Berisha: Le të bashkohemi me 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës. Thirrje policisë, mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FOLTOREN TE KRYEMINISTRIA

EKSTRAKT

Duke folur në ‘Foltoren’ e të hënës tek kryeministria, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh se opozita do të protestojë deri në fitore. ‘Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe për të shndërruar pasuritë e Shqipërisë në begati për shqiptarët’, tha ai.

Sipas Berishës, ‘për të rikthyer ëndrrën shqiptare, shpresën, besimin tek Shqipëria të rinisë shqiptare, ne dalim dhe do të dalim në protesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por i besojmë edhe Shqipërisë’.

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të protestojnë në 10 shkurt kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas tij, qytetarët duhet të bashkohen për t’i dhënë një mësim të merituar narkokracisë së Tiranës, të drejtuar nga Edi Rama.

 ‘Miqtë e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar i Enver Hoxhës, ky është diktatori i drogës i shqiptarëve. Ndaj dhe shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fatin që i rezervuan diktatorit gjakësor’, tha Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një thirrje të veçantë, këtë herë drejtuar forcave të rendit. Berisha u shpreh se, ata nuk duhet të zemërojnë qytetarët, sepse ata vijnë që të merren me Edi Ramën dhe me policinë.

‘U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po mbrojnë interesat tuaja, interesat e familjeve tuaja, po mbrojnë interesin e vendit tuaj. Mos provoni, se kam vënë re herën e fundit edhe keni gjuajtur, kishit futur edhe palaço që hidhnin kanistra gazi mes tyre, etj’, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, qytetarë dhe qytetare opozitarë, guximtare e guximtarë që sakrifikoni në këtë protestë, në të cilën ju përfaqësoni zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare.

Përfaqësoni guximin e tyre, kurajën, vendosmërinë, dashurinë për lirinë dhe për këtë vend.

U përshëndes përzemërsisht dhe përshëndes të gjithë ata shqiptarë që mbushën rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe lebetitën një regjim antishqiptar.

Lebetitën një regjim armik të këtij kombi, armik të këtij vendi.

Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve, në të

gjitha kancelaritë e vendeve të NATO-s, BE dhe në Uashington mesazhin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit ata çdo ditë.

Nuk pajtohen kurrë me një regjim që ka shndërruar portet e Shqipërisë dhe Shqipërinë në një platformë kryesore të helmeve dhe të drogës.

Me një regjim që përzë çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria.

Miqtë e mi, kjo është betejë për dinjitetin tonë, kjo është betejë për dinjitetin kombëtar, kjo është betejë për t’u ngritur mbi propagandën e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve dhe të Edi Ramës dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se në këtë vend, në këtë tokë, ata që e duan Shqipërinë jemi ne, ata që i besojnë Shqipërisë jemi ne.

Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë si rrezja e diellit.

Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë.

Dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë.

Shqipëria dhe fati ynë është një.

A mundet ne, që ëndrrat, fatin ta provojmë në dhera të tjera?

Jo, ne do të luftojmë këtu.

Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe për të shndërruar pasuritë e Shqipërisë në begati për shqiptarët.

Për të rikthyer ëndrrën shqiptare, shpresën, besimin tek Shqipëria të rinisë shqiptare.

Ne dalim dhe do të dalim në protesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por i besojmë edhe Shqipërisë.

I besojmë se kjo tokë është e bekuar, se ky vend ka pasuri përrallore, se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare.

Miq, zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim.

Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë.

Ndaj dhe le të bashkohemi ne.

Ftoj çdo shqiptar që beson tek Shqipëria, që beson se vendi është vend me pasuri mahnitëse.

Që beson se Shqipëria në kilometrat e saj, ka më shumë paraardhës tanë të rënë se ç’ka çdo vend tjetër mbi tokë.

Që beson se Shqipëria mund të bëhet më e begatë, më e bukur, më e lirë se çdo vend tjetër.

Ndaj dhe 10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore.

10 shkurt shqiptarët në të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Qytetarët e Tiranës janë të ftuar të zbresin në shesh për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar.

Miqtë e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar i Enver Hoxhës, ky është diktatori i drogës i shqiptarëve.

Ndaj dhe shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fatin që i rezervuan diktatorit gjakësor.

Edi Rama nuk ka alternativë tjetër përveçse të japë dorëheqjen.

Ja ku i themi këtu, ti që fshihesh pas Lubisë, je i pashpresë sepse edhe Lubia, edhe ti do të shkoni atje ku e keni vendin.

Sovrani për zverku do t’u kapë ju.

Thirrja ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, kombi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ju.

Ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe trimërinë tuaj.

Dhe mos harroni se në të gjitha kohërat, në momentet më kritike, kanë qenë të rinjtë dhe të rejat shpëtimtarët e tij.

Dhe kjo është arsyeja pse ai sot pret nga ju shpëtimin, pret nga ju fitoren, pret dritën e fitores nga ju dhe zemrat tuaja.

Ndaj le të bashkohemi me 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës.

Për të përcjellë në Shqipëri dhe në mbarë botën mesazhin e fitores, mesazhin e triumfit tonë.

Një thirrje kam për forcat e rendit. Brenda gjirit tuaj ka njerëz të ndershëm, familjarë të shkëlqyer, atdhetarë të flaktë, njerëz të ligjit.

Por brenda jush ka kriminelë, kopukë, trafikantë, të cilët nxijnë.

U bëj thirrje, mos zbatoni urdhrat e tyre.

U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po mbrojnë interesat tuaja, interesat e

familjeve tuaja, po mbrojnë interesin e vendit tuaj.

Mos provoni, se kam vënë re herën e fundit edhe keni gjuajtur, kishit futur edhe palaço që hidhnin kanistra gazi mes tyre, etj.

Mos i zemëroni qytetarët se zemërimit të tyre nuk ka forcë në botë që i reziston.

Mos i detyroni ata, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju.

Ata vijnë për t’u marrë me ata që u vjedhin ju.

Ata vijnë për t’u marrë me ata që zbojnë shqiptarët nga Shqipëria.

Ata vijnë për t’u marë me ata që kanë shndërruar pasuritë e këtij vendi në pasuritë e tyre.

Mos u bëni mburojë e tyre.

Mos e merrni atë mision se gjithë jetën ndërgjegjja do u vrasë.

Ndaj dhe protesta e ardhshme, edhe po u bashkuat me protestuesit do bëni aktin më patriotik, më të mençur, më atdhetar.

Nuk mbrohet Edi Rama, nuk mbrohet Lubi Balluku, nuk mbrohen hajdutët, nuk mbrohet organizata kriminale.

Këto ditë që na kanë mbetur, të gjithë së bashku në çdo derë, në çdo votër, në çdo zemër, të bashkohemi se jemi drejt fitores.

Jemi të sigurt, po ecim drejt fitores.

Dhe këtë fitore e duam me të gjithë shqiptarët.

E duam me qytetarët e ndershëm të këtij vendi që i thonë Shqipërisë, Shqipëri, familjes, familje.

Dhe që nuk pranojnë kurrë shpërbërjen e saj.

Nuk pranojnë kurrë transformimin e saj.

Të cilët i kanë besuar dhe i besojnë vlerave hyjnore dhe njerëzore të familjes.

Ndaj dhe të vijmë, të dalim kudo që jemi, t’i dalim zot Shqipërisë, t’i dalim zot dinjitetit tonë, familjes shqiptare.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale