Berisha: Kosova dha një leksion të madh për Tiranën, për Beogradin dhe të gjitha autokracitë e rajonit, zhvilloi zgjedhje të lira dhe të drejta

EKSTRAKT

Gjatë konferencës me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi procesin zgjedhor në Kosovë duke e cilësuar si ‘një leksion të madh për Tiranën, për Beogradin dhe për të gjitha autokracitë e rajonit.’

Ai theksoi se Kosova, ‘ndonëse me një qeveri kujdestare,’ arriti të zhvillojë ‘zgjedhje të lira, të drejta, dinjitoze,’ të cilat ‘nderuan qytetarët e vet, vlerat, lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.’

FJALA E PLOTE

Kosova dha një leksion të madh për Tiranën, për Beogradin dhe të gjitha autokracitë e rajonit, zhvilloi zgjedhje të lira, të drejta, dinjitoze.

Kosova, ndonëse me një qeveri kujdestare, por zhvilloi një proces zgjedhor në zgjedhje vendore që nderoi qytetarët e vet, vlerat, lirinë e qytetarëve të vet, votën dhe të ardhmen e Kosovës.

Unë shfrytëzoj këtë rast për të uruar përzemërsisht qytetarët e Kosovës, të shfrytëzoj këtë rast për të uruar forcat politike, të zgjedhurit, kandidatët që kandiduan për këtë festë të demokracisë, këtë festival të votës së lirë që zhvilluan dje në të gjitha komunat dhe bashkitë e atij vendi.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale