FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË SPAK
EKSTRAKT
Gjatë deklaratës së sotme nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza ndaj KLGJ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke e cilësuar situatën në sistemin e drejtësisë si një krizë të thellë kushtetuese dhe morale.
Në qendër të akuzave të tij ishte gjyqtarja Irena Gjoka dhe vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për të mos nisur procedurat e verifikimit të papajtueshmërisë së mandatit të saj.
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, drejtësia shqiptare ndodhet në një fazë ku ‘institucionet shtylla të së drejtës u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës’, duke humbur çdo funksion të pavarur dhe duke u shndërruar në mekanizma mbrojtës të paligjshmërisë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai e cilësoi gjyqtaren Gjoka si ‘një rrugaçe e ligjit’, duke argumentuar se fshehja e dëbimeve nga Greqia dhe e një vendimi penal për falsifikim dokumentesh përbën shkelje të rënda ligjore që, sipas tij, sjellin automatikisht përfundimin e mandatit të një magjistrati.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së komentoi edhe vendimi i KLGJ-së, i cili me gjashtë vota refuzoi nisjen e procedurave për verifikimin e mandatit. Berisha i emërtoi publikisht anëtarët votues, duke përdorur shprehjen angleze ‘name and shame’ dhe duke deklaruar se: ‘këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, janë më kriminelë se vetë Irena.’
Ai theksoi se dokumentet me vulë apostile nga shteti grek, që vërtetojnë dy dëbime dhe një dënim penal për përdorim vize të falsifikuar, janë injoruar qëllimisht nga institucionet. Sipas tij, fshehja e këtyre fakteve nuk është pasojë padije, por veprim i ndërgjegjshëm: ‘Pretendimi për padijeni nuk i është marrë askujt kurrë nga Gjykata e Lartë.’
Në këtë kontekst, Berisha e akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se ka zvarritur procedurën për 22 muaj dhe se ka kryer një shkelje të rëndë ligjore duke mos i relatuar KLGJ-së dëbimet: ‘Prokuroria e Përgjithshme shkeli ligjin dhe nuk relatoi në KLGJ dy dëbimet.’
Për ta ilustruar këtë situatë, ai përdori një figurë letrare nga Eugène Ionesco, duke e krahasuar sistemin e drejtësisë me dramën ‘Rinoceronti’: ‘Bisha është Rama, Irena Gjoka është noçka e bishës që prek institucionet dhe i shndërron në bisha.’
Në përfundim, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, kjo çështje nuk është konflikt personal, por si problem themelor për shtetin e së drejtës: ‘Kjo nuk është për Sali Berishën. Kjo është për çdo qytetar shqiptar.’
FJALA E PLOTE
Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron.
Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar.
Tani, e kuptoni vetë ju që nuk mund të ketë sot çështje tjetër përveç faktit, vendimit të famshmit KLGJ.
Por para se të ndalem në këtë vendim, unë e kuptoj se ju prisni me padurim t’u rrëfej se çfarë pashë brenda unë gjatë këtij kalimi të shkurtër.
Aty ishte Altin Troplini apo Poja i Skapit, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet.
Së dyti, ndodhej ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja, i cili po numëronte para me Oltion Bistrin.
Po, po, se e shoh që e dëgjoni me skepticizëm.
Por aty ishin të dy.
Këto ishin ato që pashë unë sot.
Klodiana Lala: Berisha, këto fakte i kemi dëgjuar herë pas here në deklaratat tuaja. Cilat janë vendimet që do të merrni pas vendimit të KLGJ-së?
Sali Berisha: KLGJ-ja me votat e Yllka Rupës, name and shame, është ajo që thotë idioma angleze, emëroj dhe turpëroj. Këta turp nuk kanë, por unë këtu do i emërtoj. Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.
Miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena.
Këta janë turpi i njeriut, turpi i nëpunësit, turpi i shqiptarit. Këta janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës. Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit. E faktuar vizitat e saj.
Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Por të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor.
Të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori, sado absolutisht të palavdishme të KLGJ-ve të kryesuara nga presidentët, se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur, por kurrë kjo nuk mund të imagjinohej.
Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë.
Tani t’u referohemi fakteve.
Dokumente me apostile nga shteti grek, të cilat në konventat ndërkombëtare janë të detyrueshme për t’u marrë parasysh, vërtetuan se Irena Gjoka është dy herë e dëbuar nga Greqia, për çdo njeri, që i thotë vetes njeri, përveç atyre 6 firmëtarëve të mësipërm, ku një prej dëbimeve ka qenë për shkak se është kapur me vizë të falsifikuar.
Ky falsifikim është vërtetuar me ekspertizë nga laboratori kriminalistik dhe në bazë të saj, Irena Gjoka është dënuar si falsifikatore penalisht.
Si kriminele pra.
Por kjo natyrisht për 6 firmëtarët e mësipërm, nuk ekziston.
Shikoni se çfarë turpi njerëzor është në qeverinë e gjyqësorit.
Dëgjojeni, imagjinojeni, janë institucion kushtetutes. Janë të gdhendur në librin kryesor të shtetit si institucion ata.
Dy.
Ajo ka ditur dëbimet pasi ka lëshuar prokurë në mars të vitit 2003, për kundërshtimin e tyre në rrugë gjyqësore, për të cilin ka dhënë një vendim përfundimtar nga gjykata administrative e Janinës.
Ndonëse ka pasur detyrim të deklaronte dy dëbimet dhe vendimin penal, ajo me ndërgjegje i ka fshehur ato dhe si një ilustrim ekzemplar për juristët që studiojnë këto vepra penale dhe sjelljen kriminale, ka përsëritur falsifikimin e formularëve në Shqipëri duke fshehur dëbimin dhe dënimin e saj.
Kjo delikuente të njëjtën gjë ka shkruar në letrën që i shkruan KLGJ-së se nuk kam pasur dijeni, në një kohë kur këta 6 çfarë t’u thuash, por duhet të kursesh gjuhën më mirë, e kanë pasur përpara dokumentin ku Irena me 5 mbiemra në prani të noterit ka autorizuar avokatin e saj në Greqi për të trajtuar çështje, të cilat thotë tani, nuk di se kam qenë.
Tani ajo do të thotë edhe nuk di pse kam shkuar në zyrën e Ergys Agasit. Dëgjojeni ju sa të dalë në gjyq, ajo do të thotë kam qenë, por nuk di pse nuk kam qenë.
Ose do thotë se nuk kam qenë fare.
Se tani nuk është vetëm kjo, është me Dumanin, me Troplinin, është me Agasin, është me këta të gjashtë dhe ëkta përbëjnë një rrezik për shqiptarët.
Këta janë kriminelë që përbëjnë rrezik.
Këta shkelmojnë Kushtetutën, shkelmojnë ligjin.
Këta janë persona të rrezikshëm.
Prandaj të lutem ki durim, unë e kuptoj se mund të kesh sentimente për ndonjërin prej tyre, por kjo nuk do të thotë që unë të mos i qortoj ata.
Sa herë ka plotësuar formularin e dekriminalizimit prej vitit 2017, sipas ligjit duhet të ketë bërë të paktën 4 ose 5 herë deklarime që nga ky vit.
Dy.
Ka fshehur prej KLGj-së, ndonëse kishte deklarim të deklaronte sipas ligjit.
Tre.
E ka fshehur prej organeve të drejtësisë speciale, ndonëse kishte deklarim të deklaronte sipas ligjit.
Dëgjojeni o qytetarë se çfarë kriminelësh gjakftohtë janë gjykatës të cilit japin vendime për njerëzit tuaj në sallën e gjyqit.
Katër.
E ka fshehur gjatë procesit të vetingut të gjitha këto krime. Ose kjo, ose anëtarët e KPK që kanë vetuar Irena Gjokën janë bashkëpunëtorë të saj në krim.
Dosja e saj është zhdukur nga faqja e internetit, por ne e kemi atë të plotë dhe do ta bëjmë analizën dhe transparencën në emër të publikut dhe për publikun.
Tre.
Ajo ka deklaruar se nuk dinte vendimin penal. Kjo është gënjeshtër.
Por kam një pyetje për ju dhe të gjithë strukturat e drejtësisë. Për cilin magjistrat të vetuar, për cilin këshilltar të këshillave bashkiake, kryebashkiakë apo deputetë, është marrë parasysh pretendimi për padijeni.
Kurrë.
Sepse përndryshe me padijeni asnjë krim nuk mund të zbulohet.
Standardi nuk mund të jetë i ndryshëm për Irenën që përdoret si armë kundër opozitës dhe për të gjithë ata që janë dënuar për të njëjtin shkak.
Gjykata e Lartë ka konsoliduar jurisprudencën për këtë çështje dhe pretendimi për padijeni nuk i është marrë askush në dhjetëra e dhjetëra vendime të marra nga kjo gjykatë.
Dhe kjo gjykatë ka pasur të drejtë. Nuk mund të thotë kush se nuk kam ditur që kam kryer krimin.
Katër.
Për më tepër, sjellja e Irena Gjokës ka treguar veprimet e saj aktive për të fshehur vendimin penal dhe dëbimet e saj.
Ligji thotë se ajo duhet të njoftonte KLGJ-në sapo të vihej në dijeni të dyshimit për një fakt të tillë.
Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea dha lajmin për ekspulset e Irenës, dhe po kështu më 5 dhe 5 maj 2024, gazeta Prototema njoftoi vendimin e saj penal.
Më 5 maj unë publikova vendimin me apostile këtu para jush.
Çfarë bëri zonja në vend që të kërkonte që KLGJ të hetonte faktin siç e kërkon ligji?
Nxora tezakun si vetja e saj. Tezaku i saj ishte kryetari i KLP, njëfarë Alfred Balla me deklarata publike në mbrojtje të tezakes.
Nxori KLGJ-në e Llagamit, e kuptoni vetë, dhe tani të Rusit, në mbrojtje të saj, dhe jo vetëm nuk u tërhoq ose u pezullua siç e kërkon ligji, por edhe me datën 5 maj 2025, pra një vit më pas, kur Sali Berisha tregoi vendimin e gjykatës së Janinës me vulë apostile, ajo doli publikisht, mashtroi para shqiptarëve si ordinere, duke thëën se nuk kam qenë kurrë e dënuar.
E kujtoni apo jo këtë?
Sa është kjo për një gjykatëse, për figurën?
A nuk është kjo një antigjykatëse, një rrugaçe e ligjit? A nuk përbën kjo një rrugaçe të ligjit?
Më thoni ju mua këtu.
Pesë.
Kujtoj këtu se sa dramatike është situata e drejtësisë po të mbahet parasysh këtu se ajo ka qenë edhe kryetare e GJKKO.
Sipas nenit 66, pika tre e ligjit, kryetari i gjykatës ka për detyrë të njoftojë KLGJ-në për çdo situatë kur ekziston dyshimi për shkaqe që sipas ligjit përjashtojnë mundësinë e dikujt për të ushtruar detyrën e magjistratit.
Kjo e bën për çdo njeri, por jo për veten e vet. E fsheh.
Siç është rasti i ekzistencës së një vendimi penal që neni 28 i ligjit 26 e konsideron skualifikues për ushtrimin e detyrës së magjistratit.
Por nuk është vetëm Irena fytyra e shpifur të kapjes dhe keqpërdorimit të drejtësisë nga Rama dhe Soros-reforma.
Ju kujtoj se faktet për Irena Gjokën nuk kanë qenë thjesht mediatike.
Ato i janë paraqitur institucioneve të drejtësisë në rrugë ligjore me dokumente zyrtare.
Unë dhe Jamarbër Malltezi kemi bërë kërkesë në Gjykatë Kushtetuese, KLGJ dhe ILD.
Po kështu Fredi Beleri, Adriana Kalaja, të cilat e kanë ndjekur edhe procedurën pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Çfarë bëri Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, KLGJ-ja, ILD-ja, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese?
Shtet më i kapur nga Irena nuk mund të ketë.
Turp i dheut.
Institucionet shtylla të së drejtës u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës.
Prokuroria e Përgjithshme pasi zvarriti për gati 22 muaj procedurën, sipas kërkesës së Adriana Kalasë si përfaqësuese e PD, nuk pranoi t’i jepte asaj në fund relacionin e përgatitur në lidhje me dy dëbimet dhe vendimin penal të Irena Gjokës.
Arsyeja u kuptua gjatë leximit të relacionit nga KLGJ.
Prokuroria e Përgjithshme shkeli ligjin dhe nuk relatoi në KLGJ dy dëbimet.
Shikoni se çfarë mashtruesi është ai Olsi, që i del emri atij atje ku nuk duhet të dalë, ai Olsi i Prokuroria e Përgjithshme.
Pra, dëgjojeni tani se çfarë bën, nuk ia dërgon KLGJ-së dëbimet.
Nuk i dërgoi sepse ai vetë është Irena Gjokë.
Sepse janë dytyrat e drejtësisë së kapur nga krimi dhe politika, që nuk kanë lidhje me ligjin e Kushtetutën.
Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese as që u shqetësuan nga çështje të tilla.
Irenat e Gjykatës Kushtetuese deklaruan se Irena është magjistrate legjitime, pavarësisht se ka dhënë vendime në kundërshtim të hapur me një ligj të votuar me tre të pestat, i cili përcakton se organi përgjegjës, kryetari dhe magjistrati, njoftojnë menjëherë këshillin për shkaqet e papajtueshmërisë që sjellin mbarimin e statusit të mandatit.
Në këto raste, magjistrati ndalon së ushtruari funksionin e magjistratit, kudo, përveçse në narko-shtetin shqiptar.
Më së paku gjykatat duhet të kishin pohuar detyrimin ligjor, parandalimin e funksionit.
Çështja ndërkohë është referuar një këshill dhe prokuror jo nga Irena si magjistrate, por nga Fredi Beleri dhe Adriana Kalaja, por Gjykata Kushtetuese nuk zhgënjen në vete turpërimin e saj.
KLGJ-ja, avertëbrorë, pa shtyllë kurrizore, i turpshëm, me 6 vota, nuk e marrin përsipër edhe pse janë organ kompetent për këtë çështje.
Nuk e ushtron këtë kompetencë për 22 muaj, në një kohë kur duhej të kthente për 15 ditë përgjigje.
Gjatë kësaj periudhe zvarrit procesin dhe në asnjë moment nuk vë në dyshim kompetencën e saj.
Pas zvarritjes për 22 muaj, gjatë të cilës Irena Gjoka në kundërshtim me ligjin, nuk ndalon së ushtruari detyrën, mblidhet dhe me paturpësi thotë se nuk është organi kompetent dhe se çështja i takon ILD-së.
Dhe që të mbrojë Irenën, nuk merr vendim ta çojë çështjen në ILD.
E merrni vesh apo jo?
Pra, ka thënë i takon, por nuk e çon në ILD.
Sipas ligjit, kompetencë për këtë çështje ka vetëm KLGJ dhe vazhdimi i serialit do të sërvirë ping-pongun midis KLGJ-së dhe ILD-së.
E gjithë kjo histori zvarritje dhe poshtërimi të institucioneve të drejtësisë shqiptare nga Rama dhe suita e tij, të kujton dramën e Eugen Joneskut.
Të kalojmë pak në letërsi tani.
Rinoceronti!
Në një qytet hyn një bishë. Rinoceront, i cili prekte njerëzit me noçkën e tij dhe i shndërronte edhe ata në bisha.
Pas disa kohësh, edhe ata që prekeshin nga noçka e tij, filluan të shndërrojnë në bisha personat afër tyre.
Këtu bisha është Rama, Irena Gjoka si fenomen është noçka e bishës që prek institucionet shqiptare dhe transformon secilin prej tyre.
Çdo magjistrat dhe zyrtar që preket prej saj shndërrohet në një bishë sa të përbuzur, aq edhe të rrezikshme për shtetin e të drejtës.
Klodiana Lala: Kush është rinoceronti?
Sali Berisha: Rinoceronti është askush dhe as më pak se sa Ramaduro. Nuk mund të jetë njeri tjetër rinoceront kush tjetër përveç Ramaduros. Por siç e pe ti, në komedinë e Joneskut, vinte koha që aftësinë për t’i shndërruar në bishë të tjerët e fitonte edhe noçka e atyre që ishin bërë bishë nga rinoceronti. Pra, Irena me noçkën e saj, cilindo që prek, jo cilndo, por pothuajse cilindo, e bën me noçkë si veten.
Klodiana Lala: Ajo u ka prekur edhe ju me vendimet e saj?
Sali Berisha: Prandaj jam këtu për t’u thënë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra, këshilltarja e Gysit, shoqja e Lindës së Surrelit.
Klodiana Lala: KLGJ vendosi të mos e marrë në shqyrtim kërkesën për verifikimin e mandatit të Irena Gjokës. Cilët janë hapat ligjorë që do ndërmerrni me këtë çështje?
Sali Berisha: Avoketërit do merren me këtë. Qëndrimi ynë është ky. Nuk besoj se ka mënyrë më vokale se kaq. Unë shpreh qëndrimin tim jo për veten time, unë shprehem për shqiptarët, të kuptojnë shiptarët se çfarë zuzarësh të pafytyrë që nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë, qeverisin drejtësinë shqiptare. Që shkelmojnë mbi dokumentet zyrtare të një shteti tjetër dhe të shtetit të tyre. Këta janë turpi i turpeve. Këta mund të jenë vetëm në narko-republikën e Edi Ramës. Nuk është për Sali Berishën kjo, kjo është për çdo qytetar shqiptar. Këta që marrin dhe dënojnë 4 e 5 vite për dy gram marijuanë një të ri, këta amnistojnë krime të tilla të shëmtuara të një gjykatësi, që duhet të jetë prej kohësh në burg.
Armand Bajrami: A mendoni se në një kohë të arsyeshme, prokurorit të Përgjithshëm iu deshën 22 muaj të dilte në një akt vlerësimi, me një vendim që ju e kishit postuar edhe me volë apostile, që në muajin maj. Si e komentoni?
Sali Berisha: Tani, ju keni të drejtë që pyesini, por problemi është se KLGJ e Irenës, çfarë tu thuash. Këta nuk ja kanë dërguar, nuk ja dërgojnë ILD-së çështjen. Këta kanë vendosur të mbrojnë mandatin e Irena Gjokës, por jo të ja dërgojnë ILD-së.
Nuk ka asnjë vendim të tyre që ti dërgohet ILD-së. Ata donin ta përdornin ILD-në si maskë, njerëz me maskë. Mbasi i kishte kapur noçka e rinocerontes, ata thanë të kapim dhe ne ILD-në. Mospajtueshmëria e mandatit është e KLGJ-së, nuk ka lidhje me ILD-në. Por ata nuk e kanë dërguar.
Armand Bajrami: Përsa i përket 22 muajve të hetimit nga Prokuroria e Përgjithshme, për një fakt që ju e kishit publikuar më herët.
Sali Berisha: Prokuroria e Përgjithshme ka mbajtur 22 muaj, ka kryer krimin e shëmtuar se ka fshehur dëbimet. Dhe nuk i ka nisur në KLGJ dëbimet e Irenës. Fshehja dhe falsifikimi i tyre përbën krim.
Që të gjitha këto i ka fshehur Prokuroria e Përgjithshme. Pra edhe ajo është prekur me feçkën e Irenës, edhe ajo. Nuk ka si të më thuash. Mos e harroni këtë të Joneskës se kjo pat bërë bujë të madhe kur doli dhe tani është aktuale në Shqipëri.
Nuk ka as një nen në ligin 138-2015, apo parashikim për ILD-në. Jo ILD nuk merr dot funksionet e KLGJ-së. Atëherë besoj se, të ua përcillni edhe ju me mediat tuaja të gjitha këto të vërteta për Irenën me 5 mbiemra. Qeverinë e drejtësisë të kryesuar nga Ilir Rusi. I thotë vetes pedagog ky, turp, njeri pa integritet që shkelmon mbi dokumente zyrtare, shkelmon mbi kushtetutë dhe ligjin.
Anila Hoxha: Kryeministri i vendit doli sot prap në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e gjyqtarëve, duke e cilësuar si një absurd rritjen e pagave. Si e konsideroni ju reagimin e kryeministrit?
Sali Berisha: Ka dy aspekte. Së pari ai po bën gjithçka që të ndikojë sepse e ka jashtëzakonisht të rëndësishme. Në lidhje me pagat, dua të them një të vërtetë. Asnjë diskutim se piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e tij, përveç se ndërmarrjet ekonomike publike.
Në këtë kontekst, në pamje të parë gjykata nuk ka asnjë lidhje. Por nëqoftëse ekzekutivi e ndërton kokë poshtë piramidën, unë nuk e kuptoj se gjykata nuk mund të ndërhyjë.
Në ç’kuptim? Piramida parashikon rrogën më të lartë kreut të shtetit. Piramida ka një shkallare me disa shkallë.
Nëqoftëse ekzekutivi ka firmosur për faqen e zezë të tij, që Altin Troplini të jetë njeriu më i paguar në sistemin e drejtësië nga kufiri Slloveni-Austri gjer në Qipro, atëherë ai ka bërë jo piramidë të rrogave në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe ligjit, por ka bërë një piramidë në përputhje me interesat e tij personale, të cilën nuk mund ta bënte kurrë.
Vërtetë ajo është kompetencë ekskluzive, por vërtetë ekzekutivi është i detyruar ta ushtrojë atë kompetencë në përputhje me parimet, frymën dhe gërmën e ligjit.
Edi Rama ka shkelmuar me dy këmbët e tij ligjin. I ka vu mercenarit të SKAPI-t rrogën 7 mijë euro. Një delinkuenti, se kjo tribunë këtu do të vazhdojë, vetëm kini durim. Një delinkuenti i ka vënë rrugën 7 mijë euro.
Atëherë çdo gjykatës i lartë, çdo gjykatës Kushtetues, Prokurori e Përgjithshme kanë të drejtë të ndihen të shkelmuar, të poshtëruar nga qeveria në vendimin e saj.
Anila Hoxha: Pra të gjithë këtë prishje të shtresave të pagave, ka të drejtë ta rregullojë Gjykata Kushtetuese.
Sali Berisha: Nuk them ta rregullojë, nuk mund të them sepse duhet një ekspertizë më e thellë ligjore. Por ka të drejtë ta rrëzojë, absolutisht po. Rregullimin mendoj unë duhet ta bëjë përsëri ekzekutivi, sepse është një kompetencë shumë ekskluzive e ekzekutivit.
Por gjykata për mendimin tim, kur ajo ndërtohet mbi bazë xhepi dhe jo ligji, mbi bazë interesi, të paguaj unë një mercenarë që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë, atëherë ata kanë të drejtë. Dua të jem i drejtë me ta.
Të gjitha këto do ti merrni me shkrim, do të ua shpërndajë zyra.
Anila Hoxha, TCH: Po përdorni shumë figura letrare, e jo më fakte, apo përveç fakteve.
Sali Berisha: Në fëmijërinë time kisha një pasion, i hershëm shumë i hershëm u zgjua dhe thashë të kaloja pak në letërsi sot.


