EKSTRAKT
Pas prezantimit të programit për arsimin dhe shkencën për periudhën 2025-2029, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët të profesioneve të ndryshme dhe studentë, Kryetari i Partisë Demokratike, prof. Dr. Sali Berisha, bëri apel për përmirësimin e arsimit dhe forcimin e vlerave të familjes dhe patriotizmit në shoqërinë shqiptare. Berisha theksoi nevojën për reforma të thella në shkolla dhe në sistemin arsimor, si dhe për luftën kundër ndikimeve negative si droga dhe krimi. Lideri opozitar lidh edukimin me zhvillimin e qytetarisë dhe vlerave kombëtare, duke u fokusuar te rëndësia e shkollës në formimin e qytetarëve të përgjegjshëm.
Kryetari i PD, Sali Berisha, kritikoi ashpër ndikimin e të fortëve dhe bandave në shoqëri dhe në shkolla, duke e quajtur atë një kërcënim për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve. Ai premtoi përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur shkollat nga droga dhe për të rritur disiplinën.
Berisha gjithashtu diskutoi objektivat e PD-së për përmirësimin e arsimit, rritjen e pagave për mësuesit, dhe modernizimin e infrastrukturës dhe bibliotekave. Ai theksoi arritjet e sektorit të arsimit gjatë periudhës së tij dhe shtoi se Shqipëria do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar një sistem arsimor të fortë dhe të lidhur me kërkesat e kohës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për rëndësinë e teknologjisë dhe përdorimin e anglishtes si gjuhë të dytë të detyrueshme në shkolla, si dhe për mbështetje të diasporës dhe mësimin e gjuhës shqipe jashtë vendit.
FJALA PËRMBYLLËSE
Edhe njëherë, dua t’ju falënderoj shumë për ndërhyrjet që bëtë, ndërhyrje të cilat, ju e plotësoni dhe ju garantoj që problemet që ngritët, sugjerimet dhe objeksionet do të pasqyrohen plotësisht në programin e qeverisë së ardhshme.
Sikundër, ju garantoj se i gjithë ky program do të shndërrohet në vendime dhe ligje para datës 11 maj, në mënyrë që burokracia të mos mund të, natyrisht do respektohen praktikat e ligjbërjes dhe vendimarrjes, por tekstet do të jenë të gatshme për shqyrtim.
Janë shtuar çështje themelore. Shkolla ka qenë, është dhe duhet të jetë vatër e edukimit, e qytetërimit dhe nuk ka mëdyshje që ajo kurrë nuk do t’i largohet këtij funksioni themelor.
E shprehët në mënyra të ndryshme ju kë të shqetësim, e shprehu Learti, e shprehu Benjamini, e shprehët me të drejtë gjithë kohën disa prej jush. Ajo çka dua t’ju them është se, shkolla do të mëkojë tek nxënësit patriotizëm, dashurinë për familjen dhe respektin, edukatën më të mirë.
Kur them shkolla duhet të mëkojë atdhetari dhe patriotizëm, është një kusht themelor ky për formimin e qytetarëve që i duhen këtij vendi.
Nuk ka për njeriun e qytetëruar dashuri më sublime se dashuria për vendin. Dhe ata të cilët nuk e mbajnë parasysh këtë, dhe krahas familjes nuk përpiqen të mëkojnë këtë virtyt, këtë dashuri, ata i mbeten borxhli fëmijëve të tyre, ata nuk kanë bërë detyrën e tyre.
Në rrafshin personal, patriotizmi është një burim i pashtershëm burim energjie pozitive që të shtyn përpara dhe të motivon, ndofta më shumë ndonjëherë se çdo gjë tjetër. E shprehe shumë Leart, qendra dialogu, tolerance, për fatin tonë më të keq ai i cili, se tani po dali gjërat, kanabizoi Shqipërinë, nga jugu në veri, ng lindja në perëndim, ai goditjen më të rëndë ua dha fëmijëve të Shqipërisë, ua la barrë të rinjve shqiptarë në një akt të paimagjinueshëm.
Dhe sot, në shkollat tona, fëmijët janë më të pambrojtur, megjithëse kanë oficerë, oficere, kanë drejtorë apo drejtoreshë, kanë mësuesit, por aty shkojnë dhe therren, në derë të shkollës. Atyre u sillen vërdallë shpërndarësit e drogërave. Aty ka humbur disiplina, dhe çfarë ndodhi miqtë e mi?
Në mënyrën më dramatike, filloi të kultivohej kulti i të fortit. I forti është bandit, çfarë kulti? Mirëpo, ajo u kultivua. Ky kult u kultivua, sepse i forti dominon qytetin. Sepse për të fortin qyteti flet me zë të ulët. Po kush?
Flasim qytetet tona mijëravjeçare, shekullore. Dhe se, kjo situatë në një mënyrë ose tjetër, në mënyrë të gabuar bëhet frymëzim për individë të caktuar që në moshë të re, dhe kjo është e vërteta. Sepse të fortit, janë një grusht kriminelësh dhe horrash që kanë vetëm një vend, burgun.
Por, këtu kanë kryeministrin me vete, kanë ministrin me vete. Këtu dalin e vrasin, dhe nuk kapen. Përgjakin rrugët e qytetit . Nuk iu hyn gjembi në këmbë, sepse kanë marrë zotim, këtij apo atij se të japin mandatin.
Pra, sigurisht që shkolla do ta bëjë punën dhe duhet ta bëjë, por çështja e këtyre akteve në shkollë është pasqyrimi i asaj drame që ndodh në shoqërinë tonë të dominuar nga të fortët, jo nga ligji. Shoqëria jonë duhet të jetë shoqëri e qytetarëve ndën ligjin, po për ata nuk ka ligj.
Hyn ai e rreh dhe e bën copë kryetarin e bashkisë. Po, or po, dhe nuk guxon askush të thojë një fjalë se ai është mik i ministrit, më shumë se kryetari i bashkisë, dhe i kryeministrit. Kjo është e vërteta. Dhe ka shumë të drejtë Learti, që kërkon dialog, që kërkon që në shkollën e tij të mos therren nxënësit, siç u therr dhe mbulohet. U therr djali 14 vjeç, dhe vërsulet kryeminsitri dhe ministri për të mbuluar krimin e shëmtuar ndaj tij.
Nuk ka asnjë diskutim që ne insistojmë për disiplinën. Ne do bëjmë çdo gjë për të mbrojtur shkollat tona nga drogërat, për të mbrojtur nga trafiqet. Do bëjmë gjithçka, për një edukim të shëndoshë.
Familja, shkolla në vend se të konsolidojë admirimin, respektin për familjen, shkollat e shkatërrojnë. Prindi 1 dhe prindi 2. Woke-izmi është pas-marksizëm, nuk ka më të keq. Marksizmi është doktrinë terroriste, po woke-izmi është përtej Marksit. Është përçudnimi më i madh. Dhe a penetrojnë në shkollën tonë?
Po, penetrojnë gjerësisht. Ja, këta i njohim se kush janë. Këta njerëz që nuk kanë moral, që vjedhin ditë e natë qytetarët. Këta mbroheshin me ombrellë, prindi 1 dhe prindi 2, me agresion në identitetin e fëmijëve.
Sot, kemi dërguar ligjin në parlament. Nuk ka në Shqipëri tjetër, veçse dy gjini. Dhe absolutisht, do ketë ligj tjetër që, ai që do guxojë të prekë në shkolla, në institucione integritetin e familjes, prindi 1 e prindi 2, ai në administratën shqiptare nuk do ketë vend.
Sigurisht, ne do respektojmë familjen dhe vlerat e saj. Vendi, familja dhe shkolla, ky është një trinom. Do t’i jap një përgjigje Edmondit, të cilin e falënderoj për çështjet që ngrite.
Tani, e shtrove shumë drejtë. A kemi ne objektiva? Të garantoj i dashur se, kemi objektiva shumë konkrete dhe vetëm objektiva konkrete.
Meqënëse ju, keni ardhur në 2009, po kthehem prapa, pikërisht në ato vite.
Në vitin 2005, arsimi për shkak të rrogave shumë të ulëta të arsimtarëve, braktisej masivisht. Mësuesit kërkonin, përpiqeshin të gjenin çdo punë tjetër me një rrogë më të mirë se mësuesi. Kur e kujtoj si sot, dhe dhe nuk e harroj kurrë, kur premtova në Elbasan dyfishimin e rrogave. Dyfishimi i rrogave ishte një premtim ndofta nga më të vështirët që kam bërë ndonjëherë. Pse?
Mësuesit ishin rreth 40 mijë, përbënin pothuaj gjysmën e administratës shtetërore.
A u përmbajtën? Mbi 100%.
Edmond, rrogat e mësuesve u rritën mbi 100%, për këtë të jesh 100% i sigurt. I rritëm.
Së dyti, erdhëm në pushtet, Shqipëria kishte 12 studentë për 1000 banorë. Shqipëria kishte 4.8% penetrimin e internetit, saqë shpesh kur bënin listën e vendeve me internet, Shqipërinë e përjashtonin fare se 4.8% nuk e quanin.
Shpallëm, do kapim standardin europian për studentë për 1000 banorë. Ku e bazuam? E bazuam se kishim të rinj. Çfarë ndodhte? Ndodhte që, shumica e maturantëve nuk hynin në universitete, ua kishin prerë rrugën, sepse zbatohej politika e vjetër e kohës së diktaturës, e kufizimit të pranimeve në universitete. Dhe ne e hapëm. Pikërisht, me këtë objektiv, ne arritëm në vitin 2013, jo në 43, por 51 studentë për 1000 banorë.
Shpallën, Shqipëria në moshë digjitale. Kanë qeshur gazetat me atë deklaratë timen. Ne ishim me 4.8%. Si ta sillje? Interneti ishte shumë i shtrenjtë, të gjobiste, nuk mbaj mend mirë çmimin por ishte vërtet shumë i shtrenjtë. Dhe me ndërhyrje të fuqishme, ne arritëm të shtrijmë internetin në çdo shkollë. Dhe nga e merrnim? Me satelitë. A kushtonte? Dy herë më shumë se sa me kabëll, por e morëm. Kishte 850 kompjuterë i tërë sistemi arsimor shqiptar në 2005, vendosëm 26 mijë kompjuterë në t ëgjitha shkollat e Shqipërisë. Pra, ne ecim me objektiv dhe vetëm me objektiva.
Arsimi profesional, i dhamë përparësi. Z.Teferiçi informoi. Sot ka 7000 nxënës më pak. Nuk mund të premtoj kurrë gjëra që nuk i bëj, dhe ato që premtohen, ato do bëhen.
E shtroi bukur këtu një pyetje, pse arsim të detyruar të mesëm?
Ua them unë ju. Në vitin 2005 e diskutuam këtë. Ishim ulët, sepse ka një tregues. Arsimi është sistem, ka treguesit e vet. Ne e kishim tek 70, ose më pak se 70% kalimin nga klasa e 9 në gjimnaze, e kishim të ulët. Maqedonia e ka të detyruar. Ta detyroje arrije në shifra shumë të larta.
Shqipëria gjatë diktaturës, të jemi të sinqertë, nuk e kishte të detyruar me, por e kishte të detyruar nga halli. Në ç’kuptim? Që fëmijët mqs do shkonin në ferma dhe në kooperativa, kur shumica e familjeve i çonin në ato shkollat bujqësore që u hapën në gjithë vendin, merrnin një diplomë të shkollës së mesme. Kjo pësoi një rënie të madhe.
Ne, pasi investuam në krijimin e kushteve, me konvikte e të tjera me rradhë, përqindja e kalimit të nxënësve të klasave të 9 në gjimnaz u rrit në 86-90%, nuk kishte nevojë për detyrim. Ne e kishim sa Maqedonia që ishte me detyrim, vullnetarisht.
Tani, ka rënë në mënyrë të ndjeshme, ndaj dhe propozimi që të bëhet i detyrueshëm arsimi i mesëm. Janë një seri vendesh që e kanë të detyrueshëm, shumica nuk e ka. Por diplomimi me shkollë të mesme është veçse gjë e mirë, është shumë e mirë për shumë arsye. Për edukimin, për shanset e punësimit, etj. Kjo është arsyeja pse është menduar një gjë e tillë.
Kemi ecur me objektiva, dhe realisht ato objektiva i kemi realizuar. U zhbënë një e nga një.
Trupat akademike. Ishte rreth 6000, arritëm në 11.500. A ishte artificiale? Ishte deri diku, por jo. Pse? Sepse, ka një tregues shumë të rëndësishëm në universitete. Numri i studentëve për pedagogun. Ne e kishim të lartë atë, ajo duhet të ishte gjysma e tij. Kështu që, ne e prumë shumë drejtë. Sepse pedagogu nuk është vetëm të ligjërojë në auditor, është të bëjë kërkime shkencore. Në Baltimore, mqs ke qenë atje në fakultetin e mjekësisë, në kohën kur unë kam qenë pedagog, kishte dy pedagogë për 1 student, se ata pedagogë bënin kërkime shkencore, ndaj ai ishte një fakultet avantgard i kërkimeve shkencore.
Në këtë rast, në këtë program të garantoj se, absolutisht të gjitha do të jenë të realizueshme plotësisht.
Do ketë një pakt të padiskutueshëm me universitetet, dhe ky pakt do të hartohet së bashku, do firmoset dhe qeveria d ot’i qendrojë pikë për pikë paktit me universitetet. Ky pakt, do të pasqyrojë ndryshime rrënjësore në qendrimin ndaj studentëve, lirisë akademike, bursave, tarifave, bibliotekave, kushteve dhe në të gjitha aspektet.
Në fakt, ne lamë një kampus, një projekt territori dhe kampusi sot po tjetërsohet. Kampusi ishte i domosdoshëm kudo. Kampuset janë qendra të fuqishme të zhvillimit, të aktiviteteve studentore, të jetës së studentëve. Këta, fillimisht e shndërruan në parking për bashkinë, tani e kanë vënë destinacion tjetër dhe faktikisht në një territor të arsyeshëm, këta univeritetet i lanë pa kampus.
Shqipëria do bëjë gjithçka për të lehtësuar diasporën në mësimin e gjuhës shqipe. Pagesa për mësuesit, dhe krijimin e mundësive didaktike, materialeve, por edhe transformimit teknologjik në këtë mes është një rrugë shumë e suksesshme për të ndihmuar në mësimin e gjuhës shqipe shqiptarët kudo që ndodhen.
Brain Gain, ka qenë dhe mbetet një qëllim i yni. Në vitin 200. Adminsitrata shtetërore kishte gjithësej vetëm 1.3% të diplomuar në botë. Në vitin 2012, kjo përqindje ishte 22%. Krahas Brain Gaind, krijuam dhe atë që quhej Soft Landing, një zbarkim i butë në të cilin ata që ktheheshin gjenin disa favore, kredi të buta, strehim, etj.
Sikundër, do bëhet gjithçka për një integrim online me teknologjitë e reja, me ekspertë shqiptarë që sot në fusha të caktuara janë në majë të zhvillimeve.
Një rëndësi të madhe shumë për universitetet, mendoj se, dobësi e madhe e tyre janë tekstet. Do ketë një ligj. U përpoqëm. Në vitin 2012, caktuam një fond të madh për përkthimet, por për fat të keq trupa pedagogjike ishte e dashuruar me tekstet e veta. Nuk kam qenë kurrë dakord me një gjë të tillë. Kurrë.
Tekstet, duhet të merren tekstet më të mira. Linus Pauling, dy herë nobelist në kimi. Ka një tekst kimie në të cilin shkruan: këtë tekst e kam shkruar për nxënësit e shkollave 7-vjeçare, për gjimnazistët, për universitarët, për studentët e kimisë, për pedagogët e kimisë. Po përse Pauling pretendonte se teksti i tij ishte i dobishëm për të gjitha këto kategori?
Sepse të vërtetat që ai kishte sintezuar aty, ai besonte se i kishte bërë në mënyrën më të kthjellët dhe ishin të dobishme për të gjithë ata që do të lexonin kimi. Pra, tekstet në botë kanë një rol të jashtëzakonshëm në universitete.
Kështu që, përkthimi ose jo përkthimi për furnizimin sepse, prap të jemi realistë, por anglishtizimi i shkollës shqiptare do të jetë drejtim themelor.
Në vitin 2006, ne vendosëm ligjin. E bëmë anglishten gjuhë të dytë të detyruar në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Në atë kohë, të jemi realistë, nuk i kishim mësuesit e anglishtes, por u angazhuan njerëz që dinin sadopak anglisht. Edhe mësues muzike po të ishte, por që të mund ta jepte orën. Gradualisht u diplomuan mësuesit. Dhe kur, zotëria që erdhi mbrapa e ndryshoi ligjin, praktika nuk ndryshoi dot, sepse të gjithë donin anglishten.
E hoqi ligjin, se tha ke përjashtuar gjuhë të kombeve tjera, unë jam frankofon, dhe Shqipëria u anëtarësua në frankofoni. Nuk e bëra as kundër frëngjishtes, as kundër italishtes. Me të gjitha këto zhvillime, bota bëhet gjithmonë e më shumë anglisht, dhe pas saj mandarin.
Siguria e bibliotekave digjitale, dhe importimi i teksteve moderne do të jetë një nga synimet më kryesore të punës në universitete.
Arsimi profesional. Po ta shihni Shqipërinë sot ka dy sektorë. Sektori i ndërtimit, i cili është bërë mollë e ndaluar. Le të dalë kush të shkojë e të blejë në këto kullat. Asnjë! Narkoshtet!
Euro është e rrëzuar përtokë, kjo është shtyllë kryesore e ekonomisë. Turizmi, i cili funkisonon në mënyrën më të disfavorshme për qytetarin shqiptar. Shqiptari paguan për nëj turist, çdo shqiptar nga taksat e tij paguan për një turist 230 euro, dhe fiton nga një turist 4 euro. Zor të gjesh një vend në botë me këtë raport të frikshëm. Unë e kuptoj që, ata që japin Air Bnb, ata që japin me qira apartamentet, hotelet, ata fitojnë, por nuk janë shumica ata. Shumica është tërësia e shqiptarëve.
Ky rri e numëron pasagjerët e Easy Jet, i quan turistë. Rëndësi ka se, për 10 milionë turistë të shpallur nga qeveria janë 6 mln netë fjetjeje të regjistruara. Për 2.6 mln turistë të shpallur nga qeveria e Malit të Zi janë 6.8 mln netë fjetjeje. Kjo është e vërteta, janë statistikat.
Prandaj dhe, turizmi është ndëshkues për qytetarët në tërësi. Sigurisht që, ne i japim fund kësaj. Përkundrazi, janë të mirëpritur, por formalizimi.
Edhe sot, kanë prurë ligjin në parlament 5 yjet përjashtohen nga taksat. A ju kujtohet ju kur dilte, se ky është dhe shumë i varfër në njohuri, kur thoshte se paguan ky hotel sa një biznes i vogël. Po tani, nuk paguan fare ky hotel. 5 yje thotë, 10 vjet pa taksa.
Pra, arsimi profesional është jetik për të krijuar tregun e punës të një Shqipërie që prodhon, të një Shqipërie e cila ka çdo potencial për të prodhuar pasuri përrallore sa asnjë vend tjetër dhe që tani prodhon beton dhe turistë që flenë gjysmë nate.
Arsimi profesional do marrë vendin e vet. Përgatitja për tregun e punës është kusht themelor.
Mësuesit dhe fushata elektorale. Garantoj çdo mësues që do marrë pjesë në fushatë elektorale të PS, do ta gjejë veten jashtë sistemit arsimor pas datës 11. Ne duam t’ju respektojmë zoti mësues, por ju duhet të respektoni veten. Kur ju bëheni militantë t’i shërbesh narkodiktaturës, një mësues që ka formimin dhe dijen, është krim dy herë më i rëndë se sa i një qytetari që nuk e di çfarë është narkoshteti.
Të shkosh në fushatë me korbën e kovidit, mbi të cilën rëndojnë qindra e mijëra jetë njerëzish, sepse në vend se të blinte me çmime normale respiratorët që mungonin, i mirrte me çmime 10 herë më të shtrenjta dhe i linte pa respiratorë. Sepse shpërdoronte me Edi Ramën mbi 500 milionë euro të taksapaguesve për kovidin dhe ne patëm vdekshmërinë më të lartë, 4-fishin e vdekshmërisë europiane, shumë më të lartë se Kosova e Maqedonia.
Si mund të bëheni ju shërbëtorë të kësaj delikuenteje, e cila ka vetëm një vend, në burg. Nuk falen ata, janë 20 mijë shpirtra. 20 mijë shqiptarë vdiqën nga kovidi për shkak të saj. Kovidi është shkaku kryesor, por nuk ksihte pse të vdisnin në Shqipëri më shumë se në Kosovë, dyfishi. Trefishi më shumë se sa në Maqedoni.
Ndaj dhe, pjesëmarrja e mësuesve në fushatë elektorale do të konsiderohet akt i hapur armiqësor.
Doris, e ke shtruar shumë drejtë këtë punëne autonomisë. Ky tejkalon etërit e tij shpirtërorë në qendrimin ndaj lirisë akademike, absolutisht. Ai ligj u diktua nga valixhe me euro. Ai ligj që bëri ai në 2015, mori një sharlatan të specializuar për çështjet demografike të popullatës. E patë ndonjëherë të vijë, nuk shkel më nën Shqipëri. Dhe nuk bëri as aktet ligjore, paralizoi kërkimin shkencor totalisht, vendosi universitetet tërësisht në kontroll qeveritar, goditi. Po, kur një njeri merr përsipër të firmosë çdo leje ndërtimi, prej tij pret çdo gjë, nuk mund të ketë nocionin e lirisë akademike ai. Rikthimi i saj është, kusht i të gjitha kushteve për të patur universitete të vërteta në vend.
E drejtë është, transformimi i kurrikulave, tërësisht. Kur fola për transformim, sigurisht që kjo përfshin kurrikulat. Nuk mund të ecet me kurrikulat e shkuara.
Duhet të zgjasim kohën e qendrimit në shkolla, është e domosdoshme edhe për nxënësin, edhe për prindrin. Prindërit që punojnë e kanë shumë problem këtë, ndaj dhe ne do shohim çdo mënyrë, duke shtuar ushqimin, duke shtuar mësuesit që do merren me ta. Pra, ky do jetë një premtim i yni.
E theksova për rrogat, po do dyfishohen. Ne arritëm të vendosim mësuesin në gjysmën e epërme të piramidës të rritjes së pagave. Jo të gjitha vendet e kanë, shumë vende nuk e kanë, por ky ka rënë përsëri tani, e ka bërë siç ka dashur. Përsëri, mësuesi do të dalë në gjysmën e epërme dhe do të mbahet aty. Do të jetë nga profesionet më të paguara, përndryshe nuk do të kemi mësues.
Unë, nuk po zgjatem më shumë, por ju falëndëroj shumë për këto vërejtje. Që të gjitha do pasqyrohen nga grupi i punës në program dhe, edhe njëherë nuk jetë reformë, por do të jetë transformim. Ne do të transformojmë arsimin shqiptar në mënyrë që ai të shpëtojë dhe të kryejë misionin e tij.
Shumë faleminderit!