Berisha: Do u paraqesim aleatëve tanë kandidaturën e Florjan Binajt. Ai është në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit! Ftoj aleatët dhe qytetarët ta mbështesin këtë kandidaturë

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti emrin e Florjan Binajt si kandidaturë të vlefshme përballë socialistes Ogerta Manastirliu në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në Tiranë më 9 nëntor.

Në një dalje për mediat nga selia blu, lideri i opozitës deklaroi se grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve sugjerimin për të mbështetur atë që e cilësoi si ‘luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë dhe komunikatorin e talentuar, Florjan Binaj.’

‘PD, duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, Florjan Binaj,’ u shpreh Berisha.

Gjatë prezantimit të Florjan Binajt si kandidat të mbështetur nga PD, kryedemokrati Berisha theksoi se Binaj është ‘në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit.’ Në konferencën me gazetarët në selinë blu, ai ftoi aleatët dhe qytetarët të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt. ‘Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij. Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave,’ tha Berisha.

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se nuk dikton vendimin askujt për të kandiduar në zgjedhjet pjesshme vendore të Tiranës, pa u konsultuar më parë me vetë kandidatin. Kjo ishte përgjigjja e kryedemokratit ndaj interesimit të gazetarëve, duke shtuar se kandidati do të ketë ndihmën dhe mbështetjen që kërkon nga PD.

I pyetur lidhur me pavarësinë e aktorit dhe kandidatit që do t’u propozohet aleatëve, Berisha u shpreh se ‘çdo gazetar që merret me investigim dhe u thotë qytetarëve të vërtetat, meriton respekt të padiskutueshëm.’ Ai përmendi edhe rastin e emisionit Piranjat dhe vështirësitë që pësoi pas largimit nga televizioni ku transmetohej më parë.

‘Pavarësisht largimit nga puna në TV që sot menaxhohet nga njerëzit e lidhur me kryeministrin Edi Rama, Syri TV pati kurajën për t’i dhënë hapësirën e duhur emisionit Piranjat. Por se e përzuri Sokol Balla? Jo Sokol Balla, por Edi Rama, se ai ka zbatuar urdhrin e Edi Ramës dhe Endri Fuga, nuk është puna e tij,’ theksoi ndër të tjera Berisha.

Për kreun e PD-së, vendimmarrja për kandidaturat do të jetë e shpejtë, pas konsultimeve me aleatët. Ai deklaroi se çdo kandidaturë e pavarur do të vlerësohet, përfshirë edhe atë që e cilësoi si ‘luftëtaren nga më të fuqishmet kundër lidhjeve të Edi Ramës me krimin, Adriana Kalanë.’ ‘Por, në rast se nga shoqëria, qytetarët e Vlorës, shoqëria civile apo fusha të tjera do të dalin kandidatura të pavarura, dhe unë di që kanë dalë, të paktën njëri më ka dërguar mua mesazh se unë dua të kandidoj, absolutisht do të konsiderohen,’ u shpreh kryedemokrati.

Ndër të tjera, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dha garancinë e plotë të forcës politike që drejton, duke theksuar se PD do të jetë një mbështetje e plotë dhe totale për kandidatin e propozuar Florjan Binaj. ‘Do të jetë e plotë dhe pa diskutim ne jemi të vendosur që të japim çdo mbështetje,’ tha ai, duke theksuar se forma e mbështetjes do të përcaktohet nga ekipi i fushatës dhe vetë kandidati.

FJALA E PLOTE:

Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.

Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës.

Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur.

Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij.

Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave.

Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara, Piranjat, të cilat Edi Rama, i tmerruar, i përzuri nga televizioni ABC dhe u zhvendosën tek televizioni SYRI.

Pra, mund të themi se në këtë kontekst, Florian Binaj, së bashku me ekipin drejtues të Piranjave dhe stafin, janë në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit.

Kundër kësaj dukurie shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndaj dhe njëherë ftoj aleatët dhe të gjithë opozitarët, ftoj qytetarët të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Ardit Hoxha, EuroNews: Përveç kandidatit për të cilin ju deklaruat se ka një dakordësi brenda PD dhe do negocioni në orët në vijim me partitë e tjera aleate. Shtabi i PD a ka ndonjë vendimmarrje se kush do të jenë funksionarët e PD që do të drejtojnë fushatën në mbledhje të kandidatit Flor Binaj.

Sali Berisha: Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin dhe do jetë kandidati, në qoftë se kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, kjo nuk do thotë se ne do i diktojmë atij.

Do jetë ai që do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe forcat e tjera politike.

Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij.

Andon Kello, AbcNews: Meqenëse ju deklaruat se Florian Binaj ka tmerruar kryeministrin Edi Rama me emisionin ‘Piranja’ dhe e ka përzënë nga ABCNews. Sa i pavarur është Florian Binaj që punon te SYRI TV.

Sali Berisha: Aq sa ç’ishte kur punonte tek ABC News.

Kaq i pavarur është.

Të garantoj.

E hoqi Edi Rama nga ABC News me Fugën e tij, që tani është zhdukur.

A dini gjë për atë Fugën ju? Keni ndonjë ide se ku është ai njeri?

Se kërkohet nga Skapi. Sipas disa të dhënave, ai duhej të ishte me Velinë aty.

Imagjinoni tani, Edi Ramës, i arratiset, i zhduket, njeriu më i afërt i tij.

Se në qoftë se ka pasur një njeri të afërt, më të afërt, ishte Endri Fuga.

Ku është ai? Po menaxhon paratë e Edi Ramës në dhera të largëta? Ka ikur nga Skapi?

Ç’është kjo errësirë?

Vazhdojmë…

Pra, tek SYRI patën kurajo dhe i dhanë hapësirën, por ata i kishin ndërtuar Piranjat, siç e dini ju vetë, tek ABC.

Por se e përzuri Sokol Balla, jo Sokol Balla, por Edi Rama, se ai ka zbatuar urdhrin e Edi Ramës, dhe Endri Fuga, nuk është puna e tij.

Ai sigurisht qëndroi, se edhe mund ta linte, mund të thoshte që ja…

Atëherë?

Ju duhet të shtroni pyetjen, a i shërbejnë Piranjat interesit të qytetarëve?

Unë mendoj se i shërben dhe çdo gazetar që merret me investigim dhe u thotë qytetarëve të vërtetat, meriton respekt të padiskutueshëm.

Nuk ka lidhje, ai ishte atje. Ata e përzunë.

Nuk e toleronte Edi Rama. E ka tmerr. Është i shfazuar.

Po ta vini re ju, është i shfazuar.

Ka rënë viktimë e bëmave dhe gjëmave të tij.

Daniela Maloku, ReportTv: Krahas Bashkisë së Tiranës që tashmë ju e deklaruat emrin, në zgjedhje janë dhe 5 bashki të tjera. Si do të procedohet sepse ju ditën e shtunë në përmbyllje të mbledhjes së kryesisë, deklaruat se po ashtu do të prisni kandidaturat e pavarura, ndërkohë që drejtuesi juaj politik, Bujar Leskaj nuk ka pritur këtë vendim të kryesisë së PD, por ka zhvilluar mbledhje të kryesisë së degës së PD në Vlorë dhe ka proceduar me mbledhjen e disa emrave politikë. Kështu z. Berisha, bie vendimi i kryesisë së PD për të mbështetur kandidatura apartiake dhe në 5 bashkitë e tjera, dhe do të nxirrni emra të propozuar nga anëtarësia. Si do të funksionojë.

Sali Berisha: Tani, partia është parti dhe në çdo rast, ajo ka kandidatura.

Ka kandidatura. Edhe ne këtu kishim kandidatura, Adriana Kalanë, një luftëtare nga më të fuqishmet kundër lidhjeve të Edi Ramës me krimin.

Kishim Klevis Balliun, një nga deputetët më aktivë dhe një nga personalitetet më aktive të PD.

Kishim Edi Palokën, një shtyllë të PD dhe opozitarizmit.

Mund të kishte edhe të tjerë nga partia.

Dhe ne, përkundrazi kemi vetëm vlerësimin më të madh për ta.

Por, në rast se nga shoqëria, qytetarët e Vlorës, shoqëria civile apo fusha të tjera, do të dalin kandidatura të pavarura, dhe unë di që kanë dalë, të paktën njëri më ka dërguar mua mesazh se unë dua të kandidoj, absolutisht do konsiderohen.

Unë nuk mund të them se cili do jetë vendimi…

Vendimmarrja do jetë shumë e shpejtë.

Koha është kohë. Nuk ka diskutim që do diskutojë.

Osman Stafa, News24: Sa i takon emrit të Florian Binajt, Lëvizja e Adriatik Lapajt e ka mbështetur që ditën e djeshme. Sa i takon ‘Mundësisë’ së Agron Shehajt, ende nuk ka një deklaratë apo një mbështetje ose jo. Çfarë ndodh nëse ‘Mundësia’ e Agron Shehajt nuk e mbështet, rrugët tuaja ndahen, apo do të shikoni për të diskutuar modalitete të tjera për një tjetër emër kandidati.

Sali Berisha: Tani, unë përgëzoj zotin Lapaj për mbështetjen që ka shprehur. Grupi ynë po takohet me radhë me aleatët dhe opozitarët.

Kjo është…

Mendoj se ne sugjerojmë të mbështesim një kandidaturë, për të cilën janë të vërteta çdo fjalë që thashë.

Osman Stafa, News24: Po nëse nuk mbështetet..

Sali Berisha: Nuk ka arsye të mos mbështetet ai. Ai i bën nder qytetit, në qoftë se kemi parasysh qytetin, Florjan Binaj i bën nder qytetit.

Nëse shohim pastaj në raporte partiake, ai nuk është partiak.

Ai është një qytetar, është një njeri i kauzave qytetare, është një luftëtar kundër korrupsionit dhe kjo është një gjë shumë, shumë e çmuar…

Ardit Hoxha, EuroNews: A mund të perceptohet si një paracaktim deklarata juaj në kushtet kur përfaqësues të PD në këto momente janë duke negociuar apo diskutuar me partitë aleate.

Sali Berisha: Unë bëra transparencë për qëndrimin tonë. Nuk thashë gjë tjetër. Që PD do diskutojë me aleatët për këtë kandidaturë si më e përshtatshmja.

Kjo është gjëja më normale.

Sepse është një e vërtetë kjo.

Ne mbështesim, gjykojmë se kjo është kandidatura që plotëson të gjitha kushtet dhe i falenderojmë çdo kandidaturë që ka marrë përsipër të kandidojë.

Unë fola para jush në mëngjes. Ata janë personalitete shumë serioze, pa përjashtim.

Kam vetëm respekt për ta.

Pastaj një gjë, nuk mund të ketë në analet e historisë kandidate si Ogerta, nuk mund të ketë.

Ajo ka barrën e krimeve.

Ajo ka disa dosje në Skap që i bllokon Altin Troplini. Ka disa, jo një.

Pas Lubi Ballukut, nuk ka një të dytë kampion në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë siç është ajo. Me fakte, me dokumente.

A i keni parasysh sterilizimet?

A i keni parasysh vdekjet nga mungesa e ilaçeve?

E thashë edhe një ditë, ajo me Edi Ramën mund të gjykohet në gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Ne do e konsiderojmë këtë gjë… në qoftë se ligji ndërkombëtar na e jep këtë mundësi.

Ju a e morët vesh, 4 mijë ilaçe të skaduara. KLSH thotë se ka mungesa totale të kimioterapisë dhe Edi Rama shpenzon 22 milionë euro me avion privat.

Edi Rama investon 4.2 milionë euro për kopshtin e Edenit dhe thotë se e kërkon… ia bëri si Bamiri që këto gjyslykët e klasit janë kështu, dhe kjo, kjo është për mua… kujt i thotë ai?

Mor ai të paktën i kishte personale, por ky i ka me para të shtetit a e kupton?

Se vjen presidenti i Emirateve, presidenti i Emirateve është një njeri i nderuar, por të mendosh atë, në atë oborr që ka vu atë 4 milionë euro, është mbajtur konferenca më historike në historinë e këtij vendi, aty Xhorxh Bush ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Dhe do të thotë se ja nuk shërbente për gjë ai. Si nuk shërbente për gjë ai? Aty priteshin të gjithë miqtë dhe nuk bllokohej bulevardi.

Dhe ky vodhi dhe vuri një ngrehinë me dru që kushton 4.2 milionë.

Imagjinoni ju se çfarë vjedhje ka bërë.

Marsi Korreshi, SYRI TV: A keni komunikuar ju me grupin e mandatuar të PD. Deri më tani me ato parti opozitare që janë takuar, se cila është qasja të paktën e deritanishme nga aleatët për kandidatin që ka propozuar PD.

Sali Berisha:  Nuk kam komunikuar sepse janë në mision të vazhdueshëm. Po takohen me ta. Por natyrisht mbledhja u bë, kryesia e vogël e PD-së u mblodh, grupi negociator u mblodh, në unanimitet kishin këtë mendim dhe ndaj unë e gjykova që, s’ka pse ta mbajmë të fshehur, kjo është e vërteta.

Thashë të ua thosha ju.

Shpresoj që aleatët dhe opozitarët e tjerë të mbështesin një kandidaturë që vërtetë është absolutisht e pavarur dhe përfaqëson qytetarët e këtij vendi, me shumë dinjitet.

Anisa Kadesha, RTSH: Meqenëse kandidatura është e pavarur e Florian Binaj. Ai do të mbështetet në terret nga përfaqësuesit e partive politike të opozitës. Apo mbështetja do të jetë vetëm me vota dhe logjistikë.  

Sali Berisha: Tani, Anisa, mbështetja do jetë e plotë dhe totale.

Forma e mbështetjes do të jetë ajo që do përcaktojë ekipi i fushatës së kandidatit dhe kandidati.

Forma. Por vendosmëria është e tillë.

Do të jetë e plotë dhe pa diskutim ne jemi të vendosur që të japim çdo mbështetje.

Elda Menga, TCH: Mesa duket ju e keni tashmë kandidatin që do mbështesë forca juaj politike dhe shpresoni që do mbështet dhe nga partitë aleate…

Sali Berisha: Kandidati do të jetë kur të biem dakord me forcat e tjera, unë shpreha mendimin e Partisë Demokratike.

Elda Menga, TCH: Mesa duket kandidatët janë, por ka një ngërç në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dy përfaqësuesit e përzgjedhur nga opozita, nuk marrin pejsë në mbledhjen e rregullatorit, duke bllokuar në këtë mënyrë miratimin e afateve ligjore sa i takon nisjes së fushatës, regjistrimit të kandidatëve.  A keni diskutuar me ta se cili është problemi dhe e keni një zgjidhje për të zhbllokuar miratimin e afateve zgjedhore.

Sali Berisha: Ata janë juristë, besnikë të ligjit dhe të Kushtetutës.   

Pse, në narkoshtetin shqiptar ka kryeministër, kryetar organizate kriminale që nuk përfill ligj dhe as Kushtetutë, siç është Edi Rama, që në një akt të pashembullt, shkelmoi Kushtetutën dhe ligjet vetëm e vetëm për të varrosur përfundimisht politikisht Erion Veliajn.

Ka një njeri hipokrit për të mos i thënë edhe më shumë, por unë nuk dua të prish gojën time, i cili bëri një skenar që unë ua nxora këtu para jush para se të shpalosej, siç jeni dëshmitarë.

Unë u thashë se po përdorin këtë platformë antikushtetuese, thellësisht antikushtetuese, dhe njëherë për çdo njeri që i thotë shtetit, shtet, dhe Kushtetutës, Kushtetutë, neni 115 i Kushtetutës nuk lë asnjë lloj hapësire.

Por kur ka një kryeministër që edhe atje në birucë ku është e ka frikë Erion Veliajn, ka tmerr nga Erion Veliaj, dhe i lejon vetes të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji për ta larguar në kundërshtim me…

Më falni, po sa muaj ndenji kryetari i bashkisë së Tropojës në arrest shtëpie? Mbi 10 muaj.

Mos mendoni se po qaj hallin e Erion Veliajt, ne kemi votuar, e kemi kërkuar të parët, votuam dhe do votojmë për groposjen e tij politike.

Por ne nuk jemi kurrë dakord për dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve.

Se Shqipëria ka një president të marrë peng nga aferat korruptive që ka me kryeministrin, me gjirin e Limianit dhe me prona të tjera të ushtrisë, që ka shkelur ligje dhe Kushtetutë duke firmosur, kjo nuk do të thotë që ne do të pajtohemi.

A e dëgjuat ju? Njëri thoshte, më tha stafi. Lexoni pak në qoftë se gjeni në historinë e botës një president që të fshihet për dekretin antikushtetues pas stafit.

Stafi në qoftë se të thotë një akt antikushtetues, pushohet në vend nga puna.

Po stafi, edhe po ta tha, nuk ta imponon dot.

Ky e ka kuptuar krimin që ka kryer dhe thotë më ka shtyrë stafi.

Kurse ai tjetri citon një ish-bashkëpunëtor timin, dhe unë ua them ju këtu, Edi Rama është një mashtrues ordiner, vulgar.

Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion.

Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender.

I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin.

Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës.

Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti, je vëllai i ministrit, nuk mund të vish këtu për tenderin.

I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se do pësosh këtë dhe atë.

Mençurisht ai e regjistron. Mençurisht Dashamir Maçi e regjistroi kërcënimin dhe e solli në zyrë tek unë.

Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin.

I them, se më duhej të nisesha jashtë, sapo të kthehem do e trajtoj.

Vij unë këtu, ky kishte bërë shkarkimin.

Në qoftë se ishte për të qëndruar ndaj korrupsionit, ministri duhej të lavdëronte drejtorin për qëndrimin që mbajti ndaj vëllait të tij, që i tha jo nuk ke punë ti këtu me tenderin.

Por ministri mbajti anën e vëllait, çka do të thotë se mund të kishte interesa, dhe shkarkoi drejtorin.

Dhe unë shkarkova ministrin.

Absolutisht. I thashë, me këtë që ke bërë, duhet të largohesh.

Do bëhej largimi, shkoi në zyrë dhe solli një shkresë dorëheqje dhe kjo është gjithë puna.

Por historia është kjo.

Po ta lëmë këtë histori.

Ky, personi që i referohet Edi Rama, e di si është ky?

Ky është këshilltar i presidentit, të cilin ligji nuk e lejon të kryejë asnjë detyrë tjetër, shkon dhe merr detyrën e kryetarit të KAS-it, një pagesë tjetër si shërbëtor i Edi Ramës.

Ja, ky është juristi, ky është stafi.

Po këta janë njëlloj të gjithë.

Prandaj gjejnë njëri-tjetrin.

Ata duhet të respektojnë Kushtetutën, sepse avoketërit e Erion Veliajt, me sa di unë, dekretin e Bajram Begajt e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese përsëri. Është një e drejtë e tyre.

Dhe sigurisht çdo jurist nuk mund të bëhen as Rusmalë, as Bajram, as Edi Ramë, duhet t’i qëndrojnë ligjit.

Ligji kërkon që të pritet vendimi i gjykatës.

Kjo është e gjitha.

Elda Menga, TCH: Meqenëse jemi tek KQZ. A keni menduar se si do të regjistrohet kandidati i pavarur. Nën logon e PD, apo nën logon e koalicionit. Dhe duke qenë se afatet janë të ngushta, a keni marrë paraprakisht konsensusin e forcave opozitare që do dilni me koalicion.

Sali Berisha: Unë besoj se isha i qartë, po negociohet. Ne dërguam përfaqësuesit tanë të diskutojnë me forca të tjera opozitare dhe koalicionin. Modalitetin e regjistrimit, porosita sot ekipin e ekspertëve dhe juristëve që të përcaktojnë se cilat do jenë modalitetet e regjistrimeve.

Kjo është, do të përcaktohen në përputhje me ligjin.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale