KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot deklaroi se ‘kukulla e Xhorxh Sorosit u tall me presidentin e SHBA duke treguar se është kloun ndërkombëtar’.
‘Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherazi edhe klouni ndërkombëtar. Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA. Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit. Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata’, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se Shqipëria po përballet me një nga skandalet më të rënda të korrupsionit ndërkombëtar, ku kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij janë të përfshirë drejtpërdrejt në aferën ‘McGonigal’. Berisha nënvizoi se publikimi i fotove të ish-kryeagjentit të FBI-së me Ramën nga mediat amerikane, si dhe pagesat e dyshimta prej qindra mijëra dollarësh, tregojnë një lidhje të thellë mes zyrës së kryeministrit dhe strukturave të korruptuara të huaja.
Kreu i PD-së akuzoi bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës, duke përmendur emra si Dorian Duçka dhe Altin Troplini, për përfshirje në një rrjet që, sipas tij, ka synuar manipulimin e informacionit të ndjeshëm dhe mbulimin e skandalit që ka tronditur opinionin publik ndërkombëtar.
Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha gjithashtu denoncoi një tjetër skandal, duke akuzuar Delina Ficon për organizimin e aktiviteteve me video ku Donald Trump paraqitet si Hitler.
‘Sipas Berishës, e gjithë familja e Ramës janë farë e Sorosit… Ju duhet ta dini se ish-familjarë kryesorë të Edi Ramës, Delina Fico organizon aktivitete në të cilat shpall video ku presidenti Donald Trump paraqitet si Hitleri në një akt të papërgjegjshëm. Natyrisht Delina ka problem se ka marrë 10 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë, bashkë me atë Llagamin dhe ndonjë tjetër. Por krahasimi i presidentit të SHBA, të zgjedhur me votën e lirë të amerikanëve, në video me Adolf Hitlerin është një akt absolutisht i dënueshëm, i papranueshëm’, tha Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe tek zhvillimet lidhur me vizitën e anuluar të kryeministrit Rama në takimin e OKB-së në Nju Jork. Ai ngriti dyshime për shkaqet e anulimit.
‘E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di. I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di. I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan, këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi’, deklaroi Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi ashpër presidentin e Republikës për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë në kundërshtim me Kushtetutën, të cilin e cilësoi si ‘një skllav të krimit’ që fshihet pas emrit të Ilir Rusmalit.
‘Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit. Tani më thoni ju mua pak, në të drejtën kushtetuese, ose në parimësi, njeriu më përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është presidenti i Republikës. Kushtetuta austriake ka për përmbarues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, presidentin e Austrisë. Kurse Bajram Limiani, fajin e ka Ilir Rusmali, tha’, deklaroi Berisha.

FJALA E PLOTE:
Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar.
Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA.
Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit.
Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata.
Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.
Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.
Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës.
Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është.
Kam sjellë këtu jo kllounadën e tij me paqen e Kaukazit, por kam sjellë deklaratat e tij zyrtare për të kuptuar se çfarë hipokriti dhe i pakarakter është.
Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.
Sipas tij, Europa-paqe nuk duhet të pyesë SHBA-luftë apo Europa-kultura e paqes, paçka se ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha botërore të të gjitha kohërave, luftën e parë dhe luftën e dytë, qenka kultura e paqes, kurse urat e zjarrit del se paskan ardhur nga përtej Atlantikut.
Ky njeri që shprehet publikisht në këtë mënyrë, pasi kllounada e tij u bë botërore, pasi mediat i kërkuan Shtëpisë së Bardhë të prononcohen.
Mbrëmë në darkë, pasi përqeshi gjithë ditën arritjen e paqes në Kaukaz të presidentit Donald Trump, kukulla e Xhorxh Sorosit shkruan: E vërteta është që presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën paqe në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh.
Pra, mbani mend pak Bledin, por tani fjalën paqe e riktheu në fjalor pas kaq vitesh në Perëndim presidenti Donald Trump.
Pyetja ime për çdo shqiptar është: a mund t’u përfaqësojë ju një kloun i shpifur si ky? I turpshëm, ordiner…
Mediat amerikane publikuan dje fotot e ish-kryeagjentit të zbulimit të SHBA, McGonigal në zyrë me Ramaduron në kohën kur ai bënte gjahun kundër presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2017.
Rrjetet sociale rikujtuan se nga zyra e Edi Ramës u paguan 225 mijë dollarë, i korruptuari, në mos edhe më shumë, agjenti i paregjistruar i Kinës, Eye One, dhe vetë Rama në atë vorbull, paraqitën pra, rikthyen edhe njëherë krimin e shëmtuar të korruptimit të kryeagjentit, të kryezbuluesit të SHBA, McGonigal.
Altin Troplini, bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, por burime thonë se ai ka pasur lidhje edhe me McGonigalin, por unë këtë nuk e kam të provuar, ai e ka mohuar, ka thënë jo. Të tjerë thonë se janë zhvilluar takime në Dumre, pikërisht për këto qëllime.
Por nuk kanë rëndësi këto, rëndësi ka që ky i papapërgjegjshëm, në një rast skandali ndërkombëtar korrupsioni, mbyll dosjen dhe nuk guxon të thërrasë Edi Ramën.
Nuk guxon t’i japë atë që meriton Dorian Duçka, i cili të dhënat më sensitive të FBI-së i mori nga McGonigal dhe ia dërgoi palës kineze.
Për Altin Troplinin kjo nuk ka rëndësi.
Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe kllounadën e Edi Ramës dhe u them se është absolutisht jo akt i pakontrolluar, por akt i qëllimshëm.
Ju duhet ta dini se ish-familjarë kryesorë të Edi Ramës, Delina Fico organizon aktivitete në të cilat shpall video ku presidenti Donald Trump paraqitet si Hitleri në një akt të papërgjegjshëm.
Natyrisht Delina ka problem se ka marrë 10 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë, bashkë me atë Llagamin dhe ndonjë tjetër.
Por krahasimi i presidentit të SHBA, të zgjedhur me votën e lirë të amerikanëve, në video me Adolf Hitlerin është një akt absolutisht i dënueshëm, i papranueshëm.
Ti mund të mos ndash me presidentin Trump mendime, mund të mos jesh dakord me të, por nuk mund ta krahasosh kurrë me të pakrahasueshmin, me diktatorin më gjakatar, më shkatërrimtar të historisë.
Dhe kjo ndodh në familjen e gjerë të Edi Ramës.
Pse ndodh kjo? Sepse të dy janë kukulla të Sorosit, si Rama edhe Delina.
Si Olsi edhe Linda.
Të gjithë janë farë e Sorosit.
Si mundet ta shpjegoni ju?
Të hapet mbledhja me video ku paraqitet presidenti i SHBA si Hitleri.
Pra, desorosifikimi i vendit duhet të jetë një nga projektet më kryesore për opozitën shqiptare.

PYETJE PERGJIGE ME GAZETARET:
Marsi Korreshi, SYRI TV: Duke marrë parasysh përmasat që mori kjo video ku Edi Rama tallet me presidentin e SHBA, Donald Trump, duke u pasqyruar edhe në mjaft media ndërkombëtare, a mendoni se ky moment diplomatik mund të cënojë, apo mund të ketë ndikim në lidhjet diplomatike të Shqipërisë me SHBA?
Sali Berisha: Unë mendoj se, SHBA-të, administrata e re e presidentit Trump, me qëndrimin e tyre ndaj karteleve të drogës, lidhjeve të qeverisë shqiptare me drogën, ka kapur problemin më themelor për shqiptarët.
Kështu që Edi Rama jo rastësisht doli si kloun aty.
Ju e patë, nuk shkoi dot në OKB. Shkoi presidenti i Iranit dhe ky nuk shkoi dot. Atij i vunë disa kufizime që ministrat e tij nuk mund të shkojnë në dyqanet e luksit, kurse ky nuk shkoi dot. Ua tregova unë ftesën e shpërndarë nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ku thoshte; i ftuar Edi Rama. Kishte prenotuar.
Nuk shkoi dot! Nuk kanë faj SHBA-të, ka faj ky, lidhjet e tij me drogën, lidhjet e tij me krimin. Ky është, por çdo gjë e ka një fund dhe këtij po i vjen fundi, kjo është e vërteta.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Paralelisht me këtë konferencë është në një konferencë edhe Edi Rama ku po paraqet një plan masash për ndërtimet pa leje. Si iu duket kjo iniciativë në kohën kur ju dhe vetë opozita keni akuzuar shpesh qeverinë për dhënien e lejeve për ndërtime, sidomos në kryeqytet.
Sali Berisha: Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.
Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate.
Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.
Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.
Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.
E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.
I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di.
I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi.
Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera.
Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani.
Elda Menga, TCH: Në kohën kur ju ishit në Strasburg, presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 nëntor si ditën e zgjedhjeve në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën. Në mungesën tuaj, funksionarë dhe zyrtarë të lartë të partisë e kanë cilësuar dekretin e Begajt si puç kushtetues, dhe po ashtu edhe nul. Pyetja konkrete është; në rast se këto zgjedhje konsiderohen për PD si të jashtëligjshme, të paktën për Tiranën, a do e konsiderojë, rikonsiderojë vendimin për të mos i bojkotuar ato, Sali Berisha.
Sali Berisha: Së pari, të ndalem pak te Bajram Limiani.
Në qoftë se shkoni dhe merrni dosjen e gjirit të Limianit, e bazës ushtarake, ju do gjeni aty se ajo dosje krimi e bëri atë president.
Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit.
Tani më thoni ju mua pak, në të drejtën kushtetuese, ose në parimësi, njeriu më përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është presidenti i Republikës.
Kushtetuta austriake ka për përmbarues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, presidentin e Austrisë.
Kurse Bajram Limiani, fajin e ka Ilir Rusmali, tha.
Çfarë mund t’u thuash këtyre, turpi i historisë.
Dosjen ia mban Altin Troplini këtij, ka dosje Altin Troplini, por po e mbron atë.
Nuk ka akt më të turpshëm.
Tani, nuk bojkoton PD. Ne jemi në kushtet e një regjimi autoritar, ne jemi kushtet e një diktature autoritare, në të cilat ligji dhe Kushtetuta janë një letër e vdekur.
Por duhet të jemi shumë të hapur, ose duhet të vazhdojmë betejën në këtë hapësirë që kemi, ose duhet të largohemi nga kjo hapësirë dhe të kalojmë me metoda të tjera.
Por ne jemi forcë demokratike, ndaj dhe ne qëndrojmë edhe në këtë hapësirë të kufizuar që Edi Rama e ngushton në mënyrën më të turpshme, së pari duke emëruar për kandidate për bashkinë e Tiranës njërën nga njerëzit më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e vendit, ajo që mbarë Tirana e quan Korba e Covid-it.
Në kohën kur Tirana ishte një spital si kurrë ndonjëherë në historinë e saj qënga Mesjeta, vidhte në mënyrën më të papërmbajtur fondet për maskat, për respiratorët, për ilaçet e të sëmurëve që vdisni njëri pas tjetrit.
Falsifikonte me pesë herë numrin e vdekjeve.
Bllokonte shtrimet.
Oferta e zezë apo Korba e Korrupsionit, në çdo vend ku ligji është ligj do të dënohej me dënimet maksimale të kodit të atyre vendeve.
Ajo ngjiti Shqipërinë në tre-katër vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga Covid-i pikërisht me vjedhjet që u bënte fondeve për ilaçet.
Pra, merr këtë të parën për Edi Ramën.
Për të tjerët, kuptohet se është i aftë të bëjë çdo gjë.
Por ne nuk bojkotojmë. Edhe unë jam i bindur se akti më i thjeshtë është bojkoti. Akti më i vështirë është vazhdimi i betejës në atë hapësirë që kemi. Ne këtë do bëjmë.
Edi Rama do festonte nëse do bojkotonim, por ne nuk do ia japim atë kënaqësi atij.
Ne do ta luftojmë atë çdo orë, çdo ditë, kudo që të jetë.
Elda Menga, TCH: Duke qenë se nuk do bojkotoni garën për Tiranën, kur do të mblidhet kryesia për të shpallur kandidatin zyrtar të PD. Deri në këto momente kemi 3 kandidatë të propozuar nga aleatët, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj. A po janë këto kandidatët potencialë të PD?
Sali Berisha: Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme.
Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim.
Dmth; do të jetë ky një kandidaturë politike e PD apo nuk do të jetë?
Do të jetë ky një kandidaturë politike e koalicionit apo nuk do të jetë?
Do të jetë ky një kandidaturë e pavarur që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë?
Pra, ku është konfuimi më i madh, dmth ujdia më e madhe, me cilin model. Por ne kandidatura kemi, kemi të pakrahasueshme me korbën e kovidit.
Dhe ne nga gara nuk tërhiqemi.
Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita.
Mundet po, mundet. Nuk e them me siguri, por mundet po.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Përveç Tiranës, zoti Berisha zgjedhje ka dhe në dhe në 5 bashki të tjera të vendit. A i ka gati PD kandidatët e vet në këto bashki dhe kur do i prezantoni?
Sali Berisha: Kudo Partia Demokratike i ka kandidatët e gatshëm. I ka.
Kjo është forca politike kryesore e vendit. Po merren strukturat, po merren me këtë dhe PD do të paraqesë kandidatët më të mirë.
Mirupafshim!