Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan me çdo kusht të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës. Data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi  

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FOLTOREN TEK KRYEMINISTRIA

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë për kontrollin e medieve. Sipas tij, këto media duan me çdo kusht që të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës. ‘Mediat e kontrolluara nga qeveria, 24 orë në 24 orë në shtatë ditë të javës shpërndajnë mashtrime, trillime, me të cilat kanë vetëm një qëllim, të mbajnë me çdo kusht në këmbë regjimin mafioz të Edi Ramës, pasi ai u ushqen ato me paratë qau vjedh qytetarëve. Ato në këtë mënyrë barazojnë Edi Ramën, padrinon më të rrezikshëm të mafies së Ballkanit, me njerëzit e lirë, me udhëheqës të lirë, me qeveri që respektojnë vullnetin e qytetarëve, me qeveri që zëvendësohen me votën e qytetarëve.’, theksoi Berisha.

Gjatë fjalës në tubimin qytetar para kryeministrisë, kryedemokrati Sali Berisha foli sërish për barrën fiskale më të lartë në botë që ka vendosur Edi Rama, për naftën në Shqipëri. ‘Problemi është se ky njeri ka vendosur mbi litrin e naftës, barrën fiskale më të lartë në botë. Kush të dojë, të kërkojë në Google, vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në Europë, Shqipëria del. Vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në botë, Shqipëria del. Kurse ky tallet me shqiptarët u thotë se po e lëviz akcizën kur nafta të tejkalojë 220.’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Lideri i opozitës Sali Berisha ka folur sërish për bllokimin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Berisha u shpreh se nga 4 vende që e bllokonin integrimin e vendit, u bënë 9 dhe pas dy javësh do bëhen 15. Sipas tij, fajin e ka Edi Rama dhe Belinda Balluku. ‘Integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm. Dy javë më parë ishin katër vende ato që bllokuan votimin e raportit thelbësor, pa të cilin asnjë kapitull nuk mbyllet.  Dy javë më vonë janë nëntë vende. U garantoj se pas dy javësh të tjera do jenë 15.  Dhe sa më shumë do ta njohë Europa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ta neverisin atë, aq më shumë do ngrihen kundër tij.’, theksoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që në datën 17 prill me revoltën e tyre, ti japin leksionin më të madh narkoregjimit të Edi Ramës. ‘Ndaj dhe data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi. Do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren e sigurt. Do vazhdojmë betejën tonë për çeljen e rrugës së integrimit në BE. Jo miq, nuk të hap askush derën kur do të hysh si hajdut.’, nënvizoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qytetare dhe qytetarë të Tiranës, por edhe të Shqipërisë që mblidheni këtu çdo të hënë për të përfaqësuar zërin e vërtetë, ndërgjegjen e vërtetë, idealet fisnike të qytetarëve shqiptarë.

I bëni në këtë mënyrë një shërbim të jashtëzakonshëm vendit, opozitës, por edhe të ardhmes tonë.

Por unë kam një mirënjohje të pakufishme sonte për oratorët e kësaj platforme, të cilët kanë sjellë në këtë platformë më fuqishëm se kurrë, më fuqishëm se kudo tjetër, më të vërtetë se në çdo vend tjetër, zërin e qytetarëve shqiptarë.

Asnjëherë një shesh, asnjë vend në këtë tokë nuk ka dëgjuar fjalime më kuptimplota, fjalime më të lidhura, fjalime më të drejta se sa fjalimet e qytetarëve.

Kjo foltore u nis si foltore e qytetarëve dhe mund të them se me fjalimet e mbajtura në këtë foltore, ajo është pa diskutim një kreshtë në oratorinë, në zërin, në përgjegjësinë e qytetarëve shqiptarë.

Sot, më shumë se kurrë shoqëria jonë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për fjalën e të vërtetës, kanë nevojë për zërin e të vërtetës sepse ne jetojmë në një terror të jashtëzakonshëm të propagandës dhe mashtrimit.

Sot, mediat e kontrolluara nga qeveria, 24 orë në 24 orë në shtatë ditë të javës shpërndajnë mashtrime, trillime, me të cilat kanë vetëm një qëllim, të mbajnë me çdo kusht në këmbë regjimin mafioz të Edi Ramës, pasi ai u ushqen ato me paratë qau vjedh qytetarëve.

I ndiqni debatet në studiot e tyre, ato flasin për Tiranën dhe Shqipërinë sikur po flasin për Pragën, për Berlinin, për Parisin apo për vende dhe kryeqytete ku demokracia është e paprekshme.

Ato në këtë mënyrë barazojnë Edi Ramën, padrinon më të rrezikshëm të mafies së Ballkanit, me njerëzit e lirë, me udhëheqës të lirë, me qeveri që respektojnë vullnetin e qytetarëve, me qeveri që zëvendësohen me votën e qytetarëve.

Po t’i ndiqni, kanë një frazë standard që ua dikton zyra e Edi Ramës. Në një sistem demokratik, thonë ata, në një kohë kur në Shqipëri ky sistem nuk ekziston, por ata duan me çdo kusht të legjitimojnë pushtetin e krimit të Edi Ramës.

Në një sistem demokratik, thonë ata, lakej dhe çakej të regjimit të krimit, përpiqen të bindin shqiptarët se demokraci është regjim i cili votën e qytetarëve e rrëmben me kartele droge, e rrëmben me miliarda euro, e blen, e rrëmben me të gjitha mënyrat dhe i shndërron zgjedhjet në farsë.

Në një sistem demokratik, thonë ata, lakej dhe çakej që ushqehen si shushunja me taksat tuaja, duan të mbulojnë vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës.

Duan të mbulojnë përçmimin e madh që ai ka për qytetarët.

T’u pyes unë një gjë, a morën ndonjë dëmshpërblim sado të vogël 6 mijë familjet e Durrësit që u përmbytën vetëm pak javë më parë?

Asgjë.

Ata nuk marrin shpërblim kurse Gjushi me pantallona, kurse Sakoja rrit rrogën e vet.

Mbledh këshillin dhe rrit rrogën se po marr pak pa shkuar në punë.

Po vjedh duke fjetur.

Miq, është një censurë e cila kërkon të vërë njerëzit në narkozë.

Shikoni se çfarë ndodh këto kohë.

Këto kohë nafta nga bordi i tij ka arritur nivelet më të larta në botë, 220 lekë.

Mashtruesi deklaron se po u rrit mbi këtë nivel, do të ulë me 8 lekë akcizën.

Nuk është asgjë. Por problemi është se gjer në këtë nivel, rritja e TVSH-së është mbi 8 lekë dhe nuk kthen asnjë qindarkë.

Problemi është se ky njeri ka vendosur mbi litrin e naftës, barrën fiskale më të lartë në botë.

Kush të dojë, të kërkojë në Google, vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në Europë, Shqipëria del.

Vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në botë, Shqipëria del.

Kurse ky tallet me shqiptarët u thotë se po e lëviz akcizën kur nafta të tejkalojë 220.

Nuk ka asnjë skrupull dhe mëshire.

Qëndrimi i tij ndaj të rinjve shqiptarë është qëndrimi më armiqësor që mund të mbahet ndaj tyre.

Studentëve shqiptarë u them edhe njëherë se ju, të dashur studente e studentë, paguani tarifën më të lartë në Europë pas studentëve të Britanisë së Madhe dhe Holandës.

Se ju paguani një tarifë 4 herë më të lartë se Austria, Sllovenia, Franca, Gjermania.

Dhe po t’i marrim në proporcion me rroga, është 16 herë më e lartë.

Dhe ky vjen dhe u tregon dokrra.

Vjen dhe u thotë studentëve se më rrihnin dhe më burgosnin nëpër komisariatet e aeroporteve për problemin e vizave.

Mashtron në mënyrën më ordinere.

Vizat jo që nuk i hoqi ai, por përkundrazi bëri grevë urie në këtë shesh që vizat të mos hiqeshin për shqiptarët, dhe tani u thotë atyre se kjo ishte arritja e jetës sime.

Pra, kemi të bëjmë me një njeri që nuk ka turp, që nuk ka ndjenja, që jka korruptuar gjer në palcë veçanërisht mediat shqiptare, të cilat shpërndajnë në linjat e tyre mashtrime, trillime 24 orë mbi 24 orë.

Ndaj dhe kjo platformë këtu është zëri i qytetarëve, është zëri i të vërtetës.

Dhe kjo platformë do triumfojë mbi këtë llum që kemi mbrapa.

Kjo platformë do t’u tregojë shqiptarëve dhe botës se çfarë është Edi Rama.

Se është lule Lubia në krahasim me Edi Ramën.

Se Edi Rama po mbron veten e tij, po mbron vjedhjet e tij, po mbron vjedhjet e tij familjare, vjedhjet e tij qeveritare.

Miqtë e mi, megjithatë ai po del çdo ditë e më shumë para shqiptarëve dhe botës ashtu siç është, një armik i egër i qenies së këtij vendi dhe qenies së këtij populli.

Me vendimet e fundit, çdo ditë kalon nga një mbledhje partie socialiste, se popull nuk takon dot më, në një mbledhje tjetër të PS.

Çfarë u thotë? Gati është integrimi, po ecim.

Në të vërtetë, integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm.

Dy javë më parë ishin katër vende ato që bllokuan votimin e raportit thelbësor, pa të cilin asnjë kapitull nuk mbyllet.

Dy javë më vonë janë nëntë vende.

U garantoj se pas dy javësh të tjera do jenë 15.

Dhe sa më shumë do ta njohë Europa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ta neverisin atë, aq

më shumë do ngrihen kundër tij.

Ndaj dhe 17 prilli është një ditë e shqiptarëve, është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit.

Le të mblidhemi ne në atë kryengritje me besim të plotë se fitorja është e qytetarëve.

Me besim të plotë se shqiptarët nuk do pajtohen kurrë me një regjim që i vjedh dhe plaçkit ditën dhe natën.

Nuk do pajtohen kurrë me një regjim që e ka bërë Shqipërinë, që e ka bërë Tiranën qytet të pajetueshëm nga të rinjtë shqiptarë.

Që e ka bërë Tiranën dhe Shqipërinë, vendin dhe qytetin që i përzë të rinjtë rrugëve të botës sepse nuk u ofron strehë, nuk u ofron punë, nuk u ofron të ardhme.

Ndaj dhe data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi.

Do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren e sigurt.

Do vazhdojmë betejën tonë për çeljen e rrugës së integrimit në BE.

Jo miq, nuk të hap askush derën kur do të hysh si hajdut.

Derën nuk ia kanë mbyllur shqiptarëve, derën ia kanë mbyllur Edi Ramës, derën ia kanë mbyllur Lubi Ballukut, derën ia kanë mbyllur Lindave të AKSHI-t dhe Surrelit, derën ia mbyllin anëtarëve të organizatës kriminale, por jo qytetarëve të ndershëm shqiptarë, kurrë.

Ndaj dhe ne le të bëjmë detyrën tonë, t’u japim përgjigjen e merituar këtyre hajdutëve dhe të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe të ardhmes.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale