Berisha: Nuk më kanë thirrur asnjëherë për ’21 Janarin’ sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA SPAK

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK deklaroi para gazetarëve se drejtësia shqiptare është vënë plotësisht në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe se kreu i SPAK, Altin Dumani, po mbron gjyqtaren Irena Gjoka. Berisha tha se Gjoka është dëbuar dhe dënuar në Greqi për falsifikim dhe se ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit dhe në procesin e vetingut, por institucionet shqiptare kanë fshehur dhe vonuar çdo informacion që lidhet me këtë çështje. Berisha tha se KLGJ fillimisht i dha avokatëve të tij vendimin e vitit 1996 për shkarkimin e Gjokës, ndërsa më pas mohoi ekzistencën e tij. Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar dokumente për dëbimin dhe dënimin e gjyqtares, të cilat janë të verifikuara me apostile.

Lideri opozitar, Sali Berisha akuzoi prokurorinë se ka hapur vetëm një “hetim paraprak”, që përdoret për të mbyllur çështje të ndjeshme, ndërsa KLGJ nuk ka marrë ende vendim për përfundimin e mandatit të Gjokës, pavarësisht detyrimit ligjor. Ai deklaroi se rasti i Irena Gjokës është prova më e qartë e degradimit të sistemit të drejtësisë dhe e kontrollit që, sipas tij, ushtron kryeministri Rama mbi institucionet.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi para gazetarëve gjatë prononcimit të tij para SPAK se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për t’u paraqitur për çështjen e 21 janarit dhe se thirrjet e përfolura janë një “skenar i sajuar” nga kreu i SPAK, Altin Dumani, me qëllim devijimin e vëmendjes nga aferat qeveritare. Berisha tha se në adresën e tij nuk ka mbërritur asnjë dokument, as nga prokuroria dhe as nga Kuvendi, ndërsa theksoi se i beson deklaratave të Gazment Bardhit, i cili ka konfirmuar se në kutinë postare të grupit parlamentar të PD nuk ka ardhur asnjë njoftim.

Berisha mohoi të ketë refuzuar ndonjë thirrje, duke shpjeguar se çdo njoftim që i ka ardhur në adresën zyrtare është marrë dhe firmosur. Ai shtoi se ka një email personal që e përdor dhe një zyrtar të parlamentit që nuk e përdor, prandaj çdo pretendim se thirrja mund të jetë dërguar aty është i pabazë. Sa i përket mundësisë së shoqërimit me forcë, kryedemokrati, Sali Berisha tha se nuk rrezikon asgjë, sepse nuk ka shmangur kurrë paraqitjen në organet e drejtësisë.

I pyetur nëse ka përgjegjësi morale si ish-kryeministër për ngjarjen e 21 janarit, Berisha tha se çështja është hetuar në detaje dhe ka prodhuar dënime, ndërsa ai vetë nuk është thirrur asnjëherë sepse prokuroria ka pasur frikë nga dëshmitë e tij. Lideri demokrat e cilësoi protestën e asaj dite si “më të dhunshmen në historinë e vendit”, duke thënë se ekzistojnë deklarata ndërkombëtare që provojnë se Partia Socialiste kishte një axhendë dhune.

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjithashtu se nuk ka dijeni për çështjen e serverëve të Kryeministrisë, duke theksuar se në ato ambiente nuk ka pasur serverë vëzhgimi dhe se çdo pajisje e mundshme i përkiste Gardës, që ka zyrat e veta në institucionet shtetërore. Ai theksoi se të gjitha këto janë hetuar më herët dhe kanë prodhuar vendime gjyqësore.

Në lidhje me organizimin e protestës së sotme, Berisha tha se ajo mbahet para Kryeministrisë sepse përgjegjësi kryesor për aferat e pretenduara korruptive nuk është ministrja Balluku, por kryeministri Rama, të cilin ai e akuzon për përdorimin e ministrave si “mjete” për të firmosur vendimet. Lideri opozitar konfirmoi se protestat e ardhshme do të zhvillohen vetëm para Kryeministrisë, duke e quajtur këtë një fazë të re të aksionit opozitar.

FJALA E PLOTË

Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini.

Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot do paraqes para jush të gjithë mbrojtjen që Edi Rama apo Ramaduro i Tiranës i bën delinkuentes Irena Gjoka, e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit juridik të tij.

Kështu, me 26 tetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996,Irena e refuzoi me pretekstin se ju nuk keni dokumente.

Pra, unë jam shkarkuar, thoshte ajo, por ju nuk e keni dokumentin.

Në nëntor të vitit 2023, KLGJ i jep avokatëve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996,por dy javë më pas ky institucion gënjen deputetët e PD duke u shkruar se gjoja nuk ka vendimmarrje të KLD në vitin 1996.

Pra, shikoni, institucion shtetëror, i cili dy javë më parë kishte dhënë vërtetimin për shkarkimin e saj, madje edhe kopjen e vendimit të shkarkimit, dy javë më vonë u përgjigjet deputetëve të PD se një vendiim i tillë nuk ekziston pasi merr urdhrin nga Edi Rama.

3.Më dhjetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, nuk e pranoi përsëri sepse jo sepse tashmë nuk e kishte vendimin, por sepse sipas saj ky ishte një vendim kolegjial duke dëshmuar një injorancë të plotë dhe totale sepse KLD kryesohej në atë kohë nga presidenti i Republikës.

4.Gazeta greke Ta Nea boton në mars 2024 shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Grqia si falsifikatore.

5.Më 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, në vend që ta hetonte atë.

Pra, betohet për virgjërinë politike dhe korruptive të Irena Gjokës. Imagjinoni ju se çfarë institucioni është ky. Pra, betohej për kokën e Irenës.

Me datën 4 maj 2024, e shtuna dhe e diela e Pashkës, gazeta Prototema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës.

Me datën 7 maj 2024, prokuroria e përgjithshme deklaron se po nis hetim të thelluar.

Pra, mbi 18 muaj hetimi i thelluar mbahet në sirtar.

Me datën 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dëbimet e Irenës, por edhe për vendimin penal të formës së prerë.

Me 5 maj 2025 paraqita këtu para jush dokumentin me vulë apostile, të cilin e mori vesh dhe e pa e gjithë Shqipëria.

Me 5 maj të vitit 2025, delinkuentja Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë që i dha gazetës BIRN, çka përbën një mashtrim publik dhe në terma ligjore përbën një krim në vazhdim.

Me 6 maj 2025 del prokura e vitit 2003 që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat për të kundërshtuar vendimin e dëbimit. Pra, bie alibia që nuk kishte dijeni.

E kuptoni se kush janë këta?

Çdo epitet meritojnë që vendosin për fajësinë apo pafajësinë e qytetarëve shqiptarë, për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore, për ndëshkimin e kriminelëve, urdhëroni pra se çfarë ndodh me ta.

Me 7 maj 2025, Altin Troplini deklaron fillimin e hetimit pa emër, paraprak.

Këtu do ndalemi.

Hetimi paraprak është forma më korruptive e hetimit, e aplikuar nga Altin Troplini në rastin e Irena Gjokës, në rastin e McGonigal, në rastin e Amant Josifit dhe në të gjitha rastet ku ai pret gjoba të mëdha ose zbaton urdhra eprorë.

Me datën 8 maj 2025, i kërkojmë KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës, pasi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, ajo nuk mund të ishte më kurrë gjykatëse në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në maj-qershor 2025, ndonëse ligji e detyron KLGJ-në të vendosë për 15 ditë për mbarimin e mandatit, fillon loja e kungulleshkave. KLGJ i kërkon prokurorisë së përgjithshme të shprehet, prokuroria fshihet pas ministrisë së Drejtësisë dhe nuk konkludon.

Qershor 2025 del se Irena Gjoka jo vetëm:

1. Është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurorë.

2. Ka dënim penal të formës së prerë në Greqi.

3. Ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit pasi nuk i ka deklaruar këto.

4. Ka gënjyer në veting.

Të gjitha këto janë akte që kryhen brenda sistemit të drejtësisë dhe dëshmojnë moralin e kalbur të këtij sistemi, kontrollin total që Edi Rama nëpërmjet Altin Troplinit, nëpërmjet Ulsi Vuitonit, e shumë të tjerë, e ka irenizuar, të na falin të gjithë Irenat e tjera për emrin shumë të bukur që kanë, përveç Irena Gjokës.

Ose e ka bërë me shumë mbiemra se nuk po më vjen tani ndonjë epitet më i përshtatshëm.

PYETJE-PËRGJIGJE

Gazetarët: Z.Berisha, a morët njoftim për çështjen tjetër në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për 21 janarin, dhe në çfarë date?

Berisha: Tani, mbetet në historinë e turpit të Altin Troplinit, i cili për të zhurmuar aferën e tmerrshme korruptive të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpshëm të ftesës sime në SKAP për t’u pyetur si njeri që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit.

Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që unë isha këtu, isha para jush, isha në zyrat e Skapit.

Dhe donte jo njoftimin, por donte që mercenarët, puthadorët, lakejtë e qeverisë në media, të hapnin studiot televizive jo me Lubinë dhe Ramën dhe vjedhjet e tyre 90 milionë në tunelin e Llogarasë, 130-140 milionë në aeroportin e Vlorës, por se e ftuam, nuk e ftuam, nuk erdhi, tek erdhi.

Këto janë gjëra të turpshme sepse ju duhet të qëndroni fort ndaj këtyre akteve të papërgjegjshme dhe të turpshme.

Njoftim thuhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi.

Në mënyrë absolute nga data 3 gjer sot, asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër, dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë.

Po, të sqaroj për postën elektronike.

Unë kam dy posta elektronike, njërën e kam timen, tjetra është e parlamentit, të cilën nuk e përdor.

E kam përdorur vetëm në një rast, në një korrespondencë, e detyrueshme të jetë nga parlamenti dhe jo nga emaili privat. Sepse, parlamenti në atë rast, komunikonte me një parlament tjetër të organizatave ndërkombëtare.

Por unë kam një gjë tjetër. Unë kam një numër telefoni që e njeh e gjithë bota, që marr çdo ditë me qindra mesazhe dhe dokumente dhe aty nuk ka ardhur asnjë gjë.

Gazetarët: Z.Berisha, por fletëthitjrrja e prokurorisë nuk është qytetari dixhital? Grupi parlamentar i partisë suaj, sipas Kuvendit, në shkresën dërguar SPAK-ut ka refuzuar të marrë fletëthirrjen. Ky është pretendim zyrtar i Kuvendit, i z.Peleshi.

Berisha: Unë them çfarë ka thënë zoti Gazment Bardhi.

Zoti Gazment Bardhi ka deklaruar sa vijon: në kutinë postare të grupit parlamentar të PD nuk ka ardhur asnjë njoftim dhe unë i besoj 100 herë më shumë atij se Altin Troplinit.

Nuk mund t’i besohet Troplinit.

Pse ju i besoni?

Zoti Peleshi nuk ka sjellë asgjë.

Zoti Peleshi le të provojë që e ka sjellë.

Po unë nuk mund ta mohoj po ta kishte sjellë.

Tani njëherë më thoni grup parlamentar, tani thoni zoti Peleshi.

Po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi.

Muhabet është ai? Të më pyesësh për Peleshin mua…

Tani, në radhë të parë të sqarojmë këtë moment.

Momenti i dytë është absolutisht unë për çdo thirrje në gjykatë apo prokurori, unë paraqitem, ai është ligji im, ligj i pandryshuar i jetës time.

Jam paraqitur dhe do paraqitem.

Madje për temën, plotësisht, ndonëse është një temë, një çështje, një dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e mi, armiqtë e egër publikë të Sali Berishës, ju e dini vetë si ka qenë Ina Rama, pra për këtë temë që është gjykuar, sikur të isha thirrur 10 herë, 10 herë do kisha shkuar.

Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë.

Kanë pasur frikë për dëshmitë e mia.

Gazetarët: Përtej ftesave, përtej njoftimit, adresave, apo komunikimi, përballje e juaja. Ju e dini që SPAK po heton çështjen e 21 janarit, si sih-kryeministër i kohës, a ndieni ju përgjegjësinë për të dhënë shpjegime për këtë çështje dhe a keni ju diçka për të fshehur në lidhje me e këto çështje?

Berisha: Siç dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh.

Për këtë çështje, Sali Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate.

Nuk është thirrur asnjëherë, as edhe një herë të vetme, përkundrazi kanë biseduar me mua të huaj, zyrtarë të lartë të ndryshëm, dhe nuk më ka thirrur prokuroria e shtetit, nuk më kanë thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.

Sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit dhe se ka deklarata të vendeve më të fuqishme të planetit se PS kishte axhendë dhune.

Pra, axhenda e dhunës.

Dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, sheh plumba në dritaret e ndërtesës, vrima plumbash, sheh xhama të thyer me gurë, sheh automjete që duan të thyejnë derën.

Pra, kjo ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi.

Dhe ka një përcaktim ndërkombëtar se PS kishte një axhendë dhune.

Pra, në rast se do isha thirrur, absolutisht do kisha shkuar sa herë të isha thirrur.

Por nuk jam unë, janë ata që nuk më kanë thirrur.

Gazetarët: Z.Berisha, Strasburgu e ka konsideruar 21 janarin si një vrasje shtetërore të pazbardhur…

Berisha: Meqë e ndjek këtë punë, a mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore?

Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë?

Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë.

Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore.

Gazetarët: Pse u fshehën pamjet filmike të serverëve të Kryeministrisë, keni një koment për këtë?

Berisha:

Nuk kam asnjë dijeni për këtë.

Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin.

Në qoftë se Garda ka pasur serverin aty, është punë tjetër.

Garda në kryeministri, në presidencë, në ministritë, kudo ka një zyrë të veten sepse ata kanë përsipër sigurinë.

Çfarë mbajnë aty, është punë e tyre.

Çfarë ka ndodhur është hetuar.

Është një hetim i plotë, i bërë për vite dhe ka dënime përkatëse.

Kështu që unë nuk jam thirrur asnjëherë.

Gazetarët: Z.Berisha, a ju njoftuan sot për t’u paraqitur për 21 janarin? Cilat janë adresat ku SPAK mund t’ju njoftojë, sepse jeni personazh dhe funksionar publik, dhe për këtë arsye nuk cënohet privatësia të bëhen të ditura. A ju kanë informuar avokatët se ju mund të rrezikoni sipas ligjit të shoqëroheni forcërisht për 21 janarin, në rast se refuzoni sërish?

Berisha: Tani, këto, pjesën e fundit duhet ta mbash vetë sepse unë nuk kam refuzuar.

Pjesën e parë, unë kam një adresë dhe këta mburren për adresat.

E vërteta është që në atë adresë kanë ardhur të gjitha njoftimet.

Apartamenti im ka një derë, ka një hyrje, ka një adresë dhe çdo gjë që ka ardhur aty është firmosur.

E dyta, unë kam një zyrë si kryetar i PD, në qoftë se dikush përcjell njoftim pa emër dhe shkruan aty Partisë Demokratike, sigurisht ajo nuk është…

Gazetarët: Ju po thoni se mund të ketë arhdur ftesa në ëmër të PD, dhe jo në emrin tuaj?

Berisha: Unë po them atë që kanë thënë zyrtarët e PD.

Tani, këto njëherë. Asgjë nuk kam parë. Po të kisha parë, unë vij këtu çdo dy javë, pse nuk do vija unë?

Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di.

Gazetarët: Ju ftuan sot, ju vunë në dijeni?

Berisha: Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim…

Gazetarët: Të premten, se zakonisht të premten ju kanë njoftuar?

Berisha: Ja e sheh që ata njoftojnë më përpara gazetarët se mua.

Ja, pikërisht këtë doja të di. Doja të di nëse janë njoftuar mediat para meje.

Urdhëroni se si funksionon Altin Troplini.

A keni gjetur njeri më transparent se mua?

Asnjë!

Ju përshëndes!

Gazetarët: Z.Berisha, përse nuk protestoni përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për sa kohë që znj. Balluku është zyrtarisht e pandehur nga SPAK, por keni zgjedhur të bëni një protestë ditën e sotme përpara kryeministrisë? Si do të jetë e organizuar kjo protestë?

Berisha: E para, kjo është një foltore, ky është një parlament i deputetëve dhe qytetarëve së bashku. Ju keni të drejtë, në një kuptim, që absolutisht Lubi Balluku është personazh kryesor, por më kryesor se Lubia, për të gjithë ata që duan të merren me të vërtetën është Ramaduro. Sepse, në Ankara Lubia nuk ishte vetëm, por ishte me Sulltanin. Pasioni i saj për Sulltanin ka kufij vetëm qiellin, se i numëroi me radhë në një konferencë, me Murat, me Bajazitë, e me radhë. Iku ajo punë. Ne nuk mund të themi se përgjegjëse numër 1 është Lubia. Nuk është Lubia përgjegjëse numër 1. Përgjegjës numër 1 është Edi Rama që ka përdorur si mashë Lubinë. Kjo ka ndodhur me Llogaranë, kjo ka ndodhur me aeroportin. Keni dy ish-ministra që kanë refuzuar të firmosin, Damian Gjiknuri. Dhe, shkoni pak në Ministri të Mbrojtjes se çfarë po ndodh dhe tek shtabi i Përgjithshëm. Por ju i censuroni gjërat, këtu është problemi. Ju duhet t’ia thoni popullit gjithçka ndodh. Shkoni pak pyesi.

Ndaj dhe, ajo i ka marr përsipër dhe Rama tha: kjo m’i zgjidh mua problemet tha, ju jo, nuk kam punë me ju të dy. Në fakt, të dy nuk janë më ministra. Prandaj dhe, çdo protestë do bëhet vetëm para kryeministrisë. Ky është një fillim. Njësoj si e mbajtëm para bashkisë, tani para kryeministrisë.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale