Berisha publikon të tjera pamje nga farsa elektorale: Zgjedhëset votojnë disa herë. Manipulimi ishte i pakufishëm

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT-FARSA ELEKTORALE

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sot me pamje konkrete, raste të tjera të votimeve të shumëfishta nga zgjedhësit, të shoqëruar nga patronazhistët e PS-së, duke theksuar se këto janë prova të qarta të manipulimit të procesit.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se, këto pamje, të marra në dy qendra votimi në Zall Bastar dhe në Elbasan, tregojnë se zgjedhjet e 11 majit janë një farsë e organizuar dhe e drejtuar nga strukturat e patronazhimit dhe komisionerë të lidhur me pushtetin.

‘Voton një herë, pastaj edhe një herë tjetër, dhe sërish. Kjo është pamja reale e zgjedhjeve në Shqipërinë e Edi Ramës,’ deklaroi Berisha, duke shtuar se veprimet e komisionerëve dhe ndërhyrja e patronazhistëve janë të dokumentuara dhe tashmë pjesë e raportit të shkeljeve që po i dërgohet ndërkombëtarëve.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin për instalimin e një ‘narkodiktature autoritare’, ku sipas tij, zgjedhjet nuk janë më as të lira dhe as të ndershme.

FJALA E PLOTE:

Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit.

Ndaj dhe unë sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë.

Ka kjo zonja voton njëherë… prisni tani.

Voton edhe njëherë tjetër tani…

Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para.

Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del.

Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin.

Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit…

Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë.

Ja pra, votim…

Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës.

Pamje nga votimet e shumifishta ne Elbasan

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Anisa Kadesha, RTSH: A do ti paraqisni para faktorit ndërkombëtar të gjitha videot që keni paraqitur para mediave dhe kur do ta ketë gati PD, raportin e saj përfundimtar për kancelaritë ndërkombëtare.

Sali Berisha: Që të gjitha i çojmë online, i shpërndajmë në të gjitha drejtimet, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtar, pa përjashtim të gjitha.

Raporti është në përfundim.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Ku është kjo qendër votimi dhe a ka ndikuar në rezultat në këtë qendër votimi, dhe në cilin qytet.

Sali Berisha: E para është në Zallbastar në Tiranë. Sigurisht janë me dhjetëra. Këto që sjell këtu janë vetëm përfaqësuese të dhjetëra, dhjetëra qendra votimi. Pa asnjë diskutim që kanë ndikuar ndjeshëm në rezultat.

Unë nuk mund të bie këtu të gjithë zinxhirin sepse duhen orë të tëra. Unë sjellë ato më tipiket që përfaqësojnë se çfarë ishin zgjedhjet. Kjo e dyta është në Elbasan.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale