REPLIKË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha publikoi në Kuvend përgjime që përfshijnë biseda mes Taulant Ballës dhe personave të tjerë, ku flitet për manovra dhe intriga politike. Berisha tha se “bundra” luan me “Taon” në këto përgjime, duke akuzuar politikanët e qeverisë aktuale për korrupsion dhe paaftësi në përfaqësimin e qytetarëve.
REPLIKA E PLOTË
Së pari, të dashur qytetarë, siç e shihni, këta kanë marrë fund.
Ai deklaron se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, ky tjetri flet në emër të tij për PS.
Jeni katandisur aty ku e meritoni.
Por unë, meqë ky tha nuk quhem Tao, por quhem Krenar, do u lexoj pak disa rreshta prej tij.
Daupaj: Nuk do i bëj nder Ballës unë.
Çela: Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti?
Vladi: OK, se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do ta mbyllë?
Çela: Nga Tao, Tao. Dhe thotë se i ka në rregull letrat.
Çela: Se bundra luan edhe me Taon.
E kuptoni ju sa e rëndë është kjo? Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos.
Çela: Jo, bundra kësaj radhe do ia marrë…
Të lutem, ky është fjalor me shkrim. E ka përdorur vetë ai.
Çela: I dola borxhit Taos.
Ja pra kush u përfaqëson ju. Ja kush del krenar para jush.
Po si jeni kështu mo, si ka mundësi?
“Dakord, do ta pengoj unë, i dola borxhit”.