Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën për histeri kolektive dhe korrupsion, duke kërkuar heqjen e imunitetit dhe dorëzimin e mandatit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Berisha tha se, rendi i ditës në Parlament duhet të jetë vetëm çështja e mandatit të saj, ndërsa paralajmëroi reagim qytetar më 20 shkurt.
REPLIKA E PLOTË
Të dashur qytetarë dhe qytetare, histeria kolektive është sindroma para agonisë së plotë.
Prandaj dhe këta janë në histeri kolektive sepse janë të gjithë me dorë, janë hajdutë, sepse mbrojnë plaçkën që kanë marrë ndaj jush, prandaj dhe flasin, prandaj dhe bërtasin, prandaj dhe lebetiten, prandaj dhe çirren, prandaj dhe shajnë, prandaj dhe turfullojnë.
Jeni të pashpresë, qytetarët shqiptarë më 20 shkurt do u japin ju, lubira, hajdutër, Edi Ramës, përgjigjen që meritoni.
Ju nuk mund të zhvilloni parlament pa i hequr imunitetin Lubisë.
O të paguar, o të kapur, o skllevër të krimeve tuaja, o përfaqësues të botës së krimit!
Pra, ju që kërkoni të keni rend dite tjetër, rendi i ditës është vetëm një, mandati i Lubi Ballukut.
Dorëzoni mandatin, kjo është kërkesa jonë.


