FJALA HYRËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA GJATË MBLEDHJES ME GRUPIN PARLAMENTAR
EKSTRAKT
Lideri historik i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, u prit me urime dhe duartrokitje të përzemërta nga deputetët dhe të pranishmit në sallën e mbledhjes së sotme të grupit parlamentar për 81-vjetorin e tij. Në një fjalim të shkurtër dhe emocional, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohje të thellë ndaj Zotit, familjes, miqve dhe mbështetësve të tij gjatë 35 viteve të karrierës politike. Duke iu përgjigjur pyetjes së shpeshtë që i drejtohet kudo për sekretin e qëndrueshmërisë dhe energjisë së tij, Berisha theksoi se nuk ka ndonjë sekret tjetër përveç një gjëje: “puna, puna dhe vetëm puna”. Berisha e cilësoi këtë periudhë të jetës së tij si “vjeshtën” e tij, duke lënë “pranverën” me modesti.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Hamasit të arritur në Sharm el Sheik, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në historinë moderne. Berisha theksoi se kjo marrëveshje është rezultat i përpjekjeve të mëdha të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë, dhe uroj që ajo të shënojë një pikë kthese për paqen në Lindjen e Mesme.
Berisha vlerësoi faktin që marrëveshja u përkrah nga shtetet më të mëdha arabe dhe shtete të tjera në rajon. Ai tha se Izraeli tregoi vullnet për paqe, ndërsa Hamasi bëri zotime që shpreson të respektohen.
Lideri i Opozitës, Sali Berisha shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke i akuzuar për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Ai theksoi se marrëveshja e Trump për Gazën, e përshëndetur nga pothuajse gjithë bota, është refuzuar nga regjimet e Koresë së Veriut, Iranit dhe nga qeverisja në Tiranë, që sillet si “narkoshtet” me një qëndrim identik me këto vende.
Në lidhje me zgjedhjet në Kosovë, Berisha uroi autoritetet dhe qytetarët për zhvillimin e një procesi demokratik model, ku qytetarët votuan të lirë dhe qeverisja është tre herë më afër standardeve evropiane se sa ajo në Shqipëri. Ai e sheh këtë mesazh si një “kushtrim për shqiptarët” për të luftuar korrupsionin dhe farsën elektorale që sipas tij sundon në Shqipëri.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtësinë shqiptare për shndërrimin e hetimeve në institucione private në shërbim të qeverisë Rama. Berisha tregoi se familja Xhafaj ka në pronësi 60 milionë euro, që nuk janë prekur nga hetimet, dhe ngre pyetjen ku janë 1 miliardë euro të humbura nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke përmendur borxhet ndaj kompanisë CEZ, tenderë të dyshimtë, dhe fonde të tjera publike të keqmenaxhuara.
Lideri demokrat, Sali Berisha sulmoi me tone të ashpra ashpër Erion Veliajn dhe Taulant Ballën, duke i akuzuar si armiq të pluralizmit politik dhe pjesë të një sistemi kriminal që mbron krimin e organizuar në vend, ndërsa opozita reale nuk arrestohet dhe shteti manipulohet për përfitime elektorale. Ai theksoi se dosjet e krimit janë të mbyllura dhe hetuesit kryesorë janë bashkëpunëtorë të krimit.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar Berisha vijoi me akuzat për mungesën e funksionimit normal të institucioneve të drejtësisë dhe reformës, duke theksuar se shumë institucione operojnë pa rregullore funksionimi dhe janë nën ndikimin e politikës dhe interesave personale. Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se kjo është një “pusetë e zezë” që po shkatërron vendin, ku qytetarët paguajnë faturat e korrupsionit dhe keqmenaxhimit në shuma që kalojnë miliardat e eurove.
Në përfundim të fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi me ironi se Presidenti Bajram Begaj po punon në sektorin privat si mjek gastroenterolog, duke e cilësuar këtë situatë më keq se “narkoshtet” dhe duke theksuar për mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë në funksionet shtetërore.
FJALA E PLOTË
Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashimirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite.
Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje.
Cili është sekreti i këtij njeriu?
Po, Belind, pyesin, cili është sekreti?
Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty.
Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time.
Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna.
Edhe njëherë mirënjohje.
Para se të merremi me agjendën konkrete dhe problemet tona, dua përsëri të ndalem në dy momente shumë të rëndësishme ndërkombëtare.
Fundin e javës që kaloi, bota përjetoi një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në historinë e saj.
Pas një përpjekje të papërshkruar, një marrëveshje paqeje u firmos në Sharm el Sheik dhe faza e parë e planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit u zbatua dhe është në zbatim.
Kjo marrëveshje nuk erdhi si një rastësi, por si një përpjekje e jashtëzakonshme që u bë në disa etapa nga presidenti Donald Trump dhe të dërguarit e tij, por edhe vende të tjera dhe shtete të tjera.
Marrëveshje që urojmë të shënojë një kthesë për të cilën synon në interesin absolut më të mirë të të gjitha vendeve të rajonit.
Kjo marrëveshje është përkrahur gjerësisht siç e keni konstatuar, në radhë të parë nga shtetet arabe, shtetet më të mëdha, më të fuqishme arabe.
Është përkrahur nga një seri shtetesh të tjera të rajonit dhe më larg.
Natyrisht, është përkrahur edhe nga ne, në këtë pozicion që jemi.
Në këtë marrëveshje, Izraeli dëshmoi vullnetin e tij për paqe.
Në këtë marrëveshje, Hamasi bëri zotimet e tij dhe urojmë që t’i përmbushë zotimet siç i ka marrë.
Dhe thashë edhe njëherë, që marrëveshja të shndërrohet dhe të konsolidohet në marrëveshje paqeje.
Shumë momente kanë qenë të rëndësishme, por unë dua t’u garantoj ju se një nga momentet më kryesore ka qenë operacioni ajror i SHBA mbi Teheranin.
Të dashur miq, në qoftë se ka një ngjarje që ripërsërit historinë, këputjen e nyjës gordiane, është sulmi ajror i SHBA, i urdhëruar nga Donald Trump mbi Teheranin.
Në kuptimin se Aleksandrit të Madh i thanë në Gordion se nuk kalon këtu pa zgjidhur nyjen. Ai nxori shpatën dhe e preu.
Edhe në Iran, pa diskutim që reaktorët bërthamorë të Iranit përbënin një rrezik madhor jo vetëm për Izraelin, por paqen në Lindjen e Mesme.
Një regjim që udhëhiqet nga një udhëheqje obskurantiste e Ajatollahëve.
U zgjodh mënyra më unike për zgjidhjen e problemit.
U bombarduam dhe u dëmtuan në palcë impiantet bërthamore, por pa asnjë të vrarë.
Faktikisht Irani u çarmatos nga ai potencial që përpiqej të krijojë dhe që përbënte një rrezik madhor.
Kjo ndërpreu luftën Izrael-Iran dhe unë mendoj se kjo hapi të gjithë perspektivën për t’u arritur këtu ku u arrit sot.
Por, ajo që spikat është një marrëveshje që e ka përshëndetur pothuajse e gjithë bota, e ka përshëndetur edhe Vuçiçi, e ka përshëndetur edhe ministri i Jashtëm kinez, me ato objeksionet e veta.
Këtë marrëveshje e kanë kaluar në heshtje varri Kim Jong Un i Koresë së Veriut, Irani i Ajatollahëve dhe Tirana e Ramaduros.
Kur në parlament ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, u ngrit me të drejtë, përshëndeti dhe siç e thamë, atë duhej ta bënte kryetari i parlamentit, përgjigja e zëdhënësit të Edi Ramës, Ballës, ishte prit, se presidenti nuk ka shkuar në Jerusalem akoma.
Tani, presidenti bëri udhëtimin epik të tij dhe këta heshtin në një akt jashtëzakonisht domethënës dhe absurd.
As Pëllumbesha nuk thotë një fjalë, as Harami i Presidencës nuk shkruan një rresht, Edi Rama jo e jo.
Çka flet për një qëndrim të qartë, identik me të Teheranit dhe të Koresë së Veriut.
Ndërkohë, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është një vend me lidhje të forta miqësore me Izraelin, por e vërteta është edhe me shtetin e Palestinës. Tani e njohën, por ne e kemi pasur të njohur. Ne nuk e kemi ndërprerë asnjëherë njohjen e shtetit palestinez dhe këtu ka pasur gjithmonë ambasadorë të akredituar.
Në vitet e hapjes së vendit kam pritur si Shimon Perez, edhe Jaser Arafat në Tiranë.
Ne kemi një veçanti në marrëdhëniet me hebrenjtë, sepse është një trashëgimi e jashtëzakonshme ajo që na lanë paraardhësit e virtytshëm gjatë luftës së dytë botërore, në një kohë kur të tjerët nuk e bënë, shqiptarët e bënë.
Ajo është një nga trashëgimitë, krahas tolerancës fetare, një nga trashëgimitë më të shkëlqyera që kemi ne.
Por ne kemi simpatitë tona, kemi miqësinë tona edhe me kombin arab në tërësi, por edhe me kombin palestinez në këtë rast. Lidhjet tradicionale me këto vende dhe se ç’ndodhi me telefonin e Tiranës, pse ky telefon funksionoi me Teheranin dhe Phenianin, do merret vesh në javët që vjen, por ky është një qëndrim i dënueshëm.
Dhe unë dënoj absolutisht, thellësisht qëndrimin që mbajnë ndaj një marrëveshje, të cilën e përshëndetën edhe ata që Donald Trump i ka cilësuar si kundërshtarë, dhe që janë faktuar si kundërshtarët e tij, në SHBA.
Kurse Shqipëria hesht… narkoshteti shqiptar hesht si fija e barit.
Edhe njëherë, dhe shumë herë, duhet të urojmë Kosovën për zgjedhjet model që ka zhvilluar.
Ndaj dhe në vlerësimin që bënte një institut shumë prestigjioz, qeverisja e Kosovës dilte 3 herë më afër qeverisjes demokratike evropiane se sa Shqipëria. 3 herë më afër.
Qeverisja e një vendi që ka 17-18 vite pavarësi, krahasuar me një vend që ka 100 e ca vite pavarësi.
Ishte tregues jashtëzakonisht domethënës.
Qytetarët e Kosovës votuan të lirë.
Zgjodhën kryetarët që deshën, pati komuna në të cilat fituan krejtësisht të pavarur vetëm me emrin dhe personalitetin e tyre, në rivalitet më partitë e mëdha.
Dhe gjithçka u zhvillua në standardet e ligjit, e kundërta e asaj që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, ku narkoshteti dikton çdo gjë.
Ku bëhen përpjekje titanike për të legjitimuar farsën elektorale dhe që është përgjegjësia jonë më madhore për t’u ngritur dhe luftuar kundër saj.
Mesazhi i Kosovës është një kushtrim për ne.
Unë dua t’i përgëzoj edhe njëherë me gjithë zemër, edhe në emër tuaj dhe në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, për këtë sukses, i cili është një kushtrim për të gjithë shqiptarët.
Dje, qytetarët shqiptarë ndoqën punimet e komisioneve parlamentare, ku raportuan përfaqësues të narkoqeverisë dhe narkodrejtësisë.
Njëherë unë dua të falënderoj të gjithë deputetët për angazhimin e tyre, civilitetin që dëshmuan, angazhimin në pyetje, siç ishte rregullorja, dhe autopsinë që i bënë jo vetëm institucioneve të dështuara të reformës të drejtësisë të narkoshtetit, por edhe përfaqësuesve të qeverisë në ato komisione.
Ishte një përfaqësim mjeran.
Ju e patë se si mëkatarët, që të gjithë të implikuar në afera të ndryshme, qëndronin si mjeranë para kujt? Para drejtuesve të organeve të drejtësisë, të cilat faktikisht janë dëshmuar armike të egra të pluralizmit në Shqipëri.
Janë dëshmuar institucionet më të korruptuara në Shqipëri dhe në Europë.
Janë dëshmuar bashkëpunëtore në krime.
Flas për përfaqësuesit, se unë e di që aty ka burra dhe gra të ndershëm dhe punëtorë që përpiqen. Por nuk ia dalin dot.
Po si mund t’ia dalin? A e dëgjuat ju? Këndej flitej për gjykatësin e ekzekutuar, përfaqësuesi i qeverisë së gjykatësve fliste për të atin në aksident.
A e kuptoni?
I patë vetë ju, i dëgjuat vetë, i dëgjuan shqiptarët.
I patë Ulsiun dhe Fatmir Xhafën, secilin më të zi se shokun. Vasalë pa dinjitet.
Po pse? Sepse Ulsiu e ka dosjen kaq tek kush? Tek Altin Troplini.
Po, po, dhe ka jo një, por e ka për disa çështje. Absolutisht. Jo vetëm për tokën që keni dëgjuar atje. Për pronat e tjera.
Ulsiu prandaj i kërcente trupi sa herë ia hidhte sytë ky se unë studioja gjuhën e trupit.
Turpi.
Fatmir po bënte sikur po nervozohej me Ulsiun. Jo mo jo. Kishte hall se Fatziu ka bllokuar ligjin antimafia.
Se Altin Troplini rrahu gjoksin se ka sekuestruar apo konfiskuar 60 milionë euro. Po ç’janë 60 milionë euro? 60 milionë euro është hoteli i Redi Mollës. Gjer tani, se është i planifikuar për 100.
Se atë, hotelin nuk e ka konfiskuar. Përkundrazi, Redi Mollën e liroi.
E liroi- e thotë populli se ku është zë nuk është pa gjë- sepse rezulton se Redi Molla është djali i teta Ollgës, një teto shumë e dashur për Linda Ramën.
Për ma hollësisht, duhet me pa gjendjen.
Doli ai, u lirua.
Ja pra, se ku ka zë nuk është pa gjë. Është mençuria e popullit që e thotë këtë.
Dhe thotë se kam sekuestruar 60 milionë. Çfarë ka sekuestruar ti mo? Po 60 milionë i ka familja Xhafaj që nuk i ke prekur asnjë qindarkë.
Ajo ishte një skenë…
Të dashur qytetarë, ku janë 1 miliardë euro të humbura, taksa tuajat?
630 milionë euro janë borxhet që kompania çeke CEZ iu kishte shqiptarëve, me fatura të vërtetuara nga kompani ndërkombëtare auditi.
Nuk po merrem me dosjet e tjera që shkojnë 3 miliardë, por po i injoroj ato, por po flas për borxhet me fatura.
Dhe dokumentin që një nga kryearbitrat më të njohur në Europë ia dërgonte Edi Ramës, duke i thënë të mos bëjë marrëveshje se Shqipëria ka të gjitha të drejtat për të fituar.
Jo vetëm që humbëm 630 milionë euro, por Edi Rama mori edhe 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Kujt i fliste ai?
Po 200 milionë euro të djegësave, me kë do i kalojë? Me Arben Ahmetaj që i kundërshtoi 5 herë dhe që lëshoi urdhër arresti për fatura hoteli që i mori nga familja Rama kryeshpifësi i medias.
I faktuar si shpifës, por i mbrojtur nga Dumani.
Çfarë detyre ka kryer ky? Po a shkojnë 800 milionë këto. Po tuneli i Llogarasë sa shkon? I faktuar 50 milionë euro vjedhje.
Po check up i vampires së shëndetit të shqiptarëve, Vilma Nushi, që është gruaja e kushëririt të tij, sa shkon?
Pra, ku janë këto?
Dhe dilte aty me papërgjegjshmërinë më të plotë.
A nuk është ky? Më falni ë, e kanë rrethuar dhe desh e kanë rrahur dhe kanë bërë shumë gabim.
E tha vetë. E rrethoi shteti atë, nuk kemi bërë protesta ne, kurrë.
Dhe opozita mund të bëjë protesta, po unë nuk jam për protesta.
Problemi i drejtësisë është ky, që kur është krijuar shteti, këtij sistemi i jepet pushtet për ta ushtruar.
Nuk është i zgjedhur, por është në ujdinë për ekzistencën e shtetit që ka ligjet, që duhet të ketë edhe sistemin e mbikëqyrjes.
Opozita ka të drejtë të protestojë, por as ka protestuar dhe as do protestojë.
Kam bërë konferenca shtypi aty vetëm për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve.
Desh i shtruan në dru, e tha vetë dje, dhe shërbëtori i tyre, po kujt i thotë, me se i justifikon ai, të na thotë pak, dosjen 339 dhe 184?
Ato janë dosje botërore…
A ka krim më të shëmtuar se ky të mbyllësh ato dosje?
Unë u them qytetarëve shqiptarë se njeriu që për një arsye apo një tjetër, pothuaj çdo ditë merret me bandat, kartelet, me këto e me ato, asnjëra prej tyre nuk u ka vjedhur ju 1 miliardë euro.
As nuk kanë vjedhur as një të pestën e këtyre që kanë vjedhur këta me kollare.
Ja ku janë 1 miliard euro. Ku janë?
Asnjë përgjegjës. Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë djegësin e Tiranës.
I pavarur ky.
Ti je një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri.
Je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd.
Prisni një minutë, kemi arrestuar apo kemi bërë 35 zyrtarë.
Ndalemi pak. Tre liderët e partive kryesore opozitare.
Asnjë zyrtar të partisë së krimit.
Erion Veliajn e arrestuat për llogari të Edi Ramës. Atë e ka marrë vesh tani çdo njeri.
Dhe nuk kanë turp dhe dalin e flasin.
Megjithëse shpesh dje ai u bë gati të largohej se nuk i përballonte dot të vërtetat.
Po sigurisht se po të vish si armik i atij sistemi për të cilin kanë vdekur shqiptarët, i lirive të tyre të votës, a e dini ju sa padi janë bërë në SKAP? Mbi 100 vetëm për zgjedhjet.
Ky injorant, i turpshëm.
Po të lexojë raportin e ndërkombëtarëve. Raporti thotë që në fillim se u përdorën resurset shtetërore në kundërshtim me ligjin për votat.
Por nuk ka rëndësi për të se partia e tij mund të bëjë ç’të dojë për votat sepse vetë është i marrë peng.
Dhe ankohet se është quajtur kryetar i një organizate kriminale.
Nuk e quaja unë kurrë të tillë po të mos kisha unë këtu dokumentet që faktojnë se Taulant Balla ka porositur vrasje dhe janë eliminuar dokumentet.
Nuk e thosha kurrë këtë po të mos kisha dokumente zyrtare që faktojnë se Taulant Balla ka arrestuar bandën kundërshtare. Edhe tani kështu po ndodh. Ky është i gjithë skenari.
Pra arreston bandën për të marrë votat dhe jo për të bërë rendin.
Dhe ky i ka në dosje.
Ky ka në dosje Vath Stakën. A e dini se ç’është Vath Staka? Është një prokuror hajdut që ka fshehur gjysmën e pasurisë. Dhe ia ka kaluar Taulant Balla me kompani vetingun. Ia kam unë dosjen.
Po pse? Sepse i thoshte Sueli këtij Taulantit, shko më nxirr ato dy vrasësit.
Terroristë ata, se të fusësh tritol në shalë që të vrasësh njerëz, ky është akt terrorist.
Dhe Vath Staka shkoi dhe i liroi ata. I ka të gjitha në dosje këto ky Troplini.
Po ti je kriminel dhe për këto do të përgjigjesh absolutisht.
Unë nuk dua të them kurrë se SPAK i tërë është. Por aty janë 5-6 vetë të lidhur me krimin dhe ky në radhë të parë, se ky fle mbi dosjet.
Ky ka dosjet.
Eriona Daupaj, ish-agjentja e BKH, e regjistruar me të gjitha, përmend prokurorët e tij, që kërkojnë jo nuk i duam 30 mijë, duam 70 mijë.
Dëshmon Taulant Balla se do ua marrë atyre makinat në polici që t’i nxjerrin jashtë afatit.
Dhe çfarë do të themi ty mor?
Je varianti më i shëmtuar.
Ti ke një vend dhe ai vend është aty ku e kanë ata që flenë mbi dosjet e krimit.
Prandaj vrapoje ti për të ndryshuar Kushtetutën se duhej të vazhdoje me mandatin.
Megjithatë unë u përgëzoj se ai u bë disa herë gati që të dilte nga salla.
Skandali McGonigal ka tronditur botën.
E para njëherë, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s rekruton, se po e korruptove, e ke rekrutuar. Iku ajo punë.
Pra, korrupton shefin më të rëndësishëm të vendit kryesor udhëheqës të NATO-s.
E dyta, i çon nga zyra e tij 225 mjë euro.
E treta, zoti Bardhi ka dorëzuar dosjen.
Asgjë. Hetim paraparak tre vite me radhë. Po pse tre vite bën dosja për të ardhur nga Gjykata e Uashingtonit në Shqipëri? kujt ia thotë ai.
Dhe padisë së dytë që i bëri Adriana Kalaja, shtesë padie, nuk i përgjigjet.
Pra, çfarë mund të bëjë ky njeri me ligjin dhe institucionin e akuzës më shumë se kaq.
Rrinte aty dhe Ulsiu, të paktën me tre dosje, se përveç kësaj, Ulsiu është i regjistruar. Tjetri nga Londra i thotë, më duhet një çantë Louis Vuitton, pasi i ka marrë 500 mijë euro.
Ka të tjerë që i ka nxjerrë në pritë dhe është vrarë tjetri nga prita.
Po, më shumë se unë nuk i ka demaskuar kush me emra.
Por absolutisht nuk jam për vrasje. E kemi hequr dënimin me vdekje ne.
Kurse këta kanë taktikën të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe ky nuk i heton në bazën e kësaj taktike.
Ja ta pyes unë këtu para jush, kush e nxori në pritë Bardhon Pllanën?
Sali Berisha e ka denoncuar atë më shumë se kushdo tjetër, por nuk mund të jetë ligji dhe drejtësia që të hanë kokat e njëri-tjetrit.
Dhe ky hiqet aty…
Sigurisht për të fituar zgjedhjet partia e tij, do arrestonte liderët e partive kryesore.
Kush i bëri këto? Ky i bëri.
T’i pyesë ata…
Si u zgjodh ky? Kush e zgjodhi këtë? Edi Rama me Yuri Kim që bënte moral për korrupsion ajo dhe doli se ishte Tigri i tretë.
Këta nuk kanë vetëdije.
Këta janë qenie të transformuara. Nuk janë qenie njerëzore.
Rrinë aty se, kjo nuk ma lejon hetimi. Ti e ke shndërruar hetimin në institucion privat për Edi Ramën. Ja ku e ke. Një drejtor ujësjellësi u pushua për vjedhje, dhe ky është në gjykatë tani, Bardh Spahia, kurse kryetari aktual i bashkisë që është kapur në të gjitha anët, ai vazhdon detyrën.
Ndaj dhe, sa më shumë të ndalesh mbi ta, këta janë një pusetë e zezë, çmimin e tmerrshëm të të cilëve e paguan qytetari shqiptar: 1 miliardë euro fatura. Nuk po flas për tjera.
Fatura, 630 milionë CEZ-i , 200 milionë janë djegësat, asnjë nuk punon. Shkuan 830 milionë. 50 milionë tuneli i Llogarasë. Check up-i i Vilma Nushit, 200-300 milionë, sa është.
Nuk po marrim qindra miliona të tjera në tendera, po i lëmë ato. Po këto që janë me fatura.
Ajo ka regjistruar sikur ka kryer check upin në një vit rreth 500 mijë shqiptarë. Regjistri i saj është regjistri i Nikolaj Gogolit. Shqiptarët paguajnë, i ka ky të gjitha aty. Dhe, sigurisht, për 1 vit e lanë pa kryetar BKH-në. Këta e kanë bërë modë këtë, këta rrjepin. Të gjitha gjykatat me nënkryetarë, prokuroritë me nënkryetarë dhe BKH-ja me nënkryetarë.
A vutë re ju ata? Asnjë prej tyre nuk kishte rregullore funksionimi të institucionit. Katastrofë! Fliste ai, që krahasonte vrasjen e gjykatësit me aksidentin e të atit të tij. Nuk ka rregullore. Si mund të funskionosh pa rregullore njëherë.
Po e di pse nuk kanë rregullore, sepse duan të shkelin ligjet. Nuk duan të zbatojnë ligjet. Sepse rregullorja bëhet në përputhje me ligjin, nëse nuk e ke përputh me ligjin, rregullorja shkon në gjykatë Administrative, Kushtetuese, etj. me radhë.
Po si mund të jetë një institucion pa rregullore?
Asnjë shoqatë nuk është pa rregullore.
Imagjinoni, o miq, institucionet e reformës së Xhorxh Sorosit pa rregullore. Pa rregullore do të thotë, në vullnet të ligë të njërit apo tjetrit pa standarde.
Pra, unë them se ishte një ditë, të paktën, transparente për qytetarët shqiptarët shqiptarë. Morën vesh se ç’mall kanë: institucione pa rregullore.
Nuk ke rregullore ti, se po të kesh rregullore ti Troplin, nuk mund ta mbash në xhep mandatin e Elvis Doçit nga data 26 në datën 22. Rregullorja thotë, momentin kur gjykata e firmos, ke për detyre 1,2,3, por atij i pëlqen xhepi. Kushedi sa e pagon Troplini, po emrin ia mori ama, u bë dhe ky Troplin me atë rast, të themi atë që është. 251 mandate, ta dini ju.
Se shikoni, çfarë ndodh këtu? Është një dramë shumë e madhe, tmerrësisht. Këtu kapen degët, kapot vazhdojnë drejtimin e organizatave. Po nuk i shtype kokën drejtuesve, organizata nuk shkatërrohet, përkundrazi se për ushtarë ata i gjejnë kollaj, i zëvendësojnë.
Drejtuesit janë arkitektët që kanë ndërtuar organizatën. Ku janë ata? Janë të gjithë në lirim. Dhe ndonjë që është kapur, është kapur falë interpolit italian, interpolit belg. A ju kujtohet ju ky?
Mbi 1 miliardë vjedhja e Amant Josifit. Kush është Amant Josifi? Amanat Josifi është djali i kësaj të famshmes të shërbimit civil, apo e kam gabim? Djali i saj. Një me Olsi Ramën.
Erdhi dosja. Jo, nuk e hetojmë tha, ka ndodhur tjetërkund. Ai iku. U arrestua për llogari të Spanjës në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk mund të arrestohej për llogari të Shqipërisë, se na dilte Olsi, absolutisht për asnjë arsye tjetër.
A ka ligje ky vend?
Tani, marr vesh sot, se këtu të gjitha gjërat janë, të gjitha vakitë ndodhin. Bajram Begaj, presidenti, i betuar shkon punon në klinikë, sektor privat, që ai ka qenë një meidokritet profesional. Se të ishte ndonjë… Tritan, çfarë profesioni ka ai? Gastroenterolog.
Ky shkon tani në klinikë private, dhe po t’i thoni, e bëj vullnetarisht thotë. Absolutisht, vetëm me lekë. I ka të deklaruara? Urdhëroni o miq.
Dhe ne kërkojmë që, ai Rusmaili i tij nuk mund të paguhet në KAS, sepse KAS-in nuk e lejon ligji.
Një gazetar kishte shkruar bukur një ditë: shteti i Rrumit.
Jo mor jo, është më keq se Rrumi. E ka thënë Nikolaj Gratieri, e ka thënë të pavdekshme atë: nuk është narkoshtet, është më keq se sa narkoshtet. Urdhëro! Ndodh në botë kjo?