Berisha: Rama kishte përgatitur 1 orë fjalim për tubimin e nesërm, por lidhjet e tij me Vuçiçin janë të rrezikshme për shqiptarët. Ne jemi kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kosovës

PRONONCIMI I KREUT TË PD-së, SALI BERISHA PËR GAZETARËT TEK PARLAMENTI

EKSTRAKT

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh jashtë parlamentit se Rama, kishte përgatitur një fjalim prej 1 orësh në tubimin që do të zhvillohet ditën e nesërme. Mirëpo, sipas Berishës, lidhjet e tij me presidentin serb, Vuçiç, janë të rrezikshme për shqiptarët.

Nuk e pranojnë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë dhe Shqipëri, tha Berisha, sepse sipas tij ‘lidhjet e tij me Vuçiçin janë tmerrësisht problematike, si për shqiptarët, për rajonin dhe për botën. Kjo që bëhet, e them këtu, meqë jemi, vetë ky me intrigat e tij dhe me burimet e tij, është një nga autorët e dramës së udhëheqjes politike të Kosovës. Përpiqet tani dhe do të dilte, kishte përgatitur fjalimin 1 orë. E kuptoni tani, do të fliste 1 orë, por nuk del dot’.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se ndërhyrjet e Ramës në punët e brendshme të Kosovës po dëmtojnë rëndë imazhin e luftëtarëve të UÇK-së dhe vetë marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij për media, Berisha u shpreh se kryeministri është ‘i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht’, ndaj çdo qëndrim i tij në mbrojtje të ish-luftëtarëve të lirisë i ndihmon në mënyrë të kundërt.

Ai theksoi gjithashtu se Partia Demokratike mbështet respektimin e pavarësisë së institucioneve të Kosovës dhe është kundër çdo ndërhyrjeje politike në proceset e saj të brendshme.

PRONONCIMI I PLOTË PËR GAZETARËT:

Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën me krimet të paimagjinueshme, të papara deri atëherë sipas shumë vëzhguesve që kryen në Lumë dhe kryesisht në fshatin Pobreg, por edhe në 32 komunitete të tjera.

Ky gjenocid i Lumës ka kaluar i pa shqyrtuar, i pavlerësuar. Është i shkruar në të gjitha traktatet për gjenocidin, por jo në historinë shqiptare. Janë disa studiues që e kanë nxjerrë.

Pas tij ishte gjenocidi i Tivarit. Shqiptarë të mbledhur pa asnjë lloj faji, veçse për etninë shqiptare, u dërguan dhe u vendosën para mitrolozëve, kaluan territorin shqiptar.

Por meqenëse këtu ishte pjesëmarrëse edhe udhëheqja politike e Shqipërisë, të paktën për kohën që kaluan mbi territorin. Edhe këtë historia e Shqipërisë e mohon, e injoron.

Tani, kemi të bëjmë me një zhvillim tjetër, kemi të bëjmë me gjenocid ciklik. Gjenocid për shqiptarët ka pasur dhe më përpara, por termi gjenocid ka lindur me vonesë, edhe kualifikimi.

Lexova listën e rreshtuar nga parlamenti i Kosovës, i të gjitha masakrave që janë kryer në Kosovë tek civilët. Nuk bëhet fjalë këtu për luftëtarët e vrarë, anëtarët e UÇK-së, se ata janë palë lufte dhe kanë bërë luftën e tyre.

Por në këtë është në mënyrë persistente, është hera e dytë që Edi Rama urdhëron grupin e tij parlamentar, antishqiptar vetë ai, armik i shqiptarëve të Kosovës, që të mos votojnë. Por dënimi i gjenocidit është një detyrim për çdo njeri. Nuk ka lidhje.

Ti je i detyruar, e thashë dhe në parlament, edhe shqiptarët po ta kryejnë, që nuk ka ndodhur kurrë, duhet ta denoncosh. Nuk pranohet një krim i tmerrshëm siç është krimi i vrasjes së tjetrit, vetëm e vetëm se i përket një etnie tjetër.

Nuk e pranojnë sepse lidhjet e tij me Vuçiçin janë tmerrësisht problematike, si për shqiptarët, për rajonin dhe për botën.

Kjo që bëhet, e them këtu, meqë jemi, vetë ky me intrigat e tij dhe me burimet e tij, është një nga autorët e dramës së udhëheqjes politike të Kosovës.

Përpiqet tani dhe do të dilte, kishte përgatitur fjalimin 1 orë. E kuptoni tani, do të fliste 1 orë, por nuk del dot.

Pyetje: Pse?

Sali Berisha: Jo të gjitha pse-të do ti bëj unë publike.

Pyetje: Jeni opozitë…

Sali Berisha: Jam opozitë, por unë çdo ditë bëj pse-të publike, por jo çdo pse.

Pyetje: Ju pse mendoni se protesta e nesërme i dëmton liderët e UÇK-së?

Sali Berisha: Së pari, në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë gjykatës.

Pyetje: Ju vetë keni protestuar në gjykatë për proceset …

Sali Berisha: …Jo, e kam theksuar, edhe kur më kanë thënë, jo u kam thënë. Nuk kanë qenë protesta, kanë qenë konferenca për shtyp.

Pyetje: Mbështetësit tuaj kanë protestuar…

Sali Berisha: Mbështetësit e mi nuk kanë protestuar.

Pyetje: Njoftimet në drejtim të anëtarëve të PD-së kanë qenë për protesta.

Sali Berisha: Njoftimet kanë qenë për protesta, por unë nuk i kam lejuar. Shiko, gjykatat kanë absurditetet e tyre. Njësoj si të vësh një grup gazetarësh të protestosh para tyre. Por ato kanë një pavarësi, por ajo pavarësi nuk është meritë e pushteteve të tjera që t’i sulmojë.

Përndryshe nuk do ketë gjykata, nuk do ketë media.

Unë jam që të respektohen, pavarësisht se çfarë bëjnë.

E dyta, Edi Rama i dëmton shumë ata se është një personalitet i damkosur tanimë.

E keni marrë vesh, i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Dhe ta shohin atë gjykatësit se ky po u del zot, absolutisht i rëndon.

Të dalë Taulant Balla, i cili i ka rekordet e zeza në të gjitha kancelaritë, dhe të flasë për luftëtarët e lirisë, i dëmton.

Po, normale, luftëtarët e UÇK dhe qyetarët e tjerë janë të lirë të organizojnë çfarë të mendojnë.

Por Edi Rama ka faktuar se është një armik i egër i Kosovës.

Ju kujtohet ju projekti për ndarjen e kufijve? Ky ka qenë promotor kryesor.

Ju kujtohet ju Ballkani i Hapur kur Kosovën e futën në hartën e Serbisë? Ky ka qenë autori kryesor.

Ju kujtohen sanksionet që i vu Albin Kurtit? Ky ka qenë.

Ju kujtohet fluturimi i tij, mblodhi Batonët e Kosovës për të rrëzuar qeverinë? Ky ka qenë.

Ju kujtohen fjalimet e tij kundër kryeministrit të Kosovës? Ky është.

Edhe këtë e ka kundër tij.

Ne nuk jemi që të ndërhyjmë në punët e brendshme të Kosovës. E thashë edhe në parlament, preferenca ime është LDK ta zëmë, por unë nuk ndërhyj kurrë as në fushatë, as në ato.

Kjo është normale, është një vend tjetër ai.

Pyetje: Fatmir Mediu ka deklaruar se do të shkojë si qytetar i thjeshtë në protestë. Vendimi juaj i PD-së është një vendim politik i krahut të djathtë, apo është vetëm një vendim politik i PD?

Sali Berisha: Vendimi për të mos marrë pjesë në protestë është një vendim politik i Partisë Demokratike. Ky është vendim politik i PD….

Pyetje: Këtë protestë nuk e organizon Edi Rama dhe vetë Rama deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë protestë…

Sali Berisha: … Kur deklaroi Edi Rama që nuk do marrë pjesë në protestë? E kanë detyruar.

E detyruan.

Pyetje: Po ju si qytetar nuk mund të merrni pjesë në këtë protestës?

Sali Berisha: E detyruan, Edi Rama, kush tani. Edhe ua them dhe pastaj rrini 3 ditë rresht, jo ishte kështu e jo ishte ashtu dhe kur del ashtu, nuk thoni që të paktën e tha.

Pyetje: E gjykon publiku pastaj …

Sali Berisha: E gjykon publiku, por unë them edhe njëherë, e detyruan. Për këtë të jeni të sigurt. Ishte përgatitur fjalimi fiks një orë.

E detyruan se tani është në…

Pyetje: Bashkimi Europian apo …

Sali Berisha: E detyruan ata që e detyruan. U detyrua me u tërheq. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë se tani ka kaluar në stilin e kubanëve, por u detyrua me u tërheq.

Megjithatë, meqë jam në këtë rast, dua të shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese.

Ka një diskutim aty, ka qenë apo nuk ka qenë, e vërteta është se ata kanë qenë në Tiranë shumicën e kohës.

Kanë ushtruar autoritetin aq sa kanë pasur mundësi ta ushtrojnë nga Tirana. Dhe këta nuk janë të parët që ushtrojnë aktivitetin, që udhëheqin nga një vend tjetër.

Jo, historia e revolucioneve dhe luftërave çlirimtare ka raste të tjera.

Ndaj dhe të marrësh dhe të thuash që ndodhi kjo dhe është përgjegjësia jote, kur nuk ka asnjë lidhje.

Keq është që u vra, mirë është të gjendet autori, por nuk mund të akuzosh atë, për mua në asnjë mënyrë.

Pyetje: Ata e ngritën vetë gjykatën speciale, është e njëjta gjë siç bëri politika në Shqipëri më SPAK dhe tani e akuzon… Në këtë rast Albin Kurti e ka kundërshtuar hapur gjykatën speciale …

Sali Berisha: Problemi është këtu. Është e vërtetë që Albin Kurti ka qenë në opozitë dhe e ka kundërshtuar, e ka votuar. Por të themi atë që është, pasi Dick Marti arriti ta sensibilozojë shumë komunitetin ndërkombëtar se, lidershipi i UÇK-së ka urdhëruar shkulje organesh, çka do të thotë, ta marrësh tjetrin ta vendosësh në tavolinë dhe ti heqësh organin, është forma më e egër e krimeve kundër njerëzimit, atëherë asnjë njeri nuk merrte përsipër dhe të thoshte, të mos hetohet.

Pse? Burimi ishte Vukçeviçi. Por Vukçeviçi ishte prokurori serb, i Beogradit për krimet kundër luftës. Sado që për mua ai ishte një ultranacionalist i verbër, po për komunitetin ndërkombëtar ai ishte një pikë reference. Ajo ishte një gjë, shumë e organizuar kundër shqiparëve.

Pyetje: Ju i besoni ato akuza z. Berisha?

Sali Berisha: I kam kundërshtuar atëherë, i kundërshtoj sot dhe kam bindje absolute që nuk kanë ndodhur. I ka hedhur vetë poshtë gjykata. Gjykata ka hedhur poshtë variantin e transplantit të organeve.

Edi Rama, qeveria shqiptare në vend që të merrte një fushatë të fuqishme diplomatike, për amendimin e rezolutës që përmendte marrjen e organeve për transplant në territorin e Shqipërisë, filloi e shkoi aty, po shan Këshillin e Europës, sa ata ja anuluan darkën. Kjo është e gjitha.

I përshëndes të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përshëndes ish-udhëheqjen politike të Kosovës, që sot ndodhen në Hagë dhe ata të cilët kauzën e tyre e konsiderojnë një kauzë të drejtë dhe ky është qëndrimi ynë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale