Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit, deklaroi se, aktet normative të sjella nga qeveria për shtyrjen e dokumenteve të identifikimit për emigrantët, janë diskriminuese. Sipas kryedemokratit Berisha, afati i skadimit të dokumenteve biometrike duhej që të shtyheshin edhe për shqiptarët brenda Shqipërisë.
Ndërsa duke akuzuar Edi Ramën, Berisha u shpreh se, gjuha e tij është si ‘gjuhë qenefi’ që çfarë nuk nxjerr nga goja.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi rikthimin e Edi Ramës në parlament, por sipas tij, janë dy arsye madhore janë që nuk vjen Rama në parlament.
Së pari, ku është Sekretari juaj i Përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio që dhuron edhe 30 hektarë? Ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur Sekretari i Përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni se është në spital? Madje një ditë kur unë thashë se është arratisur, përhapni thashethemin se është në intubim’.
Dhe arsye e dytë që Edi Rama nuk vjen në parlament është dosja ‘McGonigal’.
Fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Parlament:
Aktet që paraqiten këtu janë gjysmake dhe hipokrite.
Sepse në qoftë se bëjmë fjalë se 800 mijë shqiptarë i kanë të skaduar dokumentet dhe miratojmë aktin për t’u mundësuar votimin duke u lënë vetëm 5 ditë afat, ky është akt qesharak që do damkosë këtë mazhorancë me një damkë tjetër të zezë dhe të merituar.
Në qoftë se miratojmë këtë akt sot, atëherë të paktën të shtyjmë me 10 ditë, të bëjmë 15 ditë mundësinë e votimit të tyre.
Së dyti, ju propozoni këtu një akt që i diskriminon shqiptarët.
Në qoftë se e zgjatni afatin për shqiptarët që janë jashtë, duhet të zgjatet edhe për ata që janë edhe brenda.
Nuk mund të ketë dy standarde.
Këto i bëni se si të shpëtoni, por u garantoj se asgjë në botë nga 11 maji nuk do u shpëtojë.
Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në parlament.
Nuk guxon të shkelë më në parlament.
Që është bërë i shkallmuar me një gjuhë me të cilën meriton çdo epitet.
Me një gjuhë të denjë… nuk e prish gojën unë, por një gjuhë qenefi.
Sa herë flet, vetëm gjëra të tilla nxjerr.
Atëherë pse nuk vjen ai këtu? Pse nuk vjen?
Dy arsye madhore janë që nuk vjen dot. Së pari, ku është Sekretari juaj i Përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio që dhuron edhe 30 hektarë? Ku e keni?
A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur Sekretari i Përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni se është në spital?
Madje një ditë kur unë thashë se është arratisur, përhapni thashethemin se është në intubim.
Të gjithë ju këtë rrugë do ndiqni? Arratinë do ndiqni?
Tani, e dyta, laptopi është në prokurori. Ta dini mirë. Jeni të pashpresë.
Laptopi është në prokurori.
Prandaj thirreni më mirë të vijë se sa t’u nxjerrë laptopi një nga një ju. Laptopi ka të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Edi Rama me grupin e tij.
Problemi i dytë i madh i dezekulibrimit të tij është dosja McGonigal. Ajo po shpërthen.
Damian, unë e di që ke thënë se të ka urdhëruar Edi Rama, por ka një ligj që thotë, urdhrat e paligjshëm mos i zbato.
Prandaj mos kujto se je krejt mënjanë ti. Absolutisht jo. Edhe mbrëmë të doli emri, një ministër e shoqëronte.
A e kuptoni ju që keni në krye një njeri që korruptoi shefin e kryeinteligjencës së SHBA? Dhe një nga ata që bëri gjahun e shtrigave ndaj presidentit Donald Trump.
Çfarë mendoni ju se do mbyllet ajo siç u mbyll? Jo, absolutisht ajo dosje nuk mbyllet.
Damian, shko ku të duash, edhe në malin Atos po të shkosh, dëshmitar do të thirresh për Edi Ramën sepse është akti më flagrant i korrupsionit.
I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij.
Ato nuk ia ke dhënë ti, nuk them se ia ke dhënë ti. Por, po të pasur dijeni, ke dijeni të plotë për çdo gjë.
Ndaj të garantoj se dëshmitarin e ke të sigurt, mos edhe më shumë.
Më mirë pentito.
Pra, miq, e shihni se si është shkallmuar. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani. Jo me grusht, me kokë.
Kur nuk ke asnjë parim, kur je i aftë të kryesh çdo krim, del një ditë ajo.
Së treti, janë 10 milionë dollarë dhe ajo është vetëm maja e ajsbergut, që janë dhënë për reformën në drejtësi Delina Ficos.
Se sa ka marrë Linda Rama nga paratë e taksapaguesve, nuk e di njeri, por edhe ajo do dalë.
Prandaj të sillet ligji i desorofikimit të vendit këtu. Të presim me gërshërët e ligjit çdo lidhje me monstrën e njerëzimit, Xhorxh Soros dhe paratë e tij toksike.
Pse do mbani të gjithë ju këtë barrë të rëndë, kur një pjesë nuk keni lidhje me Sorosin?
Pse do mbani mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës?
Pse do mbani ju aktakuzat e rënda të laptopit të Engjëll Agaçit?
Pse do mbani ju marrëdhënien kriminale të tij me McGonigalin?
Është koha, secili prej jush të zgjohet.
A e morët vesh ju, ku është ky ministri i shtetit bektashi, islamik, nuk ka ardhur sot ky?
Se ky Igli është ministri i jashtëm i shtetit islamik bektashi.
Shko në Nju Jork, akti më i turpshëm në historinë e asaj salle, sponsorizon dy rezoluta krejt të ndryshme, njërën të BE, tjetrën të SHBA.
Dhe voton atë të BE.
O servilizëm, o turp nuk mund të kesh emër tjetër përveç kësaj.
Po ç’jeni kështu mo?
Po çfarë dinjiteti keni?
Po si mund të përfaqësoni Shqipërinë kështu?
Sponsorizon njërën, edhe tjetrën dhe pastaj voton vetëm njërën.
Po si mund të dilni para qytetarëve shqiptarë ju?
Si mund të flasësh për flamur ti mor, kur e shkelmoni flamurin kombëtar në mes të sallës së OKB-së?
Ç’punë keni me flamurin ju?
Shqipëria sponsore e dy rezolutave të ndryshme që kundërshtonin njëra-tjetrën.
A ka akt më të turpshëm se ky?
Por ky zotëria, për prapanicën e tij, por e ka shumë qejf këtë term, nuk i ndahet nga goja, është i gatshëm t’i vërë flakën këtij vendi dhe të bëjë çdo akt, çdo poshtërsi.
Prandaj vazhdoni dhe bëni siç u shndërruat në strehë të hajdutëve, bëni dëgjesa ju.
Pse i bëni? Për mburojë të atij, që kërkon të zbusë vjedhjet që ka bërë vetë me Erion Veliajn.