FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME KRYETARËT E DEGËVE DHE DREJTUESVE POLITIKË
EKSTRAKT
Gjatë takimit më kryetarët e degëve të të Tiranës, kryetarët e degëve të FRPD-së së Tiranës, kryetaret e LDGSH-së së Tiranës, dhe Drejtuesit Politikë, gjatë fjalimit të tij, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha shprehu shqetësim për ndikimin e asaj që ai e quan “mafia me inspiracion marksist-leninist,” duke e konsideruar një rrezik madhor jo vetëm për PD, por edhe për SHBA dhe vendet e lira.
Berisha e lidhi këtë me konceptet e ekstremizmit të majtë, si “ëoke-izmi” dhe “cancel culture,” të cilat i krahasoi me praktikat shtypëse të diktaturës komuniste.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi përballjen e PD me një regjim të cilin ai e cilëson si diktatorial, duke e akuzuar për lidhje mafioze dhe tentativa për shuarjen e opozitës. Ai përmendi ndikimin e George Soros dhe sulmet ndaj identitetit njerëzor dhe vlerave familjare, duke e paraqitur PD si një forcë të pamposhtur dhe një mbrojtëse të lirisë dhe demokracisë. Thirrja për mosbindje civile dhe protesta në Tiranë është pjesë e këtij angazhimi për ndryshim.
Berisha kritikoi me tone të ashpra shpërndarjen e buxhetit prej 8.2 miliardë euro, duke e cilësuar atë si “më çnjerëzorja që mund të imagjinohet.” Ai akuzoi qeverinë për shpërdorim të taksave të shqiptarëve dhe për prioritizimin e interesave kriminale.
Berisha theksoi ndikimin negativ të drejtësisë së lidhur me George Soros dhe përfshirjen e individëve të inkriminuar në strukturat policore, duke e quajtur regjimin një “shtet policor.” Lideri demokrat bëri thirrje për mobilizim kundër këtij sistemi, duke e konsideruar një detyrë për t’i dhënë fund padrejtësive dhe shpërdorimeve.
Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama është “de facto i ngordhur” dhe se një pjesë e tij, McGonigal, është dënuar në SHBA për korrupsion, duke marrë para nga Edi Rama. Kryedemokrati, Sali Berisha e cilëson këtë si një dëmtim të rëndë të imazhit të Shqipërisë dhe një provë të lidhjeve të qeverisë me krimin.
Berisha foli me tone të ashpra rreth regjimit të Ramës për manipulimin e drejtësisë dhe shfrytëzimin e pushtetit për të izoluar opozitën dhe për të mbajtur nën kontroll vendin, duke i dhënë Shqipërisë një etiketë të dëmshme ndërkombëtarisht si “narkoshtet” dhe “shtet të burgjeve politike”. Ai i bëri thirrje mbështetësve të përdorin mjete të mosbindjes civile për të përshpejtuar rrëzimin e këtij regjimi dhe për të ndihmuar në restaurimin e lirisë dhe drejtësisë në vend.
Kryetari i PD, Sali Berisha I bëri thirrje mbështetësve të tij dhe qytetarëve të Tiranës të mobilizohen për të nisur një protestë të madhe më 26 nëntor, në ora 5, duke theksuar rëndësinë e çdo sekonde në betejën për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Berisha gjithashtu, akuzoi qeverinë për mbështetje ndaj elementëve të inkriminuar dhe për neglizhimin e tragjedive sociale, si vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, duke theksuar se autoritetet nuk kanë treguar ndjeshmëri për këtë ngjarje.
Kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi se opozita tani është më e mbështetur se kurrë më parë dhe se ka ardhur koha që të gjithë qytetarët të angazhohen në një mosbindje civile masive për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjimi që ai e cilëson si kriminal.
Berisha kërkoi mbështetje dhe veprim nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë biznesmenë, studentë dhe pensionistë, duke e cilësuar betejën si një mundësi historike për ndryshim të thellë në vend.
Berisha gjithashtu premtoi se, pas fitores, PD do të krijojë një Shqipëri të ndryshuar, ku do të dominojnë vlerat e lirisë, dinjitetit dhe mirëqenies për qytetarët.

FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju, drejtuesve të PD, drejtuesve të degëve të PD, dhe të gjithë strukturave të partisë, anëtarëve, simpantizantëve tanë në Tiranë por edhe në mbarë Shqipërinë.
Takohemi sonte në prag të një mosbindje civile të madhe të thirrur për ditën e martë, në ora 5, në të cilën Tirana duhet të jetë në duart e qytetarëve.
Të dashur miq!
PD u përball me një kalvar të cilin ndofta nuk e ka përjetuar ndonjë forcë tjetër politike, por ajo u përball me dinjitet dhe me sukses. U përball me diktaturë dhe përballet me një diktaturë, duke dëshmuar para së gjithash se ajo është një forcë politike e pamposhtur.
Sot, ndonëse diktatura përdor çdo mjet dhe si i mbyturi kapet edhe në fijen e barit, përpiqet të zgjasë me çdo kusht jetën e saj, ajo ka përballë një forcë politike me një forcë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Ka përballë një forcë politike, e cila kaloi rubikonin.
Po të kemi parasysh se grushti i shtetit që u bë kundër opozitës shqiptare nga mafia Edi Rama- George Soros, kishte parashikuar shndërrimin e asj në një fasadë të qeverisë, dhe kur dështoi mobilizoi të gjithë forcën për izolimin e saj.
Në akte të cilat të rikujtojnë romanet e George Orëell, apo të Franz Kafkës, por fatmirësisht kjo mafie mori një përgjigje ekzemplare nga qytetarët e SHBA më datën 5 nëntor.
Kjo mafie me inspiracion marksist- leninist në SHBA, krejtësisht mafiozë në Shqipëri përbënte një rrezik madhor, jo vetëm për PD, por e vërteta, është një rrezik madhor për SHBA dhe vende tjera të lira.
Një lëvizje që frymëzonte, predikonte transformimin e identitetit njerëzor, një agresion ndaj identitetit njerëzor, ndaj familjes dhe vlerave të saj, ishte frymëzimi më ekstremist i majtë.
Ekstremizmi i majtë, apo marksizmi- leninizmi krijoi ëoke-izmin dhe cancel culture, të cilat ne i kemi njohur në kulmet më të zeza të diktaturës komuniste. Në kohërat kur arkivoheshin jo veprat e letërsisë perëndimore në frymën e Cancel Culture, por dhe në frymën e rilindasve tanë.
Nuk po ndalem më tej në këtë histori, por nuk ka dyshim se për një forcë politike që ka në programin e vet themelor, vlerat universale të lirisë, të dinjitetit njerëzor, të familjes, patriotizmin.
Goditja me votë e këtyre rrymave është e një rëndësie shumë të madhe.
Por ne rikthehemi përsëri në Shqipëri.
Sot, narkodiktatura çdo ditë vazhdon nxjerr fytyrën e vet gjithnjë e më të shëmtuar. Vazhdon me akte gjithnjë e më kriminale.
Nuk di të tërhiqet. Unë u them ju se, buxheti 8.2 miliardë euro, e gjitha mund dhe djersë e shqiptarëve, taksa të shqiptarëve që paguajnë dhe në çdo gotë ujë që pi, ka shpërndarjen më çnjerëzore që mund të imagjinoni.
Shpërndarje të atillë që, vetëm njerëz të verbuar dhe të degraduar nga vjedhjet nuk pyesin për asgjë, mund të ja lejojnë vetes ta bëjnë.
Për të shtrënguar, për të mbijetuar u bë ndryshimi i radhës dhe u vendosën elementët më të inkriminuar të Shqipërisë në drejtim të policisë së qarqeve, se ky është një shtet policor i tërë.
Drejtësia e George Soros-it nxjerr çdo ditë në pah shëmtinë e saj. Gjykatës dhe prokurorë vagabondë imoralë shkruajnë në tavolinat e tyre librin themelor të shtetit, Kushtetutën. Dhe kjo do vazhdojë gjersa ne t’i japim përgjigjen e merituar dhe përfundimtare këtij regjimi.
Të dashur miq, më sipër ju thashë se ne kaluam rubikonin. Mos harroni se në një padrejtësi që do regjistrohet në memorien e kohërave, u bë gjithçka që të izolohej PD.
Nuk janë të largëta ditët apo javët kur telefonatat nga Uashingtoni dhe përfaqësitë e tij kërcënoni individë që të mos takoni këtë ose atë eksponent të PD.
Absurdi pra, nuk kishte kufij. Por e vërteta është, se sot, ju që jeni mbledhur aty dhe demokratët kudo që janë, të cilët besonin në mënyrë të palëkundur tek vlerat universale janë njerëzit më të mbështetur se kurrë ndonjëherë.
Narkoregjimet e Tiranës i dhanë ndëshkimin e tyre me rezoluta si kurrë në historinë e vendit, përveçse ën kohërat e zeza të Enver Hoxhës, organizatat më të fuqishme të partive politike të spektrit tonë.
Cilido që lexon rezolutat ato janë rezoluta që nuk ekzistojnë për asnjë vend tjetër. Shqipërinë e damkosi si narkoshtet, si shtet të burgjeve politike, si shtet në të cilin shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët.
Si shtet që nuk zhvillon zgjedhje të lira, si shtet në të cilin Kushtetuta dhe ligjet nuk respektohen, dhe drejtësia është shndërruar në një armë politike.
Këto rezoluta hedhin poshtë me përçmim degradimin e sistemit të drejtësisë të degraduar nga reforma Soros.

Pra, miqtë e mi, ne kemi mbrotjur kauzë të drejtë. Ne kemi mbrojtur parime të drejta. Kemi mbrojtur të vërteta. Për të gjitha këto, çdonjërin prej nesh, sigurisht e frymëzojnë. Çdonjërin prej nesh e bën më të fuqishëm, sepse e kupton që në këtë betejë ai ka një mbështetje që kurrë nuk e ka patur ndonjëherë.
Janë 109 parti të Internacionales Demokrate të Qendrës, janë 83 parti nga 42 vende të kontinetit europian me rezolutën e dytë.
Shqipëria kurrë, kurrë në opinionin ndërkombëtar nuk është më ajo që ishte, e mbuluar nga propaganda mafioze e Edi Ramës dhe mbështetësve të tij në korrupsionin transnacional.
Të dashur miq, në qoftë se të gjitha këto janë arritje, të gjitha këto janë për secilin prej nesh detyrime shumë të mëdha, sepse ato forca politike të Europës dhe të botës që votuan ato dokumente në besim të plotë dhe mbështetjen më të madhe për ne, dhe dënimin më të madh për regjimin e Tiranës, na përket ne që të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe jetën këtij regjimi.
Mos harroni vetëm një moment, ne kemi një kryeministër de facto të ngordhur dhe të pakallur, më falni për shprehjen.
E them këtë, sepse gjysma e tij, McGonigal është i denuar nga drejtësia e SHBA-ve 28 muaj, sepse ka marrë para nga krimineli, Edi Rama.
Kurse Edi Rama vazhdon sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk ka vend në botë që do të pranonte një kryeminsitër të tillë, ta dimë këtë gjë, t’ia themi njëri-tjetrit, t’ua themi mbështetësve tanë, t’ua themi demokratëve, t’ua themi shqiptarëve.
Çdo ditë që rrijnë në pushtet është një turp për ne!
Çdo ditë, një njeri që mban në pushtet Altin Dumanin, mercenari me mercenarët e tjerë të Skapit, të cilët në vend që dosjen e Uashingtonit ta dërgojë në gjykatë e arkivoi dhe mbrojnë Edi Ramën, peng të të cilit janë.
Por a mundet pra, një grusht njerëzish që funksionojnë si organizatë kriminale të bllokojnë fuqinë, guximin, revoltën e një force kryesore politike dhe të një opozite të tërë.
Duhet të bëjmë një bilanc secili nga ne, çdo anëtar, çdo mbështetës, çdo qytetar.
A mund të pranojmë ne më tutje këtë situatë?
Asnjë ditë!
Por në qoftë se, qyetarët nuk janë në nivelin e duhur të revoltëës, kjo është përgjegjësi direkt e jona, pa asnjë diskutim. Është pamundësia jonë për t’i qartësuar ata, është pamundësia jonë për t’i frymëzuar ata, për t’i mobilizuar ata.
Sot, edhe njëherë, jemi forca politike më e mëbshtetur, kemi një mbështetje që nuk e kemi patur kurrë ndonjëherë në historinë tonë.
Sot, të gjitha partitë e spektrit tonë kanë denoncuar narkodiktaturën në Shqipëri.
Është radha jonë, t’u tregojmë këtyre partive simotra me mirënjohjen më të madhe se ju e bëtë detyrën, tani do bëjmë ne detyrën tonë.
Deri dje, nuk e mohoj, ne ishim të vetmuar, po prap nuk ka trimëri më të madhe se sa trimëria në vetmi, dhe ju e treguat këtë.
Mirëpo, tani kërkohet shumëfishim i mobilizimit tonë. Pati mendime se e marta është shpejt. Ju them të vërtetën, e marta është vonë.
Tani, miqtë e mi kushton çdo sekondë, kushton çdo minutë, kushton çdo orë në betejnë tonë.
Ndaj dhe, ditën e martë në ora 5, Tirana në duart e qytetarëve.
Iu bëj thirrje mbarë qytetarëve të bashkohen në këtë betejë, të bashkohen kundër kësaj organizate kriminale.
Nuk dua aspak të politizoj, absolutisht, dhe kërkoj ndjesë, vrasjen publike të 14-vjeçarit, Martin Cani, por i jap 100% të drejtë babait të të ndjerit: Në një vend tjetër kjo do të kishte ngritur mbarë shoqërinë në këmbë, dhe kjo është e vërtetë.
Martin Canin, jo vetëm e therrën në duart e shkollës, por me qendrimet e tyre qeveritarët, ministrat e vranë për së dyti. Kreu i shtetit shkruan në mënyrën më të papërgjegjshme: u nda nga jeta, në mesazhin e tij.
E kuptoni se ç’miletër janë këta?
U nda nga jeta engjëlli, ylli, që e therrën me thikë në duart e shkollës. Dhe njëri pas tjetrit ky ka bërë detyrën, ky s’kishte faj, ai s’kishtë faj. Ishte e pamoralë, nuk ka pa toka.
Dhe në vend të një reflektimi, pasqyrimi të kësaj tronditjeje mizore që ka pësuar nga vrasja e një 14-vjeçarit në dyert e shkollës. E dëgjoni ju, si mbajnë fjalime, merr fjalën për fjalorin.
Ju nuk keni jetuar në diktaturë, por unë ju them ju se, kurrë një minsitër i Enver Hoxhës nuk ka folur për ndonjë fjalor.
Po të paktën gjër në këtë shkallë, të shpifur, të shpërfytyruar nuk arrinin. Jo, nuk arrin gjer në këtë shkallë minsitrat e arsimit. Fliste Eqerem Çabej, ose flisnin akademikë, nuk flisnin ata për fjalorin e shqipes. Kurse korba e korrupsionit për të vendosur një perde para krimit të shëmtuar që ndodhi, na mban fjalime për fjalorin.
Pse e thashë këtë?
Po jo është tregues, se çqënie njerëzore janë këta? Se çfarë meritojnë këta? Gjuhëtarja e madhe, Korba e Kovidit, na flet për fjalorin e Gjuhës Shqipe, dhe nuk flet për ekzekutimin publik në duart e shkollës të një engjëlli 14-vjeçar, të një ylli të vërtetë.
Pra, koha është kjo, çdo orë që humbasim është e pafalshme. Çdo ditë që humbasim është e pafalshme. Koha na fton për sakrifica, na fton për guxim, na fton për revoltë, na fton për mosbindje civile.
Askush përvec ne nuk mund ta bëjë. Ne jemi shpresa e fundit!
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë dhe ne nuk duhet t’i zhgënnjejmë kurrë shqiptarët.
Ndaj dhe ju, drejtuesit e degëve të Tiranës, truri dhe zemrës së kombit duhet të bëni natën ditë. Tirana duhet të ziejë nga revolta.
Bizensmenë, nxënës, studentë, studente, pensionistë, që të gjthë duhet të kalojmë në mosbindje civile.
Miq, kam shpallur para dy ditësh dhe sot e riktheksova, unë ju garantoj ju, dhe çdo shqiptari se në mandatin e parë të PD, Shqipëria do të jetë tjetër. Do të jetë një Shqipëri që nuk ka qenë asnjëherë më parë.
Po, po. Kemi të gjitha potencialet, por mbi të gjitha kemi vullnetin dhe detyrime të paraqesim para shqiptarëve një Shqipëri që nuk e kanë parë ndonjëherë, vërtetë të tyren, vërtetë të dhimbsur, vërtetë të qytetarit.
Ju uroj suksese, thashë edhe njëherë, çdo minutë nuk duhet ta humbasim.
Beteja fillon deri në realizimin e qëllimeve tona!
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!
Fitore!
Faleminderit!