FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim provash, intimidim të administratës dhe presion mbi Gjykatën Kushtetuese, duke deklaruar se vendi po shkon drejt asgjësimit të drejtësisë dhe një “grushti shteti de facto”. Ai kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 24 janarit.
Në konferencën me gazetarët, Berisha e krahasoi aferën e Durana Tech Park (Troplana) me djegësin e Tiranës, duke theksuar se projekti nuk ekziston fizikisht, ndërsa përmes tij janë përfituar qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve. Sipas Berishës, është ndërtuar një monopol teknologjik përmes shoqatës ACTI, të drejtuar nga Ermal Beqiri alias Armand Frangu, ku kompanitë paguajnë tarifa për akses në informacion dhe tendera publikë.
Berisha akuzoi qeverinë për shkelje flagrante të ligjit për parqet teknologjike, duke përdorur një “model virtual” pa bazë ligjore për shmangie taksash. Ai përmendi përfitime të padrejta për kompani të lidhura me këtë rrjet dhe akuzoi drejtues të lartë shtetërorë për garantim të infrastrukturës ligjore të skemës.
Një pjesë e rëndësishme e akuzave u fokusua te kompania Kreatx, të cilën Berisha e cilësoi si bërthamën e monopolit, duke theksuar se ka fituar dhjetëra tendera në ujësjellës-kanalizimet e vendit, shpesh si operator i vetëm, përmes skualifikimeve teknike të konkurrencës. Ai denoncoi gjithashtu ndërhyrje në sistemet e faturimit të UKD Durrës, duke akuzuar për dyfishim faturash dhe rritje artificiale të borxhit.
Lideri demokrat, Sali Berisha konfirmoi se PD do të depozitojë kallëzime në SPAK për aferën Durana, megjithëse akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, për mbrojtje të Edi Ramës dhe përdorim politik të drejtësisë. Ai mohoi çdo lidhje mes hetimeve aktuale dhe hetimit pasuror ndaj tij, duke theksuar se ky i fundit është mbyllur dhe ndodhet në gjykatë.
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se SPAK ka dështuar në hetimin e krimeve zgjedhore dhe ka vepruar kundër pluralizmit politik, ndërsa u shpreh se “të vërtetat e denoncuara nga opozita do të dalin”.
FJALA E PLOTË
Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe dokumenteve që fajësojnë inkriminimin e plotë dhe total të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në një seri aferash shumë të rënda, që shkojnë në miliarda euro vjedhje të taksapaguesve shqiptarë, vazhdon pa ndërprerje.
Ndërkohë, intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të dëshmojnë apo të thonë ato që porositen.
Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese.
Pra, Edi Rama për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri.
Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, i kërkoj atij dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti i kryeministrit.
Ai është sot njeriu më i rrezikshëm për shqiptarët, dhe jo vetëm për shqiptarët, por me lidhjet e tij të krimit ai përbën një rrezik të madh për rajonin dhe më gjerë.
PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim.
Sot unë rikthehem edhe njëherë në një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës.
Në rast se ju shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni aty asnjë tullë, asnjë gjurmë të tij.
Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj.
Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë.
Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës.
Kjo është e vërteta.
Tani më lejoni t’u njoh pak më me hollësi, dhe kjo vetëm me njërin aspekt të veprimtarisë kriminale të Troplanës, të objektit Troplana.
Një monopol i ri teknologjie krijohet.
Troplana nuk nisi me tendera, por nisi me organizimin e bazës, infrastrukturës së vendimeve.
Famëzi Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijon shoqatën ACTI. Këshilli shqiptar, se këta edhe shkurtimet nuk i vënë në shqip, për të vënë një maskë përpara, i vënë në anglisht. Këshilli shqiptar për teknologjinë dhe inovacionin me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk ka toka si ai.
Qëllimi zyrtar: bashkim profesionistësh të IT.
Qëllimi real: krijimi i një monopoli ku 50 kompani anëtare drejtojnë projektet qeveritare, përpara se ato të bëhen publike.
Imagjinoni çfarë veprimtarie.
Pra, ato janë në origjinën e projekteve qeveritare.
Për t’ua zbërthyer pak, në verën e nxehtë të vitit 2019, kompania e thjeshtrës së Edi Ramës me porosi të Zotove, bën projektin e një parku magjepsës në Porto Romano. Në vjeshtë sulltani i Surrelit zgjohet pasi kishte fjetur gjithë natën me ëndrrën e parkut dhe shpall tenderin, të cilin do ta ndërtonte private për parkun e Porto Romanos.
A e kuptuat pra? Në një kohë që thjeshtra kishte dorëzuar projektin, e kishte lumturuar thjeshtrën me projektin.
Tani këto kompanitë, këto kishin edhe hierarkinë e tyre.
Nuk ishte klub dosido kjo, këshilli i Armand Frangut.
Klubi ishte i tillë, kishte kategori silver- argjend, gold- flori, platinium-superiore fare.
Aksesi në informacionin e tenderave, pra në origjinën fare të tenderave, varej nga tarifa e paguar.
Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri.
Legalizimi i parajsës së Troplinëve.
Se ata nuk ndahen pa gjë, jo, dhe ata, mos mendoni ju se, ata kanë aksione te tyre këtu, nuk i japin kot livadhet ata. As arat.
Pra, legalizimi i parajsës.
Vetëm 45 ditë pas krijimit të ACTI, shoqatës kombëtare të IT, qeveria me shpejtësi me 20 shkurt 2025, regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park.
Pronësia i kalon Korporatës së Investimeve Private, nën drejtimin e famëzëzes Elira Kokona.
Çfarë është kjo Elira Kokona?
Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona.
Përcaktohet zona Xhafzotaj si zonë e lirë duke i hapur rrugën përjashtimit nga taksat për anëtarët e shoqatës të Armand Frangut me alias Ermal Beqiri.
Tre emra lëviz ky mekanizëm. Ermal Beqirin, tashmë të njohur.
Shefin e tij, Ergys Agasin.
Elira Kokonën, garantuesen e infrastrukturës ligjore dhe statusti të parkut Durana.
Dhunimi i ligjit 58, viti 2022.
Ky akt pra, këto vendime janë në dhunim flagrant të ligjit.
Sipas këtij ligji, një park teknologjik që gëzon lehtësi fiskale duhet të jetë në një territor fizik të rrethuar me kufij gjeografikë të përcaktuar, porta hyrëse dhe dalëse të miratuara, pikë doganore funksionale për të kontrolluar flukset ekonomike.
Asnjë nga këto, Troplana nuk plotëson përveç sundimit absolut të Troplinëve në Xhafzotaj.
Shpikja e modelit virtual.
Për të lejuar shmangien e menjëhershme të taksave pa ndërtuar asgjë përdoret koncepti faza e parë, model virtual.
Ky model lejon kompanitë të pretendojnë statusin e rezidentit në Durrës, ndërsa punojnë në Tiranë apo ku të duan.
Ky model nuk ka asnjë bazë ligjore dhe çdo përfitim mbi këtë bazë është ekstraligjor, i paligjshëm.
Rezidentët dhe hierarkia e përfitimit.
Struktura e anëtarësimit në këshillin e Armand Frangut, me emër Ermal Beqiri.
Për të hyrë në Durana Tech Park, kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, ku aksesi në tenderat miliona eurosh ndahet sipas shkallës së pagesës.
Kategoria platinium, që është bërthama e këtij monopoli, nuk ka tarifë zyrtare, anëtarësimi negociohet privatisht me Ermal Beqirin dhe këto bëjnë pjesë Createch, Soft Solutions, Hard Tech dhe Communication Progress.
Këto kompani drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera.
Kategoria gold, tarifa 5 mijë euro në vit, përfshin rreth 50 kompani si Horizon, Albascan, Baboon, Siberfar, EA Solutions, kanë akses të lartë në të dhënat e projekteve inovative.
Kategoria silver, tarifa 1 mijë euro në vit, kompani të mesme që kërkojnë mbështetje ligjore dhe orientim në tenderat publikë.
Shikoni se cfarë sistemi i turpshëm, se çfarë gjobëvënie.
Ky është Edi Rama.
E kam theksuar dhe e theksoj 1 mijë herë, se kur kryeministri vjedh, administrata shndërrohet në një lukuni vjedhësish, korrupsioni shndërrohet në sistem.
Kategoria individuale, tarifa 50 euro në vit, këta janë plebejtë, që paguajnë 50 euro dhe shtojnë numrin e anëtarëve të klubit.
Tani të shohim pak se kush është Kreatx dhe kush fshihet pas saj.
Kreatx nuk është thjesht një kompani softuresh, por bërthama operacionale e monopolit të ri teknologjik në Shqipëri
Pronësia dhe kontrolli.
Kompania kontrollohet në aparencë nga Ermal Beqiri, në të vërtetë nga Armand Frangu, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit.
Ermal Beqiri është edhe drejtuesi i shoqatatës ACTI.
Kreatx shpk është vendosur në pronësi të Enor Nakuçit dhe Lejdi Koçit.
Hardtech në pronësi të Enea Buzës.
Pikërisht kompania Hardtech dhe pronari i saj, Enea Buza janë në qendër të dyshimeve.
Buza rezulton të ketë qenë më herët aksioner dhe i punësuar në kompaninë Horizon, e lidhur drejtpërdrejt me Ermal Beqirin.
Se çfarë bëjnë këta, krijojnë dhjetëra kompani dhe i fusin të gjitha në furrë.
Personash i njohur për skandale të rënda dhe aktualisht i shpallur në kërkim si organizator i pengmarrjes me Ergys Agasin në rastin e Gerond Meçes dhe pa asnjë diskutim në rastin e Daniel Shimës, të cilën e bllokon Altin Troplini.
Skandali qëndron në faktin se pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim nga drejtësia, ai dyshohet se vijon të përfitojë miliona euro, sepse ai është në kërkim, por Armand Frangu është i lirë, nga paratë publike përmes personave dhe kompanive publike që konsiderohen si zar për njerëzit e afërt të tij.
Lidhja direkte politike është Ergys Agasi që edhe sot jep urdhra dhe mban të gjallë aktivitetin e tij. I lirë, gjoja me mandat arresti.
Me datën 21:12.2023, me anë të kontratës së shitjes së kapitalit, ortaku Enea Buza shet 35 përqind të kuotave të kapitalit kundrejt çmimit 125 mijë lekë.
Pas transferimit largohet ortaku Enea Buza nga shoqëria dhe ortaku i vetëm i shoqërisë Comscope Limited mbetet zotërues me 100 përqind të kapitalit.
Me datën 19.4.2024, me anë të kontratës së shitjes së kuotave të kapitalit, ortaku Comscope Limited shet 100 përqind të kuotave në favor të Ermal Beqirit- Armand Frangut- kundrejt çmimit 380 mijë euro, pra një larje e mirëfillte parash në këtë rast.
Pas transferimit largohet ortaku Comscope Limited nga shoqëria dhe ortaku i vetëm i shoqërisë bëhet Ermal Beqiri, zotërues 100 përqind i aksioneve.
Tani, një rast i bukur shumë.
Thashë, sot do të kishit vetëm një aspekt të Duranës, të famshmes Duranë.
Mekanizmi i tenderave.
Rasti i ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit dhe AKSHI.
Skema e fituesit të vetëm dhe skualifikimet.
Dokumentet e prokurimit vërtetonë se Kreatx, anëtar platinium i ACTI, dominon përmes eliminimit sistematik të konkurrencës tenderin e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës në shtator 2025.
Kreatx fiton kontratën me 4.7 milionë lekë si operatori i vetëm në garë duke marrë pothuajse 100 përqind të fondit limit.
Prisni tani.
Eliminimi teknik.
Në tenderin prej 12 milionë lekë, operatori rival Uptech skualifikohet me argumente teknike duke lënë rrugën të hapur për Kreatx.
Sfidomi i ankesave.
Edhe kur operatorët ankohen për skualifikimin e padrejtë në tendera, komisioni i prokurimit lë në fuqi prokurimin e mëparshëm.
Shiko çfarë bëjnë tani këta.
Skandali me ujësjellësin e Durrësit.
Shikoni se si futin duart në fatura këta. Se si vjedhin fatura këto kompani. Se si rrisin tarifat.
Këto janë të paimagjinueshme.
Sipas të dhënave dhe dëshmive të mbledhura, sistemi i defekteve, Kreatx instaloi një aplikacion financiar, i cili shfaqi probleme serioze teknike duke përfshirë dublikimin e faturave të qytetarëve.
Ja pra, vidh këta, paguaj qytetarët.
Dyfishojua çmimin e ujit qytetarëve këta hajdutë për të ndarë paratë.
Dyfishojnë çmimin e ujit me fatura.
Ndërhyrje të paautorizuara.
Ekzistojnë dyshime të forta se stafi i Kreatx ka pasur akses të pakufizuar në serverat e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës duke bërë ndërhyrje manuale në faturat dhe bilance pa autorizim zyrtar.
De facto këta kanë marrë në drejtim të gjithë fondet dhe buxhetin e ujësjellës-kanalizimeve.
Tërheqje e dyshimtë.
Pak para se të shppërthente dosja e AKSHI-t, Kreatx u tërhoq nga UKD dhe u zëvendësua me Financa 5, por gjurmët e tyre mbeten ende në kompjuterët e administratës.
Hajduti ka vjedhur dhe ka ikur.
Nuk mjafton me ato që marrin me tenderat e AKSHI-t, këta duan të gjithë Shqipërinë.
Gropat financiare dhe fshehja e borxhit.
Bilanci zyrtar, raportohen rreth 160 milionë euro borxh nga ujësjellësi i Durrësit.
Bilanc real. Investigimi sugjeron se borxhi real i UKD mund të arrijë në 400 milionë euro.
Imagjinoni se ku e çuan këta.
Ndërhyrjet e Kreatx mund të jenë të përdorur për të fshehur shpërdorimin e fondeve, vjedhjen e tyre dhe buxhetin real që vjen.
Tani, Durrësi ishte vetëm një shembull.
Por nuk ngopen këta.
Kreatx nuk është mjaftuar me Durrësin.
Dokumentet e prokurimit vërtetojnë se kompania e Armand Frangut alias Ermal Beqirit ka kapur pothuajse çdo kontratë strategjike për mirëmbajtjen e sistemeve të IT në ujësjellësat e gjithë Shqipërisë, Elbasan, Vlorë, Dibër, Shkodër.
Statistikat e dominimit absolut.
Një analizë e Open Procurement Albania tregon se Kreatx ka një shkallë suksesi të jashtëzakonshëm në këtë sektor.
Numri total, 37 kontrata.
Vlera totale, 254 milionë lekë.
Metoda, 80 përqind të rasteve tenderat fitohen me një operator të vetëm dhe skualifikim i rivalëve për shkaqe teknike.
Kreatx i plotëson të gjitha ato, gjithnjë, se vetëm softi i saj është softi që i përgjigjet, softi i Frangut.
Kjo ushtri tenderash që vijnë nga çdo cep i Shqipërisë ka një qëllim final, grumbullimin e fitimeve në parajsën Durana.
Pra, kjo ishte një paraqitje e bazës antiligjore të parkut të Troplanës si në instrument vjedhje nga familja Rama, Lindat e tij, për të cilën ai, këtë të AKSHI-t, ka respektin maksimal sepse i siguron të ardhura maksimale.
PYETJE-PËRGJIGJE
Marsi Korreshi, Syri Tv: Theksuat parkun e Duranës, si një aferë të ngjashme me djegësin e Tiranës. A do të depozitoni kallëzim në SPAK për këtë aferë me provat që paraqitët sot?
Sali Berisha: Padiskutim që do dërgojmë. Do dërgojmë çdo dokument, do dërgojmë padi. Ne kemi dërguar, pavarësisht se për një kohë të gjatë Dumani i ka konservuar ato dhe ka bërë çdo gjë që ato të mos përfillen. Por paditë tona janë absolutisht të bazuara katërcipërisht në ligj dhe të pakundërshtueshme. Ne do i dëgojmë.
Aty mbeten, të gjitha i kemi aty. Edi Rama dhe Altin Dumani mendojnë se mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës, por i garantoj se kurrë nuk do shpëtojnë. As nga Durana as nga asnjë çështje.
Elda Menga, TCH: Në SPAK është intensifikuar hetimi pasuror i familjes tuaj, si fraksion i fashikullit ‘Partizani’. Në këtë kuadër SPAK po pyet një e nga një të gjithë organizatorët dhe financuesit e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Kanë kaluar 5 vite nga ajo kohë, a mund të na thonë se kush e financoi kuvendin dhe si i siguruat paratë për ta mbajtur atë?
Sali Berisha: Së pari mendoj se po dezinformon padashje publikun dhe këtë ta them me përgjegjshmëri të plotë. Hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëve të tij, është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dërguar me kohë në gjykatë.
Ky hetim politik që bëhet nuk ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është një hetim i mirëfilltë politik për Kuvendin e Rithemelimit, për të cilin unë nuk kam asnjë vërejtje. Unë kam thënë dhe them, prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne qëndrojmë të hapur për çdo lloj hetimi.
Por lidhja, është mashtrimi që ish-xhelati i sigurimit të shtetit, në bashkëpunim me Dumanin i bëjnë çështjes. Asnjë lidhje. Po për të justifikuar dhe janë gjer në primitiv. Se nëqoftëse ata do ta bënin atë hetim, unë do ta quaja gjë normale. Por fakti që aty nuk kanë çfarë të hëtojnë dhe duan ta lidhin me diçka që të gënjejnë, kjo është e dënueshme. Dëshmon se ata bëjnë një hetim politik.
Pra, edhe njëherë nuk ka asnjë lidhje, sepse hetimi pasuror i Sali Berishës, jam i vetmi politikan i hetuar brenda dhe jashtë vendit, për të gjithë pasuritë e mia. Çdo variant tjetër, prandaj ju lutem, por unë do të ju thoja gazetarëve që të mos e lejojnë veten të përdoren nga delinkuentë në institucionin e Skapit. Çdo lloj hetimi që të ndërmarrin nuk kam asnjë objeksion, nuk kam asnjë vërejtje.
Elda Menga, TCH: Në Kuvendin e 2021, ju na premtuat transparencë për financimin. Kaluan 5 vite, a mund të na thoni se kush e financoi?
Sali Berisha: Është deklaruar çdo gjë dhe çdo financim i çdo personi, është deklaruar. Nuk ka asgjë të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar atë sapo janë pyetur. Dhe ata besoj se, po thërrasin emra. E dinë që këta kanë deklaruar. Kjo është e tëra.
Elda Menga, TCH: Sa ka kushtuar fatura nëse keni një shifër?
Sali Berisha: Asnjë shifër nuk kam parasysh. Por di që në atë kohë, Lulzim Basha i dha Gabriel Eskobarit dhe Yuri Kim-it, një listë të bizneseve që po sponsorizonin Sali Berishën. Dhe këtu është fillimi, dhe Edi Rama. Dhe ata filluan të flasin një e nga një biznesmenë të cilët nuk kishin dhënë kurrë dhe nuk u kisha kërkuar kurrë një qindarkë. Ai Kuvend është financuar nga deputetë, aktivistë të PD-së. Ai çmim i stadiumit është publik. FSHF është ent publik dhe është detyrë e tyre të deklarojnë çdo gjë dhe ne kemi deklaruar çdo gjë.
Elda Menga, TCH: Pak më parë më thatë që po keqinformonim, edhe mediat e tjera. A mund të më thoni se ku ishte pasaktësia e pyetjes time dhe cili është varianti juaj, se për çfarë po heton prokuroria?
Sali Berisha: Ky është një hetim mirëfilltas politik, por unë nuk kam asnjë shqetësim. Por ta lidhësh këtë me atë që nuk lidhet, atëherë ti përpiqesh të fshihesh si struci për aktin që kryen. Asnjë lidhje me hetimin pasuror të Sali Berishës.
Elda Menga, TCH: Krahas hetimit politik, që ju e cilësoni, nuk ka lidhje me asgjë tjetër.
Sali Berisha: Them dhe njëherë, kolegë tuaj nga dera e Skapit apo nga studio televizive kanë deklaruar këtë që thatë ju. Hetimi po bëhet në kuadër të hetimit pasuror. Jo, ky është mashtrim. Mashtrim dhe i atyre që ua thotë. Unë nuk e di kush e ka thënë nga Skapi këtë. Unë e kam dëgjuar nga gazetarët dhe ju përsëritët një gjë që kanë thënë gazetarët të mashtruar, të cilët për hir të së vërtetës, nuk besoj ta kenë shpikur.
Elda Menga, TCH: Nuk po heton prokuroria asnjë fraksion të veçantë të fashikullit ‘Partizani’. Po thoni këto?
Sali Berisha: Prokuroria po e bën atë. Por deziinformimi është ky, për hetim pasuror. Nuk ka asnjë lidhje me hetimin pasuror. Sepse hetimi pasuror i imi është dërguar në gjykatë, është mbyllur hetimi pasuror. Aty zhvillohet një gjyq, ku midis të tjerash është rezultati i hetimit pasuror. Jo nuk ndodh ashtu. Ajo ndodh, hap dosje tjetër. Kur ke shkuar me mashtrime dhe gënjeshtra në gjykatë, kur nuk ke lënë gjë pa manipuluar dhe mashtruar në dosje, atëherë përpiqesh të vazhdosh të thellohesh në faqen e zezë të tyre. Kjo është e tëra.
Nuk ka lidhje, sepse hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëre të tyre është kompletuar, është dërguar në gjykatë. Është mashtrim që bën prokuroria. Por një gazetar që merret me ta, kur raportojnë duhet të kenë të qartë se, hetimi i pasurisë është i mbyllur dhe është në gjykatë. Dhe nuk duhet të pranojmë çdo mashtrim që jep Altin Troplini apo Arben Kraja.
Osman Stafa, Neës24: Në fakt, Z.Berisha keni akuzuar prej kohësh Altin Dumanin si i lidhur dhe shërbëtor i kryeministrit Edi Rama. Në fakt, gjatë kohës së drejtimit të tij drejtësia ka hetuar dhe ka tashmë nën hetim Erion Veliajn, Ilir Beqajn, por edhe tashmë Belinda Ballukun. Pra, të gjitha akuzat që ju keni bërë nga kjo foltore ua vërtetoi SPAK me anë të provave që ata kanë gjetur, që ka bërë drejtësia. Nuk i njihni asnjë merite Altin Dumanit për të paktën këto që ka bërë hetimet, përveç akuzave që ju i keni bërë vazhdimisht? Mendoni se Dumani është aq i kapur dhe shërbëtor i Ramës, sa t’i shkaktojë dhimbje koke duke e vendosur atë kundër drejtësisë?
Sali Berisha: Meqë më pyet, unë po të përgjigjem. E vërteta absolute është se Altin Dumani ka bërë gjithçka që ka patur në dorë që asnjë çështje e lidhur me Edi Ramën të mos hetohet. Altin Dumani, meqenëse hyri këtu. Ose armiqësia ime me Altin Dumanin është absolute për qëndrimin e tij ndaj krimit elektoral. Dhe ajo daton që ditën kur është emëruar. Po kështu me paraardhësin e tij.
Amnistia që këta të dy u bënë dosjeve elektorale i rreshton ata si armiq të egër të pluralizmit. E kam thënë këtë. Është e vërtetë apo jo, ata kanë amnistuar dosje që bënë jehonë botërore, dosjet e Bild, ku fillonte me Edi Ramën dhe përfundonte me drejtonin e policisë. Me ministra, dhe me tjerë. Është reale kjo.
A nuk është krim ky? Ky është krim madhor, ky është përdorim i drejtësisë për të shtypur pluralizmin.
E dyta. Altin Dumani ka patur një dosje dhe kjo dosje ka qenë e djegësit të Tiranës dhe Altin Dumani ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, në një kohë kur një prokuror tjetër e ka patur atë dosje dhe ka deklaruar se, nuk ka vepër penale për Arben Ahmetaj.
Altin Zelltari, Altin Mercenari ka marrë dosjen dhe ka lëshuar urdhër arresti për njeriun që e kishte kundërshtuar 4 herë projektin e djegësit të Tiranës, i vetmi. Dhe ka përdorur si argument se punonjësja e tij, një nga anëtarët e KVO ka votuar pro kompanisë të cilës Edi Rama i kishte dhënë 8 pikë. Dhe sot e kësaj dite djegësi i Tiranës është një varr i hapur, nuk e mbyll dot kush atë se janë 130 mln.
Ata që u morën me dosjen e thanë, pse nuk e bëre ti. Ti e pate, ti as nuk thirre Erion Veliajn dhe as Edi Ramën, por një njeri që ishte liruar nga detyra dhe një njeri, që për hir të së vërtetës, me një urrejtje patologjike e persekutonte edhe Linda Rama.
Arben Ahmetaj deklaroi dhe nuk e ka kundërshtuar kush, se është Linda Rama ajo që i dha gjobëvënësit Doçi, i keqpërdorur nga Altin Dumani dhe tjerë me radhë, faturat e hotelit. Shkojmë më tutje. Pse duhet të sulmoj unë një njeri të ligjit. Kurrë, kurrë nuk mund ta bëj atë, përveç respektit. Shkojmë më tutje.
Unë kam lexuar dhe ju keni lexuar për ‘Toyota Yaris’. ‘Toyota Yaris’ janë të paktën jo një por disa prokurorë të Skapit, kriminelë që marrin para nga Çelajt. Vazhdojnë detyrën, pse vazhdojnë detyrën. Ta them unë këtu. Kur Dumani thirri njërin prej tyre, i tha çfarë, ke thënë këto e këto. Por ti tha, kur more në pyetje Ymer Lalën, në 19 pyetje nuk i bëre një pyetje për vrasjen. Ymer Lala ishte vetëm për vrasjen se Luftar Reçi e akuzoi se ka vra. I penduari i drejtësisë Luftar Reçi akuzoi Ymer Lalën për vrasje. Dhe ky e merr në pyetje dhe se pyet për vrasjen. Mund ti besosh ti këtij njeriu. Prandaj ky qepi gojën.
Tjetër. Të gjitha këto që ju shifni. Ky spostoi çdo gjë pas zgjedhjeve. A nuk kam denoncuar këtu para jush njëherë në dy ditë, Ergys Agasin që mblidhej te ‘Kodra e Kuajve’ me Suel Çelën dhe Troplinët gjatë zgjedhjeve. Ky në atë kohë, kur e denoncoja kishte në xhep urdhërin e arrestit të Elvis Doçit dhe e nxorri pasi i thanë atij ik.
E ka të lehtë të akuzojë policinë dhe unë nuk them se, policia nuk dekonspiron. Por në fakt në një rast në Kosovë, një nga këta Çopjat tha, nga BKH-ja më kanë thënë. Pra nuk ishte policia në atë rast. Unë nuk them se, ky kryepolici është bashkëpunëtor i ngushtë i tyre, kriminel.
Tjetër. A nuk kam denoncuar unë në mënyrë të përsëritur disa herë Kreshnik Farrukun, që i ka paguar 5 milionë. Këta flasin me shumë milionë o zotëri. Nga e nxora unë këtë. Nga prokuroria, prokurorë ma thanë mua këtë, prokurorë ma thanë mua këtë.
Se unë jam para kësaj tani, a duhet ti mbaj të fshehta unë këto? Që në momentin që unë i fsheh këto, nuk jam më Sali Berisha. Nuk mbroj më interesin publik. Nuk kam unë interesa personale në këtë rast. Por kam interesin publik që nuk më lejon mua të fsheh asgjë që është në dëm të tij.
Ky është Altin Troplini.
Osman Stafa, News 24: Përveç këtyre që ju përmendët z.Berisha, a është fakt që Belinda Ballukut po i kërkohet nga SPAK heqja e imunitetit për t’u arrestuar?
Sali Berisha: E përgëzoj, po vetëm një gjë, meqenëse po hyn aty, absolutisht ia ka shtyrë tre muaj firmosjen.
E dyta, meqë po thua për të, e vlerësoj fare mirë.
Osman Stafa, News 24: Tani, një institucion që kontrollohet nga Edi Rama, thoni ju, të çojë burg Belinda Ballukun, të çojë Ergys Agasin, Mirlinda Karçanajn?
Sali Berisha: A e kontrollon apo nuk e kontrollon, këtë nuk e kam thënë unë, e ka thënë vetë Edi Rama disa herë që është i yni, Spakun e bëmë ne, Spaku është i yni.
E ka thënë vetë Edi Rama.
Nuk e kam thënë unë.
Kam thënë unë që Spaku është i imi? Kurrë.
Osman Stafa, News 24: Jo, keni thënë që është i Edi Ramës, e keni thënë ju.
Sali Berisha: Edi Rama ka thënë që Spaku është i yni.
Osman Stafa, News 24: E keni thënë ju përpara atij…
Sali Berisha: E ka pohuar Edi Rama atë.
E ka pranuar publikisht atë, Osman.
Osman Stafa, News 24: Edi Rama, e përdor për fushata elektorale për shkak të besueshmërisë që ekziston mbi SPAK.
Sali Berisha: E ka përdorur intensivisht për fushata elektorale.
Krimi më i shëmtuar i Spakut, i Altin Dumanit, është qëndrimi ndaj pluralizmit politik.
Kështu që, unë aq sa lavdëroj dhe mbështes fuqishëm zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës nga cilido prokuror, SPAK, jo SPAK, gjykatës, çfarëdo që të jetë, po aq dënoj.
Po merr rastin e shëmtuar të Irena Gjokës. Kush e mbron? E mbron Altin Troplini.
Një delinkuente me tre vepra penale në detyrë dhe mban dosje ajo, gjykon ajo, me tre vepra penale.
Ka turp më të madh se ky apo jo?
I ka apo nuk i ka? I ka të faktuara veprat penale ajo.
Osman Stafa, News 24: A do i mbrojë më Dumani personat në krye të SPAK, tani që nuk është më?
Sali Berisha: Dumani përdori hetimin paraprak për të zbatuar porositë. Dumani të njëjtën gjë bëri me McGonigalin. Të njëjtën gjë bëri me Irena Gjokën, etj.
Pra, unë i kam thënë fjalët e mia, por çdo gjë që kam thënë, e kam thënë të bazuar në fakte e dokumente.
Osman Stafa, News 24: Si mundet, para të gjitha këtyre që thoni se bën Altin Dumani, përsëri është i mbështetur nga Ambasada Amerikanë në Shqipëri, jo nga ajo e Joe Biden, por kjo e Donald Trump?
Sali Berisha: Njeriu më i mbështetur nga ambasadorët që kam parë unë gjer sot ka qenë Saimir Tahiri.
Mbështetja varet si e përdor.
Në qoftë se përdor mbështetjen për të kryer krime, e vërteta vonon, por nuk harron.
Dhe jam i bindur që atë mbështetje që ia jepnin Saimir Tahirit, ia jepnin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Ti e mban mend shumë mirë që ai ka qenë më i mbështeturi që kisha parë gjer sot.
Ndaj një gjë është e sigurt, të vërtetat që kemi denoncuar ne, kanë dalë dhe do dalin.
Osman Stafa, News 24: Ua ka vërtetuar SPAK-u?
Sali Berisha: Janë nja shtatë rezoluta botërore të cilat denoncojnë Spakun si prokurori politike. Nuk e bënin kurrë ata.
Janë shtatë rezoluta botërore. Por e vërteta është edhe denoncime të tjera shumë të rëndësishme.
Dhe asnjë nuk e bën me tendencë, që të gjithë e bënë për armiqësinë që Spaku ka treguar ndaj pluralizmit.












