Berisha për gazetarët te Parlamenti: Rama e ka dërguar Veliajn në qeli në Durrës që t’i çojë Pojën për t’i mbyllur gojën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një prononcim për gazetarët në oborrin e parlamentit për zhvillimet e fundit dhe masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas kryedemokratit, Edi Rama e ka dërguar Veliajn në Durrës që ti mbyllë gojën.

Pyetje: Duke qenë se në ditën e fundit para SPAK janë mbledhur militantë të PS, protestë ose tubime …

Sali Berisha: Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, kam parë vetëm policët dhe rrogëtarët e bashkisë, çka është absolutisht e dënueshme.

Pyetje: Kur të shkoni ju në SPAK  do ti thirrisni prap demokratët t’ju mbështesin?

Sali Berisha: Protesta e demokratëve, ajo është një konferencë shtypi që bëj unë aty, unë bëj një konferencë shtypi aty, kurse ky dërgoi policinë bashkiake, e dënueshme në ligj dhe çdo gjë.

Ata rrethuan, të armatosur disa prej tyre, rrethuan Skrapin që po të merrnin urdhër. Tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën.

Pra, funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm.

Tani kam këtu të dhëna të tjera të tmerrshme, sepse duket se Velica ka bërë garë me Lajla Asadin.

Ju e morët vesh që 1 milion euro e kishte garderobën, fustanet e shoqja e Asadit, Lajla. Ia numëruan kur shkoi në Moskë.

Kurse 867 mijë euro del kjo e Erion Veliajt.

Megjithatë mund t’u them se qindra e qindra artikuj janë përjashtuar nga Skrapi, se ankohen…

Do shihni ju sa janë përjashtuar që nuk janë regjistruar aty fare.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale