Berisha: Gjykatësi u ekzekutua në krye të detyrës kurse narkoqeveria dyfishoi masat për mbrojtjen e skapistëve

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë se, në vend që të merrte masa për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë, vendosi që të dyfishojë masat e mbrojtjes vetëm për skapistët.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklarimet e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, se, nuk janë të sigurtë në punën e tyre, Berisha u shpreh se ata kanë absolutisht të drejtë.

‘Absolutisht kanë 100 përqind të drejtë dhe them dhe njëherë, vrasja e gjykatësit të apelit, në kuptimin e mungesës ekstreme të masave të sigurisë është një vrasje shtetërore. Kjo është e vërteta’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Prononcimi për mediat i kryetarit të PD, Sali Berisha te parlamenti:

Në vend të shprehjes së një ndjenje përgjegjësie shtetërore dhe qeveritare, një ministër i dalë nga sënduqet e Xhorxh Sorosit shpërthen me në fjalor ordineri, me një fjalor që dëshmon të gjithë brendinë e tij se çfarë përfaqëson.

Gjykatësi është vrarë, është ekzekutuar në mënyrë barbare në krye të detyrës dhe ju e patë, narkoqeveria dje, në vend se të përcaktonte masa për mbrojtjen e gjykatësve, dublikoi masat për mbrojtjen e skapistëve.

Unë nuk jam kundër mbrojtjes së skapistëve, por gjykata e apelit dhe gjykatësi i apelit në aspektin e vendimit është më i rëndësishmi i vendimmarrjes gjyqësore.

Dhe nuk shkroi asnjë fjalë, asnjë germë.

Pra, do mbrohen 18 vite, se çfarë do bëhet me 200 të tjerë, siç ishin, mbeten.

Ky që foli, se ajo nuk fliste dot, ministrja që mashtroi publikisht, nuk tha një fjalë.

Ministrja që mashtroi publikisht se policia nuk ka punë me sigurinë e gjykatave, në fakt ka. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, flet ministri për ministrin.

Ngrihet Balla, thotë të dalë jashtë se i tha dikush idiot. Po ai, edhe fjala idiot fyhet me të.

Po sigurisht, dëgjojeni fjalën e tij në parlament.

Aty është vrarë një njeri dhe atë e vrau shteti.

E vrau shteti në kuptimin që ai ishte totalisht pa asnjë mbrojtje sikur të ishte në kafene.

Pasi fusin në rend nderimesh Enver Hoxhën, duke shkelmuar ligje të vendit, duke shkelmuar rezolutën e parlamentit për këtë figurë të zezë, për këtë Hitler të shqiptarëve, e bëri libraria, e bëri biblioteka.

E bëri Edi Rama me urdhër.

E bëri Edi Rama me Niko Peleshin.

Me një fjalë, siç e shihni parlament i mbushur me përfaqësues të karteleve të drogës dhe krimit.

Pyetje: Krerët e institucioneve të drejtësisë dje kanë ngritur alarmin se siguria në gjykata është zero. Sipas tyre, gjykatat duhet të rindërtohen për shkak se është e pamundur që të ketë siguri për gjyqtarët, prokurorët dhe jo vetëm.

Sali Berisha: Absolutisht kanë 100 përqind të drejtë dhe them dhe njëherë, vrasja e gjykatësit të apelit, në kuptimin e mungesës ekstreme të masave të sigurisë është një vrasje shtetërore.

Kjo është e vërteta.

Por këta… ky kërkonte dorëheqjen, ai thoshte rroftë Koçiu, rroftë ministrja.

Këta nuk kanë përgjegjësi.

Këta të tjerët e duartrokisnin si turmë, si në fermën e Oruellit.

Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale