Berisha: Mazhoranca po rrëmben institucionin e Avokatit të Popullit, që vazhdimisht i përkiste opozitës

PRONONCIM PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA JASHTË PARLAMENTIT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në një prononcim për media jashtë parlamentit, akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Rama për kapjen e procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe shkeljen e marrëveshjeve politike të arritura më herët mes palëve. Berisha deklaroi para gazetarëve se kandidatët e propozuar nga PD, mes tyre Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja, plotësonin të gjitha kriteret, por u përjashtuan nga gara për shkak të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Ramës.

Kryedemokrati akuzoi mazhorancën se injoroi vendimin e Komisionit të Ligjeve që ndalonte deputetët të firmosnin më shumë se një kandidaturë, duke e bërë të pavlefshëm pa asnjë procedurë institucionale, vetëm që të favorizohej kandidati Endri Shabani. Berisha tha se PD i kishte tërhequr zyrtarisht firmat, por Rama përmbysi gjithçka dhe imponoi kandidaturën e Shabanit.

Berisha u ndal edhe te çështjet në Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar Ramën për presione të paprecedente lidhur me dosjet ndaj zyrtarëve të lartë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin. Lideri opozitar tha se beteja kryesore po zhvillohet jashtë parlamentit dhe se Rama po tenton të ndikojë edhe në procesin për zgjedhjen e kreut të SPAK.

Berisha paralajmëroi se PD do të marrë vendime politike të forta dhe se protestat janë rruga e vetme, duke theksuar se mazhoranca ka shkelur çdo marrëveshje dhe nuk ekziston më hapësirë për bashkëpunim në proceset reformuese.

PRONONCIMI I PLOTË

Kandidaturat e mbështetura nga PD, zoti Besim Ndregjoni, zonjën Adriana Kalaja dhe 4 kandidatura të tjera, të cilat plotësonin të gjitha kushtet për përmbushjen me dinjitet të asaj detyre të rëndësishme në rrafshin e lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos në këtë vend ku diktatura autoritare konsolidohet gjithnjë e më shumë.

Me këtë akt jo vetëm rrëmbyen një institucion, i cili që nga krijimi i tij gjer sot, në traditën e krijuar, i përkiste opozitës, por e vërteta është se zhbënë edhe përpjekjet më serioze që u bënë për të vendosur një lloj bashkëpunimi në çështjet më kryesore me interes të përbashkët siç janë dy-tre reforma.

Pra, çfarë treguan me këtë?

Treguan se ulja me ta në tavolinë është totalisht pa fryte.

Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani.

I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.

Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.

Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë.

Më së paku, Endri Shabani është kryetar i një partie, nuk po marr anën tjetër.

Por Komisioni i Ligjeve vendosi që deputetët nuk do kenë të drejtë të firmosin për më shumë se një kandidat.

Në përputhje me këtë vendim, grupi parlamentar i PD dërgoi një shkresë në Kuvend ku e informon se tërheq çdo firmë për çdo kandidat.

Dhe, këtë vendim të Komisionit të Ligjeve, në mënyrë të habitshme, e hodhi poshtë mazhoranca pa asnjë vendim.

E bëri të paqenë pa marrë asnjë vendim në asnjë institucion.

Pse e bëri këtë?

Se humbisnin firmat për Endrin Shabanin.

Absolutisht, jo.

Ky është një interpretim shumë i pasaktë.

Aty kanë qenë, sa për dijeni, 27 kandidatura.

Nuk do të thotë fare se ato ishin një marrëveshje.

Ajo ishte një mbështetje për t’u paraqitur në garë.

Për t’u seleksionuar.

Aty ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, më së pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalanë, dhe katër të tjerë.

Ne e kemi bërë publike këtë, i kemi bërë të qartë edhe palës socialiste, por Edi Rama personalisht, i cili është në grahmat e fundit të pushtetit të tij, përmbysi gjithçka dhe tha, o Shabani, o nuk ka.

Kjo është e vërteta.

Këtë qëndrim e përcaktoi në mënyrë të prerë Edi Rama.

Për dijeninë tuaj.

Deputetët tanë kanë tërhequr firmat me shkresë.

Është praktika më e zakonshme të tërheqësh firmat.

Tani, thashë, edhe mund të mos e firmosnin, por tani edhe njëherë, mos u përpiqni të mbuloni…

Ato vota, ato firma u dhanë për shkak të atij koalicioni që u krijua.

Tani kur u analizua këmbë e krye i lidhur me Edi Ramën.

Këtë nuk e themi vetëm ne, ia kanë thënë edhe të tjerët Edi Ramës.

Ne do marrim vendimet tona politikë, nuk ka…

Kjo paralajmëron të gjitha gjërat që kanë të bëjnë, sepse Edi Rama mendoi se me këtë proces na tërhoqi në lojën e tij, çka gaboi rëndë. Ne e tërhoqëm procesin. Vendosëm që të mbështesim vetëm këto kandidatura të PD-së. Në përputhje me vendimin që mori Komisioni Ligjor, që kryesohet nga PS. Ne tërhoqëm firmat, ai hoqi maskën dhe mund t’ju them ju me të gjitha përpjekjet që janë bërë të shumëanshme, që kjo që ndodhi sot, të mos ndodh, Edi Rama nuk u tërhoq, sepse është i mbyturi që kapet në çdo fije bari.

Tani, e kuptoni ju vet se çfarë tmerresh po përjeton ai këto ditë.

Ai përjeton tmerre ‘never felt before’, thotë Edgar Allan Poe në poemën e tij të famshme, të pandjera kurrë më parë.

Nuk ka pse të ankimohet në Kushtetuese. A je ti dëshmitar, se çfarë presioni të tmerrshëm po i bën ai Gjykatës Kushtetuese. A e kuptoni ju, që format më antikushtetuese të presioneve, po bëhen në Gjykatën Kushtetuese. Gjithçka po vërtitet për dosjen Rama këtu. Harrojeni dosjen Balluku, nuk është gjë. Është dosja Rama.

Beteja po zhvillohet, jo në parlament sot. E dini vet ku po zhvillohet, në një sallë tjetër. Ka zbarkuar e gjithë bota në atë sallë. Një rast, që nuk e gjen kurrë një rast të dytë, sepse Edi Rama ka lëshuar të gjitha tentakulat, të gjitha mjetet dhe metodat, për shkak të dosjes Rama, për të grabitur edhe kreun e Skapit.

E kuptoni tani?

Çfarë t’i thuash tani Gjykatës Kushtetuese?

Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të shqyrtojë si shkelje e të drejtave të njeriut, një çështje që absolutisht nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

Ai vendim i pezullimit nuk është për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, është për qytetaren Belinda Balluku që ka vjedhur. Dhe Edi Rama mbrapa.

Nuk ka të bëjë fare.

Dhe ministre, zëvendëskryeministre nuk është e drejtë kushtetuese, është deyrë e ngarkuar.

Të drejtat kushtetuese, po, bllokimi i pasaportës, por asaj i ka dhënë përgjigje Gjykata Kushtetuese në rastin e Sali Berishës dhe unë e përshëndes atë vendim.

Të gjithë ata kanë të drejtë.

Kanë shumë të drejtë.

I përshëndes dhe i përgëzoj.

Vetëm protestat janë rruga.

Momenti do përcaktohet bashkërisht.

Kjo e sigurt.

Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër.

Tani, kur këta në një akt kaq madhor, shkelmojnë kaq pa skrupuj një marrëveshje, çfarë vlere ka harxhimi i kohës.

Këto do i diskutojë të gjitha grupi parlamentar dhe do u japë përgjigjen që meritojnë.

Nuk është çështja e vetëm dy reformave këtu.

Është çështja e një qëndrimi të prerë, përfundimtar.

Sepse ne u angazhuam për Avokatin e Popullit, në interes të qytetarëve, që të kishin një njeri të guximshëm që të mbronte sadopak të drejtat e tyre.

Tani çfarë mbetet të diskutojmë me ta?

Që do mashtroni përsëri?

Jo, se nuk ka pse…

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale