjshmërisë së vendit, është kukull. Unë nuk e mbroj atë, i dini ju qëndrimet e mia ndaj tij, por ama ia kanë hequr kompetencat.

Ky tjetri thotë e arrestuan, keq ishte ajo që bënë, por kush të pengoi ty të hapësh çështje penale për atë që i bënë Ilir Metës?

Është ish-president ai. Është nga ata studentë që në vitin 1990 kërkoi publikisht pluralizmin. Ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti.

Çfarë pengese kishe ti të vësh para ligjit ata?

Çfarë pengese kanë për prokurorin që arrestoi avokatin në sallën e gjyqit.

Nuk mbaj mend në diktaturë të ishte arrestuar në sallë gjyqi, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë.

Dhe rrinë dhe shohin njëri-tjetrin.

Prandaj dhe këto diskutime me seriozitetin më të madh duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij Xhorxh Soros dhe netuorket e veta. Se kjo është e vërteta.

Natyrisht është tmerrësisht e dhimbshme, është dramatike. Vendi jeton me statistikat e Troplinit dhe koka turku që në trashëgiminë 500-vjeçare.

Po këto janë të vërteta.

U pa se çfarë urrejtje shpërtheu kur në mënyrën më të dënueshme u ekzekutua në sallën e gjyqit gjykatësi, çfarë urrejtje shpërtheu kundër drejtësisë.

Ata janë viktima të kësaj reforme.

Ua them unë se duhet t’i shohim siç duhet.

Ata janë aktorë, por edhe viktima të kësaj reforme.

Se të shohësh një shpërthim të atillë, nuk kisha parë ndonjëherë.

Ndaj dhe një mazhorancë krimi që ulte kokën aty, as nuk e mbronte dot se nuk kishin si ta mbronin se kishin dosjet e veta.

U përpoqën të na pengojnë, por dështuan edhe në atë përpjekje.

Ndaj dhe ne duhet të qëndrojmë të vendosur të bëjmë transparencë, t’u themi shqiptarëve se kjo është dhurata e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Dhe atyre që i mbështetën, nuk janë pak ata.

Dhe përpiqen ta mbulojnë tani me shpifje të ulëta ndaj opozitës, ndaj idealeve të saj, ndaj programeve të saj.

Por e vërteta është se opozita ka qenë dhe mbetet e vendosur në liritë dhe të drejtat te individit, shtetin ligjor dhe integrimin e vendit në BE.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale