Berisha pas miratimit rezolutës së CDI: Shqipëria narko-shteti i vetëm në Europë, kartelët diktojnë politikën dhe ekonominë

Kryetari i PD, Sali Berisha, falënderoi CDI-në për miratimin e rezolutës mbi situatën në Shqipëri, duke deklaruar se vendi është shndërruar në narko-shtetin e vetëm në Europë. Ai tha se Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në kontinent, ndërsa klanet shqiptare të kokainës dominojnë tregun europian.

Berisha akuzoi qeverinë Rama për lidhje me kartelet e drogës dhe për ndikim të tyre në emërime politike, gjyqësore dhe policore. Ai theksoi se ekonomia po shkatërrohet ndërsa ndërtimi po fryhet nga paratë e pista, dhe se mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit.

Ai u shpreh mirënjohës për rezolutën dhe theksoi se PD do të vazhdojë betejën për ta denoncuar këtë situatë deri sa partnerët europianë ta marrin seriozisht kërcënimin.

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha pas miratimit të rezolutës nga CDI:

Edhe njëherë, shumë faleminderit z.President. Dua të falënderoj CDI-në si organizatat e parë ndërkombëtare që miratoi një rezolutë shumë të dobishme dhe serioze për Shqipërinë si narkoshteti i parë dhe i vetmi në Europë. Që atëherë, z.President, zhvillimet e mëtejshme vërtetuan se situata është përkeqësuar dhe është bërë një kërcënim real, jo vetëm për kombin tim, por edhe oër sigurinë e rajonit dhe më gjerë.
Sot, Shqipëria është eksportuesi numër një, eksportues i marijuanës në Europë. Tashmë është droga e Shqipërosë, klanet shqiptare të kokainës që dominojnë në tregun e kokainës bë Europë si dhe diktojnë çmimet e kokainës në të gjithë Europën.
Nëse shikoni ekonominë tonë, ajo është është dëmtuar tmerrësisht nga miliarderë të tillë të drogës.
Ky është prodhimi industrial, prodhimi bujqësor dhe eksportet që po dështojnë vit pas viti. Ndërsa ka një sektor që po lulëzon gjithnjë e më shumë, dhe ky është ndërtimi.
Indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tri herë më i lartë se indeksi mesatar i BE-së. Qeveria është e lidhur fortë me kartelet dhe baronët shqiptarë të drogës. Qeveria tashmë është e provuar. Kryeministri priti personalisht krerët e lartë të Sinaloas meksikane, të cilët janë 4 vëllezër shqiptarë. Ai dërgoi një charter special nga Tirana në Aruba për një takim të veçantë me baronët shqiptarë të drogës në Amerikën Latine. Tani, i gjithë ky efekt i këtyre parave të tmerrshme toksike për vendin tim po e shkatërron vendin. Në 10 vjet, vetëm për zonën e BE-së 1,099,000 shqiptarë u larguan nga vendi, pa llogaritur ata që u larguan në rajone të botës.
Së dyti, droga dhe shpërndarësit e drogës emërojnë ministra, deputetët emërojnë gjyqtarë, drejtorë policie. Por cilat janë vështirësitë më të mëdha për ne si opozitë?
Në Europë, askush nuk do të na dëgjojë të flasim për narko-shtetin. Ky është një problem i madh. Ne e bëjmë për hir të kombit tonë, por e bëjmë edhe për hir të kombeve të tjera. Dhe besoj se është evidente, ata nuk flasin. E kundërta, ndonjëherë na sulmojnë pse ne flasim për narko-shtetin. Kushdo që lexon dhe shikon, Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një narko-shtet. Vetë fakti që Shqipëria është e shkatërruar nga zgjedhjet është një pjesë e plotë z.President, Sekretar i Përgjithshëm i CDI-së, miku i vjetër Isturiz dhe persona të tjerë të CDI erdhën në zgjedhjet tona. Ata panë cila ishte mbështetja popullore, por problemi është se kartelet e drogës janë më të forta se çdo parti dhe ato diktojnë rezultatet.
Ja ku jemi sot.
Ne jemi mirënjohës për votimin e kësaj rezolute, pavarësisht vështirësive tona. Ju siguroj se ne do të luftojmë kundër kësaj situate të tmerrshme në vendin tim me shpresën se një ditë institucionet europoane, partnerët europianë do ta kuptojnë se droga është një kërcënim i madh për sigurinë e kombeve të tyre.
Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale