EKSTRAKT
Pas prezantimit të programit për bujqësinë për periudhën 2025-2029, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët dhe profesionistë të ndryshëm, Kryetari i Partisë Demokratike, prof. Dr. Sali Berisha, përshkruan një plan të detajuar për modernizimin dhe transformimin e sektorëve të bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri. Berisha theksoi rëndësinë e këtyre sektorëve për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për fermerët dhe banorët e fshatrave.
Kryedemorkati, Sali Berisha nënvizoi se për të arritur sukses në këtë sektor, do të merren masa të shpejta dhe konkrete për të mbështetur fermerët dhe blegtorët, si dhe për të krijuar kushte për rritjen e prodhimit bujqësor. Berisha ka theksuar gjithashtu rëndësinë e financimit, duke përmendur subvencionet dhe kreditë e buta si mjete të rëndësishme për mbështetje të prodhimit bujqësor dhe blegtoral.
Kryetari i PD, Sali berisha ftoi për një qëndrim transformues ndaj bujqësisë, duke theksuar mundësitë e Shqipërisë për të rritur prodhimin e bimëve aromatike, mjaltit, dhe për të premtoi gjithashtu përmirësimin e kushteve për fermerët, duke siguruar një çmim më të arsyeshëm për naftën dhe mbështetje më të fuqishme për rritjen e prodhimit.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm në fjalimin e tij është arsimi, ku Berisha theksoi se zhvillimi i bujqësisë duhet të mbështetet në një arsimin të specializuar dhe trajnim të fermerëve, duke u mbështetur në modelet e suksesshme të bujqësisë në vendet e zhvilluara.
Lideri demokrat, Sali Berisha tha se do të bëhet gjithçka për të ndryshuar situatën aktuale të bujqësisë dhe për të transformuar sektorin, duke u përpjekur për të arritur një bujqësi të qëndrueshme dhe me rendiment të lartë në Shqipëri.
FJALA PËRMBYLLËSE E PLOTË
Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet e çmuara që bëtë dhe plotësimin e programit për Bujqësinë dhe Blegtorinë të PD, qeverisë së saj
Duhet të theksojmë në krye të radhës se, qendrimi ynë ndaj këtyre sektorëve të një rëndësie themelore për shoqërinë, për vendin, do të jetë qendrim transformues. Kur unë them qendrim tranformues, kjo nënkupton një veprim energjik të shpejtë, të vendosur në të gjitha fushat e këtyre sektorëve.
Çfarë do të thotë kjo në këtë periudhë që diskutojmë? Kjo do të thotë që ne pregatisim çdo vendim qeverie, çdo ligj, çdo amendim, në mënyrë që vetëm këtë mënyrë ne mund t’i përgjigjemi emergjencës së krijuar. Vetëm në këtë mënyrë, duke kaluar në akte konkrete, në ligje konkrete, të gatshme për t’u miratuar dhe votuar muajt e parë të qeverisjes ne dëshmojmë vendosmerinë tonë të ëktij sektori në të gjitha fushat e tij dhe përpjekja për të vendosur në rrugën e zhvillimit, modernizimit dhe suksesit.
Natyrisht, gjendja nuk është, them dhe njëherë është e vështirë, është dëshpëruese, por jo e pashpresë.
Me shumë të drejtë, ju në diskutime shtruat mungesën e madhe të krahut të punës të njerëzve në fshat. Mos harroni se, të gjithë ata që kanë ikur nga fshati, në tërësinë e tyre, ata po në fshat punojnë. Punojnë në ara, punojnë në kopshte, punojnë në stalla të vendeve tjera. Dhe, ata janë në çdo kohë një potencial real i madh.
Në qoftë se, iu krijojmë kushte për sukses atyre, në qoftë se ne i mbështesim, në qoftë se u bëjmë të mundur që, ato të cilat i japin në vende tjera të vijnë r;i japin aty ku kanë lindur, të jeni të sigurtë se kthimi do të ndodhë dhe do të ndodhë i fuqishëm. Dhe ne e kemi të faktuar këtë, e kemi të faktuar kthimin.
U kthyen 180 mijë familje emigrantësh, dhe u kthyen shumë e shumë prej tyre në bujqësi. E kam treguar disa herë, e them. Në një panair punimesh bujqësore në Peshkopi gjeta në një stendë një lloj djathi, të cilin për koençidencë, kisha parë një dokumentar italian për prodhimin e tij.
– Po, ti, i thashë unë, ku e ke mësuar ti këtë djath? Në Itali e mësova, shkova atje, e mësova. Mund ta bëj dhe këtu në Korab këtë, dhe u ktheva dhe e bëj, dhe më tregoi të gjithë.
Pra, në qoftë se ne tregojmë vullnet dhe përkushtim për ta transformuar gjendjen në fshatin shqiptar, vërtet ka pak krah pune, por do të jenë më të paktë ata që largohen, dhe do vijnë shuëm të kthehen të punojnë në vendlindjen e tyre.
Ju, sigurisht që e plotësuat programin me fusha shumë të rëndësishme, të cilat programi i ka por nuk i ekspozoi. Ju garantoj se, nuk do mbetet fushë që të lihet prapa. Nuk mund të lejë kurrë Shqipëria prapa bimët medicinale dhe aromatike. Është një prodhues i shkëlqyer, një prodhues shumë i rëndësishëm i tyre, dhe jo vetëm sherebela, por bimët aromatike të Shqipërisë shtrihen në të gjithë sipërfaqen e këtij vendi dhe përbëjnë një potencial të madh.
Ne nuk folëm për bletën, por nuk ka vend më të përshtatshëm dhe mjalt më cilësor, se sa mjalti i trevave shqiptare. Ne jemi vend plot ujëra. Me speciet më të shumta të peshqve në ujërat e ëmbla, në ujërat e kripura. Mbi 600 rezervuarë janë.
Pra, potencialet në këtë sektor janë të mëdha dhe shumë të rëndësishme. Natyrisht, ju jeni të vetdijshëm dhe e keni të qartë se, një çështje themelore është çështja e financimit.
Por, ka një gjë miqtë e mi.
Nuk ka sektor ku investimi të jetë më me rendimet, me eficient se sa në këtë sektor. Dhe e them këtu. Cilido që mendon se subvencionet mund të zëvendësohen, ai shkatërron dhe rrënon bujqësinë, blegtorinë. Janë jetike, nuk humbet asgjë me subvencionin. Jo, përkundrazi. Subvencioni në bujqësi është tek një fermer shndërrohet në të mira për mbarë komunitetin, për shoqërinë.
Dhe ne i rikthehemi fuqishëm, siç u tha këtu. Subvencionit për çdo bimë, për çdo kafshë, për çdo njesi prodhimi. Natyrisht, do të respektojmë edhe tendencën apo do të respektojmë, do të përshtatemi kushteve, për t’u përshtat.
U ndala tek ulliri, por absolutisht Shqipëria mund të prodhojë lajthi më shumë se ulli kur të vendosë. Se po e vendosi kjo bëhet, se nuk është më pak.
Pra, ne kemi një potencial shumë të madh. 80 mln euro ka qenë importi i mishit. Imagjinoni ju, 80 mln euro importojmë ne që, ju them ju ka rrezik 3 shekuj më aprë ne kemi qenë eksportues mishi dhe lëkurash, po.
Tani, ne kthehemi dhe importojmë. Pse? Se e kemi braktisur, e kemi injoruar. Detyrimisht.
Nuk do jetë vetëm subvencioni, jo. Kreditimi i butë. Mbulimi i interesave të kredive për bujqësi, të kredive për sigurimin e prodhimeve dhe sigurimin e pronave, një qendrim tjetër ndaj stoqeve që krijohen në mënyrë të pashmangshme. Por një përballim, së bashku me shtetin. Se në qoftë se ai nuk shet prodhimin, ai falimenton dhe shteti do ndërhyjë, do i subvencionojë atij një çmim bazë.
Rracat dhe farat janë domosdoshmëri absolute, në qoftë se synojmë për të kapur nivelet më të larta dhe më të mira të prodhimeve.
E shtruat me të drejtë këtu. Nafta, është themelore. Keni shumë të drejtë.
Një jaht luksoz që vjen në Durrës merr gjer në 500 mijë dolarë naftë. I shtron një drekë kryeminsitrit dhe pastaj u bie sirenave të lamtumirës dhe largohet për të ardhur tjetri. Jo, nuk mund të ndodhë kjo kurrë.
Në qoftë se arrijmë, do bëjmë çmos që me atë çmim t’ia japim fermerit tonë naftën. Por ne, kemi shpallur që nafta nuk do mund të shitet as për fermerin dhe jo fermerin kurrë, me çmim tjetër që ndryshon me 10% me Kosovën dhe Maqedoninë. Ne do i marrim këto, njëherë në radhë të parë do arrijmë të krahasohemi me rajonin, dhe pastaj të shkojmë më tutje.
Ky çmim që them unë, nuk përjashton një çmim shumë më të arsyeshëm për fermerët tanë. Është bërë e domosdoshme. Qeveria duhet të bëjë gjtihçka për ripërtëritjen e teknikës bujqësore. Ju e dini, është rikthyer parmenda. Pse? Sepse nuk e paguan dot traktorin ai, nuk është kthyer nga qejfi, për romantizëm, është kthyer nga varfëria, nga skamja.
Ndaj dhe, kjo kërkon dhe ne do bëjmë që të trefishojmë, të pesëfishojmë buxhetin aktual për fermerin, për bujqësinë.
Përsëri, do të insistojmë tek arsimi. Është sektor shumë i rëndësishëm. Historia e ka provuar se, ata që e kanë bazuar bujqësinë e tyre mbi shkollimin përktaës, dhe ata janë amerikanët, kanë arritur bujqësinë më të zhvilluar në botë, më prodhuese, më të suksesshme. Dhe ne do t’i përmbahemi.
E tha bukur profesori që, nuk janë procese që e japin përnjëherë, disa prej tyre e japin shpejt, po të tjerat duan kohë. Shtrohet me të drejtë çështja e fragmentarizimit të tokës.
Duhet t’i japim një përgjigje, natyrisht një përgjigje mbi baza tregu, se nuk mund të bëjmë veprime arbitrare dhe kështu që, ujitja. Nuk ka vend me ujëra si Shqipëria. Nuk ka vend ujëra dhe tendenca fillon nga maja e maleve dhe zbret në bregdet.
Kolosale sasia e ujërave që kemi ne. Nga secila nga kaskadat përtej Laçit, qoftë e Matit, qoftë e Drinit mund të sjellësh ujë gjer në Lushnjë. Nga Tomorri, nga të katërta anët. Hidrocentrali i Banjës. Nuk është qëllimi i tij kryesor energjia, se ai në fund të fundit është 40 e sa megavatë. Jo, vaditja. Është kompleks hidroenergjitik për vaditje, por ama vën të gjithë Myzeqenë nën ujë, pa vështirësi.
Nuk është lëvizur një tullë, ndërkohë që është ndërtuar, e vërteta është ka qenë në projektin e parë, ta themi atë që është. Edhe gjatë diktaturës, në kohën e projektit të tij ai ka qenë vepër energjitiko-ujitëse.
Dhe tani, nuk ndjehet kush më. Jo, ne do ta bëjmë. Ne do i rikthehemi në mënyrën më të fuqishme për të transformuar. Pra, qendrimi ynë është dhe jetë transformues për bujqësinë shqiptare në bindjen më të thellë se, kapacitetet e saj janë disa herë më të mëdha se të sotmet që janë në rrënim dhe ky është interesi më i mirë i shqiptarëve.
Cilësia e ushqimit, siguria ushqimore. Gjithçka këtu i është lënë korrupsionit dhe spontanitetit. Bëhet zhurmë e madhe për mandarinën, sepse ishte me pesticid. Nga erdhën, kush i solli?
Para 3-4 vjetësh shoh unë, Shqipëria eksport. Çfarë eksporti? 10 mln euro në Serbi plehra kimike. Ishin stoqet që i kishin mbledh tregtarët shqiptarë, dhe tani shyqyr që po i heqim.
Në këtë kontekst, do jetë një disiplinë e hekurt për kontrollin. Po kjo, është dhe për shëndetin, mos kujtoni ju. Është tragjike. Njerëzit marrin ilaçe jashtë cilësie, ua them unë ju. Marrin absolutisht jashtë standardi, dhe e paguajnë këtë.
Po këto pastaj, për inputet bujqësore. Ne do të ndërhyjmë, sikundër do bëjmë gjithçka për një konkurrencë të ndershme. Sistemi fiskal do të ndryshojë.
Meqënëse, ky është takimi i parë i gjerë për ëktë program. Unë i sugjeroj grupit të punës të pasqyrojë të gjitha vërejtjet e drejta që u bënë këtu, por do ju kërkoja njerëzisht dhe ju që, me shkrim çfarëdo që keni të tjera, t’ua përcillni grupit të punës dhe të kemi vërtet programin më të mirë për transformimin e bujqësisë në Shqipëri.
Ju falënderoj shumë për kontributin tuaj sot.